Jump to content

Klori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
17 sulfurchlorineargon
F

Cl

Br
Të dhënat e përgjithëshme
Emri, simboli, numri chlorine, Cl, 17
Seritë kimikediatomic nonmetale
Grupi, perioda, blloku 173, p
Pamjagaz i zbehtë i verdhë në jeshil
Skeda:Chlorine ampoule.jpg.jpg
Pesha standarde atomike 35.45(1) g·mol−1
Konfigurimi i elektronik [Ne] 3s2 3p5
Elektrone për mbulojë 2, 8, 7
Vetitë fizike
Fazagas
Dendësia(0 °C, 101.325 kPa)
3.2 g/L
Pika e shkrirjes171.6 K
(-101.5 °C, -150.7 °F)
Pika e vlimit239.11 K
(-34.04 °C, -29.27 °F)
Pika kritike416.9 K, 7.991 MPa
Nxehtësia e shkrirjes(Cl2) 6.406 kJ·mol−1
Nxehtësia e avullimit(Cl2) 20.41 kJ·mol−1
Kapaciteti i nxehtësisë(25 °C) (Cl2)
33.949 J·mol−1·K−1
Shtypja e avullit
P/Pa 1 10 100 1 k 10 k 100 k
at T/K 128 139 153 170 197 239
Vetitë atomike
Struktura kristaloreorthorhombic
Gjendja e oksidimit7, 6, 5, 4, 3, 2, 1, -1
(strongly acidic oxide)
Elektronegativiteti3.16 (shkalla Pauling)
Energjia e jonizmit
(më shumë)
1st: 1251.2 kJ·mol−1
2nd: 2298 kJ·mol−1
3rd: 3822 kJ·mol−1
Rrezja kovalente102±4 pm
Rrezja e Van der Valsit175 pm
Të ndryshme
Radhitja magnetikediamagnetic[1]
Rezistenca elektrke(20 °C) > 10 Ω·m
Përcjellshmëria termike(300 K) 8.9-3  W·m−1·K−1
Shpejtësia e zërit(gas, 0 °C) 206 m/s
Numri CAS i regjistrimit7782-50-5
Izotopet e selektuara
Main article: Izotopet e chlorineit
izo PN gjysëm-jeta SHR SHE (MeV) DP
35Cl 75.77% Cl është stabil me 18 neutrone
36Cl trace 3.01×105 y β 0.709 36Ar
ε - 36S
37Cl 24.23% Cl është stabil me 20 neutrone
Referimet

Kutia: shiko  diskuto  redakto

Klori është element kimik i cili sëbashku me Jodin (I), Bromin (Br), Astasin (At) dhe Flourin (F) bëjnë pjesë në grupin e 17-të të sistemit periodik duke u identifikuar edhe si substanca (lat.) halogjene që do të thotë (sq.) kripëformues. Klori në nivelin e jashtëm energjetik ka 7 elektrone të cilat paraqesin edhe valencën e tij. Klori formon jone negative kur bashkohet me atomet e elementeve të tjera dhe arrinë konfiguracionin stabil sikurse të gazrave fisnike me elektrone në nivelin e jashtëm energjetik. Klori si element halogjen me metale formon konponime jonike, ndërsa me jometale formon konponime me lidhje kovalente. Klori në temperaturë të zakonshme gjindet si element dy atomik Cl2.

Klorin e zbuloi kimisti suedez Karl Vilhelm Shele (Karl Wilhem Scheele) më 1774 me ngrohjen e acidit klorhidrik (HCl) me dioksidin e manganit. Emri klor rrjedh nga fjala (grek.) kloros që do të thotë (sq.) ngjyrë e gjelbër.  Ai e quajti atë "ajër i acidit muriatik të " pasi është një gaz dhe vinte nga acidi klorhidrik (i njohur atëherë si "acidi muriatik"). Rreth vitit 1630, klori u njoh si gaz nga kimisti dhe fizikanti Jan Baptist van Helmont.

Përhapja në natyrë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klori është element halogjen (kripëformues) më i përhapuri në korën e Tokës. Meqënese klori është shumë aktiv ai nuk mund të gjindet në natyrë si substancë elementare por vetëm si komponim. Ai gjithashtu gjindet edhe në disa liqene të njelmëta duke ndihmuar në formimin e kripës së kuzhinës në reaksion me natriumin (Na), sipas reaksionit kimik Na + Cl → NaCl. Ai gjendet edhe në fromë të mineraleve të halit ose të kripës së gurit siç janë: NaCl, silvin, KCl, silvinit NaCl, KCl, karnalit, MgCl2 pastaj 6H2O etj.

Mënyrat e Përfitimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klori përfitohet në dy mënyra në laborator dhe në industri. Klori përfitohet edhe me oksidimin e acidit klorhidrik (HCl), me dioksidin e manganit (MnO2), permanganatin e kaliumit (KMnO4), me dikromat kaliumit (K2Cr2O7) etj. Në laborator klori përfitohet sipas reaksionit: 4HCl + MnO2 → MnCl2 + Cl2 + 2H2O Nga ana tjetër me elektrolizën e tretësirës së klorurit të natriumit, NaCl, ku përftohen tri produkte kryesore: hidrogjeni, H2 që reduktohet në katod (-), klori, Cl2 që oksidohet në anodë (+), ndërsa hidroksidi i natriumit NaOH mbetet në tretësirë. Klori në industri përfitohet sipas reaksionit kimik: 2NaCl + 2H20 → 2NaOH + Cl2 + h2o

Klori në kushte të zakonshme është substancë me ngjyrë të verdhë në të gjelbër ai është 2,5 herë më i rëndë sesa ajri, ka erë dherëse ngulfatëse dhe është shumë helmues. Tretet mirë në ujë dhe formon tretësirën ujore të klorit që quhet "ujë klori".

Klori është element shumë reaktiv ai bashkëvepron me metale, gjysmëmetale, jometale. Klori me oksigjenin (O) formon disa lloje oksidesh siç janë: (ClC2CO, Cl2O3, Cl2O5,Cl2O7) me valencë ose numër oksidues +1, +3, +5, +7. Klori bashkëvepron drejtëpërdrejtë me metale dhe formon kloruret përkatëse si p.sh. kloruri i natriumit (KCl), kloruri i magnezit (MgCl2), kloruri i aluminit (AlCl3) etj. Klori bashkëvepron edhe me baza, por produktet e reaktantëve varen kryekëput nga kushtet në të cilat zhvillohet reaksioni qofshin ato natyrore apo artificiale. Në të ftohtë klori bashkëvepron me hidroksidin e natriumit (NaOH) duke përfituar hipokloritin e natriumit sipas reaksionit: 2NaOH + Cl2 → NaCl + NaOCl + H2

Klori gjen zbatim ne shumë fusha, Klori (Cl) gjithashtu përdoret edhe për dezinfektimin e ujit mirëpo vetëm kur bashkëvepron me oksigjenin (O) sepse i vetëm në ujë ka veti helmuese. Klori gjithashtu përdoret edhe në industri si në ate të tekstilit për zbardhjen e leshit, pastaj pë përfitimin e lëndëve plastike, të pesticideve, të letrës, të helmeve kimike, p.sh klori si helm për herë të parë u përdor në Luftën e Parë Botërore nga gjermanët kundër francezëve në pjesën e frontit Iperi më 22 prill 1915. Në këtë sulm u helmuan afër 15000 ushtarë francezë ku si pasojë vdiqën 5000 prej tyre.


Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.

  1. ^ Magnetic susceptibility of the elements and inorganic compounds, in Stampa:RubberBible86th