Fshati i Vjetër (Ferizaj)
Fshat i Vjetër | |
---|---|
Fshat |
Fshat i Vjetër është një vendbanim në komunën e Ferizajt, Kosovë.
Një histori e shkurtër për Fshatin e Vjetër(1878)
Shtrihet rreth 2 km në juglindje të Ferizajit. Sipërfaqe prej 445 ha e 38 ari. Lartësi mbidetare 560 m. Vendbanimi i vjetër ishte vendosur në pjesën kodrinore në jug të fshatit. Në këtë pjesë ende gjenden gërmadhat e një kishe të vjetër katolike. Mikrotoponimet karakteristike janë: Te kisha, Mali i Kishës, Lugu i Kishës, Ara te Bunari, Ara e Zabelit, Ara e Bregut, Ara e Vades, Ara e Utrinës, Ara e Razojve, Ledina e Ramës, Krojet, Kodra e Lisit, Ara e Muhaxhirve, etj.
Thuhet se deri në vitin 1850 ky vendbanim i vjetër ishte i banuar me shqipëtar. Në këtë periudhë kohore rruga postare e perandorisë osmane në drejtim të Shkupit kalonte nëpërmes fshatit. Pas vrasjës së një postjeri (tatari) pushtuesit osman dogjën dhe shkatërruan në tërësi fshatin, banorët u detyruan të ikin dhe vendosen diku afër Tetovës.
Në vitin 1878, kur edhe filloi dëbimi i dhunshëm i shqipëtarve të Sanxhakut të Nishit për në Turqi. Një numër i muhaxhirëve të perndjekur u vendosen në pjesën veriore, diku 1 kilometer nga vendbanimi i vjetër. Sipas shënimeve topografike se aty kishte një vendbanim të vjetër, për herë të parë ky vendbanim emërtohet Fshati i Vjetër (Starasellë).
Familjet e para muhaxhire që vendosen në fshat në vitin 1878 ishin: Magash, Hasanovc, Statovc, Çukovc, Obrazhd, Mihalic, Muhazop, Zhinipotok dhe Merlakët.
Në Fshatin e Vjetër, në vitin 1912 ndodhi një masakër në popullatë dhe mizorisht u vranë 86 meshkuj banor të fshatit. Pas kësaj ngjarje disa nga këto familje muhaxhire që shpëtuan u zhvendosën në Ferizaj, Gjilan, Sojevë, Shkup, Shqipëri, Siri dhe dy familje u shpërngulen për Turqi.
Në vitin 1919, sipas të ashtuquajturës reforma agrare fillon kolonizimi fshatit nga serbet dhe malazezët. Shumica e tokës së shqipëtarve u merret me dhunë dhe u falet kolonizatorëve sllavë.
Familjet serbe dhe malazeze që kolonizuan Fshatin e Vjetër janë: 1. Nga rrethina e Gacko, Hercegovinë: Perovici (në vitin 1919), Okiljevici (1921), Rudovici (1921), Savici (1921), Gjorovici (1922), Kosutici (1925). 2. Nga rrethi i Nikshiqit: Visnjici (1925), Blagojevici (1925), Tepancevici (1925). 3. Nga rrethina e Shavnik: Axhici (1924). (2) E vetmja familje serbe që nuk ka përfituar nga kolonizimi i trojeve shqipëtare por ka blerë pasurin është Veljkovicet.
Duke qenë bashkëpjesëmarës në persekutime, dhunës psiqike e fizike ndaj popullatës shqipëtare, në vitet 1961-1965, me rënien e Rankovicit këta kolonizues filluan gradualisht të ikin nga Fshati i Vjetër. Duke i shitur tokat, në shumicen e rasteve toka me siperfaqe të mëdha prej 12 hektarësh. Në këtë periudhë kohore fillon edhe të popullohet fshati, kryesisht nga Anamorava.
Lista e familjeve shqipëtare te ardhur ne Fshatin e Vjetër: - Leskovci (1961), Mirash. Familja e Sadik Leskovcit. - Beqiri (1963), Zhiti. Familja e Gani Zhities. - Halimi (1963), Cernic. Familja e Ramiz Cernices. - Sylejmani (1963), Remnik. Familja e Arif Remnikit. - Zeka (1963), Livoç. Jabuqt. Familja e Emin Zekës. - Ismajli (1963), Kashtanjevë. Familja e Halit Kashtanjevës. - Neziri (1961), Monopolc. Familja e Rifat Monopolcit. - Bucaliu (1964), Sllakovc. Familja e Islam Buces. - Bajrami (1964), Talinovc. Familja e Ibush Talinovcit. - Hasani (1964), Remnik. Familja e Fevzi Hasanit. - Gavazi (1964), Mirash. Familja e Ibush Gavazit. - Sopa (1964), Plitkoviç. Familja e Elmi Sopes. - Mahmuti (1964), Terpez.(Sintull) - Slishani (1968), Sojevë. Familja e Vehbi Slishanit. - Fazliu (1968), Devaj. Familja e Halit Devajes. - Bytyqi (1968), Mirosal. Familja e Hysen Bytyqit. - Sylejmani (1969), Remnik. Familja e Heset Sylejmanit. - Rama (1970), Zhiti. Familja e Qazim dhe Isuf Rames. - Reka (1970), Prelez. Familja e Bajram Rekës. - Mehmeti (1971), Uglar. Familja e Azem Mehmetit. -Behluli (1971), Uglar. Familja e Ismet Behlulit. - Beqiri (1974), Mjak - Nebihu (1975), Sojeve, Familja e Sadush Sojeves. - Zefi (1979), Dunav. - Gashi (1986), Lipjan. Familja e Filip Gashit. - Govori (1988), Mirash. Familja e Hamit Govorit. - Arifi (1990), Terpez. Familja e Musa Arifit. - Caka (1991), Kaçanik. Familja e Bislim Cakes. - Bytyqi (1992), Mirosal. Familja e Milaim Bytyqit.
Në vitin 1999 Fshati i Vjetër numronte 105 shtëpi shqipëtare, me rreth 970 banorë dhe 13 shtëpi serbe, me 58 banorë. Në luftën e fundit, nga sulmet barbare të ushtrisë dhe paramilitareve serb dhe në bashkpunim me serbët lokal kolonizues, u vranë dhe u masakruan 13 banorë civil të paarmatosur të fshatit. Ende 3 nga këto viktima civile figurojnë në listën e personave të pagjetureve. U zunë peng mbi 30 të rinjë të cilët nën kërcnimin e armës dhe dhunës fizike e psiqike u detyruan të hapin istikame me javë te tëra. U dogjën mbi 50 shtëpi dhe shumë te tjera u plaqkiten. Dëbimi perfundimtar i banorëve nga trojet e tyre ndodhi në 14 Prill 1999. Si rezultat i këtyre krimeve pas përfundimit të luftës, serbët kolonizues iken nga Fshati i Vjetër së bashku me hordhit barbare kriminale. Duke marrë me vete plaqkën e luftës së bashku me krimet e luftës që sot e asaj dite mbetën ende të pandëshkuara. Sot Fshati i Vjetër numëron diku 300 shtëpi shqipëtare me 1700 banorë.!-- == Ekonomia == -->
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bablaku | Babushi | Balaj | Bibaj | Burrniku | Cërnilla | Doganaj | Dramjaku | Dubrava | Fshati i Vjetër | Gaçka | Grema | Gurëza | Jezerca | Kodrion | Komogllava | Kosharja | Lloshkobara | Manastirca | Mirashi | Mirosala | Muhoci | Nekodimi | Nerodima e Epërme | Nerodima e Poshtme | Papazi | Pleshina | Pojata | Prelezi i Jerlive | Prelezi i Muhaxherve | Rahovica | Rakaj | Sazlia | Slivova | Softaj | Sojeva | Surçina | Talinoci i Jerlive | Talinoci i Muhaxherve | Tankosiqi | Tërni | Varoshi | Zaskoku | Zllatari
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |