Arkitektura islame: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 31.22.56.164) dhe riktheu rishikimin 1727536 nga WikiDeutch
Rreshti 120: Rreshti 120:
=== Kaligrafia ===
=== Kaligrafia ===


== Elementet dhe stilit islam ==albi cela tral llalalalal
== Elementet dhe stilit islam ==


== Referencat ==
== Referencat ==

Versioni i datës 8 janar 2019 23:45

Pamja e kupolës së xhamisë së Et'hem Beut në Tiranë.
Pamja nga brenda e kupolës së xhamisë së Edirne, Turqi.
Hyrja e pallatit MohattaKarachi.

Arkitektura Islame është pjesa më e përhapur dhe më e zhvilluar e artit islam që edhe sot e kësaj dite zhvillohet edhe mëtej. Me arkitekturën Islame nënkuptojmë zhvillimin e arkitekturës, stileve dizajnëve dhe veprave të ndryshme arkitekturale nga ana e arkitektëve myslimanë dhe jo myslimanë në vendet islame dhe për myslimanët[1]. Në këtë arkitekturë përfshihen edhe stilet sekulare edhe ato fetare, por më të shprehura janë ato fetare. Ndër ndërtimet arkitekturale më të përhapura dhe më të përpunuara e dizajnuara artistikish janë xhamitë.

Përveç ndërtimit të xhamive në arkitekturën islame përfshihen edhe pallatet edhe kalatë, banjot publike, fontanat, urat si dhe ndërtime tjera arkitekturave që kanë vlera të larta artistike.[2][3]

Historia

Fillet e zhvillimit të arkitekturës Islame i gjejmë që në kohën e fillimit të forcimit të Islamit, më saktësisht që në kohën e migrimit të Muhammedit nga MekkaMedina kur u ndërtua xhamia Muhammedit. Sido që të jetë vepra e parë më me vlerë artistike arkitekturale u realizua në vitin 630 kur Muhammedi çliroi Mekën dhe riparoi Qaben në stilin Islam. Zhvillimet tjera pasuese Islame në artin arkitektural gjithmonë u zhvilluan duke respektuar parimet Islame të ndalimit të pikturimit dhe ndërtimit të formave të njerëzve dhe kafshëve sepse ato paraqesin elemente të idhujtarisë.[2]

Në shekullin e VII armata myslimane zgjeroi territoret kështu që me kalimin e myslimanëve në territoret e reja kishin nevojë për vende për faljen e namazit. Ata fillimisht përdornin shtëpitë e zakonta për faljen e namazit, por gjithashtu edhe ndërtonin xhami të thjeshta sikur shtëpia e Muhammedit ose xhamia e tij sa për të kryer obligimet fetare ndërtimin e xhamive për të falur. Më vonë pas zhvillimit ekonomik të myslimanëve, në vitet e Arta Islame, myslimanët filluan ndërtimin e xhamive me përkushtim të madh dhe me stile e vlera të veçanta arkitekturale.

Në territoret shqiptare arkitektura Islame filloi të përhapjet në kohën e sundimit Osman. Gjatë kësaj kohe pothuajse në të gjitha territoret shqiptare u realizuan ndërtime të ndryshme arkitekturale si xhami, ura, banjo publike, fontana etj. Stilet e ndërtimit të këtyre veprave arkitekturale ndryshojnë varësisht nga koha e ndërtimit dhe vendi ku janë ndërtuar. Edhe pas largimit të osmanëve nga territoret shqiptare vazhdoi zhvillimi i arkitekturës islame. Në këtë periudhë pas islame të gjitha veprat arkitekturale islame janë realizuar me iniciativë shoqërore private pa ndërhyrje institucionale shtetërore duke u përqendruar në ndërtimin e xhamive.

Ndikimet dhe stilet

Kaliografia arabe në hyrje të Taxh Mëhallës.

Stil i njohur dhe specifik arkitektural islam u paraqit pak kohë pas vdekjes së Muhammedit. Ky stil u zhvillua duke marrë bazat nga modelet e zhvilluara nga egjiptianët antik, bizantinët, persianët dhe susanidët. Ndër shembujt më të hershëm është ai i vitit 691, përfundimi i Kupolës së Gurit (Qubbat al-Sakhrah) në Jerusalem që paraqet një hapësirë të brendshme të ndërtuar me gurë dhe të zbukuruar me arabeska.

Xhamia e Madhe e SamarrësIrak e ndërtuar në vitin 847 është ndërtim arkitektural hipostil ku radhët e kolonave mbajnë dyshemenë mbi të cilën është ndërtuar minarja e madhe në formë spiraleje.

Haia SofaStamboll gjithashtu ndikoi arkitekturën islame. Kur osmanët pushtuan qytetin bizantin, ata konvertuan kishën në xhami (tani muze) dhe përfshinë elementet arkitekturale bizantine në punën e tyre. Ky objekt arkitektural shërbeu si model edhe për ndërtime tjera arkitekturale osmane, si xhamia Shehzade, xhamia e Suleimanit dhe xhamia e Rystem Pashës.[4] Kupolat e xhamive kanë luajtur rol të rëndësishëm në arkitekturën Islame, kështu duke filluar nga ajo e para e vitit 691, Kupola e Gurit dhe duke vazhduar gjer në shekullin e XVII tek Taxh Mëhalla. Në kohën moderne ndërtimi i kupolave kaloi edhe në perëndim.[5][6]

Arkitektura perse

The Shah Mosque in Isfahan, Iran

Persia ra nën sundimin e myslimanëve në shekullin e VII dhe që nga kjo kohë filloi të zhvillohet arkitektura islame në këto troje, fillimisht nga nevoja për të kryer obligimet fetare u ndërtuan xhamitë e para. Arkitektura islame në këto troje u zhvillua në sajë të kombinimit të elementeve arkitekturale të sjella nga myslimanët si dhe adaptimit të elementeve të gjetura në perandorinë perse. Studiuesit vlerësojnë se huazimet dhe adaptimet e elementeve arkitekturale perse me kohë u zhvilluan dhe u përsosën më tej nga arkitektët vendas dhe myslimanë, në territorin e ri nën udhëheqje të myslimanëve.

Shumë qytete, duke përfshirë edhe Bagdadin u bazuan në precedencën e qytetit FirouzabadPersi. Në fakr, dihet se dy dizajnuesit e angazhuar nga al-Mansuri për planifikimin e dizajnit të qytetit ishin Naubakht (نوبخت) dhe Mashallah (ماشاء‌الله) nga Khorasani, Iran.

Stili persian i xhamive karakterizohet me kolonat e tullave konike, pasazheve të gjata dhe harqet, secili, të mbajtura me disa shtylla. Në Azinë Jugore, kishte edhe elementet e arkitekturës hinduse, por më vonë u zëvendësuan nga dizajnet perse.[7]

Arkitektura mure

Brendësia e xhamisë së Kordobës.

Konstruktimi i Xhamisë së Madhe të Kordobës (tani e shndërruar në katedrale) filloi në vitin 785 duke paraqitur dhe fillimin e zhvillimit të arkitekturës Islame në Gadishullin Iberian dhe në Afrikën Veriore (shih artikullin : Murët). Xhamia është e njohur për arkitekturën e habitshme të brendisë së sajtë. Arkitektura mure arrin kulmin e sajë me me konstruktimin e pallatit të mrekullueshëm AlhambraGrenadë. Pallati ka brendi të hapur dhe të freskët me shatërvan, ku brendia e pallatit është e rrethuar me të kaltër, të kuqe dhe ngjyrë ari. Muret janë të dekoruar me piktura me motive gjethesh, me mbishkrime arabe dhe arabeska të dizajnuara me mure tulla të glazura. Arkitektura mure ka rrënjët e veta thellë në traditën e arkitekturës arabe dhe në dizajnin e themeluar gjatë kohës së kalifatit EmevitLevant rreth vitit 660 me qendër në Damask. Gjatë kësaj kohe u realizuan shembuj shumë të mirë të dizajnëve arabo-Islame duke përfshirë dizajnët me figura gjeometrike (pasi figurat e njerëzve dhe kafshëve janë të ndaluara sipas Islamit), dizajnët e qeramikës, që paraqesin shtëpi tipike Damasku brenda së cilës gjenden shatërvan mu në qendër.

Edhe pas përfundimit të Rekonkuistës, ndikimi Islam vazhdonte të kishte ndikim në arkitekturën spanjolle. Pjesërisht, spanjollët mesjetarë përdorën stilin islam Mudéjar, nga shkalla e lartë e ndikimit të dizajnit islam. Një nga shembujt më të mirë të ndikimit mur në arkitekturën spanjolle është pallati mbretërorë AlcázarSeville.

Arkitektura turkistane (timuride)

Arkitektura timuride është kulmi i artit Islam në Azinë Qendrore. Godinat madhështore të ngritura nga Timuri dhe Dinastia TimurideSamarkand dhe Herat ndihmuan përhapjen e ndikimit të shkollës Ilkhanide të artit në Indi, kështu kjo ndikoi në lindjen e shkollës mugale të arkitekturës. Arkitektura timuride filloi me Mauzoleun e Koxha Ahmed YasavitKazakstan dhe kulminoi me mauzoleun timurid Gur-e AmirSamarkand. Stili dukshëm rrjedh nga arkitektura perse. Simetria boshtore është karakteristikë e të gjitha ndërtimeve të mëdha timuride, posaçërisht Shah-e ZendahSamarkand dhe xhamia e Gowhar ShaditMashhad.

Arkitektura osmane

Xhamia e Selimit, ndërtuar nga arkitekti Mimar Sinani në vitin 1575 në Edirne, Turqi.

Arkitektura osmane shtrihet në gjithë territorin të cilin më parë për 500 vite sundoi Perandoria Osmane, por numri më i madh dhe xhamitë më të mëdha ekzistojnë në Turqi. Në arkitekturën osmane, e cila erdhi në fuqi dhe u zhvillua pas asaj bizantine e arabe, kishin ndikim këto dy të fundit, por osmanët zhvilluan stilin e tyre në ndërtimin e kupolave të xhamive.[7] Ndikimi i stilit të ndërtimit të xhamive nga arkitektura bizantine shihet nga kopjimi i stilit të ndërtimit nga Hagia Sofia, në të cilin stil u ndërtuan Xhamia Shehzade, Xhamia e Sylejmanit si dhe Xhamia e Rustem Pashës.

Arkitektura osmane zhvillohet më pas në një stil të veçantë, posaçërisht ndërtimi i xhamive të mëdha të ndërtuara nga arkitekti Mimar Sinani, siç është Xhamia e Sylejmanit e ndërtuar në shekullin e XVI.

Kulmimi i teknikës osmane të ndërtimit arriti me ndërtimin e hapësirave të brendshme të mëdha, posaçërisht ndërtimi i kupolave të mëdha të xhamive duke arritur një harmoni të jashtëzakonshme mes hapësirës së brendshme dhe të jashtme të një objekti, si dhe duke formuar harmoni të mrekullueshme të dritës dhe hijes brenda objektit.

Arkitektura osmane-islame u dha dritë dhe stil të posaçëm objekteve qoftë fetare ose të tjera duke i bërë të njohura dhe të pranueshme si në botën islame ashtu edhe në atë jo islame.

Arkitektura osmane pati shtrirje edhe në trojet shqiptare i cili stil vlerësohet më tepër si evropian se sa orientalist[8].

Në trojet shqiptare janë ndërtuar shumë objekte në stilin arkitektural osman si në kohën e sundimit osman ashtu edhe pas asaj kohe gjer kah fillimi i viteve të nëntëdhjeta të shekullit XX. Nga arkitektura e mbetur osmane janë shumë xhami nga të cilat pjesa dërmuese në qytetet e mëdha të shteteve ballkanike janë rrënuar, pastaj ura, shatërvanë, hamame etj.

Arkitektura fatimide

Arkitektura mamluke

Mesjid Al Aksa, xhami në Jerusalem, xhamia ku fali Muhammedi (paqa qoft mbi të) si imam namaz sëbashku me profetët tjerë.

Arkitektura indo-islame

Arkitetura sino-islame

Arkitektura islame sub-saharane

Arkitektura shqiptare islame


Ura e Gurit në Shkup në vitin 1909.

Prania e myslimanëve në Ballkan dhe në tokat iliro-shqiptare daton që nga koha e mbretit bizantin, Teofilit (sundoi më 829-842), kur të ashtuquajturit, turqit vardarianë, të fesë islame, i vendosi në luginën e lumit Vardar, për qëllime politike, strategjike. Turqit vardarianë i kemi të pranishëm deri në kohën e mbretërisë hungareze në shekujt XI e XII dhe në ushtrinë e Car Dushanit në shekullin XIII.[9]

Arkitektura Islame në trojet shqiptare është zhvilluar në kohën e shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. Perandoria Osmane ka qenë fryma e inicimit të zhvillimit të arkitekturës Islame në këto troje. Qëndrimi i saj shekullorë në këto troje dhe rëndësia e vlerave të krijuara gjatë kësaj periudhe mund të vlerësohen përmes gjurmëve të mbetura.

Edhe përkundër trashëgimisë së pa shmangshme kulturore e artistike të zhvilluar gjatë kësaj kohe nga shqiptarët, studiuesve letrarë kanë hezituar që të bëjnë studimin e këtyre veprave, ata i kanë marrë me nënçmim vlerat artistike shqiptaro-islame[10].

Studiuesi shqiptar Hasan Kaleshi thekson:

"Mund të thuhet se shqiptarët janë të vetmit që nuk i kanë kushtuar kurrfarë rëndësie këtij aspekti..., edhe pse roli i shqiptarëve është më i madh se i shumë popujve ballkanikë, me dallim që ata i kanë studiuar shkrimtarët e tyre, e ndër ne kjo punë merret me nënçmim, të mos themi me përbuzje... Le që boshnjakët janë shumë përpara në studime, por madje edhe serbët edhe sllavo-maqedonasit."

Përkundër mos guximit të studiuesve shqiptarë që të hulumtojnë ndikimin Islam në zhvillimet kulturor, sociale e artistike në jetën e shqiptarëve vetë gjeneratat e dala të edukuara në qendrat Islame dhe ndryshimet në strukturat fisnore para dhe pas Islame dëshmojnë për një ndikim të rëndësishëm dhe në masë të madhe.

Në anën tjetër zhvillimi i arkitekturës së mrekullueshme si dhe ruajtja e tyre gjatë kohërave dëshmon për një lidhshmëri më të dashur se sa të dhunshme, siç pretendohet, mes shqiptarëve dhe Islamit. Gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare theks të veçantë iu kushtua arkitekturë. Kështu u ndërtuan ura, xhami e shtëpi me stil të veçantë arkitektural e artistik.

Thuajse në tërë hapësirën e trojeve shqiptare ka monumente fetare që meritojnë theks të veçantë për nga vlera dhe rëndësia e tyre gjatë kohësh.

Ndër monumentet Islame tërheqëse për artdashësit shqiptarë dhe të huaj në trojet shqiptare veçohen: Xhamia e Et'hem beutTiranë, Xhamia e LarmeTetovë, Xhamia e MadhePrishtinë, Ura e Gurit, Sahat Kulla, Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup, Xhamia e Sinan PashësPrizren etj.

Arkitektura bashkëkohore

Interpretimi

Arkitektura Islame në Azi

Arkitektura Islame në Evropë

Arkitektura Islame në Ballkan

Format dhe stilet e xhamive

Format

Iuan

Sahn

Kopshtet

Arabeskat

Kaligrafia

Elementet dhe stilit islam

Referencat

  1. ^ IslamicArt.com - Arkitektura - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  2. ^ a b Copplestone, p.149
  3. ^ Turne i Arkitekturës në Qytetet Islame - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  4. ^ Tonna (1990), pp.182-197
  5. ^ Grabar, O. (2006) p.87
  6. ^ Ettinghausen (2003), p.87
  7. ^ a b "Islam", The New Encyclopedia Britannica (2005)
  8. ^ http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTICLE/8179/2007-04-19.html
  9. ^ Nexhat Ibrahimi, Islami dhe myslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar, shekujt IX-XIV, Shkup, 2003, fq. 79-85.
  10. ^ Gazmend Shpuza, shkencëtar bashkëkohës, Nexhat Ibrahimi