Portal:Sport
KF Tirana - Klubi i Futbollit Tirana - është futbollklubi më i madh dhe më i suksesshëm në Shqipëri ku numërojnë 49 trofe madhore kombëtare, duke pasur një numër rekord titujsh kampion (plot 24 herë), Kupa të Shqipërisë (15 herë, rekord i përbashkët) dhe Superkupa (10 herë). KF Tirana është gjithashtu klubi më popullor në Shqipëri, me një numër të konsiderueshëm tifozësh dhe dashamirësish brenda e jashtë vendit. KF Tirana i luan ndeshjet brenda në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në Stadiumin "Selman Stërmasi" (me kapacitet 12.500 persona, 6000 të ulur) ose Stadiumin Qemal Stafa. Skuadra bardhë e blu është i vetmi klub që ka marrë pjesë në të gjitha (75) sezonet në Kategoria Superiore dhe është klubi i parë kampion në Shqipëri.
KF Tirana mban rekordin e paraqitjeve të një klubi shqiptar në Evropë, jo vetëm në numrin e lartë të pjesëmarrjeve (26), por dhe në sukseset e arritura përgjatë historisë 47-vjeçare të kësaj pjesëmarrjeje, ku numëron plot 11 ture të kaluara në kupat e ndryshme evropiane, si asnjë skuadër tjetër shqiptare. Gjithashtu, bardheblutë mbajnë rekordin e të gjitha kohërave edhe për pozicionin më të lartë të një klubi futbolli shqiptar në renditjen botërore të IFFHS, teksa në vitin 1987 renditeshin të 31ët në Botë, kjo pas sukseseve të një viti më parë në Kupën e Kupave. KF Tirana është anëtare e Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA).
- Historia
Më 16 gusht 1920, atdhetari P. Nika, së bashku me zotërinjtë e nderuar A. Erebara, P. Jakova, A. Hoxha, A. Koja, P. Berisha, A. Zajmi, H. Fortuzi, B. Pazari, L. Berisha, S. Frashëri, H. Alizoti, A. Gjitomi e V. Fekeçi formuan Shoqërinë Sportive "Agimi". Parësore në këtë shoqëri ishte loja e futbollit, ndaj, që në Tetorin e po atij viti, skuadra e saj zhvilloi ndeshjen e parë me "Juventusin" e Shkodrës. Në vitin 1925 u zgjodh Këshilli Drejtues i Shoqërisë "Agimi", i përbërë prej zotërinjve A. Zajmi, S. Stërmasi, B. Toptani, I. Gjinali e A. Koja. Gjatë këtij viti u zhvillua edhe takimi i parë ndërkombëtar me "Cernagorec" të Cetinës. Me nismën dhe këmbënguljen e zotërinjve S. Stërmasi, A. Erebara, A. Zajmi e A. Koja, "Agimi" në vitin 1927 mori emrin Sportklub Tirana.
KF Tirana është skuadra më e suksesshme shqiptare. Ajo është kampione e futbollit shqiptar për mëse 24 herë, ka fituar trofetë e 15 kupave kombëtare dhe 10 trofeve të superkupës. Ata janë kampionët e parë kombëtarë të Shqipërisë në futboll, kurorëzuar në vitin 1930. Tirana do të fitonte edhe 5 tituj të tjerë në periudhën e Paraluftës.
- Kampionatet e Luftës
Edhe pse në periudhën e Luftës është luajtur futboll dhe madje me një pjesëmarrje masive, FSHF ende heziton ta zyrtarizojë këtë eveniment mjaft të rëndësishëm dhe sot e kësaj dite! Pikërisht në sezonet 1939, 1940 dhe 1942, në Shqipëri është luajtur futboll. Madje Kampionati i sezonit 1942 pati dhe ngjarjen e shënuar se, bashkë me ekipet shqiptare, u bashkangjitën edhe 3 ekipe nga Kosova: Prizreni, Peja dhe Prishtina duke e kthyer atë në një eveniment Mbarëkombëtar, eveniment i cili mbetet dhe sot unik dhe fatkeqësisht i papërsëritur! Kësisoj, drejtuesit e Federatës janë fare mirë në dijeni se në Shqipëri nuk luhet kampionati i 76të por i 79ti! KF Tirana ka fituar dy tituj kampionë gjatë sezoneve 1939 dhe 1942 dhe KS Vllaznia një titull kampion në sezonin 1940. Flasim pra përafërsisht për periudhën kur sapo ishte shpallur fituesi i Kupës së 1rë të Shqipërisë në vitin 1939, eveniment të cilin Federata e ka njohur zyrtarisht. Kësisoj, Klubit të Futbollit Tirana i janë mohuar deri tani 2 tituj kampionë të fituar në fushën e lojës me djersë e meritë.
Pas vitesh heshtje, më në fund FSHF vendosi të emërojë një komision të përbërë nga 5 anëtarë, i cili duhej të siguronte prova dhe fakte të mjaftueshme për këtë qëllim. Pasi një sasi e konsiderueshme provash u siguruan nga ky komision, Federata caktoi Asamblenë e Përgjithshme mbajtur në Shkurt, 2013, për shqyrtimin e njohjes zyrtare të këtyre 3 kampionateve. Në mbledhjen e saj Asambleja, edhe pse pranon se këto 3 kampionate janë luajtur korrektësisht dhe drejtësisht në fushën e lojës, sipas tyre nuk mund të quhen legjitime dhe nuk mund të njihen sepse nuk janë organizuar nga Federata por nën Regjimin Fashist!
Një vendim qesharak duke konsideruar faktin se Federata e Futbollit e ka njohur zyrtarisht Kupën e 1rë të Shqipërisë, veprimtari e cila u zhvillua dhe organizua nga kjo Federatë po nën Regjimin Fashist; flasim për një distancë kohore prej diçka mbi një vit (Janar 1939 - Mars 1940) nga dhënia e trofeut të kësaj kupe deri në nisjen e kampionatit të vitit 1940!
- Vitet 60'-90'
Megjithë këto makinacione e padrejtësi kundër saj, Tirana arriti të shpallej kampione edhe dy vite të tjerë rresht, duke shfaqur një epërsi të plotë mbi të gjithë kundërshtarët (1968 vetëm 2 humbje, 1969-70 vetëm 1 humbje). 10-vjeçari 1971-80 u karakterizua nga luhatje të mëdha në ecurinë e Tiranës, me renditje në kampionat që shkonin nga vendi i dytë në atë të trembëdhjetë e fitoren e dy Kupave të Republikës. Ndërrimi i menjëhershëm i një brezi të tërë lojtarësh mbylli kështu një cikël të suksesshëm për Tiranën. Por agjërimi kësaj radhe nuk do të zgjaste shumë. Në sezonin 1981-82 Tirana rishpallet kampione, duke përsëritur këtë sukses edhe 3 herë të tjera gjatë 10-vjeçarit 1981-90, krahas fitores së 3 Kupave te Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve Tirana arriti suksese edhe në Kupat e Evropës, dhe lojtarët e saj përbënin bazën e përfaqësueses më të suksesshme që Shqipëria ka pasur.
Në vitet 1991-95 Tirana (që në gusht 1991 rimori emrin e saj të vërtetë), ashtu si e gjithë shoqëria e sporti shqiptar, përjetoi një periudhë tranzicioni e luhatjesh, të karakterizuar nga largimi i pothuajse të gjithë lojtarëve jashtë vendit. Por Tirana nuk duron të jetë për shumë kohë larg vendeve të nderit. Kështu më 1995 ajo u rishpall kampion 5 javë para përfundimit të kampionatit e arriti të grumbullojë plot 12 pikë diferencë nga vendi i dytë. Sukses që do ta përsëriste edhe 9 herë të tjera brenda 15 vjetëve, shto këtu edhe 6 kupa e 9 superkupa duke rinisur ciklin dominues. Por tanimë bëhet fjalë jo për histori, por për të tashmen që të gjithë e njohim. Tirana vazhdon të dominojë skenën e futbollit shqiptare e t'u dhurojë emocione e gëzim tifozëve të saj të përjetshëm, atyre që ndjehen tironas e që mendojnë se bardheblu nuk është thjesht një pasion, por një fe, një besim.
- Sezonet e fundit dhe e tashmja
Edhe pse ka dominuar përgjatë 20 vjetëve të fundit duke fituar mbi 28 trofe, sezonet e fundit kanë treguar mjaft oshilacione në klub. Faktorë të shumtë ndikuan negativisht, jo vetëm në kampionat dhe kupë, por dhe në paraqitjet e dobëta në Evropë.
- Paraqitja më e fundit solide ishte ajo e sezonit 2006/2007, ku titulli u arrit lehtësisht. Gjithsesi, që nga dështimi në Ligën e Kampioneve tek bardheblutë pasoi një rënie e pashpjegueshme.
- Sezoni 2007/08 i gjeti bardheblutë në vendin e 6të, një pozicion ky i pazakontë në kampionat gjatë 18 vjetëve të fundit.
- Edhe pse Tirana fitoi përsëri titullin kampion në sezonin 2008/09, ishte një sezon pa shkëlqim.
- Problemet filluan sërish në 2009/10 ku edhe pse të goditur mjaft nga gjykimi, ekipi nuk iu afrua kurrë realisht luftës për trofe. I vetmi ngushëllim i një tjetër sezoni të dështuar ishte arritja e vendit te 4të ku fitoi pjesëmarrjen në turin kualifikues të Ligës së Evropës. Edhe pse me mjaft probleme KF Tirana ishte i vetmi ekip shqiptar që kaloi një tur.
- Edhe fillimi i sezonit 2010/11 nuk qe i mbarë, si pasojë e mosmarrëveshjeve president - shef klubi që u bënë faktor negativ në afrimin e emrave të duhur në merkaton e verës, por edhe problemet me rrogat e lojtarëve që patën ndikimin e tyre ne mbarëvajtjen e ndeshjeve. Si pasojë, drejtuesit e klubit shkarkuan trajnerin Sulejman Starova për ta zëvendësuar me trajnerin 8 herë kampion, Nevil Dede. Megjithë përforcimet, blerjet e reja nuk u integruan siç duhet në ekip. U ndryshuan 3 trajnerë (Sulejman Starova, Nevil Dede dhe Mišo Krstičević) me të cilët në drejtim Tirana nuk u rendit më lart se vendi i 5të në përfundim te sezonit 2010-2011. Gjithsesi, Tirana shpëtoi sezonin duke fituar Kupën e Shqipërisë ndaj Dinamos, pas verdiktit të penalltive. Kjo fitore i siguroi klubit edhe pjesëmarrjen në turin e 2të eliminator në Ligën e Evropës. Kompeticion në të cilin, Tirana u eliminua pas vetëm 2 ndeshjesh, ku barazoi 0-0 në Tiranë dhe humbi 1-3 në Sllovaki ndaj FC Spartak Trnava. Për të dytën herë rresht, klubi tregoi dobësi dhe papjekuri në formatimin në kohë të ekipit, fillimin me vonesë të pregatitjeve, hyrjen mjaft vonë në merkato, emërimin e trajnerit, etj, shkaqe këto që sollën rrjedhimisht dështimin në Evropë.
- Sezoni i ri 2011/2012 nisi me këmbën e mbarë për klubin, që i shtoi tjetër trofe listës së gjatë të tyre, duke fituar për herë të 9të Superkupën e Shqipërisë brenda në Korçë ndaj kampionëve aktualë, KS Skënderbeu me të vetmin gol shënuar nga Bekim Balaj. Më 12 Tetor 2011 për Klubin e Futbollit Tirana u hap një kapitull i ri, mjaft i rëndësishëm dhe efikas. Këshilli Bashkiak miratoi unanimisht shndërrimin e klubit në një sh.a. (Shoqëri Aksionere). Bashkia e Tiranës ka fillimisht 100% të aksioneve, ndërkohë që afrimi i sponsorëve privatë do të ndodhë shumë shpejt për ti dhënë klubit një tjetër fytyrë dhe status në të ardhmen. Ky shndërrim natyrisht do ti japë efektet e veta ngadalë, por është mjaft i mirëpritur nga mijëra fansa bardheblu. Sezonin bardheblutë e mbyllën në vend te 3të, 5 pikë larg kampionëve të sapokurorëzuar, KS Skënderbeu, edhe pse u detyruan të ribëjnë 2 herë formacionin nën drejtimin e trajnerit të palodhur, spanjollit Julián Rubio, por edhe duke sfiduar problemet financiare që dolën në pah si pasojë e ngërçit të përkohshëm krijuar pas shndërrimit të statusit të klubit në Shoqëri Aksionere, probleme të cilat gjithashtu penguan afrimin e sasisë së mjaftueshme të lojtarëve për të përballuar krejt sezonin. Gjithsesi, kundër të gjitha këtyre vështirësive, Tirana arriti të bëjë të vetat 2 nga 3 trofetë e mundshme, duke mbyllur sezonin edhe me fitimin e kupës së 15të të Shqipërisë. Në finale bardheblutë mundën sërish kundërshtarin e tyre më të fortë në 2 sezonet e fundit, KS Skënderbeu dhe [[Bekim BalajFilafieri (diskutimet) 17 Nëntor 2014 19:26 (CET)]] ishte përsëri njeriu që prodhoi fitoren me golin e shënuar në 107', pasi koha e rregullt përfundoi barazim 0-0.
- Ndërkohë, sezoni 2012/13 mund të kishte nisur edhe më mirë nëse klubi do bënte blerjet e duhura në kohë për një pjesëmarrje më dinjitoze në Ligën e Europës, ku fatkeqësisht u kalua vetëm një tur. Me Rubion në krye, Tirana nisi sezonin aktual me fitoren e Superkupës për herë të 10të jubilare, duke mposhtur edhe një herë tjetër në finale rivalët e Skënderbeut me rezultatin 2-1, këtë rradhë në kryeqytet. Fatkeqësisht, mosarritja e akordit në kontratën me spanjollin bëri që, pas mbi 13 muaj të suksesshëm dhe me 3 trofe të fituar, një nga trajnerët më profesionistë që ka punuar tek ky klub të largohej nga Tirana. Në vend të Rubios, trajner i Tiranës u emërua Artur Lekbello, një ikonë bardhë e blu, disa herë kampion me këtë klub në vitet 80'. Por fatkeqësisht, vetëm 42 ditë më vonë, Lekbello dha dorëheqjen pas rezultateve të dobëta, duke ia lënë vendin përsëri drejtorit teknik Alban Tafaj. Më 19 shkurt Tafaj u tërhoq në detyrën e mëparshme si drejtor teknik duke ia lënë postin e trajnerit Nevil Dedes, post që Dede e merr për të 2ën herë tek Tirana. Me Nevilin në krye, Tirana e mbylli sezonin në vendin e 5të, pasi më parë ishin eliminuar edhe nga Kupa që në turin e dytë, prej ekipit debutues, KF Përparimi. Një sezon ky vërtet i dështuar, pasi nuk u arrit të fitoheshin as trofe as pjesëmarrje në Europë.
[JR. ]
- Më 8 Korrik 2014, Miroslav Klose shënoi Golin e tij të 16-të në Kupën e Botës për t'u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
- Më 8 Korrik 2014, Brazili pësoi humbjen më të thellë në historinë e saj pasi u mund 7–1 nga Gjermania në gjysmë–finalen e Kupës së Botës 2014.
- Më 8 Korrik 2014, Thomas Müller u bë lojtari i tretë në histori (pas Teófilo Cubillas dhe Miroslav Klose) që shënon pesë ose më shumë Gola në dy edicione të ndryshme të Kupës së Botës.
- Më 8 Korrik 2014, me ndeshjen e luajtur kundër Brazili, Klose barazoi legjendën Paolo Maldini me 23 ndeshje të luajtura në Kupën e Botës duke u bërë lojtari i dytë me më shumë ndeshje pas Lothar Matthäus me 25.
- Më 8 Korrik 2014, Brazili humbi ndeshjen e parë në shtëpi për herë të parë që nga viti 2002.
| Alpinizëm | Atletik | Basketboll | Boks | Çiklizëm | Futboll | Olympiad | Lojrat olimpike dimërore | Automobilizëm | Hendboll | Gara me kuaj | Not | Patinazh | Peshëngritj | Pingpong | Qitje | Ski | Shah | Volejboll | Tenis
Clinton Drew Dempsey (NACOGDOCHES, 9 mars 1983) është një lojtar futbolli amerikan, mesfushori, sulmuesi i FC Seattle Sounders dhe ekipi kombëtar i Shteteve të Bashkuara, i cili është kapiten.
Biografia Ai u rrit në Nacogdoches, Teksas, fillimisht rritur në një familje të vogël e te varfer jetonte në një rulot dhe familja nuk kishte para per ta cuar ne stervitje.Dempsey ka luajtur për një nga ekipet më të mirë te futbollit të rinjve të shtetit, të Dallas Texans, para se të luante për ekipin e Universitetit Furman. Në vitin 2004 ai u transferua tek ekipi i New England Revolution , në Major League Soccer, ku ai shpejt u bë pronari. Penguar fillimisht nga një lëndim në nofull, atëherë ai shënoi 25 gola në 71 paraqitje për New England [1] Që nga viti 2007, Dempsey luajti në Ligën Premier me Fulham, ku ai ka fituar rekordin e klubit për shumicën e golave të shënuar në ndeshje te Premier Lige. Më 31 gusht, 2012, Dempsey bashkua Tottenham Hotspur me një kontratë tre-vjeçare për £ 6.000.000, duke e bërë atë lojtar më të paguar amerikan i të gjitha kohërave. Ne vitin 2013 ai rikthehet ne MLS tek Seattle Sounders FC. Mbas 5 vitesh, ne gusht te 2018, ai vendosi te perfundoje karrierin ne futbollin e luajtur tek Seattle Sounders FC.
| Alpinizëm | Atletik | Basketboll | Boks | Çiklizëm | Futboll | Olympiad | Lojrat olimpike dimërore | Automobilizëm | Hendboll | Gara me kuaj | Not | Patinazh &"124: shetari - shigjetaria
| Peshëngritj | Pingpong | Qitje | Ski | Shah Taekwondo | Volejboll | Tenis
KAMPIONATI SHQIPTAR I FUTBOLLIT SEZONI 1979-80 kALENDARI I PLOTE I NDESHJEVE : FAZA 1 FAZA 2
JAVA 1/14 ELBASANI-VLLAZNIA 2:3 1:2 TIRANA-BESA 2:2 0:3 PARTIZANI-APOLONIA 1:0 2:0 SKEN-LUFTETARI 3:2 0:1 TEUTA-SHKENDIA 2:1 2:0 TOMORI-DINAMO 1:3 1:5 NAFTETARI-FLAMURTARI 1:3 3:2
JAVA 2/15 ELBASANI-NAFTETARI 1:0 1:2 VLLAZNIA-TIRANA 1:0 1:2 BESA-PARTIZANI 0:2 1:0 APOLONIA-SKENDERBEU 1:1 0:2 LUFTETARI-TEUTA 2:1 1:0 SHKENDIA-TOMORI 3:2 0:3 DINAMO-FLAMURTARI 1:0 1:1
JAVA 3/16 TIRANA-ELBASANI 1:0 0:0 PARTIZANI-VLLAZNIA 2:2 2:2 SKENDERBEU-BESA 2:1 0:0 TEUTA-APOLONIA 1:0 3:2 TOMORI-LUFTETARI 1:0 0:0 FLAMURTARI-SHKENDIA 1:1 1:0 NAFTETARI-DINAMO 0:0 0:1
JAVA 4/17 TIRANA-NAFTETARI 1:1 1:1 ELBASANI-PARTIZANI 0:0 3:2 VLLAZNIA-SKENDERBEU 1:2 0:2 BESA-TEUTA 2:1 1:3 APOLONIA-TOMORI 1:2 0:1 LUFTETARI-FLAMURTARI 2:1 1:2 SHKENDIA-DINAMO 0:2 0:2
JAVA 5/18 TOMORI-BESA 1:1 0:0 NAFTETARI-SHKENDIA 1:1 0:1 SKENDERBEU-ELBASANI 1:1 0:0 FLAMURTARI-APOLONIA 4:0 3:1 TEUTA-VLLAZNIA 1:1 1:1 PARTIZANI-TIRANA 2:3 1:1 DINAMO-LUFTETARI 2:3 1:0
JAVA 6/19 TIRANA-SKENDERBEU 0:1 2:2 PARTIZANI-NAFTETARI 3:0 0:1 BESA-FLAMURTARI 1:1 0:2 ELBASANI-TEUTA 2:1 0:1 LUFTETARI-SHKENDIA 1:1 0:1 APOLONIA-DINAMO 1:1 1:4 VLLAZNIA-TOMORI 1:1 1:1
JAVA 7/20 SKENDERBEU-PARTIZANI 1:1 2:2 TEUTA-TIRANA 2:2 0:2 TOMORI-ELBASANI 2:2 1:2 FLAMURTARI-VLLAZNIA 2:1 0:1 DINAMO-BESA 1:0 3:3 SHKENDIA-APOLONIA 1:1 1:0 NAFTETARI-LUFTETARI 2:4 0:2
JAVA 8/21 SKENDERBEU-NAFTETARI 1:2 1:2 APOLONIA-LUFTETARI 0:4 2:3 VLLAZNIA-DINAMO 1:0 0:1 ELBASANI-FLAMURTARI 1:2 0:0 PARTIZANI-TEUTA 1:1 0:1 TIRANA-TOMORI 2:1 0:0 BESA-SHKENDIA 1:0 0:0
JAVA 9/22 DINAMO-ELBASANI 0:0 1:1 SHKENDIA-VLLAZNIA 1:0 0:1 TEUTA-SKENDERBEU 0:0 1:2 NAFTETARI-APOLONIA 1:0 2:1 LUFTETARI-BESA 0:1 2:4 FLAMURTARI-TIRANA 0:1 0:0 TOMORI-PARTIZANI 0:0 2:5
JAVA 10/23 PARTIZANI-FLAMURTARI 2:1 1:1 TIRANA-DINAMO 4:5 0:1 SKENDERBEU-TOMORI 2:1 0:1 VLLAZNIA-LUFTETARI 0:0 1:2 BESA-APOLONIA 2:1 1:0 ELBASANI-SHKENDIA 2:1 0:0 TEUTA-NAFTETARI 1:1 1:1
JAVA 11/24 SHKENDIA-TIRANA 1:2 0:1 FLAMURTARI-SKENDERBEU 0:0 0:0 TOMORI-TEUTA 3:1 0:0 LUFTETARI-ELBASANI 2:2 1:3 APOLONIA-VLLAZNIA 0:2 1:3 NAFTETARI-BESA 2:1 0:1 DINAMO-PARTIZANI 0:3 2:2
JAVA 12/25 TIRANA-LUFTETARI 1:1 1:0 PARTIZANI-SHKENDIA 1:1 2:1 SKENDERBEU-DINAMO 0:1 0:2 VLLAZNIA-BESA 3:0 1:0 TEUTA-FLAMURTARI 2:0 1:1 TOMORI-NAFTETARI 3:2 0:1 ELBASANI-APOLONIA 1:1 0:0
JAVA 13/26 LUFTETARI-PARTIZANI 4:0 1:5 NAFTETARI-VLLAZNIA 2:3 1:5 DINAMO-TEUTA 1:1 0:0 APOLONIA-TIRANA 1:2 0:2 SHKENDIA-SKENDERBEU 1:0 1:2 FLAMURTARI-TOMORI 3:2 2:1 BESA-ELBASANI 1:1 0:1
RENDITJA : 1.DINAMO 26 14 9 3 41:23 18 37 PIKE LIGA E KAMPIONEVE 2.TIRANA 26 11 10 5 33:27 6 32 3.VLLAZNIA 26 12 7 7 38:27 11 31 4.PARTIZANI 26 9 11 6 42:31 11 29 KUPA E KUPAVE 5.SKENDERBEU 26 9 10 7 27:24 3 28 6.FLAMURTARI 26 10 7 9 33:25 8 27 7.LUFTETARI 26 11 5 10 39:35 4 27 8.TEUTA 26 8 11 7 29:27 2 27 9.ELBASANI 26 7 13 6 27:25 2 27 10.BESA 26 9 8 9 27:29 -2 26 11.NAFTETARI 26 9 6 11 29:39 -10 24 12.TOMORI 26 7 9 10 31:37 -6 23 13.SHKENDIA 26 6 7 13 18:30 -12 19 14.APOLONIA 26 0 5 21 15:50 -35 5
364 ND 122 F 118 B 122 H SHUMA E GOLAVE 429:429
NDESHJA ME ME SHUME GOLA : TIRANA-DINAMO 4:5
PJESMARRJA NE EUROPE : LIGA E KAMPIONEVE 1980-81 RAUNDI 1 DINAMO tirana-AJAKS 0:2 AJAKS-DINAMO 1:0
KUPA E KUPAVE 1980-81 RAUNDI 1 MALMO-PARTIZANI 1:0 PARTIZANI-MALMO 0:0
| ||||||||||||