Jump to content

India

Coordinates: 21°N 78°E / 21°N 78°E / 21; 78
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Indisë)

21°N 78°E / 21°N 78°E / 21; 78

भारत गणराज्य
Bhārat Gaṇarājya
Republika e Indisë
Flamuri - India
Flamuri - India
Stema - India
Stema - India
Flamuri Emblema
Gjuha Gjuha Angleze, Gjuha Hindi
Kryeqyteti New Delhi
Forma e qeverisë Republikë federative parlamentare
Kryeministri Narendra Modi
Kryetarë Pranab Mukherjee
Sipërfaqja 3.287.590 km²
Popullsia 1.166.079.217 (vlerësim 2009)
Dendësia e popullsisë 349 për banorë në km²
Valuta Rupia / 100 pais
Pavarësia 15 Gusht 1947 - (Shpallur)
Himni kombëtar Jana Gana Mana
Festa kombëtare 26. Janar Dita e Republikës

15 Gusht Dita e Pavarësisë
2 Tetor Gandhi Jayanti

Zona kohore UTC + 05:00
Targat e automjeteve IND
Kodi i internetit TLD .in
Prefiksi telefonik +91


India lat. India, emri zyrtar Republika e Indisë, është një shtet në Azinë Jugore. India është shteti i shtatë i madh për nga sipërfaqja, ndërsa e dyta për nga ana e popullsisë. Bregdeti i Indisë është e gjatë 7.517 kilometra. India është djepi i disa besimeve në Azi, e këto janë Hinduizmi, Sihiszmi, Budizmi, Jainimzi. Ky shtet Jug-Azian konsiderohet si një ndër shtetet që në dekadat e fundit ka arritur zhvillim të madh ekonomik shumë shpejt, dhe është "Ekonomia" më e madhe e 12-të e Botës.[1] Krahas zhvillimeve ekonomike, varfëria në Indi është një realitet. Një numër i konsiderueshëm të popullsisë së Indisë janë analfabet. Gjatë historisë, në Indi kanë jetuar shumë kultura, raca, besime të ndryshme.

National symbols of the Republic of India (Official)
National animal
National bird
National tree
National flower
National heritage animal
National aquatic marine mammal
National reptile
National heritage mammal
National fruit
National temple
National river
National mountain

India është djepi i një ndër civilizimeve më të përparuara në botë. Ngritjet dhe zbritjet e Perandorive në këtë vend janë bërë shumë më para se në Evropë. Mongolët ishin të parët që e pushtuan Indinë. Portugezët ishin Evropianët e parë që arritën në Indi, Vasco De Gama në vitin 1498 arriti në brigjet e Kerala, dhe Portugezët arritën të sundojnë tregtinë Portugali-Indi.[2]

Në vitin 1612 Anglezët kolonialist, filluan fazën e pushtimit duke hapur një Qendër Tregtare në Indi. Më pas më 1640 u hap Qendra Tregtare në Madras, më 1668 në Mumbaj dhe në vitin 1690 në Kalkutë. Ndërsa Qendra Tregtare e parë Franceze në Indi është formuar në Pondicherry.[3]

Në vitin 1803 i gjithë rajoni i Indisë ishte nën pushtimin Angle, përveç Punjab'it. Anglezët vazhduan traditën Mongole të qeverisjes, dhe vazhduan Ideologjinë Mongole, që Indinë e shihnin vetëm si vend "që fitohet para". Dhe bazuar në këtë parim kultura dhe tradita Hinduse nuk ishin të rëndësishëm për ta. Për Anglezët ishin të rëndësishëm se si skllevërit Indiane e kryenin detyrat e tyre që u përcaktoheshin nga Anglezët.

Po ashtu, Anlgezët krijuan Partinë e Kongresit, për të bërë të mundur që Indianët të bëjnë qeverisjen e vendit. Por Partia e Kongresit luajti rol në rritjen e rezistencës anti-imperialiste, dhe u shëndrua në një strukturë revolucionare.

Mahatma Gandhi (Gujarati: મોહનદાસ કરમચંદ ગાંધી) lindi më 2 tetor 1869, dhe vdiq më 30 janar 1948, është prijësi politik dhe shpirtëror të Indisë, dhe lëvizjes çlirimtare të Indisë. Në vitin 1915 u kthye në Indi nga Afrika e Jugut. Ishte simpatizues i lëvizjeve çlirimtare që ishin përhapur në këto vite. Formoi rezistencën kundër anglezëve pasi anglezët në Amritsar mblodhën civilët dhe e masakruan ato. Ka përdorur rezistencë pasive. Ka korrur sukses vetëm e vetëm duke bojkotuar shpërndarjen e padrejtë të kripës, dhe duke bojkotuar produktet e tekstilit anglez. Nëse nuk do të ishte parimi i Gandhit " Krijimi i Unitetit Pa Përdorimin e Forcës", atëherë lufta e pavarësisë vetëm do të realizohej me gjakderdhje tē pa parashikuar.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore u saktësua Pavarësimi i Indisë. Por, Partia e Kongresit refuzoi njohjen e Unitetit Islamik në Indi, dhe nuk e pranoi idenë e tyre për krijimin e një shteti të Pavarur të Pakistanit. Lideri i Unitetit Islamik Ali Cinnah përfaqësonte minoritetin mysliman në Indi që ishin tejet të dëshpëruar, ndërsa lideri i Partisë së Kongresit Mahatma Gandhi reflektonte mendimet e shumicës Hindu.[4] Cinnah kishte qëndrimin pa kompromis "India ose do të ndahet në dy, ose do të shkatërrohet tërësisht". Me këtë qëndrim të fortë nuk i mbetën shumë gjëra Anglezëve dhe Partisë së Kongresit për të bërë. Në fillim të vitit 1946 qindra njerëz të të dyja paleve vriteshin, u bënin masakra dhe shteti me shpejtësi shkonte në një luftë civile. Me shpalljen e "Dita e veprimeve të drejtpërdrejtë" nga ana e Unitetit Islamik në gusht të vitit 1946, në Kalkutë u bë masakra etnike kundër adhuruesve të besimit Hindu. Menjëherë pas kësaj Hindu't filluan hakmarrjen. Anglezët me të parë që nuk do të munden të ndalojnë ngjarjet që ndodhnin, vendosën të largohen nga India. Në qershor të vitit 1948 India fitoi Pavarësinë.

India eshte prodhuesi me i madh ne bote i kallamit te sheqerit, çajit jutes (Kalkuta eshte qender e perpunimit te jutes) dhe nder shtetet me te medha te prodhimtarise orizit, duhanit , pambukut dhe mendafshit.

Stampa:Azia Juglindore Është shteti më i madh i Azisë Juglindore si me siperfaqe ashtu dhe me banor pra është urëlidhëse e Oqeanit Indian me Oqeanin Paqësorë. Ne Azi Juglindore gjenden 3000 ishuj ky është vend malor dhe maja më e lartë është, Konobala me 4101m. Azia Juglindore është vend me vulkaneve dhe tërmete.

Njësitë shtetërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

India është një bashkësi e 28 shteteve dhe 7-të njësive federale të përbëra nga territoret e bashkuara. Të gjitha shtete dhe unioni i territorit të Puducherry-it si dhe territori Delhi i kryeqytetit nacional kanë qeveri të zgjedhura. Pesë bashkësitë e territoreve tjera kanë qeverisje administrative të avancuar.

Elementet përbërëse të shtetit ndahen më tutje në njësi administrative. Në shtetet e mëdha ndodhë që këto njësi në nivele paksa më të larta të mblidhen në grupe dhe formojnë një njësi administrative të niveleve më të larta.

Njësitë shtetërore të Indisë
  1. Andra Pradesh
  2. Arunaçal Pradesh
  3. Assam
  4. Bihar
  5. Çatisgar
  6. Goa
  7. Guxharat
  8. Haryana
  9. Himachal Pradesh
  10. Jammu and Kashmir
  11. Jharkhand
  12. Karnataka
  13. Kerala
  14. Madhya Pradesh
  1. Maharashtra
  2. Manipur
  3. Meghalaya
  4. Mizoram
  5. Nagaland
  6. Orissa
  7. Punjab
  8. Raxhastan
  9. Sikkim
  10. Tamil Nadu
  11. Tripura
  12. Uttar Pradesh
  13. Uttarakand
  14. Bengali Perëndimor

Teritore e unionit:

  1. Ishujt Andaman e Nikobar
  2. Chandigarh
  3. Dadra and Nagar Haveli
  4. Daman and Diu
  5. Lakshadweep
  6. Delhi
  7. Puducherry


India shtrihet në territorin e Azisë Jugore.Përkufizohet në perëndim me Pakistan'in, në Veri me Nepal'in, në veri-lindje me Kinën, Butanin, në lindje me Bangladesh'in dhe Myanmar, në jug ka dajle në Oqeanin Indian. Është afër Sri Lankës,Maldiveve dhe Indonezisë.

  • Ka një Sipërfaqe prej 3.287.590 km². Kufiri tokësorë arrin në 14.103 kilometra.
  • Pika më e ulët është Oqeani Indian, ndërsa pika më e lartë Mali Kanchenjunga (8.598 kilometra).
  • Pasuritë natyrore : Qymyri, hekuri, magnez, boksit, titanium, krom, gazi natyror, diamant, naftë.
  • Lumenjtë : Brahmaputra (2.900 km)[5], Gang (2.700 km), Indus (3.200 km).

India bën pjese ne vendet me ekonomi në zhvillim e sipër. Ekonomia indiane dallohet për kontraste të mëdha. India është pjesë e grupit G8+5,e grupit G20 etj.



Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: India – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: India – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :
  1. ^ [1]
  2. ^ Sipas Hindistan Tarihit. Arkivuar 21 dhjetor 2017 tek Wayback Machine
  3. ^ Hindistan Tarihi Arkivuar 21 dhjetor 2017 tek Wayback Machine
  4. ^ Hindistan Tarihi Arkivuar 21 dhjetor 2017 tek Wayback Machine
  5. ^ http://tr.wikipedia.org/wiki/Brahmaputra_Nehri