Pallati i Rinisë dhe i Sporteve
Emrat në të kaluarën | Boro and Ramiz |
---|---|
Vendndodhja | Prishtinë, Kosovë |
Pronari | Kontestuese mes Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë së Privatizimit të Kosovës |
Kapaciteti | 8,000 (fusha e madhe) 3,000 (fusha e vogël) |
Ndërtimi | |
Gurthemeli | 1975 |
Hapur | 1981 |
Arkitekti | Zhivorad Jankovic, Halid Muhasillovic dhe Sretko Espek |
Përdoruesit | |
Sigal Prishtina (basketball) | |
Faqja zyrtare | |
www |
Pallati i Rinise dhe Sporteve (Serbisht: Палата омладине и спорта, Palata omladine i sporta, emri i mëparshëm "Boro and Ramiz") i njohur gjithashtu si një ndërtesë ikonë në qytetin e Prishtinës, përfaqëson një ndër shembujt më të shquar të arkitekturës moderne në Kosovë. Kjo ndërtesë shumëfunksionale shërben si qendër sportive, kulturore dhe rekreative. Ndërtesa ka dy fusha, fushën e madhe me 8,000 shikues dhe të vogël me 3,000 shikues. Gjithashtu ka qendër tregtare, parking brenda stadiumit, dy qendra të kongresit dhe një librari.[1] E gjithë ndërtesa ka më shumë se 100 metra katrorë[2]
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më herët stadiumi kishte emrin "Boro dhe Ramiz" (Serbo-kroatisht: Боро и Рамиз), pas dy partisanëve të Luftës së Dytë Botërore dhe heronjëve të Jugosllavisë Boro Vukmirović dhe Ramiz Sadiku. Boro ishte serb, ndërsa Ramizi ishte shqiptarë, kështu që emri simbolizon "vllaznim dhe bashkim" të serbëve dhe shqiptarëve.[2][3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konkursi për Shtëpinë Përkujtimore "Boro e Ramizi" u mbajt në vitin 1970 në ish-Jugosllavi, ku çmimi i parë u fitua nga një grup nga Zagrebi. Megjithatë, projekti nuk u realizua kurrë. Në vitin 1974, u organizua një konkurs i mbyllur për të njëjtën ndërtesë, ku fitues doli propozimi i Entit për Studime dhe Projektim "Dom" nga Sarajeva, me arkitektët Zhivorad Jankoviq, Halid Muhasilloviq dhe Sretko Espek. [4]
Ndërtesa fillimisht ishte konceptuar për të përmbushur nevojat e aktiviteteve sportive dhe rinore, duke qenë një simbol i zhvillimit urban dhe një qendër për bashkimin e komunitetit. [4]
Situacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Realizimi i ndërtesës kishte një qasje të gjerë urbanistike e cila përfshinte të gjithë zonën përreth. I pozicionuar në qendër të Prishtinës, Pallati i Rinisë dhe Sporteve është lehtësisht i arritshëm dhe i integruar me strukturën urbane ekzistuese. Kjo qasje qendrore bën që ndërtesa të shërbejë jo vetëm si një destinacion për evente sportive, por edhe si një pikë referimi arkitektonike dhe shoqërore në kryeqytet. [4]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shkak të rëndësisë së tij arkitekturore si një nga shembujt më të shquar të modernizmit në Kosovë, kompleksi u bë një prej veprave të pakta arkitekturore në vend që u përfshi në diskursin profesional në nivel jugosllav, duke u krahasuar me struktura të tjera novatore të ndërtuara në republikat e ish-Jugosllavisë Socialiste. [5]
Qendra Rinore dhe Sportive "Boro dhe Ramizi" përbëhet nga një sallë shumëfunksionale me kapacitet prej 3,000 shikuesish dhe një sallë me kapacitet prej 8,000 shikuesish. Pjesa qendrore e strukturës përfshinë hapësira të dedikuara për aktivitete kulturore, me një sipërfaqe totale prej 10,000 m², ndërsa Qendra Rinore përbëhet nga dy salla eventesh me kapacitete përkatësisht prej 800 dhe 500 spektatorësh. Të gjitha këto njësi janë të lidhura me një zonë tregtare që përmbante 120 njësi, duke krijuar një platformë të rëndësishme komerciale. [5]
Konstruksioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qendra Rinore dhe Sportive në Prishtinë përmban elemente arkitekturore simbolike, veçanërisht gjashtëmbëdhjetë trarët mbështetës, të dukshëm nga çdo anë e ndërtesës, të cilat ishin nga çeliku i veshur me bakër. Tetë trarët e sipërm shtrihen përgjatë sallës kryesore sportive, ndërsa tetë trarët e poshtëm mbështeten në sallën më të vogël. Këto trarë takohen në fasadën e hyrjes kryesore e cila ishte plotësisht nga qelqi, duke simbolizuar "Vëllazërinë dhe Unitetin". Jashari-Kajtazi, Teuta (2016). Behind the natonal identity: Political and social activity through architecture - Liberal Socialism in Kosovo (Tezë) (në anglisht). TU Wien.
Ndryshimet e pësuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompleksi i pallatit fillimisht përfshinte dy salla sportive, pishina të hapura, ambiente sportive të ndryshme, një qendër tregtare dhe një hapësirë publike shumëfunksionale, megjithatë vetëm një pjesë e tij u ndërtua. Në vitin 2000 objekti u përfshi nga zjarri dhe një pjesë e sallës sportive të patinazhit në fasadën jugore u shkatërrua dhe nuk funksionon më. Jashari-Kajtazi, Teuta (2016). Behind the natonal identity: Political and social activity through architecture- Liberal Socialism in Kosovo (Tezë) (në anglisht). TU Wien.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Staletović, Lj. (26 shkurt 2000). "Prištinska lepotica" [Bukuria e Prishtinës] (në serbisht). Glas javnosti. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2019. Marrë më 3 gusht 2015.
- ^ a b "BORO & RAMIZI & CO" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 3 gusht 2015.
- ^ Čolaku, Petrit (15 janar 2016). "Zaboravljeni heroji srpsko-albanskog prijateljstva" (në serbisht). BIRN. Marrë më 15 dhjetor 2017.
- ^ a b c Sadiki, Arbër (2020). Arkitektura e ndërtesave publike në Prishtinë: 1945-1990. Faktorët shoqëror dhe formësues. Prishtinë: NTG Blendi. fq. 54–58. ISBN 978-9951-716-43-7.
- ^ a b Xërxa, Flaka (2021). Tostoes, Ana; Yamana, Yoshiyuki (red.). The 16 International Docomomo Conference Tokyo Japan 2020+1 Proceedings (në anglisht). Tokyo: docomomo International docomomo Japan. fq. 886–891.