Grupi i tetëmbëdhjetë i elementeve kimike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gazet fisnikë (ose gazet inertë) përbëjnë një klasë elementesh kimikë me veti të ngjashme; nën kushte normale ata janë të gjithë pa erë, pa ngjyrë, njëatomikë me reaktivitet kimik shumë të ulët.

Termi gaz i dobët vjen nga fakti qe këto gaze nuk lidhen me elementet e tjerë. Gazet e dobëta kanë forca ndëratomike shumë te dobëta dhe si pasojë pikë të vlimit dhe të shkrirjes shumë të ulëta. Atomet me te medhaja te grupit janë lehtësisht reaktive.

Ne këtë grup bëjnë pjese këto elemente :

  • Heliumi përdoret për të fryrë tullumbacet dhe balonat e mëdha, sepse është shumë më i lehtë se ajri dhe nuk merr flakë.
  • Neoni përdoret për ndriçimin e reklamave të ndryshme. Ai lëshon dritë të kuqe, por ajo mund të ndryshojë duke e përzier me gaze të tjera.
  • Argoni përdoret për të krijuar atmosferë inerte, p.sh.:

-si mbushës në llambat e ndriçimit me filament volframi.

-për të mbrojtur metalet gjatë saldimit, sepse nuk reagon me metalet e nxehta.

  • Kriptoni përdoret për teknologjinë lazer.
  • Ksenoni lëshon dritë të fortë me ngjyrë blu. Ai përdoret për ndriçimin e llambave të sallave të operacioneve dhe të fenerëve të makinave.
  • Radoni
  • ndoshta bën pjese dhe Ununoctiumi

Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.