Jump to content

Gjimnazi "Qemal Stafa"

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjimnazi "Qemal Stafa"
Fasada e Gjimnazit "Qemal Stafa"
Të dhëna
LlojiShkollë e Mesme Publike
MottoGjimnazi i njerëzve të mëdhenj-Tradita vazhdon!
Themeluar më1925
KryetariJozefina Gjini
DrejtoriKlotilda Jaupi
Personeli mësimor63
Enrollment1201
Faqja e internetitgjimnaziqemalstafa.rf.gd

Gjimnazi "Qemal Stafa" është një shkollë e arsimit parauniversitar, e cila gjendet në perëndim të qytetit të Tiranës, në njësinë administrative Nr. 10, në rrugën e Durrësit, në afërsi të sheshit "Karl Topia". Fillimisht i quajtur Gjimnazi i Tiranës, ky gjimnaz mori më pas emrin e ish-nxënësit të tij, Qemal Stafa, pasi ra dëshmor më 5 Maj 1942. Gjimnazi u rendit në vendin e parë si gjimnazi më i mirë i Tiranës në kartën e performancës për vitin shkollor 2020-2021.

Pas Triumfit të Legalitetit, kryeministri Ahmet Zogu u dekretua çelja e liceut të Tiranës. Ndërtesa ku u vendos liceu ishte shtëpia e Osman Myderizit.

Shkolla, e çelur fillimisht me një drejtor, katër profesorë, dy mësues dhe njëzetepesë nxënës, do të radhitej ndër vite si shkollë elitare e arsimit kombëtar, duke luajtur një rol të rëndësishëm në progresin e tij.

Mësuesit dhe nxënësit e këtij gjimnazi kanë dhënë një kontribut të paçmueshëm si pjesë e shkencës dhe kulturës shqiptare. Ata kanë qënë njerëz të shquar që kanë bërë emër në fusha të ndryshme duke shkruar kështu me gërma të arta historinë e suksesit të këtij gjimnazi.

Në vitet 1947-1948 shkollës iu dha emrin “Qemal Stafa” në nderim të ish-nxënësit të saj, i vlerësuar për inteligjencën dhe talentin e tij. Për kontributin dhe vlerat e tij, Qemal Stafa, u bë heroi i parë i vendit, për nderin tone dhe të shkollës.

Logoja klasike në fasadën e shkollës

Pjesë e stafit pedagogjik të kësaj shkolle kanë qënë personalitete të artit, kulturës dhe shkencës shqiptare si : Mësuesi i popullit Zoti Anton Deda drejtor i shkollës në vitin 1940-1944, Lasgush Poradeci, Nonda Bulka, Abdurrahim Buza, Skënder Luarasi, Arshi Pipa, Vedat Kokona, Anton Mazreku, Minella Karajani, Mark Gurakuqi, Kostandin Trako, Naun Stralla, Lirak Dodbiba, Skender Anamali, Nexhat Hakiu, etj. Tetëmbëdhjetë prej tyre janë “Mësues të Popullit” dhe dymbëdhjetë “Mësues të Merituar”.

Të njohura janë tashmë kontributet e kësaj shkolle dhënë edhe për zhvillimin e arsimit shqiptar përmes figurave të njohura të profesorëve Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Aleks Buda, Dhimitër Shuteriqi, Petraq Pepo, Gjergj Canco, Sali Ceka, Qazim Turdiu, Aqif Selfo, Ahmet Gashi, Avni Zajmi, Qamil Bala, Vangjel Gjikondi, Mihal Sherko, Karl Gurakuqi, Hysni Babameto, Safet Butka, Gavril Meksi, Aleko Tashko, Mihal Zallari, Stefan Prifti, Kadri Baboçi, Siri Shapllo, Gaqo Marko, Rudolf Papristo, Fadil Repishti, Sadete Cuci, Ibrahim Babamusta, etj.

Personalitete të gjimnazit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot shkolla është e rikonstruktuar.

  • Shkolla ofron 34 Klasa (10,11,12 ), 2 Laboratore IT, 1 Laborator kimie, 1 laborator fizike, Bibliotekë, Sallën e aktiviteteve, 2 Salla mësuesish dhe Ambjentin e Qeverisë së Nxënësve.
  • Kabineti i Gjuhes së huaj, Biologjisë, si dhe muzeu i shkollës janë në proçes të ringritjes.
  • Ofron terrene sportive dhe palestër
  • Shkolla Qendër Komunitare dhe miqësore për të gjithë
  • Fokusi ynë në SHQK është fusha: Sigurimi i arsimit cilësor për çdo nxënës.

Drejtor: Klotilda Jaupi

Nëndrejtor: Marjeta Manja, Rovena Caushi.

Letërsi - Histori Arti: Rovena Caushi, Albana Haxhiu, Argita Fuga, Gentiana Fida, Mirela Celami, Elfrida Seiti, Erdisa Osmani, Manjola Zyka, Florinda Jorgji.

Matematikë: Arta Shehu, Artan Sako, Drita Marku, Enkeleda Dumani, Luara Bono, Margarita Facaj, Arjola Goga.

Biologji - Kimi: Klotilda Jaupi, Refide Xhafkollari, Mimoza Taga, Neviana Kosova, Xhensila Duzha, Junida Mato.

Fizikë - TIK - Teknologji: Elisabeta Drita, Luljeta Gjergo, Liliana Halluni, Eleni Sulo, Emirjana Hykaj.

Gjuhët e Huaja: Eleni Tafilaj, Etleva Shpani, Valentina Lamaj, Donika Curraj, Neda Leçini, Fatbardha Abazi.

Histori - Gjeografi: Bashkim Boseta, Dafina Neshi, Doriana Çomeni, Tatjana Shehu, Hasan Stafa, Majlinda Como.

Shkenca Sociale: Ylli Pitarka, Amalinda Kori, Dafina Meshi, Rozvana Arbana, Sabie Parruca,

Edukim Fizik: Albana Bardhi, Marjeta Zavalani, Zhulieta Roci, Rozeta Shllaku, Majera Maraja, Panajot Dilo, Hans Lala.

AktivitetetVeprimtari në Gjimnazin Qemal Stafa

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Gjimnazi Qemal Stafa është pjesëmarrës dhe realizues i një sërë projektesh të suksesshme, të menaxhuara në shumicën e rasteve nga vetë nxënësit, duke arritur të krijojë individualitet të spikatur, që shfaqet në shumë veprimtari:
  • RYCO Superschools, shkëmbim ndërkulturor shkollash mes gjimnazit "Qemal Stafa" dhe gjimnazit “Meša Selimović” në Tuzla, Bosnje-Herzegovinë përgjatë muajve prill-maj 2022
  • Student Video Contest 2022[4], organizuar nga IAEA, në të cilin grupi i shkollës - me nxënësit Egnald Çela, Ana Këlliçi, Alkid Shuli dhe Ortensia Kosta - u rendit në Top 5 në shkallë botërore
  • Tirana Art Fest 2022, çmimi "Shkolla e Talenteve"
  • Themelimi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve "Qemal Stafa" me drejtues dhe regjizor nxënësin Ibrahim Rrustemaj në tetor 2023
  • Për një Tiranë të integruar në biodiversitet, në bashkëpunim me ambasadën gjermane dhe Bashkinë e Tiranës (Vendi i Parë)
  • Ligji për të drejtat e autorit (vendi i parë)
  • Programuesit e rinj (vendi i parë)
  • Integrimi në BE, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit (vendi i parë)
  • Poezia më e mirë (vendi i parë)
  • Festivali teatror i shkollave të mesme “Shfaqja më e mirë”
  • Për një Tiranë të pastër
  • Etika dhe biznesi
  • Thuaj jo dhunës
  • Qytetarë kundër korrupsionit në bashkëpunim me ambasadën amerikane
  • Policimi ne komunitet me qendrën sociale për të drejtat dhe integrimin e individeve dhe grupeve në nevojë.
  • Qarkullimi rrugor.
  • Lufta kundër drogës e alkoolit , në bashkëpunim me policinë e shtetit.
  • Përkujtojmë sëbashku nxënësit dhe mësuesit dëshmorë të gjimnazit. (nën kujdesin e zj. Mirela Kumbaro, ministre e kulturës)
  • Aktivitete për pastrimin dhe ruajtjen e mjedisit në qytetin e Tiranës.
  • Aktivitete me fëmijë të fshatit SOS, ndihma për këta fëmijë.
  • Ndihma humanitare me fëmijët e sëmurë në spitalin pediatrik në Tiranë
  • Projekt në kuadër të nismës “Të ushqehemi shëndetshëm-Panairi ushqimorë- Tradita shqiptare”.
  • Aktivitet në bashkëpunim me Ecovolis “Të japim ndihmën tonë për pastrimin e bukurive natyrore të Tiranës”
  • Veprimtari me gjimnazistët në fushën e Multimedias, me prezantimin e filmit “Versioni im” (iniciativë e maturantëve të shkollës)
  • Projekti “Histori Amerikane në sytë e adoleshentëve”
  • Projekti “iCLUB- Programimi për të gjithë” (vendi i parë në Tiranë)
  • Në shkollë është ngritur klubi i teatrit, baletit, këngës, filmit, vizatimit, fotografisë etj.
  1. ^ "Belinda Balluku".
  2. ^ "Etilda Gjonaj", Wikipedia (në anglisht), 2022-04-08, marrë më 2023-03-27
  3. ^ "Karolina Kostallari - Bashkia Tirane". tirana.al. Marrë më 2023-03-27.
  4. ^ "Gjimnazistët e "Qemal Stafës", promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit". Albanews (në anglishte amerikane). 2022-08-02. Marrë më 2023-10-14.