Rajonet e Finlandës
Pjesë e serisë |
Nënndarjet e Finlandës |
---|
Rajonet |
Nën-rajonet |
Komunat |
Finlanda përbëhet nga 19 rajone të quajtura maakunta në finlandisht dhe landskap në suedisht. Rajonet udhëhiqen nga këshillet e qarqeve, të cilat shërbejnë si forume të bashkëpunimit për komunat e rajonit. Detyrat kryesore të rajoneve janë planifikimi dhe zhvillimi i ndërmarrjeve dhe arsimit rajonal. Përveç kësaj, shërbimet shëndetësore publike janë zakonisht të organizuara në bazë të rajoneve. Aktualisht, i vetmi rajon ku mbahen zgjedhje popullore për këshillin është Kainuu. Këshillet e rajoneve të tjera janë të zgjedhur nga këshillet e komunave, secila komunë dërgon përfaqësues në proporcion me popullsinë e saj.
Përveç bashkëpunimit ndër-komunal, e cila është përgjegjësi e këshillave të qarqeve, janë 15 Qendra për Zhvillim Ekonomik, Transportin dhe Mjedisin (Finlandisht: elinkeino-, liikenne- ja ympäristökeskus, abbreviated ely-keskus), të cilat janë përgjegjëse për administrimin lokal të punës, bujqësisë, peshkatarisë, pylltarisë dhe punëve sipërmarrëse. Ato janë përgjegjëse për një ose më shumë rajone të Finlandës, dhe përshijnë edhe zyra të Ministrisë për Punë dhe Ekonomi, Transport dhe Komunikim, dhe Ambient. Zyrat e Forcave të mbrojtjes Finlandeze janë përgjegjëse për përgatitjet e mbrojtjes rajonale dhe për administrimin e rekrutimit brenda rajonit.
Rajonet përfaqësojnë dialekte, kulturë dhe ekonomi të ndryshme, shumë më mirë se sa ish provincat, të cilat ishin krejtësisht njësi administrative të pushtetit qendror. Historikisht, rajonet janë ndarjet e krahinave historike të Finlandës, zona të cilat përfaqësojnë saktësisht dialekte dhe kulturën e rajonit.
Rajonet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stema | Emri | Emri finlandisht | Emri suedisht | Kryeqyteti | Harta |
---|---|---|---|---|---|
Lapland | Lappi | Lappland | Rovaniemi | Rajone e Finlandës (Kufijtë e provincave historike janë paraqitur me ngjyrë hiri) | |
Ostrobothnia Veriore | Pohjois-Pohjanmaa | Norra Österbotten | Oulu | ||
Kainuu | Kainuu | Kajanaland | Kajaani | ||
Karelia Veriore | Pohjois-Karjala | Norra Karelen | Joensuu | ||
Savonia Veriore | Pohjois-Savo | Norra Savolax | Kuopio | ||
Savonia Jugore | Etelä-Savo | Södra Savolax | Mikkeli | ||
Ostrobothnia Jugore | Etelä-Pohjanmaa | Södra Österbotten | Seinäjoki | ||
Ostrobothnia Qendrore | Keski-Pohjanmaa | Mellersta Österbotten | Kokkola | ||
Ostrobothnia | Pohjanmaa | Österbotten | Vaasa | ||
Pirkanmaa | Pirkanmaa | Birkaland | Tampere | ||
Finlanda Qendrore | Keski-Suomi | Mellersta Finland | Jyväskylä | ||
Satakunta | Satakunta | Satakunda | Pori | ||
Finlanda Jugperëndimore | Varsinais-Suomi | Egentliga Finland | Turku | ||
Karelia Jugore | Etelä-Karjala | Södra Karelen | Lappeenranta | ||
Päijät-Häme | Päijät-Häme | Päijänne Tavastland | Lahti | ||
Tavastia Proper | Kanta-Häme | Egentliga Tavastland | Hämeenlinna | ||
Uusimaa | Uusimaa | Nyland | Helsinki | ||
Kymenlaakso | Kymenlaakso | Kymmenedalen | Kotka, Kouvola | ||
Åland[1] | Ahvenanmaa | Åland | Mariehamn |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Agjencia Administrative Shtetërore e Rajoneve të Finlandës
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Roli që këshillet rajonal shërbejnë në Mainland Finland janë, në Åland, trajtohen nga Qeveria autonome e Åland.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Këshilli Rajonal i Finlandës Arkivuar 10 janar 2010 tek Wayback Machine - Faqja Zyrtare
- Regional State Administrative Agencies