Jump to content

Tenezhdolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Teneshdoll)
Tenezhdolli
Kulinë
Fshat

Tenezhdoll është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Kulinë.

Fshati Tenezhdoll shtrihet në një pozitë gjeografike shumë të mirë dhe lidhet në magjistralen Prishtinë - Besianë, në kilometrin 15-të nga Prishtina. Vendbanimi kufizohet në perëndim me fshatin Lupç i Poshtëm në veri me fshatin Lluzhan, në lindje me fshatin Seroc, dhe në jug me atë Vranidoll, ky fshat është fshati i fundit i komunës së Prishtinës që kufizohet me Besianën përgjat magjistrales.

Fshati posedon ujësjellsin nga liqeni i Batllavës dhe telefonin fikse nje pjesë e fshatit, ndërsa për fat të keq rruga është akoma e pa shtruar në asfaltë. Fshatin Tenezhdoll gjithashtu e përshkruan lumi Llap qe ka një bukuri të veçantë, gjithashtu edhe malin e quajtur Kulina qe njihet për banim të Ilirive qe gjenden edhe mure të banimit të kohës së lasht.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë 2011, fshati paska 359 banorë. Të gjithë (100 %) u deklaruan si shqiptarë.[1]

Fshati ka shkollën fillore prej klasës së parë deri të nëntën.

Gjatë luftës fshati Tenezhdoll ka pësuar dëme të mëdha në pronat private si shtëpi, objekte, lokale etj, por me angazhimin e madh të njerzve të fshatit i kanë ndërtuar dhe rregulluar të gjitha ato shtëpi që kanë qenë të djegura dhe të dëmtuara gjatë luftë së fundit nga okupatori shekullor serb.

  1. ^ Ethnic composition of Kosovo 2011. Shqyrtuar: 20 korrik 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]