Jump to content

Çelë Shabani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Cel Shabani)

Çelë Shabani (rreth 1830-1879) ishte komandant shqiptar i forcave të armatosura të Lidhjes së Prizrenit në vitin 1879. [1]

Çelë Shabani i lindur dhe i rritur në Rugovë, luftoi përkrah Jakup Ferrit, si zëvendskomandant, në Betejën e Nokshiçit kundër aneksimit malazez të zonës Plavë-Gusinje në vitin 1879. Ai ishte një Malësor i shquar.[2] Si djalë i ri, ai kishte jetuar në Nikshiq ku edhe kishte qenë në dyluftim me një malazez të quajtur Urosh. Ai doli fitimtar dhe, sipas zakoneve të kohës, Shabani i kishte prerë kokën ushtarit të cilën edhe e kishte marrur me vete.[3] Në moshën 22-vjeçare Shabanit iu dha medalja për aktet e tij heroike. Shabani luftoi gjithë jetën kundër forcave malazeze të Mark Milanit ndërsa vdiq në Nokshiqit në vitin 1879.[4] [5]

  1. ^ Me pushkë dhe penë për liri e pavarësi (bot. Shtëpia Botuese "8 Nëntori"). Lidhja Shqiptare e Prizrenit. 1987. fq. 116.
  2. ^ Studime filologjike, Volym 34, Utgåva 3–4 (bot. Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Gjuhësisë dje i Letërsisë., 1980). University of Michigan: Akademia e Shkencave e RPSH. Instituti Gjuhësisë dhe i Letersisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës. Instituti i Historisë e Gjuhësisë. 1980. fq. 106. Marrë më 20 shkurt 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Pollo, Stefanaq (1983). Historia e Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1983 (bot. Volym 2 av Historia e Shqipërisë, Historia e Shqipërisë). Instituti i Historisë (Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë). fq. 270. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Xhagolli, Agron (1985). Folklor kosovar, Volym 1. University of Michigan: Qemal Haxhihasani. fq. 114. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Haxhiu, Ajet (1982). Shota dhe Azem Galica. Shtëpia Botuese "8 Nëntori". fq. 13.