Jump to content

Ramjani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ramjan
Fshat

Ramjan është një vendbanim në komunën e Vitisë, Kosovë.

Fshati i Ramjanit është fshat i bukur me pamje te mrekullueshme. Në Ramjan është i njohur edhe INTERNET HANI. Ramjani ka popullsi prej 1500 banorëve dhe gjendet ne mes te fshatit Novosellë dhe Tankosiq.

Ramjani gjendet në mes të Novosellës dhe Tankosiqit. Neper rrugën kryesore të Ramjanit kalojnë vetura të cilat kanë destinacione të ndryshme.

Ramjani ka popullsi prej 1500 banorëve, Komuniteti i përgjithshme është shqiptar ndërsa sa i përket religjionit të gjithë janë myslimanë.

Poashtu vlen të theksohet se në këtë fshat KFOR-i posedon bazën e vet për operacione ushtarake.

Ekonomia e Ramjanit nuk është në nivel të mirë. Në Ramjan kultivohet gruri, misri, luledielli, soja, patatja, etj.

Fshati i Ramjanit është shumë i vjetër. Më 28 shtator 1942, pas një konsultimi nga grupet e armatosura antifashiste në një fshat të Vitisë erdhën deri te marrëveshja që në misrishtën e Ramjanit të mblidhen si një tog ndër ata që bënin bërthamat e para të atyre motmoteve në frymën e luftës çlirimtare, po prini Babushi e Kadri Halimi, Kurti, Selami, Meta, Çollaku dhe Beci. Xheladin Kurbalia sapo ishte kthyer nga burgu me një përvojë të madhe po i mbledh rreth vetës në shtëpinë e tij të marrë për banim prej se ishte ik si muhaxhirë nga anën tjetër që shtypej më fortë nga dajaku e plumbi i Bugarit dytë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]