Kërceni tek përmbajtja

Krushica e Epërme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Krushicë e Epërme
Dardhisht i Epërm
Fshat
Map

Krushicë e Epërme është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Dardhishta e Epërme.

Dardhishta e Epërme që gjendet në veri të Budakovës dhe në lindje te qendrës komunale të Therandës. Guri i Madh e ndan lagjen Buçaj të fshatit Budakovë nga Dardhishta e Epërme. Shtrihet rreth 13 km në lindje të qendrës komunale Therandës, përmbi, përkatësisht në veri të fshatit Budakovë, që edhe mund të konsiderohet edhe si lagje e tij. Është vendbanim i tipit të shpërndarë. Lartësia mbidetare 1088 m.

Dardhisht i Epërm
Dardhishta e Epërme

Për dallim nga Dardhishta e Poshtme e cila duhet të jetë më e vjetër, Dardhishta e Epërme është themeluar me vonë, thuhet gjatë kohës së sundimit osman. Këtu jeton kryesisht familja Kadriaj (e ndarë në vëllazëri Demaj, Shabanaj dhe Zeqiraj). Kjo familje në fillim quhet Kodraj, në bazë të kodrës ku ishin vendosur së pari.

Shënimet statistikore:

  • në vitin 1961 kishte 19 shtëpi me 158 banorë shqiptarë;
  • në vitin 1971 - 19 shtëpi me 175 banorë shqiptarë;
  • në vitin 1981 - 20 shtëpi me 231 banorë shqiptarë.

Para agresionit të fundit serb, Dardhishta e Epërme kishte rreth 34 shtëpi me 350 banorë. Nga agresori serb janë djegur e shkatërruar 28 shtëpi dhe objekte të tjera ndihmëse dhe ekonomike. Nga ky vendbanim janë vrarë 3 persona. Popullata ishte dëbuar nga fshati.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]