Jump to content

Tërnac

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tërnaca)
Tërnac
Trimor, Tërrnafc, Tërnavc
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej650 banorë
{{{postal_code_type}}}
41000
Targat02

Tërnac është një vendbanim në komunën e Skënderajt, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Trimor.

Tërnaci është fshat që ndodhet në regjionin e Mitrovicës përkatësisht në verilindje të komunës së Skenderajt fare pranë Magjistrales Mitrovicë-Pejë dhe është rrugëlidhëse gjithashtu në mes të Mitrovicës dhe Kosovës Qëndrore, (Skenderaj, Drenas, Klinë). Lartësia mbidetare në Tërnac varion nga 620m deri në 827m dhe ka një sipërfaqe prej 6192434.07 m2.[1]

Veqoritë gjeografike si relievi, përroska, malet, fushat, rrugëlidhja në mes qyteteve, (magjistralja Mitrovicë-Pejë), Kompleksi memorial, Hoteli dhe restauranti e bëjnë që të jetë një vend atraktiv për banorët dhe turistët.

Ky fshat mendohet të jetë i vjetër nga shekulli 14 këtë e deshmojnë sidomos vjetërsia e varrezave. Shumica e popullatës së këtij fshati kanë origjinë nga fisi "Berishë e Kuqë" ashtu si edhe disa fshatra të tjera. Kuçi së bashku me fisin Hoti dhe fisin Kelmendi, sipas të gjitha burimeve të shkruara ekzistuese, janë paraqitur qysh gjatë shekujve XIV-XV, dmth janë ndër fiset më të vjetra shqiptare.

Në Drenicë të këtij fisi janë edhe banorët e fshatrave: Abri, Prekaz, Klinë, Murgë, Galicë, Duboc, .Lagjja Qarku në Rakinica, lagjja Demaku në Tërstenik dhe lagjja Rubovci në Vasilevë . Një pjesë e Tërdecit (lagjja Halilaj me origjinë nga Abria e Epërme) dhe lagjja Curri qe janë po ashtu nga Abria e Epërme nga lagjja Deliu. Po ashtu lagja Ferizaj në Mikushnicë janë me origjinë nga fisi Kuçi i cili edhe sot e respektojnë dhe nuk bëjnë martesa mes tyre. Ky fis shquhet për trimëri dhe njëri ndër fiset më të forta. Origjina e këti fisi është nga fisi Berishë (nën degë e tij) ku janë shpërngulur në Malësi të Mbishkodrës tani në territorin malazez por që dikur ishte e banuar me shqiptarë të cilët u shpërngulën në Kosovë, Kroaci dhe disa janë ende në Malin e Zi. Gjithashtu nga ky fshat thuhet se e kanë orgjinen familja Jashari, këtë e kishte argumentuar edhe Rifat Jashari .[nevojitet citimi]

  1. ^ (Të dhëna nga Agjensioni Kadastral i Kosovës)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Skenderaj