Serbia e Vjetër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta etnologjike e lëshuar në Beograd në vitin 1853 me titullin "Serbia dhe zonat ku flitet serbisht". Në këtë hartë Serbia e Vjetër përfshin vetëm territorin në trekëndëshin: Novi Pazar - Sofje - Nish. Megjithatë, pjesa më e madhe e zonës së saj (në lindje të linjës Nish- Prishtinë) shtrihet jashtë rajonit serb-folës.

Serbia e vjetër (serbisht: Стара Србија) është një term historiografik serb[1] që përdoret për të përshkruar territorin që sipas shkollës dominuese të historiografisë serbe në fund të shekullit të 19-të përbënte bërthamën e Perandorisë Serbe në vitet 1346-71.[2] [3]

Termi nuk i referohet një rajoni të përcaktuar, por me kalimin e kohës në fund të shekullit të 19-të dhe në dekadën e parë të shekullit të 20-të ai përfshiu rajonet e Rashkës, Kosovës dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut.[4][3] Termi serbët e vjetër (serbisht: Старосрбијанци) është përdorur si emërtim nga autorët serbë dhe qeveritë e mëvonshme për popullsitë sllave nga rajone të tilla si Maqedonia e Vardarit.[5] Në historiografinë moderne, koncepti i Serbisë së Vjetër siç u zhvillua në shekullin e 19-të është kritikuar si një mit historik, i bazuar shpesh në ngjarje historike të trilluara (shpikura) ose të interpretuara në mënyrë tendencioze.[3]

Terminologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vuk Stefanoviq Karadzhiq iu referua "Serbisë së Vjetër" si një territor i popullit serb që ishte pjesë e Serbisë mesjetare para pushtimit osman.[6] Millovan Radovanoviq pohon se megjithëse termi nuk u vërtetua deri në shekullin e 19-të, ai u shfaq në të folurit bisedor të popullsisë serbe [7] që jetonte në territoret e monarkisë Habsburge pas migrimeve të mëdha.

Toponimi u shfaq për herë të parë në sferën publike gjatë viteve 1860, në kohën e triumfit të ideve të Vuk Karaxhiqit. Deri atëherë serbët imagjinonin se kufijtë e vendit të tyre shtriheshin në veriperëndim. Këto ide janë të bazuara në nacionalizmin serb të fundit të shekullit të 19-të dhe ndryshuan qëllimin e zgjerimit territorial të Serbisë nga perëndimi në jug dhe ishin të rëndësishme për nacionalizmin serb gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Serbia e Vjetër si koncept u prezantua nga Vuk Karaxhiq në botimet e tij etnografike, gjeografike dhe historike.[8] Karaxhiq e përkufizoi Serbinë e Vjetër duke përfshirë luginën e lumit Morava-Vardar.[9] Në veçanti, ai përfshinte lumenjtë Kriva Reka dhe Pçinjë, zonën e lumit Bregalnica, zonën veriore të lumit Vardar dhe një pjesë të lumit Morava.[9] Për Karaxhiqin, banorët sllavëMaqedonisë ishin serbë, të shkëputur nga e kaluara e saj serbe për shkak të sundimit osman dhe aktiviteteve propagandistike të ndërmarra nga Kisha Ortodokse Bullgare.[9] Termi Serbi e Vjetër u përdor në letërsi që nga vitet 1830 e tutje, ndërsa përdorimi i tij u zgjerua edhe më tutje duke treguar një zonë të caktuar që nuk ishte pjesë e Principatës së Serbisë.[10]

Pas shfaqjes së tij gjatë viteve 1860, termi përfshinte vetëm rajonin e Rashkës.[11] Pas luftërave serbo-osmane (1876-1878), disa autorë filluan të përfaqësojnë termin Serbi e Vjetër si sinonim i Vilajetit Osman të Kosovës.[10] Nga viti 1878 e tutje, shteti serb filloi të thoshte se “Serbia e Vjetër” përfshinte edhe Kosovën.[12] Deri në vitin 1912, pretendimet u ngushtuan vetëm për Kosovën.[12] Trajtimi kritik i fakteve u dëmtua nga thirrja e së kaluarës për justifikimin e pretendimeve të tanishme dhe të ardhshme, dhe nga përzierja e historisë dhe çështjeve bashkëkohore.[13] Miti thelbësor i identitetit serb u bë ideja se Kosova ishte djepi i kombit serb. [11] Kryengritësit serbë të Kryengritjes së Parë Serbe dhe Kryengritjes së Dytë Serbe nuk kishin ambicie territoriale mbi Kosovën.[14] Një plan i bërë gjatë asaj periudhe për të krijuar një perandori sllavo-serbe në zonat e banuara nga serbët e Perandorisë Osmane përjashtonte si Kosovën ashtu edhe Serbinë e Vjetër.[14]

Interesi serb në rajonin e Maqedonisë ishte përcaktuar në një program të politikës së jashtme të quajtur Naçertanije.[15] Ky ishte një dokument, autori i të cilit Ilija Garashanin, një politikan serb parashikonte një shtet serb që përfshinte Principatën e Serbisë dhe territore si Bosnj, Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia e Vjetër.[15] Garashanini në veprën Naçertanija nuk ishte i qartë për kufijtë jugorë të këtij shteti më të madh[15] dhe as Kosova e as Serbia e Vjetër nuk përmendeshin drejtpërdrejt.[16] Ky program iu përgjigj nevojës për përhapjen e propagandës në mesin e serbëve brenda Perandorisë Osmane.[15]

Angazhimi serb në rajonin e përmendur filloi vetëm pas vitit 1868 me themelimin e Këshillit Arsimor (Prosvetni odbor) që hapi shkolla dhe dërgoi instruktorë dhe libra shkollorë serbë në Maqedoni dhe Serbinë e Vjetër.[17] Në maj 1877, një delegacion i serbëve të Serbisë së Vjetër i paraqiti qeverisë së Serbisë kërkesën e tyre për 'çlirimin' dhe bashkimin e Serbisë së Vjetër me Principatën e Serbisë.[18] Ata gjithashtu informuan përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha dhe Perandorit të Rusisë për kërkesat e tyre.[18] Në të njëjtin vit u themelua Komiteti për Çlirimin e Serbisë së Vjetër dhe Maqedonisë.[19]

Nacionalistët serbë e përfytyronin Serbinë si një "PiemonteBallkanit" që do të bashkonte disa territore që ata i interpretonin si serbe në rajon në një shtet, si Serbia e Vjetër.[20] Në paqen e vitit 1877 pas luftërave serbo-osmane (1876-1878), serbët shpresonin të fitonin edhe Vilajetin e Kosovës dhe Sanxhakun e Novi Pazarit deri në lumin Lim.[21] Me Traktatin e Berlinit të 1878-ës, Serbia mori sovranitetin e plotë dhe bëri fitime territoriale rreth kësaj kohe, duke marrë rrethet e Nishit, Pirotit, Vranjës dhe Toplica.[21][22]

Pas krizës së madhe lindore (1875-1878) dhe shfaqjes së çështjes maqedonase, serbët ishin të pakënaqur që Bullgaria u bë rivale për rajonin e Maqedonisë ose "Serbinë e Vjetër".[23][24] Kosova gjatë kosaj kohe u bë pjesë e mitit të Kosovës se para atyre ngjarjeve shihej në aspektin shpirtëror dhe etik, dhe një aspekt i rëndësishëm i jetës kulturore dhe të zakonshme serbe.[25] [26] Në vitet 1880, Serbia filloi ti shihte ato zona, të referuara si Serbia e Vjetër, në terma territoriale.[25] Marrëdhënia me Austro-Hungarinë pas vitit 1881 ndikuan ndjeshëm në shtetin serb që e shtyu atë të përqendronte përpjekjet e tij rajonale në drejtimin jugor.[27][28] Në këtë kohë, Serbia e Vjetër u integrua në narrativën kolektive të shtetit serb për identitetin e vet. [25]

Një proces filloi në të njëjtën dekadë në Serbi, ku diplomacia dhe politika e jashtme u vendosën për të zgjeruar ndikimin serb në Serbinë e Vjetër, për të mbledhur të dhëna për territorin kryesisht të panjohur dhe për të bërë përgatitjet për konfliktin e ardhshëm të armatosur me Perandorinë Osmane.[25] Si i tillë, Udhëzimet për vendosjen e ndikimit të Serbisë në Maqedoni dhe Serbinë e Vjetër u bënë pjesë e platformës së qeverisë serbe në vitin 1887.[25] Gjatë disa viteve, një numër konsullatash u hapën nga shteti serb në Selanik, Shkup, Manastir dhe Prishtinë të cilat përfshinin konsuj si Milan Rakiq dhe Branislav Nushiq, të cilët përshkruan rrethanat e vështira të sigurisë së serbëve në Perandorinë Osmane.[25]

Serbia përdori gjithashtu politikën arsimore në Serbinë e Vjetër për të avancuar në shtetin serb ndjenjat e një identifikimi të fortë kombëtar midis banorëve ortodoksë.[25] Për të forcuar ndikimin serb në Serbinë e Vjetër, u krijua Shoqëria e Shën Savës (1886) për të edukuar mësuesit aspirues për këtë detyrë, dhe më vonë u krijua një departament në Ministrinë e Arsimit Serbe me një objektiv pothuajse të njëjtë.[29] Duke filluar nga viti 1903, struktura politike serbe ndryshoi politikën për Maqedoninë dhe Serbinë e Vjetër.[27] Fokusi u zhvendos nga propaganda e arsimit në sigurimin e armëve për serbët në rajon, që rezultoi në vitin 1904 në bandat çetnike dhe të parregullt të armatosur që vepronin në Maqedoni.[27]

Shumica e përpjekjeve për përfshirjen e Serbisë së Vjetër në diskurset më të reja serbe mbi Serbinë dhe narrativën më të gjerë për Serbinë u bënë nga njerëz jashtë kufijve të shtetit serb, si artistë, kompozitorë, shkrimtarë, shkencëtarë dhe anëtarë të tjerë të inteligjencës.[29] Një shembull i spikatur ishte Jovan Cvijiq, një akademik serb i cili bëri harta etnografike që përshkruanin Ballkanin dhe që synonin të avanconin pretendimet serbe për Kosovën dhe botimet e tij ndikuan shumë në brezat e mëvonshëm të historiografëve.[29][9] Cvijiq e përkufizoi Serbinë e Vjetër duke përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë, duke u shtrirë në jug dhe duke përfshirë Dibrën, Kumanovën, Përlepin dhe Tetovën.[30][31] Në vitet 1906–1907, Cvijiq shkroi se sllavët maqedonas ishin një "masë amorfe" dhe "lundruese" dhe nuk kishin identitet kombëtar.[30] [9] Duke e konsideruar Maqedoninë veriore si "Serbinë e Vjetër", ai kërkoi të legjitimonte pretendimet territoriale të Serbisë mbi territorin.[30] Cvijiq ndryshonte vazhdimisht hartat e tij për të përfshirë ose përjashtuar "sllavët maqedonas", duke ndryshuar vendndodhjen e kufirit midis bullgarëve dhe serbëve dhe duke rregulluar skemën e ngjyrave për të treguar Maqedoninë si më afër Serbisë.[32]

Hartat etnografike që tregojnë rajonin e Maqedonisë dhe Serbinë e Vjetër ishin pjesë e një konflikti më të gjerë që përfshinte harta të ngjashme konkurruese të rajonit që u shfaqën në skenën ndërkombëtare.[33] Hartat etnografike u përpoqën të tregonin dhe afirmonin perspektiva dhe zgjidhje të ndryshme kombëtare të ofruara nga autorët e tyre, si hartimi dhe klasifikimi i popujve sipas përcaktimeve të tyre ose kufijve të rinj, për çështjet gjeopolitike në Ballkan.[33] Për shkak të bashkëpunimit grek dhe serb, zonat veriore me qendër rreth Shkupit nuk u shfaqën në hartat e tyre si pjesë e Maqedonisë, pasi Serbia i konsideronte ato zona si Serbi e Vjetër.[34] Autorët serbë i shihnin banorët sllavë të Maqedonisë si serbë të vjetër ose serbë jugorë, emërtime që përdoreshin më shumë në të kaluarën sesa në kohët moderne.[35]

Serbia e Vjetër si term ngjalli simbolikë dhe mesazh të fortë në lidhje me të drejtat historike serbe për tokën demografia e së cilës u pa se ishte ndryshuar në periudhën osmane për të favorizuar shqiptarët në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë. [27] Teoritë e avancuara në atë kohë si ato të Cvijiqit i referoheshin shqiptarëve të zonës si rezultat i metastazave dhe për shkak të një "fushate të madhe shqiptare në lindje".[27] Teoria më e spikatur thoshte se qëllimet osmane ishin të ndanin principatës serbe nga Serbia e Vjetër që përfshinte instalimin e shqiptarëve myslimanë në zonë. [27] Ai pretendonte se provat qëndronin në modelin e vendbanimit të shqiptarëve si të shpërndarë dhe jo kompakt.[27] Teoria arriti në përfundimin se aftësitë serbe u zvogëluan për luftërat çlirimtare të së ardhmes pasi shqiptarët formuan një "mur të gjallë" që shtrihej nga Kosova në zonën e Pĉinjës, duke kufizuar përhapjen e ndikimit serb.[27] Si pasojë e luftës serbo-osmane, zona e banuar me shqiptarë u tkurr pasi u dëbuan nga lugina e Toplicës dhe Moravës nga ushtria serbe në vitin 1878.[27]

Para ngjarjeve të Kongresit të Berlinit, ekzistonte vetëm një numër i vogël i rrëfimeve serbe që përshkruan Serbinë e Vjetër dhe Maqedoninë në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.[26] Serbia e vjetër u bë temë e fokusit (mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë - fillimi i shekullit të njëzetë) në udhëtimet serbe të autorëve serbë nga Serbia dhe Austro-Hungaria.[36] Pas Luftës Serbo-Bullgare (1885), u botuan disa udhëtime për Serbinë e Vjetër nga politikanë dhe intelektualë që kërkonin të kundërshtonin "propagandën bullgare".[37]

Rrëfimet e udhëtimeve përmes përdorimit të gjeografisë, historisë, filologjisë dhe etnografisë synonin të forconin pretendimet nacionaliste se ato toka ishin për serbët.[38] Duke u ndalur në aspektet gjuhësore dhe kulturore, udhëtarët u përpoqën të paraqisnin dhe lidhin serbët e Serbisë dhe Austro-Hungarisë me banorët e Serbisë së Vjetër si sinonim dhe një komb që nuk kishte dallime.[32] Shumë realitete të ditës u anashkaluan, si interpretimi i demografisë në një mënyrë të paqartë ose të dyshimtë, ose duke u zhytur nëpër lëndë të gjeografisë dhe historisë.[32]

Udhëtimet nëpër Serbinë e Vjetër u prezantuan si një lëvizje nëpër kohë dhe vëzhgime nga shkrimtarë të fokusuar në periudhën mesjetare dhe gjeografinë e peizazhit, në kundërshtim me realitetin e ditës.[39] Këto rrëfime përmbanin portretizime dhe metafora për udhëtarët serbë në rrezik duke u përballur me zhdukjen kulturore kombëtare të serbëve vendas ose kërcënime biologjike.[40][41] Lidhjet e udhëtimeve në Serbinë e Vjetër me banorët e kërcënuar kishin një ndikim të rëndësishëm përmes diskursit në lidhjen e një identiteti kombëtar serb në zhvillim me Kosovën.[40]

Udhëtimet serbe e përkufizonin Serbinë e Vjetër në shtrirjen e saj minimale si Kosovën dhe në shtrirjen e saj më të gjerë si rajon që përfshinte Maqedoninë veriperëndimore dhe Shqipërinë veriore.[42] Udhëtarët që shkruanin për Maqedoninë përdorën përshkrime kulturore dhe socio-gjuhësore për të deklaruar se banorët vendas të krishterë sllavë ishin të ekspozuar ndaj propagandës bullgare që pengonte aftësinë e tyre për t'u bërë serbë.[42] Përpjekjet iu kushtuan interpretimit të informacionit gjuhësor dhe kulturor për t'i paraqitur maqedonasit si më afër serbëve sesa bullgarëve.[32] Këto përfshinin fokusimin në zakonet lokale të zonës si ditët e shenjtorëve të familjes dhe konsiderimin e tyre si pjesë të traditave të ngjashme (sllave) në Serbi. [43] Këngët tradicionale vendase dhe poezia epike u shqyrtuan për të përmbushur kriteret për t'u klasifikuar serbe, jo bullgare, të tilla si folklori për princin Marko mesjetar u konsideruan si shembuj të kulturës serbe.[43] Për shkak të konkurrencës nga lëvizja kombëtare bullgare, u përkushtuan përpjekje për të përcaktuar një kufi në zonat ku dallimet midis feve nuk ekzistonin.[44]

Në zonat ku popullsia ishte kryesisht shqiptare, përvetësimi i ndërmarrë nga shkrimtarët e udhëtimeve u përforcua përmes tregimeve të historisë, pozicioneve të bazuara në çështje ekonomike dhe gjeografike, në momente që përfshinin fabrikimin e informacionit dhe krijimin e hapësirës për diskriminim mbi baza kulturore dhe racore ndaj popullsisë josllave.[45] Kjo do të nënkuptonte paraqitjen e banorëve sllavë joortodoksë ose si të konvertuar fetarë të kohëve të fundit, emigrantë ose njerëz që iu nënshtruan një ndërrimi gjuhësor.[32] Popuj si turqit, banorët e turqizuar dhe shqiptarët (në disa tekste të quajtura "Arnautë") u portretizuan si banorë të konvertuar në islam e të cilët gjoja dikur kishin qenë serbë (ish-serbë).[46] Procesi lejoi që tokat e Serbisë së Vjetër të shënoheshin si serbe gjë që nënkuptonte heqjen e ardhshme të të drejtave politike dhe aftësisë për vetëvendosje nga banorët josllavë si shqiptarët, të cilët shiheshin si "tjetri" kulturor dhe racor, johigjienikë dhe një rrezik potencial.[47] Duke qenë se udhëtimet u prezantuan si rrëfime ekskluzive dhe të vërteta të dorës së parë, përmbajtja e tyre synonte të bënte një lexues që të reagonte dhe të identifikohej si një person me bashkësinë e imagjinuar të një kombi.[48]

Në të njëjtën kohë, këngë popullore nga traditat gojore, të mbledhura dhe të kataloguara nga Maqedonia dhe Kosova filluan të luheshin në Serbi dhe u ripërpunuan nga kompozitorët modernë serbë në këngë serbe përmes shtimit të stileve muzikore të atëhershme evropiane. [40] Kosova, e cila u rendit si "Serbia e Vjetër", u klasifikua si një rajon "i pashpëtuar serb" nga Dora e Zezë, një shoqëri sekrete e formuar nga oficerë serbë që gjeneronte materiale nacionaliste dhe aktivitet të armatosur nga banda jashtë Serbisë.[49]

historiografinë serbe, Lufta e Parë Ballkanike (1912-1913) njihet edhe si Lufta për Çlirimin e Serbisë së Vjetër. Më vonë, në vitin 1913 Sanxhaku, Kosova e Metohia dhe Maqedonia e Vardarit u bënë pjesë e Mbretërisë së Serbisë. Pas rënies së Perandorisë Osmane, u shfaqën botime serbe që synonin t'u kundërviheshin interesave shqiptare dhe të justifikonin pretendimet historike serbe në Kosovë dhe Maqedoni nëpërmjet rikrijimit të Serbisë së Vjetër në ato territore.[50] Marrja e tokave të reja (Kolonizimi i Kosovës) u interpretua nga individë të tillë si Vaso Çubriloviqi, një intelektual serb, si realizim i konceptit të Garashaninit.[51] Në vitin 1914, grupet brenda ushtrisë serbe shprehën pakënaqësi me disa elementë të qeverisjes civile në Serbinë e Vjetër (Maqedonia e Vardarit) dhe u përpoqën të minonin qeverinë serbe duke ndihmuar një komplot për të vrarë arkidukën Franz Ferdinand, trashëgimtarin e fronit austro-hungarez.[52]

Zgjerimi territorial i Serbisë pas luftërave ballkanike

Në fund të Luftës së Parë Botërore, Serbia u bë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë dhe shteti bëri përpjekje për të përshpejtuar inkorporimin e tokave të reja të fituara si Kosova, Maqedonia e Vardarit dhe Sanxhaku.[51] Këto zona të cilat tanimë konsideroheshin Serbia e Vjetër u organizuan më pas në një krahinë (pokrajina) të cilës iu dha emri zyrtar i Serbisë Jugore.[51][53] Për të integruar rajonin pas shekujve të perceptuar të "ndarjes" midis zonës në fjalë dhe Serbisë, konsideratat kombëtare, kulturore dhe ekonomike u panë si qendër e fokusit në Serbinë e Vjetër për disa zyrtarë të lartë serbë.[54] Institucionet u themeluan për të përshpejtuar ekonominë rajonale si një bankë e shquar në Shkup (1923) me emrin "Serbia e Vjetër".[55] Qeveria e Nikolla Pashiqit e trajtoi popullsinë sllave të Maqedonisë së Vardarit ose si serbe ose si serbe të vjetër (Starosrbijanci).[56] Pas Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia u riorganizua si një shtet federal, me Serbinë si një nga gjashtë republikat.[57] Serbia ishte më e prekur nga ndryshimet e brendshme territoriale pasi humbi kontrollin e asaj që ishte përcaktuar si Serbia e Vjetër, e cila u bë republikë e veçantë e Maqedonisë.[57]

Qëndrimet dhe opinionet e inteligjencës serbe të fillimit të shekullit XX kanë lënë një trashëgimi në hapësirën politike pasi ato pikëpamje përdoren në diskurset moderne të nacionalizmit serb për të mbështetur pretendimet nacionaliste.[48] Udhëtimet janë ribotuar dhe shpesh u mungon analiza kritike e periudhës në të cilën janë shkruar. Kjo vlen edhe për disa materiale si "hartat etnike" shpesh të pasakta, të cilat janë ripropozuar në disa botime moderne akademike nga autorë serbë.[48]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Milovan Radovanović (2004). Etnički i demografski procesi na Kosovu i Metohiji. Liber Press. fq. 33. ISBN 9788675560180. Arkivuar nga origjinali më 2014-06-29. Marrë më 2016-10-16. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dedijer, Jevto (2000). "Stara Srbija". Давидовић. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Atanasovski, 2019
  4. ^ Ivo Banač (1988). The National Question in Yugoslavia: Origins, History, Politics. Cornell University Press. fq. 38. ISBN 978-0801494932. Arkivuar nga origjinali më 2014-06-29. Marrë më 2016-10-16. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Marinov 2013
  6. ^ Vladimir Stojančević (1988). Vuk Karadžić i njegovo doba: rasprave i članci. Zavod za udžbenike i nastavna sredstva. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Milovan Radovanović (2004). Etnički i demografski procesi na Kosovu i Metohiji. Liber Press. fq. 38. ISBN 9788675560180. Arkivuar nga origjinali më 2014-06-29. Marrë më 2016-10-16. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Vučetić 2018
  9. ^ a b c d e Vučetić 2018
  10. ^ a b Jovanović, 2019
  11. ^ a b Rama 2019, p. 76.
  12. ^ a b Rama, Shinasi A. (2019). Nation Failure, Ethnic Elites, and Balance of Power: The International Administration of Kosova. Springer. fq. 76, 80–81. ISBN 9783030051921. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Madgearu, Alexandru; Gordon, Martin (2008). The Wars of the Balkan Peninsula: Their Medieval Origins. Scarecrow Press. fq. 175. ISBN 9780810858466. Stara Srbija. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ a b Ejdus 2019
  15. ^ a b c d Vučetić 2018, p. 236.
  16. ^ Ejdus 2019, p. 46.
  17. ^ Rossos, Andrew (2013). Macedonia and the Macedonians: A history. Hoover Press. fq. 275. ISBN 9780817948832. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ a b Mitrović, Andrej (1996). Stojanu Novakoviću u spomen: o osamdesetogodišnjici smrti. Srpska književna zadruga. fq. 68. ISBN 9788637906247. Marrë më 21 maj 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Dragoslav Srejović; Slavko Gavrilović; Sima M. Ćirković (1983). Istorija srpskog naroda: knj. Od Berlinskog kongresa do Ujedinjenja 1878-1918 (2 v.). Srpska književna zadruga. fq. 291. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2014. Marrë më 21 maj 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Jelavich 1983
  21. ^ a b Jelavich 1983
  22. ^ Ejdus 2019
  23. ^ Crampton 2003, p. 15.
  24. ^ Vučetić 2018, p. 237.
  25. ^ a b c d e f g Ejdus, 2019, 49.
  26. ^ a b Atanasovski 2019, p. 23.
  27. ^ a b c d e f g h i Jovanović, 2019, 40.
  28. ^ Jelavich, Barbara (1983). History of the Balkans: Twentieth Century. Vëll. 2. Cambridge University Press. fq. 93. ISBN 9780521274593. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ a b c Ejdus, 2019, 50.
  30. ^ a b c Marinov 2013
  31. ^ Vučetić, Biljana (2018). "Serbia and the Macedonian Question: The intertwining of Politics and Science". përmbledhur nga Motta, Giuseppe (red.). Dynamics and Policies of Prejudice from the Eighteenth to the Twenty-first Century. Cambridge Scholars Publishing. fq. 243–244. ISBN 9781527517004. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ a b c d e Atanasovski 2019
  33. ^ a b Atanasovski 2019
  34. ^ Marinov 2013
  35. ^ Marinov 2013
  36. ^ Atanasovski 2019
  37. ^ Atanasovski 2019, p. 24.
  38. ^ Atanasovski 2019, pp. 22, 26, 33–34.
  39. ^ Atanasovski 2019
  40. ^ a b c Ejdus, Filip (2019). Crisis and Ontological Insecurity: Serbia's Anxiety over Kosovo's Secession (në anglisht). Springer. fq. 51. ISBN 9783030206673.
  41. ^ Atanasovski 2019
  42. ^ a b Atanasovski2019
  43. ^ a b Atanasovski 2019
  44. ^ Atanasovski 2019
  45. ^ Atanasovski 2019
  46. ^ Atanasovski 2019
  47. ^ Atanasovski 2019
  48. ^ a b c Atanasovski 2019
  49. ^ Pavlowitch, Stevan K. (2003). "Serbia, Montenegro and Yugoslavia". përmbledhur nga Djokić, Dejan (red.). Yugoslavism: Histories of a Failed Idea, 1918–1992. C. Hurst & Co. Publishers. fq. 59. ISBN 9781850656630. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ Jovanović, Vladan (2018). "The Savages Attack from Behind: Anthropological Stereotypes about Albanians in Serbian Public Discourse". përmbledhur nga Motta, Giuseppe (red.). Dynamics and Policies of Prejudice from the Eighteenth to the Twenty-first Century. Cambridge Scholars Publishing. fq. 258–259. ISBN 9781527517004. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ a b c Jovanović, Vladan (2019). ""Reconquista of Old Serbia": On the continuity of territorial and demographic policy in Kosovo". përmbledhur nga Pavlović, Aleksandar; Draško, Gazela Pudar; Halili, Rigels (red.). Rethinking Serbian-Albanian Relations: Figuring out the Enemy. Routledge. fq. 43. ISBN 9781351273145. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ Crampton, Richard J. (2003). Eastern Europe in the twentieth century–and after. Routledge. fq. 6. ISBN 9781134712229. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ Boškovska 2017
  54. ^ Boškovska, Nada (2017). Yugoslavia and Macedonia Before Tito: Between Repression and Integration. Bloomsbury Publishing. fq. 35. ISBN 9781786730732. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "Banka 'Stara Srbija AD' u Skoplju između dva svetska rata". scindeks.nb.rs. Arkivuar nga origjinali më 2011-10-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ Marinov 2013
  57. ^ a b Marinov, Tchavdar (2013). "Famous Macedonia, the Land of Alexander: Macedonian Identity at the Crossroads of Greek, Bulgarian and Serbian Nationalism". përmbledhur nga Daskalov, Roumen; Marinov, Tchavdar (red.). Entangled Histories of the Balkans - Volume One: National Ideologies and Language Policies. Brill. fq. 381. ISBN 9789004250765. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)