Jump to content

Osman ibn Afan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Uthman ibn Afan)
Othman
عثمان
Kaligrafia e Uthmanit
Kalifi i 3-të i Kalifatit Rashidun
Mbretërimi6 nëntor 644 – 17 qershor 656
ParaardhësUmer Ibn el-Hatab
PasardhësAli ibn Ebi Talib
Bashkëshorte
  • Rukeje bint Muhamed
  • Umm Kulthum bint Muhamed
  • Fakhitah bint Ghazwan
  • Esma bint Ebi Xhehk
  • Umm el-Benin bint Ujejne
  • Fatime bint el-Uelid
  • Vajza e Halid ibn Asid
  • Umm 'Amr Umm Nexhm bint Xhundub
  • Ramla bint Shejbe
  • Na'ila bint el-Furafisa
  • Bunene
  • Zejned bint Hajan (konkubinë)
Fëmijë
I atiAfan ibn Ebi el-As
E ëmaArua bint Kurejz
U lindRreth 573/576
Taif, Hixhaz, Arabia
Vdiq17 qershor 656 (80-83 vjet)
Medina, Hixhaz, Hiafeti Rashidun
VarrimiXhenet el-Baki, Medina

Othman ibën Afan radijallahu anhu ishte një sahab i kohës së të dërguarit të fundit nga Zoti, Muhammedit (paqja dhe meshira e Allahut qoftë mbi të). Hazreti Osmani (r.a.) i përkiste një familje fisnike KurejshMekë.

“Çdo Pejgamber e ka një ndihmës, dhe ndihmësi im do të jetë Othmani” (Hadith)

Uthman Ibn Afan (radiallahu anhu) qe lindur shtatë vite pas Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Ai i përkiste degës Omejede të fisit Kurejsh. Ai mësoi shkrim-lexim në një moshë shumë të re, dhe si i ri ai u bë tregtar i sukseshëm. Edhe para Islamit, Othmani qe dalluar për sinqeritetin dhe integritetin e tij. Ai dhe Ebu Bekr (radiallahu anhu) qenë shokë të ngushtë, dhe mu Ebu Bekër qe ai i cili e solli atë në Islam kur ai ishte tridhjetë e katër vjeç. Disa vite më vonë, ai u martua me të bijën e dytë të Pejgamberit, Rukejen (radiallahu anha). Përkundër pozitës dhe pasurisë së tij, të afërmit e tij ia nënshtruan atë torturës për shkak se ai kishte përqafuar Islamin, dhe ai qe detyruar të migrojë në Abisini (Etiopi). Pas një kohe ai u kthy në Meke, por së shpejti ai migroi në Medine me Myslimanët e tjerë. Në Medine tregtia e tij prapë filloi të lulëzojë dhe kështu ai e rimorri prosperitetin e mëparshëm. Bujaria e Othmanit (radiallahu anhu) s’kishte kufijë. Në raste të ndryshme ai shpenzoi një pjesë të madhe të pasurisë së tij për mirëqenien e Myslimanëve, për lëmoshë dhe për pajisjen e ushtrive Myslimane. Për këtë ai qe i njohur si ‘Gani’ që do të thotë ‘Bujar’.

Gruaja e Othmanit, Rukeja u sëmurë seriozisht pak para Betejës së Bedrit dhe ai qe liruar prej Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) nga pjesëmarrja në betejë. Sëmundja e Rukejës u dëshmua të jetë fatale, duke e lënë Uthmanin të vrerosur. Pejgamberi qe prekur dhe për këtë i ofroi Uthmanit (radiallahu anhu) dorën e bijës tjetër të tij, Kulthum (radiallahu anha). Për shkak se ai e pati privilegjin e të pasurit e dy bijave të Pejgamberit për gra, Uthman (radiallahu anhu) qe njohur si ‘Poseduesi i Dy Dritave.’

Uthmani mori pjesë në Betejën e Uhudit dhe Hendekun. Pas takimit të Hendekut, Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) vendosi ta bëjë Haxhin dhe dërgoi Uthmanin si emisar të tij te Kurejshitët në Meke, të cilët e ndaluan atë. Episodi përfundoi me një marrëveshje me Mekasit e njohur si Marrëveshja e Hudejbijes.

Përshkrimin që e kemi për Othmanin (radiallahu anhu) është ai i një njeriu të thjeshtë, të ndershëm, të butë, bujar dhe të sjellshëm, sidomos i dalluar për modestinë dhe devotshmërinë e tij. Ai shpesh kalonte një pjesë të natës duke u falur, agjëronte çdo të dytën apo të tretën ditë, bënte Haxhin çdo vit, dhe përkujdesej për nevojtarët e tërë komunitetit. Përkundër pasurisë së tij, ai jetoi një jetë shumë të thjeshtë dhe flinte në zall në oborrin e xhamisë së Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Uthmani e dinte tërë Kur’anin përmendësh dhe kishte një dituri të afërt mbi kontekstin dhe rrethanat që kishin të bënin me secilin ajet.

Jeta e tij para Islamit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prejardhja e tij stërgjyshore lidhej me atë të Profetit a.s. në gjeneratën e pestë. Ai i përkiste familjes Umajah nga Kurejshët, familje e njohur dhe e nderuar gjatë ditëve para Islami në Mekë. Në betejën e famshme të Faxharit, kryekomandanti i ushtris së Kurejshëve, Harb Umajah ishte nga familja e tij. Pasardhësit e kësaj familjeje më pas janë të njohur si Benu Umajah ose Emevijët.

Hazreti Osmani lindi në vitin 573. Kunija e tij ishte Ebu Amr dhe babai i tij quhej Affan Abdul As. Ai nihej me emrin Osman Affan. Osmani ishte një nga të paktët në Mekë që dinin shkrim leximin. Kur u rrit vazhdoi tregëtinë me pëlhura me çrast u bë shumë i pasur. Ai përdorte pasurinë në rrugë të mirë dhe gjithnjë ndihmonte të varfërit. Ishte njeri i qetë dhe zemërbutë si dhe nuk ngurronte të shpënzonte paratë e tij kur shifte ndonjë njeri në vështirësi. Për shkakë të cilësive të tija fisnike Mekasit kishin shumë respekt për të.

Pranimi i Islamit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hazreti Osmani pranoi Islamin Kur hazreti Ebu Bekri ia predikoi atë. Ai ishte një nga ata muslimanë që e pranuan Islamin në ditët e para të tij. Megjithëse Benu Hashim (Familja e Profetit) ishin rival me Benu Umejen (Familja e Hazreti Osmanit) dhe këta të fundit ishin në fuqi në atë kohë Osmani (r.a.) nuk hezitoi të pranoj profetësinë e hazreti Muhamedit a.s. e cila nënkuptonte autoritet dhe pushtet për Benu Umeje. Kjo ishte një nga shkaqet pse drejtuesit e Kurejshëve të cilët i përkisnin familjës Benu Umejeh (si Ebu Sufjani) e kundërshtuan Profetin a.s.. Kështu që pranimi i Islamit nga Osmani r.a. në ato kushte tregon zgjuarsinë e tij. Kur ai pranoi Islamin ata nga Kurejshët që e donin deri atëherë u bënë armiqt e tij. Madje edhe të afermit sikur Hakami (një nga xhaxhallarët e tij) filluan ta qortonin dhe ndëshkonin atë ashpërsishtë.

Njëra nga vajzat e Profetit a.s., hazreti Rukije, ishte e martuar me njërin nga djemtë e Ebu Lehebit (një armik i betuar i Islamit). Kur Profeti a.s. filloi të predikonte Islamin, Ebu Lehebi urdhëroi djalin e tij ta divorcoj atë. Më pas Profeti a.s. e martoi hazreti Rukijën me hazreti Osmanin r.a.

Emigrimi në Abisini

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur jeta në Meke u bë e vështtirë për muslimanët hazreti Osmani shkoi tek Profeti dhe i kërkoi leje që të emigroj në Abisini së bashku me disa myslimanë të tjerë. Mbasiqë leja për shpërngulje u dha, ai me gruan e tij dhe disa myslimanë të tjerë kaluan detin e kuq dhe emigruan në Abesini. Në kohën e shpërnguljes së Osmanit r.a. Profeti a.s. ka thënë për të; Osmani është njeriu i parë i Ummetit tim i cili emigroi për hir të Allahut me familjën e tij. Ai qëndroi atje për disa muaj dhe u kthye në Meke kur gabimishtë u informua nga dikush se kurejshit kanë pranuar Islamin.

Osmani r.a. merr titullin "Dhun-nurain"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hazreti Osmani emigroi për herë të dytë me disa myslimanë të tjerë në Medine. Ai nuk mundi të marrë pjesë në betejën e parë të Islamit kundër jobesimtarëve të mekës në Bedër sepse gruaja e tij ishte shumë e sëmurë. Ajo vdiq parase myslimanët të ktheheshin nga lufta e Bedrit ku ata fituan. Profeti a.s. i dha atij lajm të mirë se ai do të shpërblehet njësoj sikur të kishte marrë pjesë në luftë. Pas vdekjës së hazreti Rukijës, Profeti a.s. e martoi vajzën tjetër të tij, Ummu Kulthumën me të dhe ati ju dha titulli "dhun-nurain" që do të thotë "burri me dy dritë".

Shërbimet e tjera të tija për çeshtjën e Islami para se të bëhet Halife

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ishte një mysliman i dalluar që i shërbeu Islami në çdo mënyrë. Ai ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha betejat kundër jobesimtarëve në të cilat ka marrë pjesë gjithashtu edhe Profeti a.s. përveç në luftën e Bedrit. Në kohën e marrëveshjes së Hudejbijes ai u dërgua në mekë për të zhvilluar bisedime me jobesimtarët. Pastaj myslimanët u informuan gabimisht për vrasjën e tij nga jobesimtarët e Mekës. Për këtë shkak Profeti a.s. kërkoi zotimin nga myslimanët të luftojnë me jobesimtarët për tu hakmarr për vrasjen e hazreti Osmanit. Ky zotim njihet me emrin "Bai'at al-Ridvvan" (Zotimi i Ridvanit). Për zotimin e Osmanit, Profeti a.s. vendosi dorën e tij të majtë (sikur të ishte dora e Osmanit) mbi dorën e tij të djathtë.

Kur Muhaxhirët shkuan nga Meka në Medine ata kishin vështirësi për të gjetur uj të pijshëm. Hazreti Osmani bleu një pus që quhej Bi"r-i-Rumah nga një jahudi për 20 mijë dirhem që myslimanët ta përdorin falas. Ai ishte shpënzimi i parë i bërë në historinë e Islamit. Profeti a.s. i dha lajmin e mirë për shpërblimin me Parajsë për këtë akt.

Kur numri i myslimanëve u rrit, xhamia e Profetit a.s. ishte shumë e vogël për t'i zënë të gjithë myslimanët dhe pikërisht ishte Osmani r.a. ai i cili iu përgjigj thirrjes së Profetit dhe bleu tokë për zgjërimin e saj. Kur Profeti a.s. shkoi në ekspeditë në Tebuk, hazreti Osmani bëri shpënzimet për një të tretën e ushtrisë Islame (rreth 10 mijë njerëz). Ai dha gjithashtu 1000 deve, 50 kuaj dhe 1000 dinar floriri për ushtri. Profeti a.s. tha për këtë: "Asgjë nuk do e dëemtoj Osmanin nga kjo ditë çkado që të bëjë ai."

Hazreti Osmani ishte një nga ata që shënoi Vahjin dhe gjithashtu shkruante dokumente të tjera (letrat, mesazhet etj) të Profetit a.s.

Në kohën e zgjedhjes së Hazreti Ebu Bekrit për halife hazreti Osmani ishte prezent në sallën e mbledhjes në Medine. Gjatë halifatit të Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. ai ishte anëtar i këshillit konsultues (Shura). Ai mbante pozitë të lartë në punët e Shtetit Islam gjatë asaj kohe.

Zgjedhja për kalif

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur Umer (radiallahu anhu) ra nga thika e vrasësit, para se ai te vdiste njerëzit kërkuan që ai ta emëronte trashëguesin e tij. Umeri e caktoi një komision që përbëhej nga gjashtë prej dhjetë Shoqëruesve të Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) për të cilët Pejgamberi kishte thënë, ”Ata janë njerëzit e Xhenetit” – Ali, Uhtman, Abdur Rahman Ibn Auf, Sa’ad, Ez-Zubejr dhe Talha (radiallahu anhuma) që të zgjedhin Halifen tjetër nga mesi i tyre. Ai po ashtu e përvijoi procedurën që duhet të ndiqej nëse paraqiten dallime në mendime. Abdur Rahman (radiallahu anhu) e tërhoqi kandidaturën e tij. Ai pastaj qe autorizuar nga komisioni që ta emërojë Halifen e Hilafetit. Pas dy ditë diskutimesh në mes të kandidatëve dhe pasi qenë përcaktuar mendimet e Myslimanëve të Medinës, zgjedhja në fund qe kufizuar në Uthmanin dhe Aliun (radiallahu anhuma). Abdur Rahman erdhi në xhami së bashku me Mysliamanët tjerë, dhe pas një fjalimi të shkurtër dhe marrjes në pyetje të dy burrave, i bëri zotimin e besnikërisë Uthmanit (radiallahu anhu). Të gjithë ata që qenë të pranishëm vepruan kësisoji, dhe Uthmani u bë Halifja i tretë i Islamit në muajin Muharrem, 24 P.H.

Hilafeti i Uthmanit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë sundimit të Uthmanit (radiallahu anhu) vazhduan karakteristikat e Hilafetit të Ebu Bekrit dhe Umerit (radiallahu anhuma) – drejtësia e paanshme për të gjithë, politika humane dhe e butë, përpjekja në rrugën e Allahut, dhe ekspansioni i Islamit. Mbretëria e Uthmanit (radiallahu anhu) shtrihej prej perëndimit të Marokos, në lindje të Afganistanit, si dhe në veri të Armenisë dhe Azerbejxhan. Gjatë Hilafetit të tij qe organizuar edhe marina, ndarjet administrative të shtetit qenë korrigjuar, dhe shumë projekte publike qenë shtrirë dhe përfunduar. Uthman (radiallahu anhu) dërgoi Shoqëruesit më të spikatur të Pejgamberit si përfaqësues personal të tij në provinca të ndryshme për t’i shqyrtuar hollësisht sjelljet e zyrtarëve dhe gjendjen e popullit.

Kontributi më i dalluar i Uthmanit (radiallahu anhu) ndaj fesë së Allahut ishte kompilimi i tekstit komplet dhe autoritativ të Kur’anit. Një numër i madh kopjesh të këtij teksti qenë bërë dhe shpërndarë nëpër të gjithë botën Myslimane.

Uthmani sundoi për dymbëdhjetë vite. Gjashtë vitet e para kaluan në shenjë të paqes së brendshme dhe rehatisë, por gjatë gjysmës së dytë të Hilafetit të tij ndodhi një kryengritje. Çifutët dhe Zjarrputistat, duke shfrytëzuar pakënaqësinë në mesin e njerëzve, filluan të konspirojnë kundër Uthmanit (radiallahu anhu), dhe duke i publikuar ankesat dhe ofendimet e tyre fituan aq shumë simpati sa që u bë shumë vështirë që të dallohej miku prej armikut.

Mund të duket e befasishme ajo sesi një sundues i territoreve aq të mëdha, ushtritë e të cilit ishin të pakrahasueshme, qe i paaftë që të ballafaqohet me këta kryengritës. Sikur të kishte dashur Uthmani (radiallahu anhu), rrebelimi do të mund të shuhej mu në momentin kur edhe filloi. Por ai ngurronte që të jetë i pari që do ta derdh gjakun e Myslimanit, pa marrë parasysh se sa të pabindur mund të jenë ata. Ai preferonte që të diskutonte me ta, t’i bind ata me bujari dhe mirësi. Atij shumë mirë i kujtohej thënia e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam), “Njëherë kur shpata të hiqet nga këllëfi në mesin e pasuesve të mi, ajo s’do të kthehet më në këllëf deri në Ditën e Fundit.”

Kryengritësit kërkonin që ai të abdikojë (të heq dorë nga pushteti) dhe disa prej Shoqëruesve e këshilluan që të veprojë kështu. Ai me gjithë qejf do ta ndiqte këtë rrjedhë të veprimeve, por prapë ai ishte i lidhur me një betim serioz që i kishte dhënë Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). “Ndoshta Allahu do të vesh ty me një këmishë, Uthman”. Pejgamberi i tha atij një herë, “dhe nëse njerëzit dojnë që ti ta heqësh atë, mos e heq për ta.” Uthmani i tha një dashamiri një ditë kur shtëpia e tij qe rrethuar nga kryengritësit, “I Dërguari i Allahut bëri një marrëveshje me mua dhe unë do të tregojë qëndrueshmëri në të.”

Pas një rrethimi të gjatë, kryengritësit hynë në shtëpinë e Uthmanit dhe e mbytën atë. Kur shpata e vrasësit të parë e goditi Uthmanin (radiallahu anhu), ai ishte duke lexuar ajetin,

Vërtet, Zoti të mjafton ty; Ai është Dëgjuesi, i Gjithdijshmi” Bekare 2:137

Uthmani ndërroi jetë në pasditen e së Premtës më 17 Dhul Hixhe, 35 P.H. (qershor, 656 p.e.s.). Ai ishte tetëdhjetë e katër vjeç. Fuqia e kryengritësve ishte aq e madhe sa që trupi i Uthmanit mbeti i pavarrosur deri të shtunën pasdite kur ai qe varrosur në teshat e tija të njollosura me gjak, qefin i cili i ka hije të gjithë martirëve në rrugën e Allahut.

Mbytja e Uthmanit r.a.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo fitne ka ndodhur në kohën e sahabëve r.a. pas vrasjes së Umerit r.a. e që ishte dera e mbyllur e fitneve, e kur u vra ai u paraqitën fitne të mëdhaja dhe u paraqitën thirrësit e saj, e që ishin prej atyre që nuk ishte ngulitur besimi ende zemrat e tyre dhe nga munafikët të cilët para njerëzve i shfaqin të mirat, ndërsa në zemrat e tyre i fshehin të këqiat dhe kurthat që i pregadisin kësaj feje.

Transmeton Buhariu dhe Myslimi nga Hudhejfe r.a. se Umer ibn Hattabi r.a. ka pyetur kush nga ju e din hadithin e të Dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ve selem] për fitnen ? Hudhejfe r.a. tha: unë e di ashtu siç e ka thënë i Dërguari [salallahu alejhi ve selem]. (Umeri r.a) tha: ma trego se ti je i guximshëm. (Hudhejfa r.a.) tha: ”I Dërguari i Allahut ka thënë: “sprovimin e njeriut me familjen, pasurin dhe fqiun e tij e shlyen namazi, lëmosha, urdhërimi në të mira dhe ndalimi nga të këqiat”. Umeri r.a. tha: nuk është kjo fitneja por ajo që lundron si valët e detit. Hudheja r.a. tha: ”O Emiri i Besimtarëve, mos ke frikë se në mes teje dhe asaj ka një derë të mbyllur”. Umeri r.a. e pyeti: “dera do të hapet apo do të thehet? Do të thehet, u përgjigjë Hudhejfeja r.a. (Umeri r.a.) tha: ” atëherë asnjëherë nuk do të mbyllet” e pyetëm (pyetës është tabiinë) a e ka ditur Umer r.a. kush është dera ? Tha po, ashtu siç dihet se pas ditës vjenë nata. Unë kam treguar hadith të vërtet që nuk përmban mendime të mia. Deshëm ta pyesim dhe e i tham Mesrukut e ai e pyeti: kush është dera. (Hudhejfeja r.a ) u përgjigjë: (është) Umeri r.a[1] Vërtetë ndodhi ashtu siç kishte paralajmëruar i Dërguari [salallahu alejhi ve selem], u vra Umeri r.a, u thye dera, u paraqiten fitnet dhe ndodhën sprovimet.

Fitneja e parë që ndodhi ishte mbytja e halifës së drejtë, dhëndrri i të Dërguari [salallahu alejhi ve selem], Uthmani i biri i Affanit r.a. nga dora e disa predikuesve të së keqes të cilët ishin tubuar nga Iraku, Egjipti dhe e mbytën në shtëpinë e tij1, në Medinen e shëndritur. I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] e kishte paralajmëruar Uthmanin r.a. se do të goditet nga një fatkeqësi, andaj Uthmani r.a. i ndalonte sahabët të luftojnë kundër kryengritësve, që mos të derdhet gjaku për të.[2] Transmeton Ebu Musa El-Esh’arij r.a. se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] doli në një kopsht prej kopshteve të Medines ….(vazhdon hadithi derisa thotë) ..erdhi Uthmani r.a., i thashë: ndal të kërkoj leje nga i Dërguari [salallahu alejhi ve selem].

I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] tha: “lejoe dhe përgëzoje me xhennet dhe me atë një sprovim që do ta godet”.[3]

Në këtë hadith i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] e veqoi Uthmanin r.a. me sprovim edhe pse Umeri r.a. poashtu është vra, sepse Umeri r.a. nuk është sprovuar me atë që është sprovuar Uthmani r.a. nga mbisundimi i njerëzve e që kërkonin nga ai të heqë dorë nga hilafeti, duke e akuzuar se është i padrejtë ndaj tyre edhepse Uthmani r.a. njëherë i kishte bindur dhe i ishte përgjgjur akuzave që i kishin trilluar.[4]

Me vrasjen e Uthmanit r.a. ndodhi ndarja e myslimanëve, luftërat në mes sahabëve, përhapja e fitneve, zmadhimi i mosmarrveshjeve, degëzimi i mendimeve dhe betejat shkatërruese, e gjthë kjo në kohën e sahabeve. Ndërsa i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] e dinte për fitnet që do të ndodhin në kohën e tyre, andaj një ditë kishte hypur mbi një kështjellë nga kështjellat e Medines dhe u tha: ”a e shihni atë që e shoh unë ? Jo! u përgjigjën.

I Dërguari salallahu alejhi ve selem tha: Unë, shoh se mbi shtëpit e juaja zbresin fitnet siç bie shiu”.[5]

Imam Neveviju gjatë shpjegimit të hadithit thotë: përgjasimi i fitneve me shiun është në aspektin e përfshirjes dhe shpeshtësisë, e që është shenjë për luftërat që do të ndodhin mes tyre, siç ishte lufta e Deves, Siffinit, Harres, mbytja e Uthmanit dhe Hysejnit [Allahu qoftë i kënaqur me ata dy].[6]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Shqip: Komandanti i Besimtarëve
  2. ^ Shqip: Bujari
  3. ^ Shqip: Poseduesi i Dy Dritave
  1. ^ El-Bidaje ve Nihaje (7/170-191).
  2. ^ El-Avasim vel Kavasim f. 132-137.
  3. ^ sahihul Buhari-Kitabul Fiteni-Babul fitneti el-leti temuxhu kemvxhil behri (13/48-meal fet-h).
  4. ^ (Fet-hul-barij 13/51)
  5. ^ Sahihu Muslim-Kitabul Fiteni ve esh-shratus-saati (18/7-mea sherhi Nevevij).
  6. ^ (sherhu Neveij limuslim- 18/8).