Grupi i njëmbëdhjetë i elementeve kimike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Grupi i 11-te konsiston ne këto elemente :

Ne temperature mjedisi këto elemente shfaqen ne gjendje te ngurte. Ky grup njihet edhe si grupi i metaleve fisnike (metalet fisnike janë metale inerte qe nuk reagojnë gjate një procesi kimik. Janë te përthyeshëm, mund te fletezohen, kane rezistence shume te mire ndaj gërryerjes, aftësi shume te mira për te përcjellur energjinë termike dhe elektrike). Metalet e këtij grupi janë te vetmit qe kane një ngjyre te tyren. Këto metale, sidomos argjendi, kane veti te veçanta qe i bëjnë shume te rëndësishëm ne përdorimin industrial përveçse ne atë dekorativ : janë përcjellës te shkëlqyer termike dhe elektrike, janë te përthyeshëm e te fletezueshëm, e reflektojnë dritën me mire se çdo material tjetër. Argjendi ka dhe një veti te pazakonte, qe ndryshku i tij, mbetet një përcjellësh shume i mire elektrik. Bakri gjen përdorim te gjere ne tela e qarqe elektrike ; ne kontaktet elektrike qe kërkojnë saktësi te larte përdoret ari meqenëse nuk ndryshket. Argjendi gjen përdorim ne kontaktet elektrike te hapura ; ne fotografi(sepse nitrati dhe bromuri i argjendit shperbhen nga drita duke formuar argjend metalik), ne agrikulture, ne mjekësi e ne shkenca te tjera. Bakri, ari e argjendi janë metale te buta prandaj kur përdoren për te prodhuar monedha përzjehen me metale te tjera për te krijuar një material me te forte e me rezistent.