Jump to content

Debelldehu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Debëlldeu)
Debelldeh
Fshat

Debelldeh është një vendbanim në komunën e Vitisë, Kosovë.

Ky vendbanim është thellë i vendosur në Malësinë e Karadakut, i vendosur në një qafë malore në veriperëndim të malit Kopilaqë, në kufi me Maqedoninë. Në perëdim kufizohet me vendbanimin Mjak, kurse në jug me Tanushën cili ndodhet në teritorin e Maqedonisë.

Banorët e fshatit i përkasin të njëjtit fis me origjinë nga fisi Berisha e Kuqe dhe janë të ndarë në dy degë; Mëhalla e Fejzallarve me nëntë shtëpi dhe Mëhalla e Qorrollit me trembëdhjetë shtëpi. Gjatë shekullit të e tetëmbëdhjetë, paraardhësit e banorëve të fshatit i dëbuan të gjithë banorët serbë nga fshati.[1]

Në vitin 1901, fshati njihej si "Deblidel" dhe përbëhej nga një popullsi prej 117 banorësh, të gjithë myslimanë.[2] Bajraktar i fshatit ishte Halil Arifi.[3]

Fshati u bë një bastion i Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte vendi ku u mbajt Kongresi i Kopilaqesë të krerëve të Karadakut si Mulla Idriz Gjilani, Sulë Hotla, Jusuf Lipovica e të tjerë.[4]

Gjatë Luftës së Kosovës, pjesa më e madhe e fshatit u dogj dhe pronat u plaçkitën dhe 4 civilë nga fshati u vranë nga forcat serbe.[5][6]

Gjatë konfliktit në Maqedoni në vitin 2001, fshati u bë një bastion i UÇK-së, nga e cila u kryen shumë sulme ndaj forcave maqedonase.[7][8] Pas një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi dhe Maqedonisë, fshati krahas Mjakut duhej t'i jepej Maqedonisë, ideja u hoq pasi banorët vendas nga Dëbëlldehit dhe Mjakit u ngritën në armë dhe kërcënuan se do të fillonin një konflikt të ri, vendasit u mbështetën nga Militantë të AKSH-së dhe ish-komandantë të UÇK-së si Xhezair Shaqiri.[9]

Fshati i përket krahinës etnografike të Karadakut si nga ana kulturore ashtu edhe nga dialekti.[10] Fshati ka lidhje të ngushta kulturore dhe martesore me fshatrat e tjerë si Tanushë, Mjakë, Korbliq, Malinë, Brezë, Goshincë etj., të cilat rrethojnë malin e Kopilaqës.[10]

Në vitin 2011 fshati kishte 339 banorë, të gjithë shqiptarë dhe i përkisnin besimit islam.[11]

Të gjithë banorët i përkasin fisit Berisha dhe pasardhës kanë haplogrupin E-V13>L241.

  1. ^ Belgrad, Srpska akademija nauka i umetnosti (1934). Srpski etnografski zbornik (në serbisht). Srpska akademija nauka i umetnosti.
  2. ^ "Të dhëna burimore osmane mbi historinë dhe popullsinë e Kazasë së Gjilanit". Telegrafi. 2022-02-23. Marrë më 2024-03-19.
  3. ^ "Të dhëna burimore osmane mbi historinë dhe popullsinë e Kazasë së Gjilanit". Telegrafi. 2022-02-23. Marrë më 2024-03-19.
  4. ^ Selmani, Aliriza (2011). "NË PËRKUJTIM TË ATDHETARIT TË DEVOTSHËM, JUSUF BAFTJARI, ALIAS HOXHË LIPOVICA 1883-1948". Gjurmime Albanologjike - Seria e Shkencave Historike (41–42): 41–60. ISSN 0350-6258.
  5. ^ Kryelajmi (2017-04-13). "Pse "Dosja e Vitisë" për krimet serbe me shumë fakte e dëshmi mbeti e harruar nga drejtësia ?! • KRYELAJMI". KRYELAJMI (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-31.
  6. ^ "List of killed, missing and disappeared 1998-2000". www.hlc-rdc.org. Marrë më 2023-07-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ RATHFELDER, ERICH (2001-03-10). "Über die Grenze und in die Berge". Die Tageszeitung: taz (në gjermanisht). fq. 4. ISSN 0931-9085. Marrë më 2022-07-31.
  8. ^ Rathfelder, Erich (2012-10-22). Kosovo: Geschichte eines Konflikts (në gjermanisht). Suhrkamp Verlag. ISBN 978-3-518-79620-7.
  9. ^ "Banorët e Debelldesë, nën armë për kufirin - Arkiva Shqiptare e Lajmeve". www.arkivalajmeve.com. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2022. Marrë më 2022-07-31. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b "Nexhat Cocaj". Google Docs. Marrë më 2024-05-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Ethnic composition of Kosovo 2011". pop-stat.mashke.org. Marrë më 2024-05-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]