Jump to content

Lista e monumenteve në Vushtrri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamja e Vushtrrisë nga Bukoshi

Monumente kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Hamami i Vjetër (Vushtrri) Hamami i qytetit në Vushtrri është një monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë arkitekturale i cili gjendet në qendër të qytetit. Ky hamam, ndoshta i të njëjtës kohë me Xhaminë e Gazi Ali BeutVushtrri (shek. XV) përbën një nga hamamet më të hershme në Ballkan. Sipas burimeve historike, Hamami i Vushtrrisë është ndërtuar në dy faza. Pjesa e ambientit të brendshëm me tri kupola është ndërtuar në shek. XV nga ana e Gazi Ali Beut gjersa pjesa hyrëse me gurë shtufi thuhet se është ndërtuar në shek. XVII. Hamami shërbente si banjë publike për meshkuj dhe femra, të cilët e përdornin me radhë në ditë të caktuara. Sipas vushtrriasve, përveç larjes Hamami është shfrytëzuar nga qytetarët edhe si hapësirë për relaksim, me muzikë dhe shërbim të çajit.[1] 42°48′35″N 20°53′23″E / 42.809694°N 20.889694°E / 42.809694; 20.889694
Hamami i Vjetër në Vushtrri
2 Ndërtesa e Arkivit të Vjetër në Vushtrri Ndërtesa e Arkivit të Vjetër në Vushtrri është një monument i trashëgimisë kulturore në Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër X022 (1140/101010). 42°49′21″N 20°57′53″E / 42.822530°N 20.964660°E / 42.822530; 20.964660
Ndertesa e Arkivit të Vjetër Historik në Vushtrri
3 Kalaja e Vjetër (Vushtrri) Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë është një monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë arkitekturore në qytetin e Vushtrrisë. Kalaja ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Në burimet historike përmendet si Kala e Vjetër. Kjo nënkupton se Kalaja vertetë është e lashtë. Gjatë historisë Kalaja përmendet nga kronistët dhe gjeografët e ndryshëm. Evlia Çelebiu në shekullin e XVII e përmend Vushtrrinë dhe thotë së më 1389 (792 h) Sulltan Murati I (Gazi Hudavendingar), pas pushtimit e shkatërroi Kalanë. E rindërtuar disa herë, ajo ka arritur të mbijetojë deri më sot. 42°49′20″N 20°58′03″E / 42.822222°N 20.967500°E / 42.822222; 20.967500
Kalaja e Vjetër në Vushtrri
4 Kompleksi arkitektonik në Gumnisht Kompleksi arkitektonik i Gumnishtit është një monument i trashëgimisë kulturore i cili gjendet në fshatin GumnishtVushtrrisë.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Kompleksi arkitektonik në Gumnisht
5 Kulla e Azem dhe Shotë Galicës Kulla e Azem dhe Shotë Galicës është një monument i trashëgimisë kulturore në Galicë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Kulla e Azem dhe Shotë Galicës
6 Kulla e Kadri Hysenit Kulla e Kadri Hysenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Ashlan, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Kulla është e ndërtuar në shekullin XIX, nga gurët e gdhendur, në oborrin e gjerë të rrethuar me mur guri. Kulla është dykatëshe, ku përveç dritareve të hapura në formë katërkëndëshi hapje këto të realizuara me kërkesat e kohës, karakterizohet edhe me frëngji të hapur në të katër anët gjë që bënë të kuptohet se Kulla në fillim ndriçohej vetëm nga hapësira e frëngjive duke pasur parasysh rolin dhe funksionin e saj historik të kohës. Kulmi është i mbuluar me qeramidhe. Përveç kullës karakteristike janë edhe objektet përcjellëse të saj prej të cilave dallohen dyert e drurit të mbuluara me kulm, muri i oborrit nga guri si dhe rrethi i pusit (bunarit) të ujit i punuar po ashtu nga guri masiv.
Kulla e Kadri Hysenit- Ashlan
7 Kulla e Zejnullah Beut Kulla e Zejnullah Beut është një monument i trashëgimisë kulturore në Balincë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Kulla një kohë ka shërbyer si shtëpi e banimit e Zejnullah Beut. Ajo është e ndërtuar në fillim të shek. XX, si pjesë e shumë pronave që i kishte në pronësi ky tregtar i pasur. Besohet se objekti fillimisht ishte ndërtuar si vilë pushimore, pasi që familja jetonte në shtëpitë dhe pronat tjera që kishin në rajonin e Vushtrrisë. Si patriot dhe arsimdashës, Zejnullah Beu e la këtë shtëpi të përdoret si shkollë. 42°48′31″N 20°53′25″E / 42.808630°N 20.890357°E / 42.808630; 20.890357
Kulla e Zejnullah Beut
8 Mulliri i Hajrizit (Mulliri i Zotnisë) Mulliri i Hajrizit (Mulliri i Zotnisë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekonicë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Në lagjen “Mustafa” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në pjesën veriore, në distancë nga qyteti i Vushtrrisë 7,5 km, gjendet Mulliri i Zotnisë. Mullirin thuhet se e ka ndërtuar zotëria i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Mulliri i Zotnisë ka shërbyer për bluarjen e drithërave (misër, grurë). Mulliri me dimensionet afërsisht 10 x 5 metra është ndërtuar nga guri i përforcuar nga hatulla horizontale druri me një konstrukt kulmi katërfaqësor të mbuluar me tjegulla mediterane. 42°51′51″N 20°56′28″E / 42.864280°N 20.941134°E / 42.864280; 20.941134
Mulliri i Hajrizit (Mulliri i Zotnisë)
9 Muri i Zotnise (Smrekonicë) Muri i Zotnisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekonicë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor". Në lagjen “Kajtazi” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në një distancë afro 7 km nga qyteti, gjendet Muri i Zotnisë. Murin thuhet se e ka ndërtuar Zotnia i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Muri rrethues ka pasur karakter mbrojtës për objektet që rrethonte ai. I ndërtuar nga gurët e formësuar arrinte lartësi deri në 4 m, i mbuluar me kulm dyfaqësor me konstruksion druri të veshur me tjegulla meridianë. Thuhet se zotnia ka qenë një pasanik i kohës, por në të njëjtën kohë ka qenë edhe si administrator i këtij fshati.
Muri i Zotnisë (Smrekonicë)
10 Ura e gurit (Vërnicë) Ura e Vjetër e Gurit në Vërnicë (Vrri) është një monument i trashëgimisë kulturore në Vrri (Vërnicë), Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
Ura e Vërnicës
11 Ura e Gurit (Vushtrri) Ura e Vjetër e Gurit është një monument tjetër i vjetër i trashëgimisë kulturore i cili gjendet në qytetin e Vushtrrisë. Ura gjendet në pjesën veriperëndimore të hyrjes së qytetit. Sipas hulumtimeve të fundit llogaritet të jetë ndër urat më të vjetra të llojit të vetë në Kosovë. Ajo lidhte fshatrat e rrëzë Çyçavicës me qytetin e Vushtrrisë dhe nëpërmes Grykës së Klysyrës e lidhte Rrafshin e Kosovës me rajonin e Drenicës. Po nëpër këtë urë kalonte edhe rruga e cila e lidhte qytetin e Vushtrrisë me stacionin e trenit në fshatin Shtruerë. Urën e Gurit në Vushtrri e përmendin edhe udhëpërshkrues të ndryshëm të kohës, si psh. francezi Filip Difre - Kane (1573) i cili mes tjerave thot edhe këtë:"...prej aty arritëm në Vushtrri, qytet i madh me xhami të shumta, dhe me urë të madhe të gurit ". Sipas shënimeve osmane të vitit 1873/74, Vushtrria ishte një kasaba me tri xhami, një konak shtetëror ... me dy ura mbi lumin Sitnicë, njëra prej druri e tjetra prej materialit të fortë guror. 42°49′25″N 20°57′37″E / 42.8236°N 20.9603°E / 42.8236; 20.9603
Ura e Vjetër e Gurit
12 Ura e Hekurit në Vushtrri Ura e Hekurit në Vushtrri është një urë që kalon mbi Lumin e Tërstenës dhe e tëra është e ndërtuar me material të hekurit. Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 1928 ndërsa është finalizuar në vitin 1934, njësoj sikurse edhe Ura e Ibrit në Mitrovicë.[3] Ura ka një gjatësi prej 27 metrash, gjërësi prej 5.5 metrash ndërsa pesha maksimale e lejuar mbi urë është 18 ton (18 000 kg).[4]
Ura e Hekurit në Vushtrri.
13 Ura e Silnicës (Vushtrri) Ura e Sitnicës në Vushtrri është një urë mbi Lumin e Sitnicës dhe e cila është ndërtaur në vitin 1980. Materiali i përdorur për ndërtimin e kësaj ure është kryesisht betoni.
Ura e Silnicës në Vushtrri
14 Ura e Pestovës Ura e Pestovës është një urë mbi Lumin e Sitnicës në fshatin PestovëKomunës së Vushtrrisë. Karakteristikë e saj është se e tëra është ndërtuar nga materiali i drurit.
Ura e Pestovës
15 Çeshmja e Kalasë në Vushtrri
Çeshmja e Kalasë në Vushtrri
16 Nishani i Mustafë Beut

Lokalitete arkeologjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Fortesa antike (Gradina e Malokëve) Fortesa Antike në Samadrexhë e njohur edhe si Gradina e Malokëve është një monument i trashëgimisë kulturore në Samadrexhë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 249/71 (3104). 42°49′52″N 21°02′53″E / 42.8311°N 21.0481°E / 42.8311; 21.0481
Fortesa Antike - Gradina e Malokëve
2 Gërmadhat e Kalasë në Duboc 42°46′40″N 20°53′48″E / 42.777704°N 20.896652°E / 42.777704; 20.896652
Kalaja e Dubocit
3 Gjurmët e vilës romake në Pestovë 42°47′06″N 20°59′56″E / 42.785109°N 20.998956°E / 42.785109; 20.998956
Villa Rustica (Pestova)
4 Kalaja (Gjyteti) në Strofc 42°42′29″N 20°58′50″E / 42.707994°N 20.980610°E / 42.707994; 20.980610
Kalaja e Strofcit (Gjyteti)
5 Lokaliteti Arkeologjik "Te jorgovanët"
6 Gërmadhat e Gjytetit në Shalc
7 Lokaliteti Arkeologjik Ligata
8 Lokaliteti arkeologjik në Lluki
9 Lokaliteti arkeologjik në Mirash të Vushtrrisë
Lokaliteti arkeologjik në Mirash të Vushtrrisë
10 Lokaliteti arkeologjik Seishtë (Te shpija)
Lokaliteti arkeologjik Seishtë (Te shpija)
11 Lokaliteti arkeologjik Seishtë (Çeremidëhane)
12 Vendbanimi parahistorik dhe antikitetit të vonë në Zhilivodë
Vendbanimi parahistorik dhe antikitetit të vonë në Zhilivodë
13 Lokaliteti arkeologjik Livadhi i Vitoshit
Lokaliteti arkeologjik Livadhi i Vitoshit

Shtëpi të vjetra

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Shtëpia e Shaban Agës
Shtëpia e Shaban Agës
2 Shtëpia e Nezir Hysenit
Shtëpia e Nezir Hysenit
3 Shtëpia e Familjes Bunjaku - Pantina
4 Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Vushtrrisë afër lumit Tërstenë. Sipas të dhënave historike dhe banorëve lokal shtëpia në fjalë besohet të jetë ndërtuar kah fundi i shekullit XIX, si shtëpi banimi. Në kohën e vonë të Perandorisë Osmane në këtë shtëpi janë vendosur organet e pushtetit komunal (Beledije). Shtëpia edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ka shërbyer si ndërtesë e administratës komunale, më vonë (rreth viteve 1960 - 1970 ) ka shërbyer si ambulancë, e pas vërshimeve të ujit në vitin 1978 shtëpia është shfrytëzuar për strehim nga familjet që kanë pasur dëmtime nga vërshimi.[5]
Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit
5 Shtëpia e Zymer Musiqit
Shtëpia e Zymer Musiqit
6
Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Kisha mesjetare në Smrekonicë Kisha mesjetare në Smrekonicë është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekonicë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
2 Kisha mesjetare dhe lokaliteti parahistorik në Samadrexhë Kisha mesjetare dhe lokaliteti parahistorik në Samadrexhë është një monument i trashëgimisë kulturore në Samadrexhë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturale" dhe Arkeologjike.
Kisha mesjetare dhe lokaliteti parahistorik në Samadrexhë
3 Teqja e qytetit (Vushtrri) Teqja ose tyrbja e qytetit gjendet në parkun e qytetit të Vushtrrisë, afër shkollave të mesme. Arkitektura e saj është në formë të tetëkëndshit, brenda së cilës gjinden gjashtë varre, të cilët konsiderohen të jenë varret e shehlerëve, por ka edhe mendime se këto varreza janë të njerëzve që kanë pasur grada të larta ushtarake në kohën e Perandorisë Osmane.
Teqja e Vushtrrisë
4 Xhamia e Gazi Ali Beut Xhamia e Gazi Ali Beut ndodhet në bërthamen e vjetër të qytetit të Vushtrrisë, në largësi prej 100 m nga Hamami i vjetër. Xhamia u ndërtua nga mesi i shek. XV nga ana e Gazi Ali Beut. Që nga fillimi e deri në ditët e sotme Xhamia gjithherë ka sherbyer si objekt sakral për ritet dhe ceremonitë fetare të komunitetit mysliman. Xhamia përbehej nga salla e lutjeve, me elementet tjera, orenditë e fiksura si dhe minarja. Deri në vitin 1999, edhe pse me disa intervenime të vogla xhamia kishte ruajtur tiparet arkitektonike orgjinale. Me rastin e shkatërrimit të xhamisë në vitin 1999, ajo pas disa muajve u rindërtua duke mos ruajtur asnjë tipar arkitektonik nga orgjinali, përfshirë dhe hapësirat tjera dhe të minares.[6]
Xhamia e Gazi Ali Beut
5 Xhamia Karamanli Xhamia Karamanli është një monument i kulturës në qytetin e Vushtrrisë.
Xhamia Karamanli - Vushtrri
6 Kisha e Vushtrrisë Kisha e Vushtrrisë i është kushtuar Shën Elias dhe është ndërtuar në vitin 1834 mbi themelet e një kishe të vjetër ortodokse (ndoshta një kishë paleokristiane) në pjesën lindore të Vushtrrisë, ku ishin gjetur artefakte të varrosura kishtare. Muralet në muret e kishës janë pikturuar në vitin 1871 nga një mjeshtër nga Dibra.
Kisha e Vushtrrisë

Monumente natyrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Monumente natyrore të mbrojtura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Trungu i shpardhit në Zhilivodë Trungu i shpardhit (Latin: Quercus frainetto) në Zhilivodë si monumnet i natyrës me karakter botanik.
2 Trungjet e dushkut në Druarë Trungjet e dushkut (Latin: Quercus sp.) në Druarë si monumnet i natyrës me karakter botanik.
3 Kompleksi i trungjeve të dushkut në Galicë Kompleksi i trungjeve të dushkut (Quercus sp) në Galicë si monument i natyrës me karakter botanik..
4 Trungu i bungut në Shtitaricë Trungu i bungut (Latin: Quercus petraea) në Shtitaricë (Shtruerë) si monument i natyrës me karakter botanik.
Lisi i Bungut në Shtruerë
5 Trungu i rrënjës në Dumnicë të Llugës Trungu i rrënjës (Latin: Quercus robur) në Dumnicë të Llugës si monument i natyrës me karakter botanik.
6 Trungu i qarrit në Ceceli Trungu i qarrit (Latin: Quercus cerris) në Ceceli si monument i natyrës me karakter botanik.
7 Burimi i ujit termomineral në Gjelbishtë Burimi i ujit termomineral në fshatin Gjelbisht (Sllatinë)Vushtrrisë si monument i natyrës me karakter hidrologjik.[7][8]
8

Monumente natyrore të propozuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. Emri Përshkrimi [9][10] Lokacioni Foto
1 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Bajë (Banjskë) Trungu i bungut (Quercus sp.) në Bajë
2 Burimi i ujit termal në Bajë (Banjskë) Burimi i ujit termal në Bajë
3 Burimi i ujit natyral në Karaçë Burimi i ujit natyral në Karaçë
4 Burimi i ujit natyral në Skromë Burimi i ujit natyral në Skromë
5 Kompleksi i trungjeve të ahut (Fagus sp.) në Kodërflamur (Vesekoc Kompleksi i trungjeve të ahut (Fagus sp.) në Kodërflamur
6 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Ashlan Trungu i bungut (Quercus sp.) në Ashlan
7 Parku i ketrit në Lumkuq (Samadrexhë) Parku i ketrit në Lumkuq
8 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Brusnik Trungu i bungut (Quercus sp.) në Brusnik
9 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Rreznik Trungu i bungut (Quercus sp.) në Resnik
10 Trungu i lisit në Bukosh Trungu i lisit (Quercus)Bukosh është një monument i rrallë natyror me karakter botanik me një perimetër të trungut në bazë prej 3.10 cm (1.22 in) dhe me një gjatësi/lartësi maksimale të kurorës së e tij e cila sillet rreth 22 m (72 ft). Vjetërsia e saktë e tij nuk dihet por supozohet që të jetë rreth 150 vjeçare.
Trungu i lisit (Quercus) në Bukosh
11
  1. ^ "Konservimi dhe Restaurimi i Hamamit të Vushtrrisë". Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2016. Marrë më 25 maj 2019.
  2. ^ a b c d e f g h i j k LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  3. ^ Historia e Urës së Ibrit në Mitrovicë, 26 08 2013YouTube (11:52 min)
  4. ^ "Ura e hekurit" - Ura 100 vjeçare në VushtrriYouTube (4:43 min)
  5. ^ Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit - Databaza e Trashegimise Kulturore te Kosoves Arkivuar 7 janar 2020 tek Wayback Machine 4.07.2016.
  6. ^ Xhamia e Gazi Ali Beut (Vushtrri) - Databaza e Trashegimise Kulturore te Kosoves Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine 4.07.2016.
  7. ^ Merren në mbrojtje edhe 7 monumente të natyrës, 22 shkurt 2016, Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, 21 maj 2019.
  8. ^ Informatë për monumentet natyrore të komunës së Vushtrrisë, 2016/02/01
  9. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 janar 2020. Marrë më 25 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. ^ "Plani Lokal për Veprim në Mjedis për Komunën e Vushtrrisë 2014-2019". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 25 maj 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]