Dallime mes rishikimeve të "Republika Çeke"

Jump to navigation Jump to search
Republika Çeke është një demokraci përfaqësuese, parlamentare, pluraliste, shumë-partiake, me Kryeministrin si kreu i qeverisë. Parlamenti (''Parlament České republiky'') është dydhomësh, me Dhomën e Deputetëve (Çekisht: ''Poslanecká sněmovna'') (200 anëtarë) dhe Senati (Çekisht: ''Senát'') (81 anëtarë).
 
Presidenti i Republikës Çeke zgjidhej nga një sesion i përbashkët i parlamentit për një mandat pesëvjeçar, me jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. Ky sistem ishte praktikuar midis viteve 1993–2012. Që nga viti 2013, zgjedhjet presidenciale janë të drejtpërdrejta. Presidenti është kreu formal i shtetit me kompetenca të kufizuara dhe specifike, ku më të rëndësishmet janë kthimi i projektligjeve në parlament, propozimi i gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese për miratim në Senat dhe shpërndarja e parlamentit në disa rrethana të veçanta dhe të pazakonta. Ai gjithashtu emëron kryeministrin, si dhe anëtarët e tjerë të kabinetit me propozim të kryeministrit. Nga viti 2013 e në vazhdim, presidenti zgjidhet nga populli, jo nga parlamenti. Milosh Zeman ishte presidenti i parë çek i zgjedhur drejtpërdrejt.Qekia ka si kryeqytet kostariken dhe asht shume kot rroft shkolla halit coka bathore asht 1 na cat koken me cekine
 
Kryeministri është kreu i qeverisë dhe ushtron kompetenca të konsiderueshme, duke përfshirë të drejtën për të vendosur objektivat për politikat e jashtme dhe të brendshme, të mobilizojë shumicën parlamentare dhe zgjedhë ministrat e qeverisë.

Menyja e lëvizjeve