Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: na:USA
Rreshti 114: Rreshti 114:
[[Category:Shtetet e Bashkuara| ]]
[[Category:Shtetet e Bashkuara| ]]
[[Category:Shtete]]
[[Category:Shtete]]

{{Link FA|ml}}
{{Link FA|vi}}


[[af:Verenigde State van Amerika]]
[[af:Verenigde State van Amerika]]
Rreshti 222: Rreshti 225:
[[mdf:Американь Аймакнень Соткссь]]
[[mdf:Американь Аймакнень Соткссь]]
[[mk:Соединети Американски Држави]]
[[mk:Соединети Американски Држави]]
[[ml:അമേരിക്കന്‍ ഐക്യനാടുകള്‍]] {{Link FA|ml}}
[[ml:അമേരിക്കന്‍ ഐക്യനാടുകള്‍]]
[[mn:Америкийн Нэгдсэн Улс]]
[[mn:Америкийн Нэгдсэн Улс]]
[[mr:अमेरिकेची संयुक्त संस्थाने]]
[[mr:अमेरिकेची संयुक्त संस्थाने]]
Rreshti 229: Rreshti 232:
[[my:အမေရိကန္‌ပ္ရည္‌ေထာင္‌စု]]
[[my:အမေရိကန္‌ပ္ရည္‌ေထာင္‌စု]]
[[mzn:موتحده ایالات]]
[[mzn:موتحده ایالات]]
[[na:USA]]
[[nah:Tlacetilīlli Tlahtohcāyōtl Ixachitlān]]
[[nah:Tlacetilīlli Tlahtohcāyōtl Ixachitlān]]
[[nap:State Aunite d'Amereca]]
[[nap:State Aunite d'Amereca]]
Rreshti 289: Rreshti 293:
[[uz:Amerika Qoʻshma Shtatlari]]
[[uz:Amerika Qoʻshma Shtatlari]]
[[vec:Stati Unìi de la Mèrica]]
[[vec:Stati Unìi de la Mèrica]]
[[vi:Hoa Kỳ]] {{Link FA|vi}}
[[vi:Hoa Kỳ]]
[[vls:Verênigde Stoaten van Amerika]]
[[vls:Verênigde Stoaten van Amerika]]
[[vo:Lamerikän]]
[[vo:Lamerikän]]

Versioni i datës 21 qershor 2008 18:53

United States of America

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Flamuri i Shteteve të Bashkuara
Flamuri i Shteteve të Bashkuara
Stema - Shtetet e Bashkuara
Stema - Shtetet e Bashkuara
Flamuri Emblema
Moto: In God We Trust
(anglisht për „Në zot ne besojmë“)
Gjuha de jure: nuk ka
de facto: Anglisht
Kryeqyteti Uashington D.C.
Forma e qeverisë Republikë Federative
Kryetarë Donald Trump
Zv. Kryetarë Mike Pence
Sipërfaqja 9.631.418 km²
Popullsia 316.285.000 (2013)
Dendësia e popullsisë 32 për banorë në km²
Prodhimi i Brendshëm Bruto
  • Total (Nominal)
  • Total (PPP)
  • BIP/Banorë. (Nominal)
  • BIP/Banorë. (PPP)
22.9 Mrd. USD
  • 14.256 Mrd. US$
  • 14.256 Mrd. US$
  • 46.381 US$
  • 46.381 US$
Prodhimi i Brendshëm Bruto për banorë 7.223 USD
Indeksi i zhvillimit njerëzor (13.) 0,956
Valuta Dollari ($) USD
Pavarësia 4 korrik 1776
Himni kombëtar The Star-Spangled Banner
Festa kombëtare 4 korrik („Independence Day“)
Zona kohore UTC-1

UTC-10

Kodi i internetit TLD .us, .gov, .mil, .edu
Prefiksi telefonik +1 (NANP)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (shkurt: SHBA apo ShBA) (angl. United States of America, shkurt: USA) ose shkurt zyrtarisht Shtetet e Bashkuara (angl. United States, shkurt US) janë një republikë federale në Amerikën veriore. Ato kufizohen në veri me Kanadanë, në jug me Meksikën, në lindje me Oqeanin Atlantik dhe në perëndim me Oqeanin Paqësor, ndërsa në veriperëndim (Alaskë) ndahet nga Rusia përmes Ngushticës së Beringut.

Prej mesit të shekullit XX SHBA-të dominojnë në politikë botërore, shkencë, ekonomi dhe me forca të armatosura.

Historia


Shtetet e Bashkuara të Amerikës u formuan në vitin 1776 me shpalljen e pavarësisë së kolonive britanike në Amerikë. Fituan ndikim të fortë në industri, si dhe qenë synimi i shumë emigrantëve EvropaShekullin XIX. Në fundin e Shekullit XX ka qenë ata pas tejkalimit e Totalizimit Fashist (në luftën e dytë botrëore) dhe komunizmit.

Bërthama e ShBA-së përbëhej nga 13-të kolonitë angleze në brigjet e Atlantikut. Si kolonia më vjetër e themeluar në vitin 1606/07 merret Virgjinia (Virginia). Nga Puritanët që nga viti 1620 u themeluan kolonia Anglia e Re (New England), më 1664 kolonia e deriatëhershme holandeze Nju Jork (New York) bie në duar të anglezëve, në jug të Virgjinisë u krijuan kolonitë Karolina (Carolina) dhe Xheroxhia (Georgia) në veri të Pensilvanisë (Pennsylania).

Si pasojë e rezistencës ndaj tatimeve u zhvillua Lufta e Pavarësisë së Amerikës nga 1775-ta deri më 1783-ta. Kështu më 4 qershor 1776 13-të kolonit angleze shpallin pavarësinë. Ndërsa më 1783, Britania e Madhe e njohu pavarësinë e tyre dhe ju dha edhe tokat prapa tyre deri tek lumi Misisipi (Mississippi). Për shkak të kushtetutës së federatës të nxjerr në 17 shtatorë 1787, më 1789 Xhorxh Uashingtoni shpallet President i Shteteve të Bashkuara Amerikane.

Me blerjen e tokave në vitin 1803 sipërfaqja e ShBA-së shtrihej në tërë hapësirën në mes të Misisipit dhe maleve Roki (Roky Mountains). Shtrirja tjetër e kufirit vazhdojë në vitin 1819 kur kësaj pjese ju bashkua edhe Florida e cila në atë kohë ishte spanjolle. pas një lufte të suksesshme ndaj Meksikës më 1848 kufiri u shtrin edhe mbi Arizonën Meksikën e Re dhe Kaliforninë. Këtyre ju bashkohet më 1845 edhe Teksasi (Texas), më 1867 Alaska e blerë nga Rusia. Më këtë përfundon edhe shtrirja e territorit të ShBA-ve deri në ditët e sotshme.

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Që nga 1978 nën kushtetutën e plotësuar me shtesa të shumta gjenden 50 shtete federale dhe një njësi (District of Columbia - D.C) me kushtetutë dhe përfaqësues popullorë të vetë. Lëshimi i ligjeve bëhet nga Kongresi i përbërë nga Dhoma e Përfaqësuesve (435 anëtarë) dhe Senati (100 anëtarë, dy për çdo shtet). Presidenti që njëherësh kryeson edhe qeverinë dhe Forcat e Armatosura zgjedhet nga populli me votë direkte. Gjyqi qendror federal i cili gjendet në Uashington bënë kontrollimin e kushtetutshmërisë e ligjeve.

Njësitë territoriale

Artikulli kryesor Njësitë territoriale
* Arkansas * Boston * Konektikat * Xhorxhia * Ilinoi
* Kalifornia * Kentaki * Los Anxheles * Masaçusets * Mali Rushmor
* Nju Jork * Qyteti i Nju Jork-ut * Teksas * Virxhinia

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e ShBA-së

Shtetet e Bashkuara te Amerikës gjenden ne Kontinentin e Amerikës Veriore. Ajo kufizohet me Kanadën në veri, me Meksikën në jug, me Rusine veriperendim. Ajo ka dalje ne det ne Oqeanin Pacific dhe Atlantik. Dyzetë e tete shtetet e saj gjenden ne regjionin ne mes te Meksikës dhe Kanadasë, ndërsa 2 shtete gjenden jashtë. Alaska gjendet ne veriperëndim ndërsa Hawaii gjendet ne mes te Oqeanit Paqësor.

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e ShBA-së

Sipërfaqja tokës së punueshme në ShBA-ve është e lloj-llojshme dhe e zhvilluar në një shkallë të lartë. Në ndërmarrjet bujqësore të cilat po thuaje të gjitha janë plotësisht të mekanizuara, prodhohen të gjitha produktet e nevojshme në to. Degë të përqendruara të bujqësisë janë: Prodhimtaria e qumështit e cila kultivohet në rrafshin e Liqenit të Madh deri në brigjet e Atlantikut; Prodhimtaria e produkteve nga kallamoqi kultivohet në pjesën e lartë të Misisipit; Mëndafshi në shtetet jugore; Drithërat në perëndimin e mesëm; bagëtia kultivohen veçanërisht shumë në shtete malore; Frytet e posaçme, frytet jugore mbillen në Kaliforni.

Nxjerrja e naftës, gazit natyrorë, qymyrit, xehes së hekurit dhe xeheve të metaleve tjera, fosfateve, kripës bëhet në përmasa të mëdha. Po thuaj se nuk ka degë të industrisë e cila nuk është prezentë me të madhe në ShBA. Ndër to prijnë industria e makinave dhe automjeteve, industria e hekurit dhe ajo e metaleve të ngjyrosura si dhe elektroindustria. Industria e zhvilluar në shkallë të lartë në prodhimin e mjeteve fluturuese si dhe ajo kimike e farmaceutike janë të pa shmangshme për ekonomin e ShBA-së. I gjithë ky zhvillim industrial është i mundësuar nga shërbimet shumta dhe të kualitetit të lartë në sektorët e shërbimit ekonomikë në të cilën janë të angazhuar më se 70% e fuqisë së përgjithshme punëtore të ShBA-së.

ShBA-ja janë një ndër faktorët më të rëndësishëm të tregtisë botërore. Nga ky vend eksportohen në gjitha anët e botës ndër të tjerat pjesë të makinave, elektro-makinave, produkte elektromekanike dhe automjete, produkte kimike, produkte ushqimore, bimë dhe pemë e perime, lëndë e parë. Partnerët kryesorë të tregtisë së jashtme të ShBA-ve janë Kanada, Japonia, Meksika dhe shtete Evropiane (BE-së).

Demografia

Piramida e pupullsisë së SHBA-ve

Sipas figurave te cenzusit amerikan ne gusht te vitit 2006 Shtetet e Bashkuara kan mbi 299,059,138 njerez duke jetuar. Sipas Cenzusit te vitit 2000 79% e popullates jeton ne qendrat urbane, dhe shteti ka se paku 31 grupe etnike qe kan mbi nje milion njerez secila. Shumica e amerikanëve e kanë prejardhjen e Njerëzve te Bardh te Evropës. Minoritet e tjera janë Hispaniket te cilet shumica janë nga Meksika dhe njerëzit e zi(zezaket).

Diku 82% të popullsisë i takojnë racës së bardhë, 12,6% racës së zezë të cilët jetojnë kryesisht në shtete jugore, të bregdetit në Atlantikë deri në Nju Gjersi (New Jersey). Nga pjesa tjetër 3,7% i takojnë racës së verdhë dhe 0,9% të popullsisë e përbëjnë Indianët, eskimezët dhe pjesëtarët e një populli të quajtur aleuten. Shikuar nga këndvështrimi i grupimeve dallohen latin-amerikanët, emigrant të njohur edhe si Çikanos (Chicanos) apo Hispanos 910,6%). Orientimi i popullsisë në gjuhe dhe kulturë vie nga ndikimi i grupit të anglo-saksonëve. Që nga viti 1921 hyrja e emigrantëve në ShBA është e kufizuar me ligj. Pjesa më e madhe e popullsisë, diku 75% jetojnë në pjesët ballore të dheut me ujin.

Kultura

Artikulli kryesor Kultura e ShBA-së

Feja është e ndarë nga shteti. Kisha krishtere sipas regjistrimit numëron rreth 34% protestantë (veçanërisht Baptistë, Metodistë, Luterianë etj), rreth 24% katolikë dhe 2% ortodoksë. Në ShBA gjenden në përgjithësi së paku 1 200 Kisha e shoqata tjera krishtere (Denominatione) ndërsa nga fetë tjera janë të pranishme jahuditë me rreth 6 milion anëtarë, myslimanët me 5 milion, hindët e 300 000, sikët 250 000 (Sikhs) dhe budistët me 230 000 anëtarë.

Edukimi dhe arsimi i popullsisë shtë në duar të shteteve përkatëse. Në raste të zakonshme vlen ligji për shkollimin e detyruar deri në vitin e 16 shkollorë. Rrjedha e mësimeve shkollore fillon në Çerdhet e fëmijëve, deri në moshën 12 vjeçare vazhdohet në Shkollën fillore (Elemntary School) dhe Shkollën e lartë (High School), të ndara njëra nga tjetra varësisht nga shteti përkatës. Pas tyre vijën studimet katër vjeçare në Kolegje (College) ose Universitete. Karakteristikë e arsimit në ShBA, karakteristikë e cila pas viteve 2000 ka përfshirë edhe Evropën janë institucionet e shumta private.

Kultura amerikane-shqiptare

Kultura e mërgatës shqiptare të integruar në kulturën amerikane është në një shkallë më të lartë se në shumicën e vendeve tjera perëndimore. Kjo mbase ka lindur si rezultat i mozaikut kulturorë të ShBA-ve. Edhe kultivimi i kulturës shqiptare në Amerikë, sikurse e popujve tjerë vetë financohet dhe në raste të projekteve me interesa në nivele të ndryshme shtetërore edhe financohet nga niveli përkatës. Si do që të jetë ndikimi i kulturës së përgjithshme Amerikane tek mërgata shqiptare ka qenë i ndryshëm nga individi në individ. Shumë emigrantë shqiptarë në fazën e hershme të mërgimit në Amerikë e kanë gjetur vetën në fenë e tyre përkatëse. Kjo ka shkaktuar edhe përzierjen e tyre me mërgatën greke. Përzierje që ka zgjatur me të madhe deri me pavarësimin e kishës ortodokse shqiptare dhe Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kthjellimit të përzierjes i ka dhënë një shtyje të madhe Pavarësia e Kosovës e cila së bashku me Çështjen Çame ka ndikuar në memorien kolektive të të gjithëve. Si duket është faza e fundit e paraqitjes së përgjithshme të kulturës së mërgatës shqiptare në ShBA. Përfaqësues të cilët kanë integruar kulturën shqiptare në atë Amerikane merren vëllezërit Belushi.

Të tjera

Rrjeti i transportit të mallrave, personave dhe informacioneve është mbi nivelin e botërorë dhe merret ë shumë aspekte shërben si shembull për vendet tjera. ShBA-ja ka diku 250 000 km hekurudhë të shtrirë në gjitha anë e pjesës veriore të kontinentit. Po ashtu rrjeti i rrugëve për auto makina (6,3 milion km) është i dendur i lidhur me horizontalen lindje-perëndim dhe vertikalen veri-jug. Udha ujore më e rëndësishme në lumenj është Ohajo-Misisipi (Ohio) dhe ajo detare Sankt-Lorenc (së bashku me Kanadanë).

Krye portet detare gjenden në Nju Jork, Baltimore, Filadelfia (Philadelphia), Nju Orlins (New Orleans), Porti i Ri, Houston, Los Angjelos, San Fancisko. Ndërsa portet më të njohura të lumenjëve janë Çikago, Detroit, Bufalo, Duluth dhe Toledo.

ShBA-ja veçohet në botë edhe për rrjetin e transportit ajrorë. Në botë janë të njohura portat ajrore të Çikagos, Atlantës, Dallasit, Nju Jorkut, Los Angjelosit, San Fanciskos, Denverit dhe ajo e Bostonit. Linjat ajrore janë zgjeruar dhe tani (2000) janë të regjistruara diku mbi 40 agjenci të transportit ajrorë.

  * Ushtria
  * Pushime

Shiko dhe këtë

 Commons: Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale


Lidhje të jashtme

Shoqata shqiptare në ShBA: