Osman Ibn Affan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Jeta e tij para Islamit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hazreti Osmani (r.a.) i përkiste një familje fisnike Kurejsh në Mekë. Prejardhja e tij stërgjyshore lidhej me atë të Profetir a.s. në gjeneratën e pestë. Ai i përkiste familjes Umajah nga Kurejshët, familje e njohur dhe e nderuar gjatë ditëve para Islami në Mekë. Në betejën e famshme të Faxharit, kryekomandanti i ushtris së Kurejshëve, Harb Umajah ishte nga familja e tij. Pasardhësit e kësaj familjeje më pas janë të njohur si Benu Umajah ose Emevijët.

Hazreti Osmani lindi në vitin 573. Kunija e tij ishte Ebu Amr dhe babai i tij quhej Affan Abdul As. Ai nihej me emrin Osman Affan. Osmani ishte një nga të paktët në Mekë që dinin shkrim leximin. Kur u rrit vazhdoi tregëtinë me pëlhura me çrast u bë shumë i pasur. Ai përdorte pasurinë në rrugë të mirë dhe gjithnjë ndihmonte të varfërit. Ishte njeri i qetë dhe zemërbutë si dhe nuk ngurronte të shpënzonte paratë e tij kur shifte ndonjë njeri në vështirësi. Për shkakë të cilësive të tija fisnike Mekasit kishin shumë respekt për të.

Pranimi i Islamit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hazreti Osmani pranoi Islamin Kur hazreti Ebu Bekri ia predikoi atë. Ai ishte një nga ata muslimanë që e pranuan Islamin në ditët e para të tij. Megjithëse Benu Hashim (Familja e Profetit) ishin rival me Benu Umejen (Familja e Hazreti Osmanit) dhe këta të fundit ishin në fuqi në atë kohë Osmani (r.a.) nuk hezitoi të pranoj profetësinë e hazreti Muhamedit a.s. e cila nënkuptonte autoritet dhe pushtet për Benu Umeje. Kjo ishte një nga shkaqet pse drejtuesit e Kurejshëve të cilët i përkisnin familjës Benu Umejeh (si Ebu Sufjani) e kundërshtuan Profetin a.s.. Kështu që pranimi i Islamit nga Osmani r.a. në ato kushte tregon zgjuarsinë e tij. Kur ai pranoi Islamin ata nga Kurejshët që e donin deri atëherë u bënë armiqt e tij. Madje edhe të afermit sikur Hakami (një nga xhaxhallarët e tij) filluan ta qortonin dhe ndëshkonin atë ashpërsishtë.

Njëra nga vajzat e Profetit a.s., hazreti Rukija, ishte e martuar me njërin nga djemtë e Ebu Lehebit (një armik i betuar i Islamit). Kur Profeti a.s. filloi të predikonte Islamin, Ebu Lehebi urdhëroi djalin e tij ta divorcoj atë. Më pas Profeti a.s. e martoi hazreti Rukijën me hazreti Osmanin r.a.

Emigrimi në Abisini[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur jeta në Meke u bë e vështtirë për muslimanët hazreti Osmani shkoi tek Profeti dhe i kërkoi leje që të emigroj në Abisini së bashku me disa muslimanë të tjerë. Mbasiqë leja për shpërngulje u dha, ai me gruan e tij dhe disa muslimanë të tjerë kaluan detin e kuq dhe emigruan në Abesini. Në kohën e shpërnguljes së Osmanit r.a. Profeti a.s. ka thënë për të; Osmani është njeriu i parë i Ummetit tim i cili emigroi për hir të Allahut me familjën e tij. Ai qëndroi atje për disa muaj dhe u kthye në Meke kur gabimishtë u informua nga dikush se kurejshit kanë pranuar Islamin.

Osmani r.a. merr titullin "Dhun-nurain"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hazreti Osmani emigroi për herë të dytë me disa muslimanë të tjerë në Medine. Ai nuk mundi të marrë pjesë në betejën e parë të Islamit kundër jobesimtarëve të mekës në Bedër sepse gruaja e tij ishte shumë e sëmurë. Ajo vdiq parase muslimanët të ktheheshin nga lufta e Bedrit ku ata fituan. Profeti a.s. i dha atij lajm të mirë se ai do të shpërblehet njësoj sikur të kishte marrë pjesë në luftë. Pas vdekjës së hazreti Rukijës, Profeti a.s. e martoi vajzën tjetër të tij, Ummu Kulthumën me të dhe ati ju dha titulli "dhun-nurain" që do të thotë "burri me dy dritë".

Shërbimet e tjera të tija për çeshtjën e Islami para se të bëhet Halife[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ishte një musliman i dalluar që i shërbeu Islami në çdo mënyrë. Ai ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha betejat kundër jobesimtarëve në të cilat ka marrë pjesë gjithashtu edhe Profeti a.s. përveç në luftën e Bedrit. Në kohën e marrëveshjes së Hudejbijes ai u dërgua në mekë për të zhvilluar bisedime me jobesimtarët. Pastaj muslimanët u informuan gabimisht për vrasjën e tij nga jobesimtarët e Mekës. Për këtë shkak Profeti a.s. kërkoi zotimin nga muslimanët të luftojnë me jobesimtarët për tu hakmarr për vrasjen e hazreti Osmanit. Ky zotim njihet me emrin "Bai'at al-Ridvvan" (Zotimi i Ridvanit). Për zotimin e Osmanit, Profeti a.s. vendosi dorën e tij të majtë (sikur të ishte dora e Osmanit) mbi dorën e tij të djathtë.

Kur Muhaxhirët shkuan nga Meka në Medine ata kishin vështirësi për të gjetur uj të pijshëm. Hazreti Osmani bleu një pus që quhej Bi"r-i-Rumah nga një jahudi për 20 mijë dirhem që muslimanët ta përdorin falas. Ai ishte shpënzimi i parë i bërë në historinë e Islamit. Profeti a.s. i dha lajmin e mirë për shpërblimin me Parajsë për këtë akt.

Kur numri i muslimanëve u rrit, xhamia e Profetit a.s. ishte shumë e vogël për t'i zënë të gjithë muslimanët dhe pikërisht ishte Osmani r.a. ai i cili iu përgjigj thirrjes së Profetit dhe bleu tokë për zgjërimin e saj. Kur Profeti a.s. shkoi në ekspeditë në Tabuk, hazreti Osmani bëri shpënzimet për një të tretën e ushtrisë Islame (rreth 10 mijë njerëz). Ai dha gjithashtu 1000 deve, 50 kuaj dhe 1000 dinar floriri për ushtri. Profeti a.s. tha për këtë: "Asgjë nuk do e dëemtoj Osmanin nga kjo ditë çkado që të bëjë ai."

Hazreti Osmani ishte një nga ata që shënoi Vahjin dhe gjithashtu shkruante dokumente të tjera (letrat, mesazhet etj) të Profetit a.s.

sq:Uthman Ibn Afan

Në kohën e zgjedhjes së Hazreti Ebu Bekrit për halife hazreti Osmani ishte prezent në sallën e mbledhjes në Medine. Gjatë halifatit të Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. ai ishte anëtar i këshillit konsultues (Shura). Ai mbante pozitë të lartë në punët e Shtetit Islam gjatë asaj kohe.