Samadrexha (Therandë)
Samadraxhë
Vneshtar | |
---|---|
Fshat |
Samadrexhë është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Vneshtar.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtrihet rreth 8 km në perëndim të Therandës, në një luginë të gjatë të kufizuar me kodra. Sipërfaqja: 1300 ha, 67 ari, 93 m. Familjet më kryesore që jetojnë sot në këtë vendbanim janë: Gashi, Krasniqi, Bugari, Bylygbashi, Hoti, Shala, Bytyçi, Morina, Manxhuka, Musaj, Elshani, Hodaj, Spahiu, Mamaj, Hoxha, Ugraj, Bekteshi, Demiraj, Kushaj, Kotorri, Zajmi, Shukaj etj. Është vendbanim i vjetër. Në këtë vendbanim ka gjurmë të antikitetit. Në veri të fshtatit, në vendin "Pazhik" janë zbuluar disa kafka dhe kocka gjymtyrësh. Ajo mund të ketë qenë Pazhoku-ilir; Gjatë ndërtimit të xhamisë së fshatit, nga kroi i fshatit është marrë një gurë i cili është vënë në murin e xhamisë ku në të është e gdhendur një shuplakë dore dhe një figurë në formë të rrumbullakët në formë kulaçi. Gjithashtu në oborrin e xhamisë deri vonë ka qendruar një gurë i gdhendur në formë harku në të cilin janë lexuar katër shkronja - PORT. që supozohet të ketë qenë gurë i ndonjë Portali. Në vendin e quajtur Verlishta, rreth 2 km në veriperëndim të fshatit janë vërejtur tjegulla të rrafshta të trashsisë 3 cm. Edhe në vende të tjera vërehen tjegulla, tulla etj. Në juglindje të fshatit gjendet një vend i ngritur që populli e quan me emrin Tuma. Mendohet se mund të jetë një varrezë ilire.
Mikrotoponimet më karakteristike: Guri, Skiara (skaj arave), Miqeshme, Miara (mbi ara), Shkozë, Pojatishtë, Markallaza etj. Përmendet me emrin Sllamodrava në kartën e Stefan Nemanjës të vitit 1198 dhe me emrin Slamodrazha në kartën e mbretit Millutin dhuruar më 1282-1298 dhe vërtetuar më 1302 manastirit të Hilandarit. Në vitin 1327 këtë dhuratë e vërteton edhe Stefan Deçani. Po ashtu edhe në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465 përmenden banorët e këtij fshati. Me emrin Sllamoderzha përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 dhe kishte 51 shtëpi me bashtina, 9 beqarë e 3 çifte. Me emrin Sllamodraxha është e regjistruar në sallnainet e Vilajetit të Kosovës të.vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore tre antikomunistë nga ky fshat me familje migrojnë në Australi, ndërsa dy familje në yitin 1956 u shpërngulën në Maqedoni.
Demografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në vitin 1879 kishte 80 shtëpi shqiptare;
- Në vitin 1913 - 841 banorë;
- Në vitin 1919 - 120 shtëpi shqiptare me 740 banorë;
- Në vitin 1921 - 121 shtëpi me 766 banorë;
- Në vitin 1948 -165 shtëpi me 1207 banorë;
- Në vitin 1953 - 169 shtëpi me 1327 banorë;
- Në vitin 1961 - 180 shtëpi me 1548 banorë (1538 shqiptarë, 1 serb, 9 të tjerë);
- Në vitin 1971 - 229 shtëpi me 2163 shtëpi (2162 shqiptarë, 1 serb);
- Në vitin 1981 - 219 shtëpi me 2874 banorë shqiptarë.
Fshati para agresionit të fundit serb në vitin 1998-99 kishte rreth 450 shtëpi me rreth 4820 banorë shqiptarë. Gjatë ofensivave serbe në gusht 1998, mars e maj 1999 u dogjën 419 shtëpi, 30 objekte afariste dhe 386 objekte tjera përcjellëse (oda, shtëpi zjarri, pleme etj.). U dogjën e u shkatërruan 2 objekte shkollore, 1 bibliotekë shkollore me 10.000 ekzemplarë, 2 mullinj elektrik dhe një mulli me ujë, 6 punëtori zejtare, janë minuar e shkatërruar dy minaret e xhamisë të ndërtuar në vitin 1802, një pjesë e ambulancës e djegur dhe e demoluar. I tërë dokumentacioni i shkollës është djegur. Janë djegur mbi 70 biblioteka private me mbi 25.000 ekzemplarë. Në mbrojtje të atdheut dhanë jetën 12 luftëtarë të UÇK-së. U vranë 23 meshkuj të moshës 17-76 vjeçare. Tre persona janë të humbur. Deri me tani janë gjetur dy varreza masive. Me 25 mars 1999 popullata u shpërngul në Shqipëri, pas qëndrimit një kohë nëpër disa fshatra të tjera. Tetë familje mbesin nëpër male. Këtu vepruan edhe disa njësi ushtarake të Z.O. të Pashtrikut. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte mbi 5000 banorë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bllaca | Budakova | Bukoshi | Buzhala | Çadraku | Delloci | Dobërdelani | Dubrava | Duhla | Dvorani | Gelanca | Greiçeci | Greikoci | Gjinoci | Javori | Kastërca | Krushica e Epërme | Krushica e Poshtme | Leshani | Luzhnica | Maçiteva | Mohlani | Mushtishti | Nepërbishti | Nishori | Papazi | Peqani | Popolani | Reshtani | Reçani | Sallagrazhda | Samadrexha | Savrova | Semetishti | Sllapuzhani | Sopia | Stravuçina | Studençani | Tërnja | Vërsheci | Vraniqi
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |