Jump to content

Abdyl Hamiti II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Abdülhamit II)
Abdyl Hamiti II
Kalif i Islamit, Amir el-Mu'minin, Sulltan i Perandorisë Osmane, Kaiser-i Rûm, Kujdestar i Dy Xhamive të Shenjta
ShtëpiaShtëpia e Osmanëve
I atiAbdulmexhiti I
E ëmaNëna biologjike:
Tirimüjgan Kadın
Nëna adoptuese:
Perestu Kadın
U lind21 shtator 1842
Stamboll, Perandoria Osmane
Vdiq10 shkurt 1918
Stamboll, Perandoria Osmane
VarrimiTyrbja e Sulltan Mahmutit II, Çemberlitash, Fatih, Stamboll
Nënshkrimi

Abdyl Hamiti II (osmanisht: عبد الحميد ثانی, `Abdü’l-Ḥamīd-i sânî; turqisht: İkinci Abdülhamit; 21 shtator 1842 – 10 shkurt 1918) ishte sulltani i 34-të i Perandorisë Osmane. Ai sundoi që nga 31 gushti 1876 derisa u rrëzua nga froni menjëherë pas Revolucionit xhonturk të vitit 1908, gjëgjësisht më 27 prill 1909. Në pajtim me marrëveshjen e bërë me Osmanët e rinj (Yeni Osmanlılar), ai shpalli të parën kushtetutë osmane më 23 dhjetor 1876,[1] e cila ishte një të menduarit përparimtar të tij që shënoi sundimin e tij të hershëm. Më vonë, megjithatë, ai vuri re ndikimin perëndimor mbi çështjet osmane dhe duke cituar mosmarrëveshjet me parlamentin, pezulloi kushtetutën afatshkurtër dhe parlamentin në vitin 1878 dhe arriti të marrë fuqi dhe kontroll shumë efektiv.

Abdylhamit Hani në rini

Modernizimi i Perandorisë Osmane ndodhi gjatë sundmit të tij, që përfshinte reformën e burokracisë, zgjerimin e Hekurudhës së Rumelisë dhe Hekurudhës së Anadollit dhe ndërtimin e Hekurudhës së Bagdadit dhe Hekurudhës së Hixhazit (Meka dhe Medina). Përveç kësaj, u krijua një sistem për regjistrimin e popullsisë dhe kontrollin e shtypit së bashku me ligjin e parë modern vendas për shkolla në vitin 1898. Më të gjerat nga këto reforma ishin në arsim: u krijuan shumë shkolla profesionale, duke përfshirë Shkollën e Drejtësisë, Shkollën e Arteve, Shkollën e Tregtisë, Shkollën e Inxhinierisë Civile, Shkollën Veterinare, Shkollën Doganore, Shkollën e Bujqësisë, Shkollën Gjuhësore etj. Universiteti i Stambollit, megjithëse i mbyllur nga Abdyl Hamiti në vitin 1881, u rihap në vitin 1900 dhe një rrjet i shkollave të mesme, fillore dhe ushtarake u shtri në të gjithë perandorinë. Sistemet hekurudhore dhe telegrafike u zhvilluan kryesisht nga firma gjermane.[1] Midis viteve 1871 dhe 1908, Porta e Lartë kështu "arriti një shkallë të re të elaborimit dhe artikulimit organizativ".[2][3]

Për më tepër, Abdyl Hamiti II u sulmua shpesh dhe u quajt "sulltani i kuq" nga gazetarët perëndimorë pro-sionistë, për shkak të masakrave të kryera kundër armenëve gjatë sundimit të tij dhe për shkak të pretendimeve të rreme sipas tyre për përdorimin e policisë sekrete për të heshtur disidentët dhe republikanizmin.[4][5] Këto iniciativa çuan në një përpjekje të dështuar për ta vrarë në vitin 1905.[6] Sadrazemi i fundit ishte shqiptari Ferid pashë Vlora.

Si pasojë e gjendjes përkeqësuese të Perandorisë Osmane pas rrëzimit të Abdyl Hamitit, Rıza Tevfik Bölükbaşı, i cili ishte anëtar i Komitetit të Bashkimit dhe Përparimit (İttihat ve Terakki Cemiyeti), i cili rrëzoi nga froni Abdyl Hamitin II, shkroi një poemë të quajtur "İstimdad", e cila tregon pendim e turqve në lidhje me rrëzimin e Abdyl Hamitit.[7]

  1. ^ a b "Abdulhamid II | biography - Ottoman sultan" (në anglisht). Marrë më 29 shtator 2015.
  2. ^ Carter Vaughn Vaughn Findley, 'Bureaucratic Reform in the Ottoman Empire: The Sublime Porte, 1789-1922,' Chapter, 6, 'Restoring political balance: the first constitutional period and return to sultanic dominance.'
  3. ^ "Abdul Hamid II Collection -About this Collection- Prints & Photographs Online Catalog (Library of Congress)". www.loc.gov (në anglisht). Marrë më 2015-09-30.
  4. ^ "Sultan beaten, capital falls, 6,000 are slain". The New York Times (në anglisht). 25 prill 1909.
  5. ^ Vahan Hamamdjian (2004). Vahan's Triumph: Autobiography of an Adolescent Survivor of the Armenian Genocide (në anglisht). iUniverse. fq. 11. ISBN 978-0-595-29381-0.
  6. ^ Razmik Panossian (13 gusht 2013). The Armenians: From Kings and Priests to Merchants and Commissars (në anglisht). Columbia University Press. fq. 165. ISBN 978-0-231-13926-7.
  7. ^ Effendi, Ayberk (2011). Lions of the golden apple (në anglisht). Gjermani: Haqqbutler. fq. 167–170.