Sureja: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Liridon (diskuto | kontribute) v Robot: ISBN Formatimi |
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8.7 |
||
Rreshti 20: | Rreshti 20: | ||
== Lidhje të jashtme == |
== Lidhje të jashtme == |
||
* [https://d1.islamhouse.com/data/sq/ih_books/single/sq_Kurani_i_madherishem.pdf Kurani i madhërishëm – Përktheu kuptimet e tij: Prof. Hasan I. Nahi] |
* [https://d1.islamhouse.com/data/sq/ih_books/single/sq_Kurani_i_madherishem.pdf Kurani i madhërishëm – Përktheu kuptimet e tij: Prof. Hasan I. Nahi] |
||
* [http://masjidtucson.org/albanian/KuraniShqip.pdf KURANI – Përktheu: Alban Fejza] |
* [http://masjidtucson.org/albanian/KuraniShqip.pdf KURANI – Përktheu: Alban Fejza] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20220121171257/https://masjidtucson.org/albanian/KuraniShqip.pdf |date=21 janar 2022 }} |
||
== Referimet == |
== Referimet == |
Versioni aktual i datës 18 maj 2022 04:55
Sureja ose Sureti (arabisht: سورة sūrah, shumësi: سور suwar) është njësi përbërëse Kur'anore. Kur'ani përmban 114 sure. Suret Kur'anore janë të emëruara dallueshëm nga përmbajtja e tyre. Rradhitja e sureve në Kur'an është bërë jo sipas kohës së zbritjes por sipas kërkesës së Muhammedit a.s. Kapitulli më i shkurt në Kuran është Sureja Keuther me tri ajete, ndërsa sureja më e gjatë është Suretu El Bekare (shq.: Sureja El Bekare) me 286 ajete. Të gjitha suret fillojnë me Bismillah përveç sures Teube.
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Surja është një nga njëqind e katërmbëdhjetë kapitujt e Kuranit, secila e ndarë në disa vargje, të njohura si ajete. Suret kanë gjatësi të ndryshme, më e shkurtëra (surja el-Keuther) me tre ajete dhe më e gjata (surja el-Bekare) me 286 ajete.[1] Nga 114 suret e Kuranit, 87 klasifikohen si mekase dhe 27 si medinase. Ky klasifikim është vetëm një përafërim në lidhje me vendin e zbulimit; çdo sure e zbuluar pas migrimit të Muhammedit në Medinë (i njohur si hixhreti) quhet medinase dhe çdo sure e zbuluar para kësaj ngjarje quhet mekase. Rradhitja e sureve në Kuran është bërë jo sipas kohës së zbritjes ose sipas tematikës por përafërsisht sipas gjatësisë, duke filluar nga më e gjata deri tek më e shkurtëra. Përveç sures sures et-Teube, të gjitha suret fillojnë me "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!". Kjo formulë njihet si el-Besmele.
Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fjala sure eshte përdorë në kohë e Muhammedit si term që do të thotë kaptinë e Kuranit. Theodor Nöldeke duke ndjekur Buxtorfin ka sugjeroi se fjala sure është e ngjajshme me fjalën hebrenje'שורה' që do të thotë rresht. Disa thojnë se kjo fjalë është e lidhur me fjalën arabe sur që do të thotë mur. Jeffery thotë se e ka origjinën prej fjalës siriane që do të thotë shkrim.
Emrat e kapitujve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ajete dhe kapitujt që i kanë ardh Muhammedit në Kuran nuk janë ardhë me emra. Disa emra të kapitujve janë përmend në hadithe si për shembull Sureja Fatiha (Hapja), sureja Jusuf (i dërguar) e disa prej tyre janë përmend prej fjalës së parë në fillim të kapitullit si për shembull Qaf, Ya-Sin dhe ar Rahman. Disa suret jenë emëruar sipas një fjale të veçantë që ndodhi në kapituj, si për shembull El Bekare (lopë), En Nur (dritë), Nahl (bleta), Zuhruf (zbukurimet e Zotit), Hadid (hekuri), El Kehf (shpella).
Lista e sureve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e sureve në Kuran |
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Qur'an. |
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Kurani i madhërishëm – Përktheu kuptimet e tij: Prof. Hasan I. Nahi
- KURANI – Përktheu: Alban Fejza Arkivuar 21 janar 2022 tek Wayback Machine
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Muhammad Mustafa Al-A'zami (2003), The History of The Qur'anic Text: From Revelation to Compilation: A Comparative Study with the Old and New Testaments, p.70. UK Islamic Academy. ISBN 978-1-872531-65-6.