Ndarja administrative e Shqipërisë
Ndarja administrative e Republikës së Shqipërisë | |
---|---|
Numri | 12 qarqe; 61 bashki |
Popullsia | Gjithsej: 3,038,594[1] |
Sipërfaqja | Gjithsej: 28,748 km2 (11,100 sq mi) |
Sipas ligjit të miratuar më 31 Korrik të vitit 2014, qeverisja lokale e Shqipërisë bëhet përmes ndarjes së saj në tre nivel. Shqipëria sipas këtij ligji ndahet në 12 qarqe të cilat janë njësi administrative të nivelit më të lartë, 61 bashki dhe njësi administrative[2].[3][4][5]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1913 – 1944
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, me anë të ligjit "Kanuni i Përshtatshëm i Administratës Civile të Shqipërisë" të shpallur më 22 nëntor 1913, vendi u nda në 8 prefektura, me në krye prefektin. Prefekturat ishin: Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Vlora.[6] Më tej prefekturat ishin të ndara në nënprefektura, të drejtuara nga nënprefekti, dhe krahina, të drejtuara nga krahinori.[6]
Sipas "Ligjit organik të bashkisë" të miratuar më 11 mars 1921 dhë më pas, me "Kodin Civil" të miratuar më 24 shkurt 1928 si njësi fillestare u caktua fshati që drejtohej nga kryeplaku, ndërsa si njësi tjetër u caktua bashkia, e cila ngrihej në qytete ose qendra rurale banimi me mbi 200 familje.[6] Bashkia drejtohej nga kryetari i zgjedhur nga populli dhe kishte në krye këshillin bashkiak të zgjedhur nga populli për çdo tre vjet.[7]
Në vitin 1927 Shqipëria kishte 10 prefektura, 39 nënprefektura, dhe 69 krahina me 2351 fshatra.[7] Në vitin 1928 u shtua edhe komuna.[6] Ajo përfshinte disa fshatra dhe drejtohej nga kryetari, i cili kishe në varësi këshillin e komunës, të përbërë nga kryepleqtë e fshatrave.[7] Në vitin 1934 kishte 10 prefektura, 30 nënprefektura, 160 komuna me 2351 fshatra, ndërsa në vitin 1940 kishtë 10 prefektura, 30 nënprefektura, 23 bashki, 136 komuna dhë 2551 fshatra:]
1945 – 1992
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1945 u ruajt ndarja administrative me 10 prefektura dhe 61 nënprefektura, por u suprimuan komunat dhe bashkitë, ndërsa në vitin 1946 u bë ndarja e re administrative me 10 prefektura, 39 nënprefektura dhe u fut në mënyrë të pjesshme lokaliteti. Në vitin 1947 lokaliteti mori përparësi duke zëvendësuar komunën. Kështu, ndarja përbëhej nga prefektura, rrethi, lokaliteti me fshatra e qytete.[6]
Më 13 shtator 1953 qarku zëvendësoi prefekturën.[7] Kjo ndarje e re përfshinte 10 qarqe: Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Berat, Korçë, Gjirokastër, Dibër dhe Kukës. Ligji parashikoi zgjedhjen e Këshillit Popullor të Qarkut. Brenda qarqeve u caktuan 26 rrethe dhe çdo rreth kishte tre ose më shumë lokalitete.[6]
Më 18 qershor 1955 u bë riorganizimi i ndarjes administrativo-territoriale në katër qarqe: Elbasan, Gjirokastër, Korçë, dhe Shkodër, me 3–4 rrethe në çdo qark.[7] Më 27 qershor 1955, Berati, Durrësi, Fieri, Kukësi, Kruja, Lushnja, Mati, Peshkopia, Skrapari, Tirana, Tropoja, Vlora dhe qyteti i Tiranës u shpallën rrethe.[7] Ndarja vazhdoni me lokalitetet, fshatrat dhe qytetet.[6]
Më 12 korrik 1958 u suprimua qarku dhe u krijuan 26 rrethe.[7] Qyteti i Tiranës ruajti nivelin e rrethit. Sipas kësaj ndarjë, kishte 26 rrethe, 203 lokalitete, 2655 fshatra, 39 qytete dhe 27 mëhalla (lagje).[6]
Pas vitit 1967 shfaqet emërtimi i ri fshati i bashkuar. Krahas fshatrave të bashkuara që kishin kompaktësi territoriale, u shfaqën fshatra të bashkuara me shkëputje territoriale. Kjo lidhej me organizimin ekonomik të ndërmarjeve bujqësore. Në vitin 1968 kishtë 26 rrethe, 437 fshatra të bashkuara, 2641 fshatra, 65 qytete dhë 178 lagje qytetesh.
Në vitin 1990 kishte 26 rrethe, 539 fshatra të bashkuara, 2848 fshatra, 67 qytete, 306 lagje qytetesh. Qyteti i Tiranës përbëhëj nga 3 rajone, të cilat përfshinin disa lagje.[6]
1992 – 2014
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 10 qershor 1992 u miratua ligji nr. 7572 “Për organizimin dhë funksionimin e pushtetit lokal” nga Këshilli i Ministrave, sipas të cilit Shqipëria ndahej në 36 rrethe, 44 bashki dhe 313 komuna.[7] Në nivel rrethi, bashkie dhe komune u ngritën këshillat lokalë me të zgjedhur nga populli dhe kryetarët e bashkive dhe komunave si organ ekzekutiv të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli[6]. Më pas, në bazë të ligjit nr. 7608 “Për prefekturat” u krijuan 12 prefektura, si njësi që drejtohen nga prefekti i emëruar nga Këshilli i Ministrave. Çdo prefekturë përfshinte nga 2 deri në 4 rrethe.[6]
Nga viti 1992 deri në vitin 2000 janë bërë disa ndryshimë të pjesshme në ndarjen administrativo-territoriale pa ndryshime strukturore. Në vitin 2000, Shqipëria kishte 36 rrethe, 65 bashki dhe 309 komuna.[7]
Më 31 korrik 2000 u miratua ligji nr.8653 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, me të cilin u suprimuan 36 rrethet si njësi administrative dhë u krijuan rishtas 12 qarqe, të ndarë në 65 bashki dhe 309 komuna.[6] Në vitin 2015, Shqipëria kishte 12 qarqe, 65 bashki dhe 308 komuna.[7]
2014 – sot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ndarja e re territoriale e ndanë Shqipëri dy nivele të njësive të qeverisjes vendore, në 12 qarqe të cilët ndahen më tej në 61 bashki. Vënia në funksion e kësaj ndarje do të bëhet pas konstituimit të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015.[8]
Format e njësive të qeverisjes vendore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të tanishme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkia është niveli i parë i njësive të qeverisjes vendore. Përbëhet nga disa njësi administrative.
Qarku është niveli i dytë i njësive të qeverisjes vendore. Përbëhet nga disa bashki.
Të mëparshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkitë ngrihen kryesisht në territoret e qyteteve. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndahet në 11 njësi bashkiake (mini-bashki).
Komunat ngrihen përgjithësisht në territoret e fshatrave, dhe fshatrat zakonisht përbëjnë nënndarje të komunës.
Prefekturat (ose Rajonet, Qarqet) përfaqësojnë njësi administrative e territoriale të përbëra nga disa komuna e bashki, që kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkët. Rrethet janë nënndarje të rajoneve. Organizmi dhe funksionimi i pushtetit vendor është i përbërë prej dy nivelesh.
Niveli i parë i pushtetit vendor përbëhet nga Komunat dhe Bashkitë. Kryetarët dhe këshillat e komunave dhe bashkive dalin nga zgjedhjet për pushtetin lokal cdo 4 vjet.
Niveli i dytë i pushtetit vendor janë Qarqet dhe Prefekturat. Këshilli i Qarkut, i cili përbëhet nga kryetarët e Bashkive dhe Komunave dhe nga këshilltarë të dalë proporcionalisht nga zgjedhjet vendore, zgjedh kryetarin e këshillit të qarkut, ndërsa Prefekti emërohet nga Qeveria (Keshilli i Ministrave).
Projekt-ligji i ri (Reforma Administrative) që po përgatitet për pushtetin lokal parashikon zvogëlimin kryesisht të numrit të komunave, por edhe të bashkive, duke krijuar komuna të reja nga bashkimi i komunave egzistuese ose bashkimin e ndonjë komune me ndonjë bashki, me qëllim që të rritet efikasiteti i shërbimeve të komunave ndaj komunitetit dhe të ulet kostoja e lartë funksionimit që kanë komunat e vogla me një numër të kufizuar banorësh.[9]
Paraqitja tabelare e të dhënave historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet | Njësitë administrative | |||
---|---|---|---|---|
Niveli i parë | Niveli i dytë | Niveli i tretë | Niveli i katërt
dhe më tej | |
1927 | 10 prefektura | 39 nënprefektura | 69 krahina | 2351 fshatra |
1934 | 10 prefektura | 30 nënprefektura | 160 komuna | 2351 fshatra |
1940 | 10 prefektura | 30 nënprefektura | 136 komuna | 2551 fshatra |
23 bashki | ||||
1945 | 10 prefektura | 61 nënprefektura | ||
1946 | 10 prefektura | 39 nënprefektura | 22 lokalitete | |
1958 | 26 rrethe | 203 lokalitete | 2655 fshatra | |
39 qytete | 26 mëhalla | |||
1968 | 26 rrethe | 437 fshatra të bashkuara | ||
2641 fshatra | ||||
65 qytete | 178 lagje qytetesh | |||
1990 | 26 rrethe | 539 fshatra të bashkuar | ||
2848 fshatra | ||||
67 qytete | 306 lagje qytetesh | |||
1992 | 12 prefektura | 36 rrethe | 309 komuna | |
65 bashki | ||||
2000 | 12 qarqe | 309 komuna | ||
65 bashki | ||||
2003 | 12 qarqe | 308 komuna | ||
65 bashki | ||||
2015 | 12 qarqe | 61 bashki |
Qarqet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Qarqet e Shqipërisë
- Qarku i Beratit
- Qarku i Dibrës
- Qarku i Durrësit
- Qarku i Elbasanit
- Qarku i Fierit
- Qarku i Gjirokastrës
- Qarku i Korçës
- Qarku i Kukësit
- Qarku i Lezhës
- Qarku i Shkodrës
- Qarku i Tiranës
- Qarku i Vlorës
Bashkitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Bashkitë e Shqipërisë
Nr. | Bashkia | Qarku | Sipërfaqja
(km2) |
Popullsia | |
---|---|---|---|---|---|
Censusi 2011 | Regjistri Civil | ||||
1. | Belsh | Elbasan | 196.44 | 19,503 | 32,389 |
2. | Berat | Berat | 379.98 | 60,031 | 98,875 |
3. | Bulqizë | Dibër | 678.51 | 31,210 | 40,223 |
4. | Cërrik | Elbasan | 189.65 | 27,445 | 46,652 |
5. | Delvinë | Vlorë | 182.90 | 7,598 | 18,078 |
6. | Devoll | Korçë | 453.27 | 26,716 | 42,388 |
7. | Dibër | Dibër | 937.88 | 61,619 | 78,940 |
8. | Divjakë | Fier | 309.58 | 34,254 | 53,372 |
9. | Dropull | Gjirokastër | 466.67 | 3,503 | 23,131 |
10. | Durrës | Durrës | 338.30 | 175,110 | 299,989 |
11. | Elbasan | Elbasan | 872.03 | 141,714 | 205,892 |
12. | Fier | Fier | 619.90 | 120,655 | 196,324 |
13. | Finiq | Vlorë | 441.20 | 11,862 | 39,055 |
14. | Fushë-Arrëz | Shkodër | 540.42 | 7,405 | 11,651 |
15. | Gjirokastër | Gjirokastër | 469.25 | 25,301 | 52,054 |
16. | Gramsh | Elbasan | 739.22 | 24,231 | 36,305 |
17. | Has | Kukës | 399.62 | 16,790 | 21,247 |
18. | Himarë | Vlorë | 571.94 | 5,738 | 27,049 |
19. | Kamëz | Tiranë | 37.18 | 104,190 | 125,632 |
20. | Kavajë | Tiranë | 198.81 | 40,094 | 79,556 |
21. | Këlcyrë | Gjirokastër | 304.65 | 6,113 | 12,468 |
22. | Klos | Dibër | 357.48 | 16,618 | 16,618 |
23. | Kolonjë | Korçë | 864.06 | 11,070 | 19,919 |
24. | Konispol | Vlorë | 221.88 | 8,245 | 13,737 |
25. | Korçë | Korçë | 805.99 | 75,994 | 129,065 |
26. | Krujë | Durrës | 339.02 | 59,814 | 79,608 |
27. | Kuçovë | Berat | 160.23 | 31,262 | 55,293 |
28. | Kukës | Kukës | 933.86 | 47,985 | 59,393 |
29. | Kurbin | Lezhë | 269.03 | 46,291 | 72,987 |
30. | Lezhë | Lezhë | 509.10 | 65,633 | 106,245 |
31. | Libohovë | Gjirokastër | 248.24 | 3,667 | 7,158 |
32. | Librazhd | Elbasan | 793.36 | 31,892 | 44,181 |
33. | Lushnje | Fier | 372.72 | 83,659 | 127,438 |
34. | Malësi e Madhe | Shkodër | 951.01 | 30,823 | 53,918 |
35. | Maliq | Korçë | 656.34 | 41,757 | 64,664 |
36. | Mallakastër | Fier | 329.19 | 27,062 | 43,033 |
37. | Mat | Dibër | 493.50 | 27,600 | 38,615 |
38. | Memaliaj | Gjirokastër | 272.07 | 10,657 | 21,467 |
39. | Mirditë | Lezhë | 869.71 | 22,103 | 37,384 |
40. | Patos | Fier | 82.55 | 22,959 | 42,738 |
41. | Peqin | Elbasan | 197.79 | 26,136 | 38,900 |
42. | Përmet | Gjirokastër | 601.95 | 10,614 | 20,301 |
43. | Pogradec | Korçë | 584.77 | 61,530 | 90,976 |
44. | Poliçan | Berat | 272.02 | 10,953 | 18,341 |
45. | Prrenjas | Elbasan | 322.95 | 24,906 | 33,031 |
46. | Pukë | Shkodër | 505.53 | 11,069 | 16,836 |
47. | Pustec | Korçë | 198.68 | 3,290 | 5,191 |
48. | Roskovec | Fier | 118.01 | 21,742 | 31,548 |
49. | Rrogozhinë | Tiranë | 223.50 | 22,148 | 40,684 |
50. | Sarandë | Vlorë | 58.96 | 20,227 | 50,680 |
51. | Selenicë | Vlorë | 561.24 | 18,476 | 35,793 |
52. | Shijak | Durrës | 92.19 | 34,513 | 44,103 |
53. | Shkodër | Shkodër | 872.71 | 135,612 | 200,889 |
54. | Skrapar | Berat | 831.44 | 12,403 | 19,072 |
55. | Tepelenë | Gjirokastër | 431.24 | 8,949 | 16,371 |
56. | Tiranë | Tiranë | 1110.03 | 557,422 | 757,361 |
57. | Tropojë | Kukës | 1057.30 | 20,517 | 28,216 |
58. | Ura Vajgurore | Berat | 156.56 | 27,295 | 39,551 |
59. | Vau i Dejës | Shkodër | 499.09 | 30,438 | 48,966 |
60. | Vlorë | Vlorë | 616.85 | 104,827 | 194,147 |
61. | Vorë | Tiranë | 82.72 | 25,511 | 36,230 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "CIA.GOV: Albania". Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2018. Marrë më 20 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "SHQIPËRI Maj, 2014 TIPOLOGJIA E KOMUNAVE DHE BASHKIVE" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 shkurt 2017. Marrë më 16 gusht 2017.
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 shtator 2018. Marrë më 20 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 20 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 shtator 2018. Marrë më 20 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ a b c d e f g h i j k l "Historik i Shkurtër i Ndarjes Administrativo-Territoriale të Shqipërisë". Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2015. Marrë më 25 gusht 2015.
- ^ a b c d e f g h i j Qeverisje lokale e pas 21 qershorit: 61 bashkite do te drejtohen dhe sherbejne sipas modelit 1958 Arkivuar 3 maj 2015 tek Wayback Machine – telegraf.al
- ^ LIGJ Nr. 115/2014 PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Arkivuar 24 shtator 2015 tek Wayback Machine – Fletorja Zyrtare Viti 2014 – Numri 137
- ^ "Artikull nga forumviritual.com". Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2011. Marrë më 27 prill 2011.