KS Flamurtari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga FK Flamurtari)
Shko te: navigacion, kërko

Klubi Sportiv Flamurtari Vlorë është një klub shqiptar futbolli profesionist me seli në qytetin jugor të Vlorës. Stadiumi i skuadrës është Stadiumi "Flamurtari" ku ata luajnë ndeshjet e tyre si vendas dhe konkurojnë momentalisht në Kategorinë Superiore, elita e futbollit shqiptar.

Themeluar në vitin 1923, Flamurtari është një nga klubet më të vjetra shqiptare, dhe gjithashtu është një nga klubet më të suksesshme shqiptare, duke fituar titullin e Kategorisë Superiore një herë në vitin 1991, gjithashtu katër herë Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën e Shqipërisë. Flamurtari është i njohur gjithashtu për fushatat e saj evropiane në vitet 1980', ku ata shkruajtën historinë e futbollit shqiptar duke arritur në gjashtëmbëdhjetë më të mirët e 1987–88 UEFA Cup, ku ata mposhtën gjigandët spanjoll Barcelonën por u eleminuan nga rezultati i përgjithshëm.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fillimet e ndeshjeve me të huajt vlonjatët, thuhet e dokumentohet, t'i kenë luajtur rreth vitit 1918, me marinarë të huaj që zbrisnin nga porti i Skelës drejt qendrës së qytetit. Kurse pas organizimit në shoqatë sportive, futbolli vlonjat, nga viti 1925 deri në vitin 1937, ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht në gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistë të Italisë .

Ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë, me ekipin e AEK-ut, për Kupën Ballkanike, në vitin 1980.

Pra, majat më të larta të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet 1980-1990, kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit, për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atë evropian.

Veçanërisht në vitin 1987, kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar.

Futbollistë të njohur[redakto | redakto tekstin burimor]

Emrat që e ngritën lart këtë qytet në futbollin e atyre viteve do të ishin: Arapi, Birçe, Petro Ruci, Çipi, Taho, Lushaj, Iliadhi, Gjondeda, Ferka, Zijai, Daullja, Gjyli, Rexhepi, Vasil Ruci, F.Ferko, Kushta, Memushi, Canaj, Bubeqi, etj, me trajnerë L.Çurin dhe S.Elmazin. Gjithashtu dhe nje nga emrat me te spikasur dhe me pritshmeri per te ardhmen e Flamurtarin, eshte Mariglen Musta.

Sukseset[redakto | redakto tekstin burimor]

Arritjet më të mëdha FK Flamurtari i ka në vitin 1991 kur fitoi titullin kampion, vitet kur është bërë tre herë fitues i Kupës së Shqipërisë: 1985, 1988 dhe 2009 si dhe vitet kur është bërë dy herë fitues i Superkupës së Shqipërisë: 1990, 1991.

Ekipi kampion[redakto | redakto tekstin burimor]

Lojtarët që varën medaljen e parë të kampionit do të ishin: Arapi, Bubeqi, Ciruna, Vito, Zijai, Behari, Shaqiri, Memushi, Lameborshi, Mëhilli, Lutaj, Dema, Biraçi, Çipi, Gjondeda, Iliadhi, Taho, Kushta, T.Arapi, Ziu, Daullja, V.Daullja me trajner E.Liçaj dhe Sh.Zile.

Trofetë[redakto | redakto tekstin burimor]

1985: Fitues i Kupës së Republikës.
1988: Fitues i Kupës së Republikës.
|2009: Fitues i Kupës së Shqipërisë.
1990-1991: Kampion Kombëtar i Kampionatit të 52-të të Futbollit.
1990: Fitues i Superkupës së Shqipërisë.
1991: Fitues i Superkupës së Shqipërisë.
|2014: Fitues i Kupës së Shqipërisë.

Lojtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra momentale[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 24 Dhjetor 2014[2]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Albania.svg Pt Ilion Lika
3 Flag of Albania.svg Mb Valdo Zeqaj
4 Flag of Albania.svg Mb Hektor Idrizi
6 Flag of the Netherlands.svg Mb Shkodran Metaj
8 Flag of Albania.svg Mb Julian Gjinaj
9 Flag of Kosovo.svg Mf Lorik Maxhuni
10 Flag of Macedonia.svg Mf Nijaz Lena
11 Flag of Albania.svg Mb Franc Veliu Kapiten
12 Flag of Martinique.svg Sm Bedi Buval
13 Flag of Albania.svg Mb Polizoi Arbëri
14 Flag of Albania.svg Mf Erjon Vucaj
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
15 Flag of Albania.svg Mf Ardi Qejvani
17 Flag of Albania.svg Mf Bruno Telushi
19 Flag of France.svg Mf Albin Hodža
20 Flag of Albania.svg Mf Taulant Kuqi
21 Flag of Albania.svg Sm Arbër Abilaliaj
21 Flag of Albania.svg Mf Dejvi Bregu
23 Flag of Albania.svg Sm Ardit Shehaj
24 Flag of Albania.svg Mf Denis Duda
66 Flag of Albania.svg Mf Aldo Llambi
77 Flag of Albania.svg Mf Arsid Kruja
89 Flag of Albania.svg Pt Klodian Xhelilaj

Akademia[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Albania.svg Pt Gentian Kellciu
Flag of Albania.svg Pt Bruno Xhekaj
Flag of Albania.svg Pt Migen Leka
Flag of Albania.svg Mb Gëzim Hatemaj
Flag of Albania.svg Mb Lorenc Metaj
Flag of Albania.svg Mb Amarildo Shehu
Flag of Albania.svg Mb Andi Hasani
Flag of Albania.svg Mb Vaskend Bleta
Flag of Albania.svg Mb Rinel Dumani
Flag of Albania.svg Mb Renato Llanaj
Flag of Albania.svg Mb Endri Arapi
Flag of Albania.svg Mb Xhon Dervishi
Flag of Albania.svg Mf Mateo Livanaj
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Albania.svg Mf Dejvi Bregu
Flag of Albania.svg Mf Elio Qarri
Flag of Albania.svg Mf Enea Alikaj
Flag of Albania.svg Mf Jetmir Aliaj
Flag of Albania.svg Mf Redon Mino
Flag of Albania.svg Mf Sildi Gjika
Flag of Albania.svg Mf Redion Fegaj
Flag of Albania.svg Mf Kevi Deliaj
Flag of Albania.svg Sm Romario Shenaj
Flag of Albania.svg Sm Ardit Hoxha
Flag of Albania.svg Sm Ledion Mone
Flag of Albania.svg Sm Xhuljano Lutaj
Flag of Albania.svg Sm Adelajd Resulaj

Stafi drejtues[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ World Stadiums (Stadiumet Botërore)
  2. ^ Squad of KF Flamurtari Soccerway, 24 Dhjetor 2014

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]