Jump to content

Grupi i shtatëmbëdhjetë i elementeve kimike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Halogjenet)

Ky grup përbehet nga këto elemente :

Etimologjia e emrit vjen nga fakti qe mund te krijojnë kripëra me metalet. Ne shtresën e jashtme kane 7 elektrone, kështu qe kane tendence te marrin një elektron, ne kripërat jonike ose te jonizuara ne ujë shfaqen me ngarkese negative. Janë elementet me elektronegative dhe ne gjendje elementare formojnë molekula biatomike. Mund te reagojnë dhe midis tyre duke formuar molekula si BrF, ICl e ClF. Ne temperature mjedisi fluori dhe klori janë gaze, bromi është lëng, jodi dhe astati janë te ngurte, edhe pse astati është aq i rralle e i paqëndrueshëm sa zakonisht nuk konsiderohet. Me metalet formojnë kripëra me formule My+ X y ku X është halogjeni dhe M metali, formojnë dhe hidracide binare me formule HX (HF, HCl, HBr, HI). Halogjenët janë shume reaktive dhe ne sasi te mjaftueshme mund te jene letale për organizmat biologjike. Fluori është me reaktivi dhe ne fakt reagon dhe me gazet e dobët ; klori dhe bromi përdoren si dizinfektante. Klori është halogjeni me i bollshëm ne Toke, ku gjendet si jon klorur, gjithmonë ne formën jonike është i vetmi halogjen i nevojshëm për organizmin njerëzor. Iodi nevojitet ne sasi minimale për prodhimin e hormoneve tiroidale. Fluori përdoret ne prodhimin e pastave te dhemebve sepse formon një shtrese qe forcon zmaltin.

Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.