Bosnja dhe Hercegovina
Bosnja dhe Hercegovina
Bosna i Hercegovina Босна и Херцеговина | |||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: s´ka | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Bosnja dhe Hercegovina (BH) është shtet në jug-lindje të Evropës, i ndodhur në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në veri dhe jug kufizohet nga Kroacia ndërsa në lindje kufizohet me Serbien dhe Malin e Zi Ka një dalje në detin Adriatik në afërsi të Mostarit. Si shtet i pavarur pas një lufte katërvjeçare, daton nga 5 prilli i vitit 1992. Sipas llogaritjeve të organizatave ndërkombëtare (CIA) ky vend në vitin 2004 ka pasur 4.007.608 banorë.
Historia
- Artikulli kryesor Historia e Bosnjës
Në shekullin e parë të erës sonë, pjesa më e madhe e Bosnjës së sotme e gjejmë si pjesë të perandoris Romake. Kjo pjesë ishte e banuar nga Ilirët. Pas ramjes së perandoris Romake ajo bëhet pjesë e perandoris Bizantine sikurse disa jesë tjera të Ilirisë. Sllavët vijnë diku rreth shekullit të shtatë në këtë pjesë të Ilrisë dhe të Trakisë. Me rritjen e numrit të ardhacakëve fillon procesi i tërheqjes së popullsisë nga qytete dhe vendbanimet në periferi e dikur më vonë edhe në pjesët malore. Proces që mund të vërehet në shtete perendimore ku banorët vendas tërhiqen nga qendrat në periferi të tyre.
Politika
- Artikulli kryesor Sistemi shtetror
Njësit administrative
- Artikulli kryesor Njësitë administrative të Bosnjës dhe Hercegovinës
Bosnja dhe Hercegovina ndahet në dy njësi shtetërore dhe një njësi e pacaktuar të cilat ndahen më tej në njësi administrative.
Njësi shtetërore janë: Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (org.:Federacija Bosne i Hercegovine) dhe Republika Serbe (org.:Republika Srpska)
Njësitë administrative sipas njësive shtetërore janë:
- Në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës quhen kantone
- Në Republikën Serbe quhen regjione (org.regija)
Gjeografia
- Artikulli kryesor Gjeografia e Bosnjës
Sipërfaqja e përgjithshme e Bosnjës dhe Hercegovinës është 51,129 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 44 00 V, 18 00 L.
Klima është kontinentale dhe bregdetare me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë. Në pjesët malore të vendit mbanë dimër i gjatë me ngrica dhe verë e shkurtë e ftohtë.
Relievi i Bosnjës është kryesisht shkëmborë dhe malorë me disa rrafshnalta dhe një pjesë e vogël e bregdetit në jug. Pika më e ultë e Bosnjës gjendet në brigjet e detit Adriatik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,386 metrave në Magliq afër kufirit me Malin e Zi.
Lumenjtë më të njohur që përshkojn Bosnjën dhe Hercegovinën janë lumenjtë Sava dhe Neretva.
Ekonomia
- Artikulli kryesor Ekonomia e Bosnjës
Bosnja dhe Hercegovina në pikëpamje ekonomike ishte e zhvilluar relativisht mirë, sidomos pjesa qendrore dhe veriore, të cilat disponojnë me pasuri mineralesh dhe toka të mira ose pyje. Xehetaria ishte degë e rëndësishme ekonomike. Bazuar në pasuritë minerale, ishte zhvilluar metalurgjia e zezë, metalurgjia me ngjyra , industria kimike, metalurgjia përpunuese, elektroindustria, e drurit, e tekstilit, ushqimore. Pas luftës 3 vjeçare, Bosnja pësoi shkatërrime të mëdha në ekonomi dhe humbje në njerëz. Tash ekonomia është aktivizuar pjesërisht, refugjatët janë kthyer pjesërisht, dhe po bëhen përpjekje që jeta e ndarë mes tre popujve të normalizohet. Bujqësia është më pak e zhvilluar. Më tepër është zhvilluar në veri dhe në luginat e lumenjve. Në veri kultivohen drithërat, bimët industriale, në luginën e Neretvës duhani, pemët jugore, hardhia, perimet. Prania e livadheve dhe kullotave në male ka ndikuar në zhvillimin e blegtorisë. Në Bosnjë-Hercegovinë rreth 50% e sipërfaqeve gjenden nën pyje, andaj pylltaria ka rëndësi të mëdha ekonomike.
Demografia
- Artikulli kryesor Demografia e Bosnjës
Sipas regjistrimit të poullsisë së vitit 1991 struktura nacionale e B dfhe H ka qenë: 44% Boshnjak, 31% Serb dhe 17 % Kroat, derisa 6% janë deklaruar si Jugosllav, dhe 2% të Tjerë. Ndarja religjioze ishte sikurse ajo nacionale: 99% Kroatë ishin katolik, 90 % e Boshnjakëve ishin mysliman dhe 95 % e Serbëve ishin ortodoks. Shënimet nga ajo kohë kanë ndryshuar sepse gjat luftës janë shkaktuar 100.000 deri 250.000 viktima, dhe se gati gjysma e popullsisë ka ndrruar vendbanimin. Sipas të dhënave të agjensisë amerikane CIA të vitit 2000, thuhet se në B dhe H kan jetuar 48% boshnjak, 37,1 % Serb, 14,3 % Kroat dhe 0.6 % të Tjerë. Sipas vlerësimeve të CIA-së në vitin 2004, Bosna dhe hercegovina kas rreth 4.007.608 banorë. Sipas vlerësimeve vendase në federatën e Bdhe H jetojnë 2.517.972 banorë, ndërsa në RS 1.490.993 banorë. Përveq këtyre tre popujve jetojnë edhe disa pakica kombëtare , e sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 ishin si vijon: Shqiptarë-4.922, Malazezë- 10.048, Çek-590,Italian-732, Ebrej-426, Hungarez-893, Maqedon-1.596, Gjerman-470, Polak-526, Rom-8.864, Romun-162,Rus-296, Rusin-133, Sllovak-297,Turq-267, Ukrahinas3.929.
Kultura
- Artikulli kryesor Kultura e Bosnjës
* Telekomunikacioni * Transporti * Ushtria * Pushime
Lidhje të jashtme
- Qeveria :
- Kryetari :Presednik
- Parlamenti :
- Ministria :
- Office of the High Representative in Bosnia and Herzegovina - faqe zyrtare e OKB-së
- Fotot te Xhamiave ne Bosnje
- Bosnia-Herzegovina and the Balkans Forum diskutues
- Bosnia & Herzegovina - ekonomi e BH (anglisht)
- Harta të Bosnja dhe Hercegovina
- Bosnia and Herzegovina - harta të BH
- OSCE Mission to Bosnia and Herzegovina - Misioni i OSCE për Bosnjën
- Bosnian Institute, London - Institut boshnjak në Londër (anglisht)
- About 300 categorised and profiled websites about Bosnia & Herzegovina
- Raporte për trafikime të njerzëve (anglisht)
- Rulers.org —Bosnia and Hercegovina
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |