Jump to content

Millanoviqi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Millanoviq
Shkozë
Fshat

Millanoviq është një vendbanim në komunën e Malishevës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Shkozë.

Fshati Millanoviq ndodhet në komunën e Malishevë dhe bënë pjesë në trevën e Llapushës.

Ky fshat shtrihet në mes të vargmaleve me të njëjtin emër që ndajnë trevën e Llapushës nga treva e Anadrinit. Millanoviq gjendet në gjerësinë gjeografike dhe gjatësinë gjeografike. Ky fshat shtrihet në lartësinë mbidetare 640–740 m dhe është i rrethuar nga malet e ulëta në veri dhe veri perëndim, kurse në pjesën verilindore fillon një luginë e ngushte që zbret në pellgun e luginës së Pagarushës. Vargmalet e Millanoviqit me drejtimin VP-JL, me formën mollakë kodrinore dhe me reliev shumë krastik e formojnë fizionominë tipike të kësaj zone. Në zonën malore majat që dallohen dhe e përcaktojnë fizionominë e relievit të kësaj zone janë mali Kryeguri 893 m, mali Stremnica 865 m. Në juglindje me malet e Cerit dhe për nga lartësia mbidetare dallohet : mali Shpat 817 m, malin Cer 810m dhe Gllavice 720 m. Fshati Millanoviq shtrihet mu në vijën shkarese te dy terezive malore te vargmaleve të Millanoviqit, teresise malore te Kryegurit dhe Gurbanit ne veriperëndim, me terren tepër krastik, në këmbët e së cilës teresi shtrihet fshati dhe teresine malore të Cerit në juglindje që është pakë më e ulet për nga lartësia mbidetare, por që shpatijet e te cilit lëshohen pjerrtase mbi fshat dhe e cila teresi është e veshur me vegjetacion të larte. Mbi këtë fshat në drejtimin perëndimor mes këtyre dy terezive shtrihet një rrafshnalte 2–3 km² e cila krijon një pjesë të konsiderueshme te tokave bujqësore edhe pse pa asnjë mundësi ujitje. Pjesa verilindore paraqet edhe pjesën më të butë dhe më të rëndësishme të Millanoviqit që fillon dhe nga burimi i kroit dhe krekezes në perëndim dhe vrelles ose gurrës në veriperëndim, ku shkon duke u zgjeruar përreth këtyre dy rrjedhave me ujë të paket deri në fshatin Jançisht ku bashkohen me gurrën e fshatit Jançisht. Kjo pjesë formon luginën e Jançishtit dhe kodrinat e Grobnajes.

Millanoviqi kufizohet me fshatrat Astrazup dhe Magjerë në veriperëndim me të cilët e ndajnë malet e Kryegurit, Gurbanit dhe Grobnajes. Në juglindje kufizohet me fshatin Jançisht që shtrihet në pellgun e njëjte me Millanoviqit. Në lindje Millanoviqi kufizohet me fshatin Pagarushë me të cilin e ndajnë majat e maleve të Cerit: Cer dhe Gllavcice. Në juglindje majat e maleve Gumnishte dhe Kitice e ndajnë këtë fshat nga fshati Dobërdelan dhe Opterushë. Në jug perëndim majat e Kitices dhe Bokat e ndajnë nga fshati Zoçisht. Në pjesën veriperëndimore majat e maleve Vorbeza, Stremnica dhe Vele e ndajnë këtë fshat nga Hoça e Madhe dhe qyteti i Rahovecit.

Fshati Millanoviq është fshat i tipit të grumbulluar dhe është i shtrire në një teren krastik gëlqeror. Nga qendra komunale është larg rreth 10 km dhe ka objektin e shkollës fillore dhe ambulancës. Gjatë vitit 2004 është rregulluar rezervuari për ujë të pijshëm dhe është shtrire rrjeti i ujësjellësit, por edhe me tutje pompat nuk janë funksionale. Në fshat poashtu është ndërtuar edhe xhamia e re dhe është bere asfaltimi i rrugës 4,2 km nga fshati Dragobil, përgjatë fshatrave Maxharre e Janqist deri në mbrendesi të fshatit Millanoviq.

Ky fshat ka rreth 150 shtepi me rreth 1350 banore.

Origjina e banoreve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshataret e këtij fshati janë të gjithë të fisit Bytyq dhe janë te tri familjeve të ardhura. Familja e parë ishte nga Fandi dhe i pari i tyre ishte Lleshi, tani nga ajo familje është një lagje e vogle e fshatit. Familja e dytë ishte familja e Mehmet Alise i cili me shtatë djemtë e tij dhe një nip kishte ardhur nga Viliqi i Tropojës (Bytyqi) ndoshta rreth viteve 1689 dhe nga djemtë e tij dhe nga nipi janë të gjitha lagjet tjera të fshatit. Nihen disa djemtë të Mehmet Alise si Ibra, Ethem Mjeku, Selim Qorri, etj. Poashtu edhe sot e kësaj ditë banorët i dinë trojet e Mehmet Alise që ishin tek obori i xhamisë së vjetër. Banoret e këtij fshat përmenden si pjesëmarrës në shumë luftëra të Bajrakut të Ostrozubit, në betejat e Lidhjes se Prizrenit, gjatë kryengritjeve te viteve 1908-1912 shumë luftëtare të këtij fshat kanë qene në qafe të Duhlës. Vete Isa Boletini është shëruar në kullat e Mjekeve të këtij fshati. Pastaj në pranvere të vitit 1914, në kryengritjen e Hasharatit fshatin Millanoviq ushtria serbe e dogji me topa gjatë luftimeve për shuarjen e kryengritjes. Gjatë kryengritjes se Llapushës më 1919 luftime të ashpra u zhvilluan në malet e këtij fshati te cilat ndajnë Llapushën me Anadrinine. Hafez Islami një i ri shumë i zoti ishte njeri nder themeluesit e shoqërisë "DRITA", një organizate politiko-kulturore, për çka edhe u vra nga qeveria serbe gjatë kryerjes se shërbimit ushtarak në vitin 1928. Gjate viteve 1942-47 janë mbi 17 burra te kanë luftuar në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë etnike në Sanxhak dhe Bihor në krye me Mulla Ademin. Këta luftëtare dhe shumë të tjerë pas futjes së njësive partizane vazhduan luftën neper malet e Millanoviqit, Zatriqit dhe Garaqeves nen udhëheqjen e Partisë NDSh të udhëhequr nga Ymer Berisha, Uke Sadiku, Alush Smajli etj. Luftëtaret e Millanoviqit deri në vitet 1947 nuk u dorëzuan dhe qëndruan neper malet e Millanoviqit.

Keta banore ishin aktiv ne te gjitha demostrate duke filluar ne ato te vitit 1968, 1988-89 e deri te ato ne mbeshtetje te UQK-se. Deri ne vitin 1998 jane keqtrajtuar dhe burgosur mbi 130 banore. Me 13 qershor 1998,ka vepruar publikisht edhe njesiti i UÇK-se "Shkoza" ,komandant i njësitit është emëruar Betim Krasniqi -Bardhi, zavendes komandant është emërar Sefer Bytyçi ,ndërsa komaandant për logjistikë i njësitit "Shkoza" Njazi M. Bytyçi.Komanda e njësitit u vendos ne oden e Sadik Sefer Bytyçit ,ndresa ushtaret u kazermuan ne odat e Izahir Bytyçit,Sherif Bytyçit dhe Malush Bytyçit. Nga muaji korrik ushtaret u kazermuan ne objektin e shkolles se fshatit pasi qe numri i vullnetareve rritej shume.Njësiti "Shkoza" veproi deri ne fund te muajit Gusht/1998 ,per tu bere riorganizimi i tije duke u shendrru ne Kompani ,gjithnji ne kuader te brigades 124"Gani Paçarizi" me seli ne Drenoc te zatriqit. Tani me komandant ishte emeruar Sefer S. Bytyçi, zv. komandant Hamez K.Bytyçi dhe k.dant per logjistike riemerohet Njazi M.Bytyçi.

Gjate periudhes se luftes 1998-1999 fshati Millanoviq ishte ne vijen e pare te frontit ne pjesen perendimore te Zones Operative te Pashtrikut te UQK-se. Gjate vitit 1998 gjate ofanzives se korrikut vijat e frontit qe mbulonin rajonin e ketij fshati u sulmuan dy here nga drejtimi i Hoqes s Madhe dhe Rahoveci por nuk u thyen. Gjate ketyre luftimeve pati 9 police dhe paramilitare serbe te vrare dhe te plagosur dhe 4 ushtare te UQK-se te plagosur. Gjate ofanzives se marsit te vitit 1999 forcat serbe sulmuan vijen frontale Zatriq-Luzhnice te UQK-se, ku nje pjese e mire e kesaj vije fronti kalonte mbi malet e Millanoviqit. Se paku dy batalione te perzierea kembesorije dhe te blinduara kane zhvilluar sulmet ne drjetim te fshatit Millanoviq. Ne mbrojtje te kesaj vije perveq 120 ushtareve te kopanise se Millanoviqit e cila ishte pjese e brg. 124 te ZOP te UQK-se, moren pjese edhe dy batalione te brg. 124 dhe 125 te ZOP te UQK-se. Ne mbrojtje te vijes se Millanoviqit jan vrare 7 ushtare te UQK-se dhe nbi 13 jane plagosur, kurse nga rradhet e arnikut jane vrare mbi 18 dhe jane plagosur rreth 14. Ketu banoret treguan edhe zemergjeresine e tyre duke i ushqyer dhe mbajtur qindra ushtare. Me thyrjen e pozicioneve te UQK-se ushtria serbe arriti te futet ne Millanoviq dhe i dogji te gjitha shtepite e fshatit, xhamine dhe shkollen e cila per fat nuk u dogj e tera. Forcat serbe masakruan 7 banore te ketij fshati gjithe pleqe dhe ivalide ata qe i gjeten ne fshat. Pas luftes ky fshat u rindertua plotesishte nga banoret e ketij fshati me gati aspak ndihma nga jashte, me se shumti nga Mergimtaret u ndertua fshati.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]