Shko te përmbajtja

Prelezi i Muhaxherëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Prelezi i Muhaxhirëve)
Prelezi i Muhaxherëve
Fshat
Popullsia
  Total
1.500
Targat05

Prelezi i Muhaxherëve (serbisht: Muhadžer Prelez / Мухаџер Прелез) është një fshat në komunën e Ferizajt, në Kosovë.

Prelezi i Muhaxherëve ndodhet në pjesën jugore të Kosovës, rreth 5 kilometra në jug të qytetit të Ferizajt, pergjatë rrugës magjistrale Ferizaj-Prishtinë. Fshati gjendet në koordinatat 42.434° V dhe 21.167° L, në një lartësi prej 565–584 metrash mbi nivelin e detit. Vendbanimet më të afërta janë Surqina, Babushi dhe Prelezi i Jerlive.

Fshati Prelez i Muhaxherëve konsiderohet si fshati kryesor i 7 fshatrave të tjerë, duke pasur parasysh pozitën gjeografike si qendër dhe udhëkryq. Fshatrat që lidhen me të janë: Prelezi i Jerlive, Papazi, Mirashi, Cërnilla, Surqina, Bablaku dhe Tërna.

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, fshati (i regjistruar si Muhadžer Prelez) kishte 982 banorë. Burime lokale përmendin një popullsi më të lartë, rreth 1,500 banorë. E gjithë popullsia në këtë fsaht është shqiptare etnike.

Gjatë luftës së Kosovës (1998–1999), pas spastrimit etnik, forcat serbe përdorën zonën për vendosjen e mjeteve të blinduara dhe ushtrisë. Një tank i shkatërruar nga bombardimet e NATO-s mbeti në fshat dhe sot konsiderohet si monument i hapur, duke kujtuar spastrimin etnik të kohës nga kjo tanke, dhe me pasë e qliruar nga NATO.

Nga ky fshat vjen dhe çdo vitë përkujtohet një dëshmor, Liman Rekaj, i rënë në Betejën e Koshares, gjatë thyerjen e kufirit Kosovë–Shqipëri në vitin 1999.

Ekonomia dhe jeta shoqërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Banorët e Prelezit merren kryesisht me ndërmarësi, bujqësi, blegtori dhe aktivitete të tregtare. Në fshat ndodhen një xhami dhe një shkollë fillore me mbi 180 nxënës.

Fshati është i njohur për aktivitetet kulturore dhe sportive, si organizimi i paradasë me kuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Turneu tradicional i futbollit të vogël, në nder të dëshmorit Liman Rekaj, aktivitete të cilat tërheqin çdo vit ekipe, lojtarë, entuziastë dhe tifozë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Administrata vendore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati ka një kryetar dhe 6 këshilla lokalë që përfaqësojnë interesat e banorëve. Mbledhjet zhvillohen në sallën e fshatit, ku diskutohen vendime dhe nisma të ndryshme. Fshati ka gjithashtu një faqe publike në rrjetin social Facebook, ku publikohen informata për aktivitetet komunitare dhe punët vullnetare.

Problemet dhe sfidat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në korrik të vitit 2018, reshje të dendura shiu shkaktuan përmbytje në fshat, duke dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe automjetet. Klima e fshatit është e tipit kontinental të butë, me dimra të ftohtë dhe vera të ngrohta.

  1. Agjencia e Statistikave të Kosovës, Regjistrimi i Popullsisë 2011.
  2. “Muhadžer Prelez”, Wikipedia në frëngjisht.
  3. Mindat.org – të dhënat gjeografike për Prelez i Muhaxherëve.
  4. Telegrafi.com – “Banorët e Prelezit të Muhaxherëve organizojnë paradë me kuaj”.
  5. Indeksonline.net – raport për përmbytjet në vitin 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]