Frédéric Bastiat
Claude Frédéric Bastiat (29 qershor 1801[1][2] – 24 dhjetor 1850) ishte teorist liberal-klasik francez, ekonomist politik dhe anëtar i asamblesë franceze. Është i njohur për zhvillimin e konceptit të rëndësishëm ekonomik të kostos oportune, dhe për shkruajtjen e të famshmit Tregim i Dritares së Thyer (Parable of the Broken Window). Idetë e hedhura dhe formuluara nga Bastiati janë sot një themel i rëndësishëm për lëvizjet libertariane, për ekonominë e tregut të lirë, dhe shkollën austriake të ekonomisë.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bastiati lindi në Bayonne, Aquitaine, një qytet-port në jug të Francës në 29 qershor të vitit 1801. I ati, Pierre Bastiat, ishte një biznesmen i fuqishëm në qytet. E ëma vdiq në vitin 1808 kur Bastiati ishte vetëm shtatë vjeç;[3] ndërsa i ati Pierre Bastiat vdiq në vitin 1810, duke e lënë F. Bastiatin jetim.[3]
Në moshën 16 vjeçare Bastiat la shkollën për të vazhduar aktivitetin e familjes si eksportues. ekonomisti Thomas DiLorenzo thotë se ky lloj aktiviteti ndikoi thellësisht në teoritë e ardhshme ekonomike të shtjelluara nga F. Bastiati - për të grumbulluar dhe kuptuar drejtëpërdrejtë njohuri se si rregullamentimi ndikon në tregje.[4][5]
Gjatë kësaj kohe Bastiati filloi të zhvillonte një interes intelektual në fusha të ndryshme si filozofia, historia, politika, feja, udhëtimet, poezia dhe ekonomia politike.[4] Vizioni i tij në favor të lirisë së tregtisë ndërkombëtar do të ndikohej thellë nga beteja e drejtuar në Angli nga "anti-corn law league" e Richard Cobden-it dhe John Bright-it. Në vitin 1844 debuton në debatin ekonomik kombëtar, mbi temën e proteksionizmit. Në vitin 1845 boton serinë e parë të Sofizmave Ekonomike, përmbledhje shkrimesh të shkurtra në të cilat shkatërron disa nga idetë e gabuara popullore të fushës ekonomike.
Në vitin 1848, pas Revolucionit francez, zgjidhet në asemblenë legjislative kombëtare.[1]
Karriera e tij publike si ekonomist filloi në tetor të vitit 1844 kur artikulli i tij i parë u botua në Journal des economistes. Nuk zgjati shumë meqë Bastiat u sëmur nga tuberkulozi - të cilin me shumë gjasa e morri gjatë turneve nëpër Francë ku promovonte idetë e veta.
Në vjeshtën e vitit 1850 doktorët e dërguan në Itali, siç bëhej shpesh asokohe, për të kuruar sëmundjen. Udhëtoi në Pizë dhe mëpastaj në Romë. Vdiq në 24 dhjetor të viti 1850 pasi u murmuriti atyre që i rrinin afër dy herë fjalët "e vërteta".[3]
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ligji (La Loi; The Law)
Kuriozitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Frederic Bastiat është varrosur në Romë, në kishën e San Luigi dei Francesi, ku është i pranishëm një lapidar përkujtimor i shkruajtur në gjuhën franceze.
- Bastiatit i është dedikuar një rrugë në Paris, në zonën e Champs-Elysees.
- Gjatë një seminari në verën e vitit 2007 të organizuar nga Cato University, Bastiatit iu dedikua një bursë studimi për studentët universitarë (të kolegjit).
- Në vitin 2005 Instituti Bruno Leoni (ita) organizoi çmimin “Frederic Bastiat” me shpërblim një bursë studimi për të marrë pjesë në një seminar në SHBA.
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gjuhën franceze
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bastiat, Frédéric (1848). Propriété et loi, Justice et fraternité (në frëngjisht). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 maj 2012.
- Bastiat, Frédéric (1849). L'État, Maudit argent (në frëngjisht). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 maj 2012.
- Bastiat, Frédéric (1849). Incomptabilités parlementaires (në frëngjisht). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 maj 2012.
- Bastiat, Frédéric (1849). Paix et liberté ou le budget républicain (në frëngjisht). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 maj 2012.
- Bastiat, Frédéric (1849). Protectionisme et communisme (në frëngjisht). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 maj 2012.
- Bastiat, Frédéric (1983). Oeuvres économiques. Libre échange (në frëngjisht). Textes présentés par Florin Aftalion. Paris: PUF. ISBN 2-13-037861-7.
- Bastiat, Frédéric (2005). Sophismes économiques. Bibliothèque classique de la liberté (në frëngjisht). Préface de Michel Leter. Paris: Les Belles Lettres. ISBN 978-2-251-39038-3.
- Bastiat, Frédéric (2009). Pamphlets. Bibliothèque classique de la liberté (në frëngjisht). Préface de Michel Leter. Paris: Les Belles Lettres. ISBN 978-2-251-39049-9.
Në gjuhën angleze
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1869 (1849). Capital and Interest. Përkthyes i panjohur.
- Titujt e mëposhtëm janë përkthyer së pari nga Foundation for Economic Education në Irvington-on-Hudson, NY, dhe janë mundësuar onlajn nga The Library of Economics and Liberty. Arkivuar 3 tetor 2008 tek Wayback Machine
- 1996 (1845). Economic Sophisms, trans. and ed. by Arthur Goddard, with introduction by Henry Hazlitt.
- 1995 (1848). Selected Essays on Political Economy, trans. by Seymour Cain; George B. de Huszar, ed., with introduction by Friedrich Hayek.
- 1995 (1850). The Law, trans. by Seymour Cain, with introduction by George B. de Huszar.
- 1998 (1850). The Law, trans. by Dean Russell, with introduction by Walter E. Williams and foreword by Sheldon Richman.
- 1996 (1850). Economic Harmonies, trans. by W. Hayden Boyers; George B. de Huszar, ed., with introduction by Dean Russell.
- Një koleksion me veprat kryesore të Bastiatit është i lexueshëm nga Ludwig von Mises Institute:
- 2007. The Bastiat Collection, Volume 1, Mises.org Arkivuar 2 korrik 2014 tek Wayback Machine dhe Volume 2, Mises.org Arkivuar 2 korrik 2014 tek Wayback Machine - Ludwig von Mises Institute.
- The Man and the Statesman, The Correspondence and Articles on Politics (2009) Jacques de Guenin, General Editor; Introduction by Jacques de Guenin and Jean-Claude Paul Dejean; Dennis O'Keeffe, Translation Editor; David M. Hart, Academic Editor. Liberty Fund. Book overview
- Bastiat, Frédéric (1995). Selected Essays on Political Economy. Translated from the French by Seymour Cain, Edited by George B. de Huszar, Introduction by F.A. Hayek. Irvington-on-Hudson: Foundation for Economic Education. ISBN 0-910614-15-6. Marrë më 12 maj 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Thornton, Mark (11 prill 2011) "Why Bastiat Is Still Great Arkivuar 14 shtator 2014 tek Wayback Machine," Mises Institute
- ^ "Frederic Bastiat". Encyclopædia Britannica.
- ^ a b c Roche III, George Charles (1971). Frédéric Bastiat: A Man Alone. New Rochelle, New York: Arlington House. ISBN 0-87000-116-7.
- ^ a b DiLorenzo, Thomas. "Frédéric Bastiat (1801–1850): Between the French and Marginalist Revolutions. Arkivuar 11 janar 2012 tek Wayback Machine" Mises.org.
- ^ Richman, Sheldon. (2000) "Frédéric Bastiat: An Annotated Bibliography." The Library of Economics and Liberty.