Jump to content

Mushtishti (Therandë)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mushtisht
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej3.394
{{{postal_code_type}}}
23050

Mushtisht është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë.

Mushtishti është një fshat që shtrihet afro 10 km në juglindje të Therandës. Shtrihet rrëzë malit të Sharrit në një luginë. Është një ndër fshatrat e mëdhenj të Kosovës. Nëpër fshat kalojnë dy lumenj që në bazë të gurëve në shtratin e tyre të bardhë dhe të zi e kanë marrë emrin Lumi i Bardhë dhe Lumi i Zi. Ka katër gryka të bjeshkës nga ato degë formohen dy lumenjë, ka një sipërfaqe prej 3.450 hektar,përbëhet nga Bjeshka, fusha dhe vendbanimi.

Si kufi të katundit të sotëm Mushtisht, në kartën serbe të vitit 1348, përmendet "Lesheva Rudina", përkatësisht "Leshev Dol", pastaj "Behshin Dol' gjithashtu "selishta Gona Beloga" (do të thotë Gjon Bardhi), përkatësisht "Tanushev Las" etj.

Municipiumi: Municipiumi shtrihej në territorin e fshatrave Mushtisht, Popolan e Sopijë. Në këtë lokalitet janë zbuluar gërmadhat e një vendbanimi të gjerë antik. Është lokalitet i lashtë dardan, ky regjion ka qenë i banuar dendur edhe me vendbanime të tjera. Vendbanim i theksuar, në një fazë" të zhvillimit ka pasur statusin e municipiumit.

Mikrotoponimet më karakteristike: Guri i Përgjakun, Ravnagora -(Rrafsh nalta) Kryqi, maja e Zezë, Tuma, Gradaca-(Qytezë) Livadhet e Epërme, Livadhet e Poshtme, Tre Koritat, Nëntë Koritat, maja e Shqiponjave-2092 lartësia mbidetare. Qafa e Sefcit, Balta-(bllata) e Qajes, Guri i Musës, Prroni i Thatë, Vrella-(burimi) Mali i Bilallit, Maqurishte-(magur ishte) Gradina, Uji i Verdhë, Solillat-(livadhi i krypës) Buzhiçeva, Ledina e Gatë,Puçi-valla, Çuk'arka, Zavoj, Matozi, Ara e vukasnit,Presedeli, Konaku i Fanës, Presllopi, Guri i Hortit, Tropi, Bigori; Lluki, Llokme, Çeshmja e Feratit, Ara e Selimit, Vlla'seni, Zhagi i Trent-(Përroi i çmendur) Bashqet, Fusha e Nikës, Koç'ishtet, Balka, Sel'zarnik, Bjeshka e Çajës, Guri i Zi, Guri i Bubrrecit, Ashta e Keçe, Nerezina-( Rreze'ina),Lesh'ica, Buka, Llazi, Guri gatë, Trash'evina, Ram'nishte, Gryka e rrush'enicës, Ploshe, Or'mni, Shirinat-(gjërishte) Bra'neshi, Arat mi dubovë, Padeshi, Rrafshi i Ufllave,Vërte'shka, Koka e popit,( Popova gllava),tani Antena,740 m.lartësi mbidetare, etj.

Familjet e njohura:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

BYTYQI (Tahiri, Demiri, Xhemajliu, Mala, Jemini, Hamitaga, Basha, Aliu, Haliti, Avdylaga ,Hamiti, Halitjaha, Emerllahu, Muharremi, Durmishi, Jakupi, Zeçiri, Fejza)

SOPAJ (Osmani, Tahiri, Salihu, Sadiku, Behluli, Hajdari, Bajrami, Selimi).

GASHI, KRASNIQI, SHALA, Ajazi, Hamza, Hoxha, Ramadani.

KABASHI (Abazi, Mustafa, Ibrahimi),

Shënime statistikore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth vitit 1879 kishte 104 shtëpi;

sipas një burimi historik në vitin 1903 përveç familjeve shqiptare kishte edhe 72 familje shkije;

në vitin 1905 - 160 shtëpi; në vitin 1913 - 1.711 banorë;

në vitin 1919 - 192 shtëpi me 1444 banorë (100 shtëpi shkije, me 710 banorë, dhe 91 shtëpi shqiptare me 734 banorë);

sipas regjistrimit të vitit 1921 - 186 shtëpi me 1.561 banorë;

në vitin 1928 - 190 shtëpi me 1561 banorë;

në vitin 1948 - 276 shtëpi me 2346 banorë;

në vitin 1953 -317 shtëpi me 2541 banorë;

në vitin 1961 - 368 shtëpi me 2816 banorë (1427 shqiptarë, 1328 shkije, 16 malazezë, 5 të tjerë);

në vitin 1971 - 422 shtëpi me 3307 banorë;

në vitin 1981 - 502 shtëpi me 4155 banorë (2980 shqiptarë, 1173 shkije, 1 malazez, 1 të tjerë).

Gjatë një regjistrimi serb të vitit 1991. Tashmë Kosova Dardane e okupuar totalisht nga shteti serb,pas suprimimit të autonomisë së 1974-së,në shkurt të vitit 1989.

Ishin regjistruar 995 banorë shkije, 1 malazez dhe 1 të tjerë. Popullata shqiptare e kishte bojkotuar regjistrimin, duke e angazhuar administratën paralele me atë serbe.

Para agresionit serb të viteve 1998-99 fshati kishte 510 shtëpi me afro 5.500 banorë shqiptarë, dhe 185 shtëpi shkije, me 1.200 banorë. Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2.000 kishte 5.642 banorë. Më 3 prill të vitit 1999 u dogjën 1.050 objekte banimi dhe objekte ndihmëse nga forcat ushtarake-policore serbe. Më vonë u dogjën edhe shtëpitë e shkive. Xhamia e fshatit e ndërtuar më 1.702 është rrënuar nga shkiet lokal me dt. 4 prill 1999. Janë shkatërruar,demoluar,djegur, librat e bibliotekës së fshatit, dhe të shumë bibliotekave private. Më vonë rrënohet edhe kisha ortodokse. Në UÇK, nga Mushtishti ishin të angazhuar 84 luftëtar, që kryesisht ishin të kyqyrë në Brigadën 123, batalioni i II Budakovë, dhe të shprëndarë nëpër njësite të ndryshme të Zonës Operative të Pashtrikut. Këta luftëtar, dhanë një kontribut të q'mueshëm në periudhën e luftës, dhe pas saj. Gjatë periudhës së luftës të vitit 1999, vritën 3 luftëtar të UÇK-së, 12 civilë, 6 janë të zhdukur. Popullsia shqiptare me 3 prill 1999, me forcë nga paramilitar, shkie lokal të armatosur,nga ushtria dhe policia serbe, u detyrua dhunshëm të braktis fshatin, shtëpitë e veta, të dëbuar nga prona e vetë, dhe të shkojë në shtetin amë Shqipëri...Me luftën e pastër të luftëtarëve të UÇK-së, dhe ndihmën maksimale- apsolute të SHBA-së, me NATO-në,popullësia Shqiptare e dëbuar nga forcat militare serbe, pas më pak se 3 muaj,kthehet në vatrat e veta, fillojnë jetën nga e para, me ndërtimin e vendit,dhe shtetësin e saj me 2008...

Mushtishti për dallim nga fshatrat tjera të trojeve tona,ka pasur një zhvillim dhe një civilizim më të avancuar si në aspektin kombëtar,ekonomik,kulturor,arsimor,bujqësor,etj.Ndoshta nga vet pozita gjeografike e mrekullueshme, ja ka dhuruar natyra këtë mundësi mushtishtasëve.Për faktin që mbështetet mbrapa nga malet e veta që i takojn masivit të SHARRIT, me mbi 400 lloje bimësh të ndryshme, tash më kemi edhe atllasin botanik nga biologu i përkushtuar z.Xhavit Malaj, një e veçant nga Flora e kemi halorin e llojit Gjingjër,që rritet në lartësinë mbidetare nga 1.800 m. deri në 2.092 m.kurse nga Fauna Rrushqe'bullin (latinisht -RIS, nga familje e maces së egër, e cila peshon nga 30–40 kg.Është endemik në ballkanë.Katër gryka të bjeshkës,Uji të pijshëm, me rrjedhje-gravitacion prej 50 vitesh,Shtëpi kulture,zyra e ofiqarisë,Post-telekom,Stacion Policie,Ambulanta,Shkolla fillore 9 vjeqare, Ishte gjimnazi dy vjeqar nga 1977 deri 1990.Fabrika e tekstilit,ishte kooperimi - Bujqësor,nga 16 mullijë me ujë, vetëm një është akoma aktivë.13 ura betoni,1 druri.Ka një fushë bujqësore të gjërë me mbi 1.000 hektar,e tëra me mundësi vaditje.Ofiqina metalike, pllace,betonjerka, prodhim i elementeve të betonit,SOPI, Restaurante, Dy Pishina,Shitore -super markete ushqimore,tekstile,dhe një vargë zejesh të ndryshme zanatlijësh.

Një krahasim:

Kur Mushtishti ka qenë komune, para dhe gjatë luftës së dytë botrore,Theranda (Suhareka) nuk ka qenë.

Kur ka pasur Mushtishti 6 dyqane të ndryshme zejtarësh,Theranda (Suhareka) ka pasur vetëm një. Hidroelektran-Prodhim energjie me ujë,tip mulliri, në vitin 1956,e ngritur nga dy persona të kualifikuar elektrik: Riza Halitjaha dhe Hamzi Behluli,të ndihmuar nga Ibrahim Ajazi dhe tjerë.Drita një kohë ka pasur vetëm qendra e fshatit,më pas edhe ç'do shtëpi...Ndërkohë që Suhareka nuk ka pasur.etj.

Teritor gjeografik Mushtishti ka 3450 hektar, Ndërsa Suhareka, ka 1950 hektar, sipas statistikës së ministris së mjedisit e vitit 2009...Tokë bujqësore,Ujë të pijës,Lumenjë,Pyje-bjeshk, dy Xhami,etj.

Gjatë historisë rruga kryesore që ka lidhë Ferizajin, Prizrenin, Kuksin,etj.Ka kaluar nëpër fshatrat rrëz maleve të Sharrit: Jezerc, Budakovë,Vraniqë,Mushtisht,Grykas-(Grejkoc),Korishë, Prizren, Kukës,etj.

Pas luftës së dytë botërore me coptimin e tokave Shqiptare,(qeveria Jugosllave - Serbe) për sigurinë e vetë, duke ju shmangur rrezikut nga afërsia e maleve, që mund ta përdorë këtë rrugë rrëz maleve lëvizja kaçake Shqiptare, me urdhër,me (vullnetar me zor,me dhunë) nga popullsia vendase shqiptare, falasë (angari) me segmente ç'do fshat, ka ndërtuar rrugën e re fushore, Prizren -Suharekë -Shtimje -Prishtinë.

Sipas traditës së popullit, mendohet se është vendbanim shume i lashtë. Thuhet se Mushtit'asit kanë qenë kultivues të hardhisë së rrushit, dhe sipas prodhimit të parë të verës (mushtës) mendohej se e mori edhe emrin vetë fshati - Musht'ishte, për faktin se: Në dy pjesë të kundërta të fshatit njëra quhet rrezinë, ku është kultivuar hardhia e rrushit deri vonë,edhe lagja e vreshtave quhet akoma,afër rrushenicës. Si hipotezë tjetër mendohet se fshati ka qenë shumë i vjetër dhe për këtë ka mjaft dëshmi të materialit arkeologjik të lashtësisë. Mirëpo në një periudhë vjen deri të një zbrazje e popullsisë, nga ndonjë ekspedit ushtarake pushtuese, ose nga ndonjë sëmundje ngjitëse epidemike me pasoja të migrimit. Pas një periudhe fillon ardhja e popullatës, dhe pozita e bukur gjeografike e fshatit, i bënë shumë njerëz të interesohen për këtë vendbanim, prandaj njerëzit pyesnin a u "mush"? Po,mush 'ishte,pra është varianti i dytë i prejardhjes së emrit Mushtisht.

Edhe mikro-toponimet e shumta të ruajtura në këtë vendbanim dëshmojnë lashtësinë, si p.sh. Gradaci-(Qyteza) Gradina, Maosi, Kulla, Rrezina, Rrushenica, Varrezat e Vjetra, si dhe shumë është e pranishme prapashtesa - ishte si psh. Po pra dishte, Kovaç ishte, etj.

Ky vendbanim mjaft i madh dhe i njohur, bazuar në informacione të ndryshme historike,nga ato Osmane,Austriake,etj.Është krijuar shumë herët, nga antika. Në lokalitetin e këtij fshati gjendën top'gërmadha Gradishta, e përmbi të edhe top'gërmadha tjetër Gradaci, të cilat padyshim dëshmojnë se ishin vendbanime Dardane. Rrëzë bjeshkëve mbi fshatë, ndodhën dy shpella antike të kohës ilire-Dardane.

Në jug të fshatit ndodhet muri i ndërtuar, te vendi i quajtur "Fajkoj" Në dokumentet e shkruara, përmendet në kartat e Stefan Deçanit të vitit 1330, dhe të perandorit Car dushani të vitit 1348. Ndërsa, në defterët dhe dokumentat e pakta osmane,nuk e kemi hasur me këtë emër, ose është regjistruar me emër tjetër,padyshim se kërkohet më tej të hulumtohet...Ky vendbanim me emrin Mushitisht, është i regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689. Pra,i përket kohës okupuese osmane...

Jeton popullata shqiptare, Shkiet kanë jetuar deri më 1999. Popullsia Shqiptare në Mushtisht është tani me besim islam,nga një xhami e vitit 1.702, është rrënuar në prill të 1999, nga para'militarët shkie lokal të fshatit. Pas lufte është ndërtuar përsëri,por edhe një tjetër është ndërtuar me financim nga Turko-Arabët. Pasi që është rregulluar teritori tjetër i varrezave të reja në periferi të fshatit. Pas luftës, në vitin 1999 u shkatërruan me dinamit edhe dy kisha. Mirpo Mushtisht'asit nuk janë fetar në shpirt e mendje, sepse e dinë mirë si janë zhvilluar historikisht ngjarjet,dhe nuk i përdorin xhamitë sikur në vendet tjera, pra, janë tolerantë në fe,më shumë nga origjina pagane ilire,më shumë nga aspekti kombëtar,si faktor jetese e mbijetese.

Në këtë vendbanim disa familje muhaxhire të shpërngulura nga treva e Toplicës në vitin 1878, pas qëndrimit disa kohë në fshatin SOPIJË e Taraxhë (TERRNJE) vendosën në Mushtisht, si p.sh. Berjanët.

Me këtë emër është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në Mushtisht është ruajtur objekti Kulla e Pashës është objekt i shek. XVII,përkatësisht e vitit 1780...Mirpo pasi shkiet lokal e djeginë,ajo nuk mbijeton dhe është tashmë e rrënuar dhe nuk ekziston më.

Nga ky fshat janë shpërngulur rreth 10 familje shqiptare në Turqi gjatë periudhave të ndryshme të pushtetit serbo-jugosllav. Pas luftës së dytë botërore çetnikët serb,të kamufluar si partizan, kanë vrar e kanë prer shumë Shqiptar të kësaj ane në qytetin e Suharekës,edhe atë nën zhurmën e tupanave,nën pretekstin se kanë bashkpunuar me Gjermanët...


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]