Kakashi Hatake
Kakashi Hatake është një personazh fiktiv në mangat dhe animet Naruto dhe Naruto Shippuuden. Ai njihet si kopja-ninxha Kakashi, me ndihmen e Sharinganit të klanit Uchiha ai mundet të kopjojë e të përdor teknikat e kundërshtarëve dhe mendohet se arsenali i ti të jetë me mijra teknika. Kakashi është sensei i Team 7, dhe kështu stërvitës i Naruto Uzumakit, Sakura Harunos dhe Sasuke Uchihas, e në Shippuuden edhe i Sai-t. Ai është një ninxha i rangu Jonin (Elita) dhe njihet si një nga shinobit me të të fortë të botës së Narutos, ka qenë anëtarë e kapiten i ANBU. Sensei i Kakashit ka qenë Hokage i katërt, ai ishte në një grup me Rin dhe Obito Uchiha.
Teknika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sharingan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sharingan është një teknikë që mundet të kontrollohet veç nga klani i Uchiha-ve (lexo shqip. Uçiha-ve), shoku i Kakashit Obito Uchiha para se të vdiste ia dhuroi syrin e majtë, pasi që Kakashi e humbi syrin e vetë gjatë atij misionit. Me ketë teknikë Kakashi i kopjon teknikat dhe mundet te parashoh disi sulmin të kundërshtarit. Ajo i ka ndihmuar shume Kakashit aq sa me të ka mundur disa armiq duke i kopjuar teknikat. Sharinganit, ashtu si aftësi të tjera i thonë kekkei-genkai (aftësi e lindur) por luan rolin e Genjutsu-genxhutsu(arti iluziv).Ekzistojnë variante të ndryshme të evoluimit të Sharingane, si Kakashi dhe Itachi kanë krijuar Sharinganin e veçantë të tyre, por këtë Kakashi e zbulon në seritë Shippuden.
Ai zotëron shumë teknika pasi i ka kopjuar me Sharingan gjatë ndeshjeve të shumta në misionet e tij, por përveç se tashmë cilësohet si specialisti i jutsu/xhutsu-ve i Konohagakures, ai cilësohet si më i miri në elementin e rrufesë ku përveç teknikës Chidori/Raikiri në Shippuden shfaq teknika të tjera që vëndosin në pah aftsinë e tij të stileve pa përdorur kyçe duarsh.
Chidori (lexo shqip. Çidori)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Chidori është një teknikë e sajuar dhe e përmirsuar me stërvitjen nga Kakashi për të vrarë. Kakashi mbledh çakrën e tij natyrale në dorë (duar) dhe duke përdorur shtypjen e zgjatjen e çakrës krijon një formë të mprehtë e shumë të rrezikshme (versioni i perfeksionuar; Raikiri është një teknikë e klasit-S, më i larti). Thuhet se me të Kakashi ka pas prerë një vetëtimë, quhet ndrysh edhe si Goditja e njëmijë fajkojve nga tingujt që ngjajnë me shumë zogj.
Dhimbja e Njemijë Vjetve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dhimbja e Njëmijë Vjetve është një teknikë humoristike e cila zhvillohet duke futur katër gishta (gishtin tregues dhe të mesit te secilës dorë) në anusin e kundërshtarit dhe ta flakërosh atë disa metra larg. Naruto gjithashtu e përdor këtë teknikë. Kjo teknikë duket e pavlefshme dhe qesharake/banale nga të gjithë, por që kur Naruto e përdori mbi Gaara-n me raptuset e tij strategjikë u vlersua si teknikë e klasit-B duke parë dëmin e krijuar n'atë betejë me ndihmën e një kunai me letër bombë.
Personazhet | Naruto Uzumaki · Sasuke Uchiha · Sakura Haruno · Kakashi Hatake · Gaara · Rock Lee · Shikamaru Nara · Kiba Inuzuka · Ino Yamanaka · Jiraiya · Orochimaru · Tsunade · Haku · Sasori · Deidara · Itachi Uchiha · Kisame Hoshikagi · Obito Uchiha · Hidan · Zetsu · Kakuzu · Nagato · Konan |
---|---|
Teknika | Hyouton · Rasengan · Chidori · Sharingan |
Filma | Përplasja e Ninxhave në Tokën e Dëborës • Legjenda e Gurit të Gelelit • Rojtarët e Mbretërisë së Gjysmëhënës • Naruto: Shippūden: Filmi • Lidhjet • Trashëgimtarët e Vullnetit të Zjarrit • The Lost Tower • Blood Prison • Road To Ninja • The Last • Boruto |
Video lojëra | Clash of Ninja (series) • Ninja Council series • Ultimate Ninja series (Storm) • Rise of a Ninja • The Broken Bond |
Rangut e ninxhave | Genin · Chuunin · Jonin · Hokage |
Këngët | Blood Circulator • Broken Youth • Closer • Dareka ga • Diver • Give Lee Give Lee Rock Lee • Go • Harmonia • If • Niwaka Ame ni Mo Makezu • Remember • Sign • Sore dewa, Mata Ashita |
Ky artikull në lidhje me Personazhi fiktiv është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.