Jump to content

Kalciumi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalciumi

Kalciumi është element kimik me simbolin Ca dhe numrin rendor 20. Bën pjesë në grupin e metaleve alkalino-tokësore. Është metal vezullues i bardhë me shkëlqim të argjendtë. Më së shpeshti në natyrë gjendet në formë të karbonatit të kalciumit (CaCO3). Karbonati i kalciumit mund të jetë në formë të gurit gëlqëror, ose të mbetjeve të fosilizuara të kafshëve ujore të hershme. Kur guri gëlqëror i nënshtrohet temperaturës dhe shtypjes së lartë në thellësi të tokës, ai shëndrrohet në mermer.

Përhapja në natyrë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kalciumi është elementi i pestë më i përhapur në koren e tokës, me pjesëmarrje mase 3.63%. Mineralet kryesore të tij janë: karbonatet, silikatet, sulfatet, floruret dhe fosforet. Karbonati i kalciumit (CaCO3), është përbërës i vargmaleve të shumta. Ai gjendet në formë të gurit gëlqeror , kalcitit , mermerit , aragonitit dhe shkumësit. Në natyrë gjenden edhe mineralet anhidriti (CaSO4), fosforiti (Ca3(PO4)2), gjipsi (CaSO4 • 2H2O), etj.

Kalcium i pastër

Emri "Kalcium" rrjedh nga fjala latine(calx-gëlqere). Kalciumi i pastër u zbulua në vitin 1808 nga H.Dejvi. Ai e përfitoi atë me elektrolizën e klorurit të kalciumit të shkrirë (CaCl<sub>2</sub>).

Vetitë Fizike dhe Kimike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kalciumi është metal i butë dhe shumë reaktiv. Gjatë nxehjes në ajër, shëndrrohet në oksid kalciumi:

+ -->

Kalciumi me ujë reagon dhe jep hidroksidin e kalciumit, duka liruar hidrogjenin si gaz:

+ --> +

Po ashtu, oksidi i kalciumit (gelqershja e pashuar - jostabile) reagon me ujë dhe fitohet hidroksidi i kalciumit(gëlqerja e shuar - stabile):

+ -->

Eshtrat e shtazëve dhe të njeriut përmbajnë kalcium në formë fosfatesh dhe karbonatesh. Mungesa e kalciumit në eshtra manifestohet me sëmundjen e quajtur Rakitis. Jonet Ca2+ ndodhen në gjak dhe ndikojnë në punën normale të zemrës. Ato kanë ndikim edhe në koagulimin e gjakut. Bimët e grumbullojnë kalciumin në trung, fruta dhe gjethe. Kripërat (sulfatet dhe bikarbonatet) e kalciumit dhe magnezit ndodhen edhe në ujë, dhe përbëjnë fortësinë e tij.

Shënime dhe referenca

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]