Jump to content

Bashkësia Islame në Maqedoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga BIM)
Logo e BFI-së (logo)

Bashkësia Islame në Republikën e Maqedonisë është organizatë fetare e të gjithë myslimanëve të cilët jetojnë në hapësirën e Republikës të Maqedonisë. Është institucion kompetent dhe përgjegjës për zhvillimin e jetës fetare mbi baza të shëndosha islame; organizon mbarëvajtjen e punëve fetare të besimtarëve dhe përcakton detyrat dhe obligimet e tyre. Bashkësia Fetare Islame mbron dhe kultivon thesarin e çmueshëm të vlerave morale, sociale, ekonomike, kulturore, arsimore etj, të prestarëve të saj. Ajo i përfaqëson myslimanët e këtij nënqielli në vend dhe jashtë dhe i mbron interesat e tyre në të gjitha sferat e jetës. Prej paraqitjes së Islamit në trojet tona, myslimanët e Maqedonisë pandërprerë kanë qenë një tërësi shpirtërore islame e pandarë, të cilët kanë trashëguar mësimet e Librit të fundit të shpallur - Kur’ani Qerimit dhe SynnetitPejgamberit a.s. Për të realizuar detyrat e veta fetare, myslimanët janë lidhur për të vetmen Bashkësia Fetare Islame pavarësisht nga përkatësia e tyre nacionale apo etnike.

Organizimi i jetës fetare gjatë kohës së Shtetit Osman ka qenë nën jurisdikcionin e Shehyl-IslamitStamboll, ndërkaq pas luftërave ballkanike, respektivisht pas Luftës së Parë botërore jeta fetare e myslimanëve ishte nën jurisdikcionin e Reisul Ylemasë me seli në Sarajevë-Bosnjë dhe Hercegovinë, përndryshe BFI e Maqedonisë ishte pjesë përbërëse e BFI në Mbretërinë Jugosllave dhe më pas në Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë. Pas shpërbërjes së bashkësisë shtetërore të mëparshme dhe me mëvetësimin e Republikës së Maqedonisë, BFI vazhdon të veprojë si bashkësi fetare e pavarur në Republikën e Maqedonisë dhe këtë e dëshmojë me sjelljen e Kushtetutës së Bashkësisë Islame në vitin 1994.

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë është organizatë e vetme e cila organizon jetën fetare të myslimanëve në vend dhe jashtë. BFI veprimtarinë e vet e mbështet në Kur’an, në Synnet, në këtë Kushtetutë dhe në aktet normative që dalin nga e njëjta. BFI është e pavarur në organizimin e jetës fetare, në edukimin dhe arsimimin fetar, në vakëfet, veprimtarinë administrativo-financiare si dhe në veprimtaritë tjera që dalin nga kjo Kushtetutë. Në zbatimin e detyrave islame, në fushën e ibadeteve, kjo Bashkësi aplikon Shkollën juridike Hanefite. Selia e BFI-së është në Shkup. Qëllimi i BFI-së është ngritja e vetëdijes fetare, organizimi i kryerjes së ibadeteve si dhe format e tjera me të cilat shprehen ndjenjat dhe jetësimi i Islamit te myslimanët.

Preambula e BFI-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
“ Në emër të All-llahut Mëshiruesit Mëshirbërësit!
All-llahu i Lartëmadhërishëm në Kur`anin Famëlartë thotë:
“...Për çdo (ymmet) Ne caktuam ligj e program...”
(El-Maide, 48)

Prej paraqitjes së Islamit në trojet tona, myslimanët e Maqedonisë pandërprerë kanë qenë një tërësi shpirtërore islame e pandarë, të cilët kanë trashëguar mësimet e Librit të fundit të shpallur - Kur’ani Qerimit dhe Synnetit të Pejgamberit a.s., Për të realizuar detyrat e veta fetare, myslimanët janë lidhur për të vetmen bashkësi fetare Islame pavarësisht nga përkatësia e tyre nacionale apo etnike.

Organizimi i jetës fetare gjatë kohës së Shtetit Osman ka qenë nën jurisdikcionin e Shejhyl-Islamit në Stamboll, ndërkaq pas luftërave ballkanike, respektivisht pas Luftës së Parë botërore jeta fetare e myslimanëve ishte nën jurisdikcionin e Reisul Ulemasë me seli në Sarajevë-Bosnjë dhe Hercegovinë, përndryshe BFI e Maqedonisë ishte pjesë përbërëse e BFI në Mbretërinë Jugosllave dhe më pas në Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë.

Pas shpërbërjes së bashkësisë shtetërore të mëparshme dhe me mëvetësimin e Republikës së Maqedonisë, BFI vazhdon të veprojë si bashkësi fetare e pavarur në Republikën e Maqedonisë dhe këtë e dëshmojë me sjelljen e Kushtetutës së Bashkësisë Islame në vitin 1994.

BFI e Maqedonisë me këtë Kushtetutë dëshmon lidhshmërinë historike në kuptimin juridik dhe është e vetmja trashëgimtare e tërë veprimtarisë historike si dhe është e vetmja pronare e cila trashëgon pronën e tundshme dhe të patundshme nga Bashkësitë Fetare Islame të cilat kanë vepruar në këto troje.

Kjo Kushtetutë e Bashkësisë Fetare Islame ka për qëllim të sigurojë zhvillimin e jetës fetare të myslimanëve të Republikës së Maqedonisë pa kurrfarë pengesash njëherit të kultivojë vlerat Islame në jetën e përditshme dhe përkujdesje dinjitoze për kulturën shpirtërore dhe materiale të tyre.”

BFI qëllimet e veta i realizon përmes:

  • mësimit dhe kultivimit të vlerave Islame,
  • themelimit dhe mirëmbajtjes së xhamive, mesxhideve, qendrave Islame, teqeve dhe mejtepeve.
  • themelimit dhe veprimit të institucioneve edukativo-arsimore,
  • themelimit dhe veprimit të institucioneve shkencoro-kulturore,
  • themelimit dhe mirëmbajtjes së bibliotekave, hanikaheve, arkivave, muzeve, instituteve dhe institucioneve të ndryshme,
  • themelimit dhe mirëmbajtjes së varrezave,
  • themelimit dhe veprimit të institucioneve bamirëse,
  • themelimit të vakëfeve, mirëmbajtjes dhe mbrojtjes së pronës së BFI-së,
  • promovimit të së mirës dhe luftës kundër së keqes.
  • organizimit të veprimtarisë botuese,
  • kultivimit dhe bashkëpunimit tradicional me të gjitha bashkësitë Islame, institucionet, asociacionet dhe organizatat e ndryshme në botë, të cilat kultivojnë vlera islame.
  • bashkëpunimit me bashkësitë tjera fetare, organizatat joqeveritare dhe organet shtetërore në vend, dhe
  • përmes çdo veprimtarie fetare, kulturore, shkencore, shëndetësore dhe socio-ekonomike për avancimin e popullatës myslimane.

BFI veprimtarinë e vet e mbështetë në parimet e:

  • drejtësisë
  • transparencës,
  • debateve para sjelljes së vendimeve të organeve kolektive,
  • konsultave në kryerjen e punëve,
  • zgjedhjeve të lira, kufizimit të mandateve, rizgjedhjeve, përgjegjësive, shkarkimeve të funksionarëve dhe revokimeve të organeve.

Organizimi i BFI-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

BFI ka organet dhe institucionet e veta. Organet e BFI-së janë:

  • Myftinia,
  • Rijaseti i BFI-së,
  • Reisul-Ylema,
  • Kuvendi i BFI-së,

Myftinia është organ themelor i Bashkësisë Fetare Islame. Organi i Myftinisë numron prej pesë deri në pesmbëdhjetë anëtarë, varësisht nga numri i organeve ndihmëse të saj, pra xhemateve në territorin përkatës. Numrin e anëtarëve të Myftinisë, për çdo myftini e cakton Rijaseti.

Në organin e Myftinisë më së paku 1/3 e anëtarëve duhet të jetë nga xhemati. Organi i Myftinisë përbëhet nga Myftiu, Kryeimami dhe Sekretari sipas pozitës, 2/3 prej tyre propozohen nga Mexhlisi i xhematit, kurse 1/3 prej tyre caktohen nga Myftiu.

Të propozuarit në mënyrë proporcionale, duhet të mbulojnë territorin e Myftinisë. Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjatë katër vjet.

Xhemati është grup besimtarësh ku organizohet jeta fetare: në bashkësi, në vend të caktuar, në territor të caktuar dhe realizon detyrat dhe të drejtatat e veta konform kësaj Kushtetute dhe akteve të tjera normative.

Xhemati përbëhet prej të gjithë besimtarëve që kanë arritur moshën tetëmbëdhjetëvjeçare e që janë anëtarë të të njejtit xhemat.

Këshilli i xhematit është trup ndihmës i myftinisë. Mexhlisin e xhematit e përbëjnë: nëpunësit fetar të myftinive, mutevelinjtë e xhamive dhe të punësuarit në operativën e Myftinisë.

Mexhlisi i xhematit është kuorum i gjërë konsultativ i Myftinisë.

Me mbledhjen e Mexhlisit të xhemateve udhëheq Myftiu.

Me Myftininë udhëheq Myftiu. Kryeimami emërohet nga Reis ul Ulemaja me propozim të Myftinisë. Myftiu dhe Kryeimami, duhet të jen me arsimim sipëror islam dhe me përvojë pune së paku pesë vjet në radhët e BFI-së. Në myftinitë ku nuk ka kuadër sipas kushteve të parapara, emërohet kordinator.

Myftinia kandidon kandidatë të mundshëm për myfti, Rijaseti i BFI-së bën emërtimin e myftive, kurse Reis ul Ulema verifikon emërtimin dhe u lëshon Murasele. Mosdhënia dhe tërheqeja e Muraseles obligon Myftininë në afat prej tridhjetë ditë të propozon kandidatë të mundshëm për myfti.

Myftiu përgjigjet vetem para Reis ul Ulemasë. Myftiu është personaliteti më i lartë në territorin e Myftinisë dhe e përfaqëson ate në territorin e vet. Nënshkruan aktet e Myftinisë dhe i obligon shërbimet fetare për zbatim.

Myftinia:

- zbaton vendimet e Rijasetit dhe të organeve më të larta të BFI-së,
- kujdeset për mbarëvajtjen e punëve dhe të jetës fetare në territorin e vet,
- siguron mjete për funksionimin e BFI-së,
- propozon Rijasetit buxhetin dhe llogarinë përfundimtare të Myftinisë,
- paraqet raport dhe program vjetor për punën e vet para Rijasetit të BFI-së.
- mbikëqyr drejtpërdrejtë punën e nëpunësve fetarë në territorin e vet,
- propozon emërimin dhe shkarkimin e nëpunësve të Myftinisë,
- kujdeset për realizimin e detyrave ndaj organeve dhe institucioneve të BFI-së,
- i propozon Rijasetit të BFI-së formimin e xhematit të ri dhe ndërtimin e xhamisë së re,
- informon Mexhlisin e Xhemateve për punën e vet,
-udhëheq me pasurinë e tundshme dhe të patundshme në

territorin e vet sipas rregullores gjegjëse,

-bashkëpunon me shërbimin e vakëfeve për ruajtjen,

kultivimin dhe ekonomizimin e të mirave të saj,

-propozon themelimin e institucioneve arsimore.

Myftinitë kanë shërbimet e veta profesionale. Myftinitë formojnë komisione të veta të përkohshme dhe të përhershme.

Myftinia mban mbledhje të rregullta më së paku një herë në muaj.

Mbledhjen e Myftinisë e konvokon Myftiu, në raste të veçanta, atë e konvokon, me kërkesë të Rijasetit të BFI-së dhe të një të tretës së anëtarëve të Myftinisë.

Detyrat dhe obligimet e tjera të Myftinisë, xhematit dhe Mexhlisit të xhemateve përcaktohen me rregullore të veçantë.

Objektet fetare të BFI-së janë:

  • xhamitë – mesxhidet - qendrat Islame.
  • mejtepet,
  • teqetë,
  • gusullhanet,
  • varrezat,
  • tyrbet.
  • Sahat Kullat.

Në të gjithë territorin e Maqedonisë ekzistojnë më se mbi 600 xhami. Kurse numri i qendrave Islame në diasporë numëron mbi 150 qendra.

Rijaseti i BFI-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rijaseti i BFI-së është organ i cili vendos për çështje islamike.

Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, myftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.

Fushëveprimi i Rijasetit të BFI-së në vend dhe jashtë:

- Organizimi i jetës fetare,
- Zhvillimi i njohurive edukativo-arsimore, kulturoro-shkencore dhe informative.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e objekteve islame.
- Strukturën organizative dhe veprimtarinë e organeve të BFI-së.
- Bashkëpunimi me organizatat dhe institucionet islame në botë.
- Puna juridiko-administrative dhe financiaro-ekonomike.

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame:

- Propozon, zgjedh dhe shkarkon Reis ul Ulemanë,
- cakton numrin e myftinive dhe bën emërimin e yuftive.
- emëron Sekretarin e Përgjithshëm me propozim të Reis ul Ulemasë.
- zgjedh anëtarë të komisionit disiplinor dhe prokurorin publik të BFI-së.
- formon komisione dhe këshilla të përhershme dhe të përkohshme.
- verifikon mandatet dhe shpall zgjedhjet e rregullta dhe të parakohshme.
-kujdeset për jetën e përgjithshme fetare dhe veprimtarinë

e BFI-së të mbështetur mbi parimet e Sheriatit dhe në përputhshmëri me sistemin juridik të BFI-së.

- organizon dhe autorizon kuadrin fetar në diasporë.
- mbikëqyr punën e organeve, enteve dhe institucioneve.
-miraton plan-programet e institucioneve edukativo-arsimore si dhe programet dhe tekstet e mësim-besimit.
-angazhohet për mbrojtjen e të drejtave fetare të myslimanëve.
- themelon ente dhe institucione.
- sjell vendim për themelimin e vakëfit.
-sjell vendim për ndërrimin e pasurisë së vakëfit, në bazë të propozimit të organit gjegjës, nëse është në pajtueshmëri me rregullat e Sheriatit.
- vendos për ankesat e organeve më të ulta të BFI-së.
- i propozon Kuvendit planin vjetor financiar dhe llogarinë përfundimtare për miratim.
- organizon grumbullimin e mjeteve nga zeqati, sadekatul-fitrit dhe të hyrave të tjera.
- është organizator kryesor dhe i vetëm në realizimin e kryerjes së Haxhillëkut dhe Umres.
- emëron, ndërron dhe shkarkon nëpunës të Rijasetit.
- lejon rregullat e tarikateve, mbikqyrë punën e tyre dhe verifikon zgjedhjen dhe emrimin e shehlerëve.
- lejon botimin e literaturës Islame.
- në kushte të jashtëzakonshme kryen edhe detyra të organeve të tjera.

Rijaseti i BFI-së mban mbledhje së paku njëherë në muaj. Mbledhjen e Riajsetit të BFI-së e konvokon dhe e udhëheq Reis ul Ulemaja, në raste të veçanta atë e konvokon me kërkesë të 1/3 të anëtarëve të Rijasetit.

Rijaseti ka shërbimet e veta profesionale. Rijaseti formon komisione të përhershme dhe të përkohshme.

Reis ul Ulema është organ dhe kryepar i BFI-së.

Reis ul Ulema përfaqëson unitetin fetarë të pjesëtarëve të Islamit.

Reis ul Ulema, sipas nevojës ka të drejtë të thërrasë mbledhje me të gjitha organet, institucionet, organizatat dhe shoqatat e BFI-së.

Për Reis ul Ulema mund të propozohen dhe të zgjedhen personat të cilët kanë të kryer fakultete islame, që kanë përvojë pune të suksesshme dhjetëvjeçare në radhët e BFI-së dhe kanë moshë mbi dyzetvjeçare.

Zgjedhja e Reis ul Ulemasë behet konform Rregullorës mbi zgjedhje të Reis ul Ulemasë.

Reis ul Ulema:

- përfaqëson Bashkësinë Fetare Islame në vend dhe jashtë;
- jep murasele (autorizim) për kryerjen e punëve fetare, pa të cilën tërheq kontest të legjitimitetit;
- emëron dekanët, drejtorët dhe mësimdhënësit të institucioneve arsimore të BFI-së dhe mësimdhënësit e lëndës së mësim-besimit në shkollat publike.
- organizon dhe mbikëqyr punën e shërbimeve profesionale të BFI-së.
- konvokon dhe udhëheq seancat e Rijasetit dhe kujdeset për zbatimin e vendimeve të tij;
- ndërmjet dy mbledhjeve të Rijasetit, kryen punë të domosdoshme që janë në kompetencë të Rijasetit dhe për këtë informon Rijasetin në seancën e radhës.
- nënshkruan aktet e Rijasetit;
- nënshkruan aktet për punësim në BFI;
- viziton regjionet në të cilët jetojnë pjesëtarët e fesë islame; që të njihet drejtpërdrejtë me gjendjen dhe propozon masa për zhvillimin dhe avansimin e jetës fetare;
- lejon pushimet e myftive, dekanëve, drejtorëve të medreseve, drejtorëve dhe kryetarëve të institucioneve, shoqatave të cilat janë në mbikqyrje të Rijasetit;
- ka të drejtë të pengojë ekzekutimin e vendimeve të organeve dhe të institucioneve të BFI nëse konstaton se të njejtat janë kundërshtim me parimet islame dhe të njëjtat t’i kthejë në rishqyrtim, kurse vendimin përfundimtar e sjell Rijaseti i BFI-së.
- dekreton vendimet e marrura nga Rijaseti i BFI-së.

Kuvendi i BFI-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kuvendi i Bashkësisië Fetare Islame është organ më i lartë juridiko-finansiar.

Kuvendin e BFI-së e përbëjnë njëzet e shtatë anëtarë:

- nga Shkupi pesë,
- nga Tetova katër,
- nga Gostivari tre,
- nga Kumanova dy,
- nga Kërçova dy,
- nga Dibra dy,
- nga Struga dy,
- nga Shtipi dy,
- nga Manastiri një,
- nga Velesi një,
- nga Ohri një,
- nga Prilepi një dhe
- nga Resnja një

Të deleguarit për anëtarë të Kuvendit të BFI-së nga ana e organit të Myftinisë bëhet përmes sistemit një plus një sipas rregullores së veçantë për Kuvendin.

Anëtarët e Kuvendit të BFI-së me 2/3 duhet të jen me arsimim sipëror nga profilet juridiko-administrativo-ekonomik.

Kuvendi i BFI-së: Në mbledhje të përbashkët me Rijasetin e BFI-së miraton Kushtetutën e BFI-së, ndryshimet dhe plotësimin e saj.

- miraton plan-programin vjetor dhe raportin e punës së Rijasetit të BFI-së.
- miraton planin financiar dhe llogarinë përfundimtare të Rijasetit të BFI-së,
- verifikon miratimin e planeve financiare dhe të llogarive përfundimtare të myftinive të BFI-së.
- miraton rregulloren për punë të Kuvendit të BFI-së si dhe akte të tjera normative të BFI-së.

Kuvendi i BFI-së punon në seanca. Seancat e Kuvendit të BFI-së mbahet më së paku një herë në vit.

Në mbledhjen e parë konstituive Kuvendi zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin e vet.

Me seancat e Kuvendit të BFI-së udhëheq Kryetari i Kuvendit të BFI-së. Kryetari i Kuvendit është i detyruar të konvokojë seancë të Kuvendit të BFI-së me kërkesë të Reis ul Ulemasë, Rijasetit të BFI-së dhe me kërkesës të 1/3 së anëtarëve të Kuvendit të BFI-së.

Mandati i Kuvendit të BFI-së zgjat katër vjet.

Institucionet e BFI-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkësia Fetare Islame, qëllimet dhe detyrat e saja i realizon në bazë të Kushtetutës, që është akti më i lartë i këtij institucioni që cakton norma për organizimin e jetës fetare, madje përcakton detyrat dhe obligimet e saj ndaj besimtarëve dhe anasjelltas. Ajo maksimalisht angazhohet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve fetare islame, qendrave edukative arsimore si dhe të institucioneve shkencore, kulturore e humanitare. Bashkësia Fetare Islame ka trupat, organet, institucionet dhe entet, siç janë: Institucioni i Reisul Ulemasë, Rijaseti i BFI-së, Kuvendi i BFI dhe Myftinitë. Në kuadër të Rijasetit veprojnë sherbimet profesionale: sherbimi fetar-arsimor, shkencor-kulturor, informativ-botues, juridik-administrativ, financiar dhe ai për pronën e vakfit. Gjithashtu veprojnë edhe institucionet fetare, kulturore e arsimore, siç janë: Shkolla e Mesme Islame ”Medreseja Isa Beu” (me kater paralele të shtrira), Biblioteka “Isa Beu” tani e transferuar në; FSHI, Fakulteti i Shkencave Islame dhe Shoqata “Ilmije”. Pra, Bashkësia Islame, me të gjitha njësitë e saja organizative, kontribuon dukshëm në avancimin e vlerave islame, si në aspektin fetar, po ashtu edhe në atë kulturor.

Institucionet e BFI-së janë:

  • Drejtoria e vakëfeve,
  • Shkollat e mesme - medresetë,
  • Fakultetet Islame,
  • Qendra shkencore-kërkimore,
  • Institutet Islame,
  • Bibliotekat,
  • Muzeumet,
  • Arkivat, hanet dhe hamamet,
  • Qendra informative - botuese,
  • Ndërmarrjet tregtare, prodhuese, shërbyese dhe financiare,
  • Organizata bamirëse
  • Organizatat shëndetësore,
  • Shoqata profesionale,

Në BFI, funksionojnë edhe institucionet edukativo arsimore:

  • Medreseja e Isa Beut - Shkup
  • Paralelja e shtrirë e Medresesë së Isa Beut, dega e djemve – Shtip
  • Paralelja e shtrirë e Medresesë së Isa Beut, dega e vajzave – Shkup
  • Paralelja e shtrirë e Medresesë së Isa Beut, dega e vajzave - Tetovë
  • Paralelja e shtrirë e Medresesë së Isa Beut, dega e vajzave - Gostivar
  • Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup

Medreseja e Isa Beut - Shkup

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky paragraf i artikullit dyshohet nga vërtetësia pasi nuk ka mjaft referenca ose nuk ka asnjë referencë.
Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet.


Biografia e medresesë së "Isa Beut" në të kaluarën dhe sot

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” është shkollë e orientuar profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme. Ajo është e locuar në Kondovë, në pjesën perëndimore të Shkupit.

“Medreseja Isa Beu” vazhdon traditën e medresesë se dikurshme me të njëjtin emër, e themeluar në shekullin XV, me ardhjen e Osmanllinjve në këto troje. Ajo mban emrin e themeluesit të saj Isa Beut, i cili ka qenë i biri i Is’hak Beut, serhat muhafizit ose mbrojtësit të njohur të Shkupit. Kjo Medrese, në të kaluarën ka prezantuar institucionin më të lartë arsimor dhe njihej si shkollë më me famë në Rumeli. Nga Vakëfnameja e Isa Beut kuptojmë se ai përveç Medresesë ka themeluar bibliotekën dhe xhaminë që mbajnë edhe sot e kësaj dite emrin e tij. Xhamia e Isa Beut është ndërtuar në vitin 1475 dhe është njëra nga xhamitë më të bukura të Shkupit. Medreseja që nga themelimi e deri më sot ka pushuar së punuari disa herë, për shkak se godina e Medresesë është shkatërruar nga luftërat dhe fatkeqësitë e tjera. Për herë të parë ka pushuar më 1689, kur gjenerali austriak, Pikolomini me ushtrinë e tij, e dogji Shkupin. Gërmadhat e mureve të godinës së saj, pas këtij shkatërrimi, u ruajtën deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Me tërheqjen e Osmanllinjve nga trojet tona, Medreseja e Isa Beut, me iniciativën e prijësve fetarë dhe intelektualëve të atëhershëm, më 1932 u rindërtua, kështu që në vitin 1936 u krijuan kushte për të filluar me punë të rregullt. Njëkohësisht u reformua edhe programi i saj dhe ajo fitoi statusin e shkollës së mesme. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo sërish pushoi një kohë të gjatë, deri në vitin 1979, kur Bashkësia Islame solli vendimin për rindërtimin e saj. Pas shumë peripecish objekti i ri u ndërtua në fshatin Kondovë dhe në vitin shkollor 1984/85 filloi procesi edukativo-arsimor.

Gjatë shkollimit katërvjeçar nxënësit dëgjojnë 30 lëndë, nga të cilat si gjuhë amtare mësohen maqedonishtja, shqipja dhe turqishtja; a arabishtja si gjuhë profesionale kurse anglishtja si gjuhë e huaj.

Që nga fillimi, në medrese punojnë mësimdhënës me përgatitje përkatëse profesionale. Shkollimi në Medrese është falas. Edhe përkundër ndërprerjes së punës gjatë historisë së saj Medreseja “Isa Beu” ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e nivelit edukativo-arsimor e fetar të myslimanëve në këto troje, duke dhënë kontribut të çmueshëm për përgatitjen e kuadrove të ndryshme të cilët profesionalisht angazhohen në prezantimin dhe kultivimin e këtyre vlerave.

Pas vendimit të cilën e solli Mexhlisi Shura i BFI në RM, që kishte të bëj me shkollimin e rregullt të gjinisë femërore, pasuan aktivitetet për hapjen e Degës së femrave të medresesë së "Isa Beut", nga më 24.06.2004 u mbajë provimi i parë pranues për Degën e femrave, për vitin shkollorë 2004/2005. Ëndrra e kamotshme u realizua më 31.08.2004, ku u bë hapja solemne e degës së femrave të Medresesë së Isa Beut në Tetovë. Vërtetë ky ishte një sihariq për të cilin popullata myslimane prej kohësh e priste.

Kjo paralele tani vazhdon me punë aktive, nga dhe vërehen edhe frytet e para që dalin nga aktivitetet e nxënëseve në sfera të ndryshme edukativo kulturore. Gjinia femerore gjithnjë e më tepër po shfaqin interesim për të mësuar e studjuar shkecat islame, andaj, BFI ishte e detyruar të ndërmarr gjithçka për t'ua realizuar të drejtën e shkollimit fetar, për këtë qëllim është në ndërtim e sipër godina e re e Paraleles në fjalë në Tetovë që do të ket kapacitet nga 250-300 nxënëse, kurse më 29.07.2008 u bë hapja solemne e godines së Paralels së shtrirë të Medresesë Isa Beu për vajza në Gostivar me kapacitet prej 120-180 nxënëse. Kurse në Shkup aktualisht në Paralelen e shtrirë të Medresesë Isa Beu per vajza, po e ndjekin mësimin mbi 80 nxënëse. Lokali i kësaj paralele është i huazuar dhe së shpejti BFI do të vendos gurthemelin e godinës së re me kapacitet deri në 300 nxënëse.

Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fakulteti i Shkencave Islame është institucioni më i lartë edukativo arsimorë i BFI-së dhe njëherit ai ishte nevojë e kamotshme e myslimanëve të këtyre trojeve. Për një fakultet të tillë Bashkësia Fetare Islame angazhohej vazhdimisht. Ajo e kuptoi imperativin e kohës dhe menjëherë ndërmori iniciativën për ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Islame që kryesisht do të shërbej për përgatitjen e kuadrove të saj dhe për ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjes së pastër islame te pjesëtarët e vet. Në të vërtet nevoja për një fakultet të këtillë u paraqit menjëherë pas diplomimit të gjeneratës së parë të medresesë së “Isa Beut”, te të cilët ekzistonte dëshira e madhe për ti vazhduar studimet.

Kërkesa e parë më 1990 për marrjen e lejes përkatëse për hapjen e Fakultetit të Shkencave Islame u përcoll me peripeci të ndryshme. Pas një angazhimi të mundshëm shumëvjeçar të BFI-së, leja për hapjen e Fakultetit të Shkencave Islame u morr në janar të vitit 1995, ku edhe në mënyrë solemne në Kondovë u vendos gurrëthemeli i këtij institucioni të lartë edukativo arsimorë. Viti i parë akademik filloi më 1997/1998.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]