Arseniku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arseniku është element kimik me simbolin As ka numrin atomik 33. Arsenik u zbulua nga Albertus Magnus në vitin 1250. Masa atomike e Arsenikut është 74,9216 Arseniku është një metaloid shumë helmues në shumë forma alotropike. Arseniku dhe komponimet e tij përdoren për prodhimin e pesticideve, herbicideve, insekticideve dhe në helme të ndryshme.

I pastër në natyre ekziston ne dy forma : arseniku gri, me karakteristika metalike dhe arseniku i verdhë, me karakteristika jometalike. Arseniku gri është i qëndrueshëm ne temperature te ambientit. Arseniku i verdhë formon molekula As4, me strukture analoge me P4. Kur arseniku shtohet ne lidhjet metalike ato bëhen më rrezistente.