Çadraku (Therandë)
Çadrak | |
---|---|
Fshat |
Çadrak është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimi i cili shtrihet në shpatijet jugore të malit të Caralevës, rreth 15 km në verilindje të Therandës. Është vendbanim i ndarë në tri lagje kryesore, të tipit të grumbulluar: Kodra (Kodra, Guri), Tafolli dhe Vrella. Është vendbanim i vjetër, çka dëshmohet me gjurmë arkeologjike dhe mikrotoponimet e ruajtura, si p.sh. Rrasa e Kishës, Lugu i Kishës, Ara e Kishës që gjendën në mes të lagjes Kodra dhe Tafolli, Kulla (në veriperëndim të fshatit), pastaj mikrotoponimet - Lugu i Grave, Lugi i Mulla Ademit, Zabeli i Muhaxherit, Ara e Muhaxhirit, Pylla e Muhaxhirit etj.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënimet stafistikore: në vitin 1879 kishte 9 shtëpi shqiptare; sipas shënimeve të vitit 1913 - 243 banorë, në vitin 1918 - 20 shtëpi me 179 banorë shqiptarë; sipas regjistrimit të vitit 1921 - 21 shtëpi me 190 banorë; në vitin 1948 - 33 shtëpi me 269 banorë; në vitin 1953 - 32 shtëpi me 287 banorë; në vitin 1961 - 37 shtëpi me 304 banorë shqiptarë;
Çadraku në vitin 1971 - 32 shtëpi me 331 banorë shqiptarë; në vitin 1981 -33 shtëpi me 338 banorë shqiptarë Para agresionit serb fshati kishte 33 familje me 329 banorë. Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 335 banorë. Nga 52 shtëpi sa kishte fshati vetëm 2 nuk janë djegur. Dy persona (babë e bijë) janë mbytur në mars të vitit 1999 nga granatimët. Në këtë vendbanim një kohë ishte edhe njësiti i Divizionit vëzhgues të UÇK-së. Popullata në fillim është larguar nga fshati më 24 shtator 1998, ku kthehet më 15 prill 1998. Mirëpo, më 10 maj 1999 deportohet në Shqipëri, pos dy familjeve që qëndrojnë nëpër male.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dokumentet e shkruara përmendet në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës së Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465. Si duket ky vendbanim një kohë braktiset. Sipas, gojëdhënës, rithemelohet nga tre vëllazër, nga të cilët njëri vendoset këtu, njëri në fshatin e afërt Grejçec (Gjytet) dhe tjetri në fshatin Dragaçinë (Trolli).
Në lagjen e sotme Vrella, që e merr emrin në bazë të burimit - gurrës, pas vitit 1878 vendoset një familje shqiptare muhaxhire e dëbuar nga Sanxhaku i Nishit, rrethi i Leskocit. Ai lokalitet quhet edhe Pojataxhi, pasi që aty më parë ishin Pojatat e banorëve të fshatit (Adem Kurtit). Aty familja Guri vendosët në Pojatë. Mirëpo, banorët e kësaj lagje shpërngulën në Malësia e Vogël (Radostë) të Rahovecit dhe pronat i blen familja muhaxhire e cila një kohë të shkurtër kishte qëndruar në fshatin Apterushë të Rahovecit. Ajo këtu në fillim kishte ardhur si mjeshtër i ndërtimit të shtëpive dhe pas një marrëveshje e blen atë tokë dhe vendoset këtu. Disa banorë të kësaj familjeje më vonë shpërngulën në fshatin Talinoc të Ferizajit.
Me emrin Çajdrak është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhc të vitit 1900 (1318 h). Pas vitit 1912 pushteti serb përdori dhunën dhe vrau disa banorë të fshatit me qëllim të detyrimit për shpërngulje, por nuk ia arriti dot qëllimit. Shumë banorë të këtij vendbanimi u shpërngulën në vise të ndryshme të Kosovës, që edhe sot e ruajnë mbiemrin e fshatit.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bllaca | Budakova | Bukoshi | Buzhala | Çadraku | Delloci | Dobërdelani | Dubrava | Duhla | Dvorani | Gelanca | Greiçeci | Greikoci | Gjinoci | Javori | Kastërca | Krushica e Epërme | Krushica e Poshtme | Leshani | Luzhnica | Maçiteva | Mohlani | Mushtishti | Nepërbishti | Nishori | Papazi | Peqani | Popolani | Reshtani | Reçani | Sallagrazhda | Samadrexha | Savrova | Semetishti | Sllapuzhani | Sopia | Stravuçina | Studençani | Tërnja | Vërsheci | Vraniqi
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |