Shko te përmbajtja

Pojata (Ferizaj)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Pojatishtë)
Pojatë
Fshat

Pojatë është një vendbanim në komunën e Ferizajt, Kosovë.

Fshati Pojatë shtrihet rreth 7 km në verilindje të Ferizajit. Popullsia e Pojatës është rreth 1000 banor. Është vendbanim i tipit te grumbulluar i ndarë në lagje. Po ashtu ka sipërfaqe prej 600 ha. Lagjet e fshatit janë: Pojata e Lartë - Familjet: (Eseti, Latifi, Sahiti, Makreshi). Lagjja e Malokëve - Familjet: (Mehmeti, Kamberi, Imeri, Bajrami, Ajvazi). Pojata e Ulët - Familjet: (Dushica, Zeqiri, Maloku, Qeli, Avdyli, Spahiu, Hyseni, Haziri). Kryesisht familje te ardhura nga Velegllava, Gumnishta, Tërpeza, Burrniku, Zhuja. Mikrotoponimet më kryesore janë: Meraja, Skurrini, Jarugat, te Lugu, Arat e Zabeleve, Lugu i Thive, Mishak, Arat e Gata, Lugu i Hajdinit, Stopani, Arat e Thanes, Arat e Batallit, Livadhi i Lecit, Ara e Syles, Arat e Drumit, Gërgullaqi, Arat te Varret.

Mejtepi i fshatit Pojatë

Ne fshatin Pojatë ishte shkolla mejtep, ku mesohej ne gjuhen arabe. Përveq mesimeve fetare, nxenesit ne fshehtesi mesonin shkrim dhe lexim ne gjuhen shqipe. Mejtepi eshte themeluar ne vitin 1912. Mësues ishte Hamdi Selimi i cili ishte hoxhë nga Sojeva. Disa nga nxenesit e pare ishin: Riza Mehmeti, Hanife Mehemeti, Sabrije Mehmeti, Bafti Esati, Feriz Sahiti etj. Ne mejtep ishin dy dhoma ku njera sherbente per faljen e namazeve dhe tjetra per te mesuar nxenesit.

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]