Jump to content

José Mourinho

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Jose Mourinho)
José Mourinho

Mourinho gjatë një konference për shtyp në vitin 2010
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJosé Mário dos Santos Félix Mourinho
Datëlindja (1963-01-26) 26 janar 1963 (61 vjeç)
VendlindjaSetúbal, Portugali
Gjatësia1.74 m (5 ft 9 in)[1]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Roma (Trajner)
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1980–1982Rio Ave16(2)
1982–1983Belenenses16(2)
1983–1985Sesimbra35(1)
1985–1987Comércio e Indústria27(8)
Skuadra të menaxhuara
2000Benfica
2001–2002União de Leiria
2002–2004Porto
2004–2007Chelsea
2008–2010Internazionale
2010–2013Real Madrid
2013–2015Chelsea
2016–Manchester United
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

José Mário dos Santos Félix Mourinho (lindur më 26 janar 1963 në Setúbal) është një menaxher futbolli portugez Nofka e ti është "The Special One" (sq:i veçanti) [2]. Mourinho është konsideruar gjerësisht në mesin e ekspertëve, lojtarëve dhe trajnerëve, si një prej trajnerëve më të mirë në futboll [3][4][5][6].

Mourinho nisi si një lojtar, por ai nuk ishte në gjendje për të krijuar një karrierë domethënëse në lojë dhe kaloi përfundimisht të menaxhimit. Pas filli mit si një ndihmës trajner dhe trajner i të rinjëve në fillimin e viteve 90', ai u bë një përkëthyes për Sir Bobby Robson. Atje ai ka punuar me të në Sporting Clube de Portugal dhe Porto në Portugali, para se ta ndje atë në ekipin spanjoll Barcelona. Ai mbeti në klub Katalonian pas largimit të Robson dhe punoi me pasardhësin, Louis van Gaal.

Ai filloj të fokusohet si trajner dhe imprseionoi per nje kohë të shkurtër dhe të suksesshme në periudhën në Benfica dhe União de Leiria. Ai u rikthye në Porto në 2002, këtë herë si trajer kryesor, duke fituar Primeira Liga, Taça de Portugal, dhe UEFA Cup në 2003. Në 2004 Mourinho dërgoi ekipin në krye të ligës për të dytën herë dhe fitoi shpërblimin më të madh në futbollin e klubeve Europiane, UEFA Champions League.

Vitet e formimit dhe edukimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimet si trajner

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera si trajner

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Benfica dhe União de Leiria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më qershor 2008, Mourinho u vendos si pasuesi i italianit Roberto Mancini te Interi duke firmosur një kontratë 3 vjeçare, duke marrë shumicën e stafit që kishte pasur kur drejtonte Porton dhe Chelsean [7][8]. Ai zgjodhi Guiseppe Baresin, një ish lojtar i Interit dhe ish lojtarin e akademisë së skuadrës, si ndihmësin e tij [9]. Ai foli vetëm italisht në konferencën e parë për shtyp si trajneri i ri i Interit, duke thënë se e kishte mësuar atë në "vetëm tre javë" [10]. Mourinho tha se ai ka vetëm për qëllim të bëjë disa blerje të mëdha në verë [11]. Në fund të merkatos verore, ai bleu vetëm tre futbollist: anësorin brazilianin Mancini (për 13 milion ) [12], mesfushorin ganian Sulley Muntari për shumën e raportuar prej 14 milion € [13] dhe anësorin portugez Ricardo Quaresma për shumën e 18.6 milion € sëbashku me kartonin e mesfushorit të ri portugez Pelé [14].

Mourinho gjatë periudhës së tij si trajner i Interit.

Më 28 korrik 2009, Mourinho u raportua se kishte shfaqur interes për të marrë vendin si trajneri i Manchester United në momentin kur Sir Alex Ferguson të tërhiqej nga futbolli. Për këtë gjë, ai ka thënë: "Unë do ta konsideroja një kalim te Manchester United, por United duhej ta marrë në konsideratë nqs unë do të isha pasardhësi i Alex Ferguson.

Adriano e la Interin në prill 2009, dhe largimi i sulmuesi brazilian u ndoq dhe nga largimet e sulmuesve argjentinas Julio Cruz dhe Hernán Crespo. Mesfushori sulmues legjendar dhe veterani portugez Luís Figo u tërhoq nga futbolli. Figo ishte pranë largimit nga Interi në kohën kur skuadra drejtohej nga italiani Roberto Mancini, për shkak se ky i fundit nuk e aktivizonte shumë në fushë, kurse me Mourinhon ai luante rregullisht. Mourinho nënshkroi me sulmuesin argjentinas Diego Milito nga Genoa, i cili sezonin e shkuar ishte vetëm një Gol larg fitimit të çmimit të golashënuesit më të mirë të ligës, dhe sigurisht brazilianin Thiago Motta dhe hollandezin Wesley Sneijder, për të përforcuar mesfushën. Megjithatë, transferimi i tij më i shquar në merkaton verore marrëveshja e shkëmbimit të sulmuesve Zlatan Ibrahimoviç i cili u transferua te Barcelona dhe Samuel Eto'o që kaloi te Interi, me Interin që gjithashtu mori edhe 35 milion £. Ky transferim ishte transferimi i dytë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave pas transferimit të portugezit Cristiano Ronaldo te Real Madrid për 90 milion , ky transferim gjithashtu u realizua në atë merkato verore. Eto'o bëri një fillim premtues me Interin duke shënuar dy Gola në dy ndeshjet e para të sezonit.

Blerja e portugezit Ricardo Quaresma nga klubi i vjetër i Mourinhos Porto, kishte treguar formë të dobët me skuadrën, dhe kjo gjë bëri që ai të huazohej te Chelsea, që për ironi ishte gjithashtu një klub i vjetër i Mourinhos. Mancini kishte dështuar për të pasur një mesfushë dominuese me Interin dhe përforcimi i saj ishte objektivi kryesor i Interit. Mungesa e një organizatori, ose ndryshe trequartista, ishte shkak kryesor i dështimit të Zikaltërve në Champions League. Në përpjekje pë tu marrë me këtë çështje, Inter firmosi me mesfushorin hollandez Wesley Sneijder nga spanjollët e Real Madrid.

Mourinho edhe një herë ringjalli polemika në argumentin e tij me trajnerin e kombëtares italiane, Marcello Lippi. Lippi tha se Juventusi do të fitonte Scudetton në sezonin 2009–10, e cila për Mourinhon cilësohej munges respekti ndaj Interit. Vitin e kaluar, Lippi tha se Inter do ta fitonte titullin, kurse Mourinho nuk i'u përgjigj për parashikimin e tij. Lippi gjithashtu tha se Mourinho ishte i barabartë me trajnerët Ciro Ferrara dhe Leonardo të cilët respektivisht drejtonin Juventusin dhe Milanin, duke thënë se portugezi kishte vetëm më shumë eksperiencë. Pas konfliktit me Lippin, Mourinho filloi polemikat me kapitenin e Italisë Fabio Cannavaro për vendin e Davide Santon në skuadrën e Interit. Cannavaro më parë kishte thënë se Santon duhej të largohej nga Interi në mënyrë që të luante më shumë për të siguruar një vend në kombëtaren italiane në Kupën e Botës. Mourinho u përgjigj duke thënë se Cannavaro po vepronte si një trajner.

Inter nuk i nisi mirë dy ndeshjet e para të sezonit të ri. Skuadra humbi Superkupën e Italisë me rezultatin 2–1 kundër Lazios dhe barazoi 1–1 në ndeshjen e parë të ligës kundër skuadrës së sapongjitur BariSan Siro. Megjithatë, skuadra e Mourinhos ndryshoi komplet dhe u përmirësua në mënyrë drastike, duke ndërtuar një mesfushë të rrezikshme që përbëhej nga blerjet e reja si Sneijder dhe Thiago Motta, dhe nga veteranët Javier Zanetti dhe Dejan Stanković. Inter arriti të shënojë më shumë se 30 Gola përpara se muaji nëntor të mbyllej, duke shkatërruar rivalët e qytetit Milan me rezultatin 4–0, me blerjet e reja Milito dhe Motta që shënuan të dy, dhe më pas mposhtën Genoan me rezultatin tenistik 5–0. Mourinho u nxorr jashtë në ndeshjen jashtë fushe të Derby d'Italia e muajit dhjetor për shkak se duartrokiti në mënyrë ironike gjygjtarin e ndeshjes për shkak se ky i fundit i dhuroi Juventusit një goditje të dyshimtë të lirë, me Interin që humbi ndeshjen me rezultatin 2–1 falë Golit të fitores që u shënua nga mesfushori Claudio Marchisio në pjesën e dytë [15].

Mourinho me Interin më 18 prill 2009.

Më vonë gjatë sezonit, Mourinho mbajti një pozitë të fortë kritike kundër gjygjtarëve dhe gjykimit në Itali, e cila arriti kulmin e saj gjatë ndeshjes së ligës më 22 shkurt 2010 kundër Sampdorias, që u mbyll në barazimin 0–0, me lojtarë të Interit që u nxorrën jashtë me karton të kuq që në pjesën e parë. Në fund të pjesës së parë, Mourinho bëri xhestin e prangosjes përball kamerës e cila u konsiderua si e papranueshme nga Federata Italiane e Futbollit që më pas e pezulloi Mourinhon me tre ndeshje [16]. Gjithashtu, marrëdhënja e vështirë me sulmuesin e ri Mario Balotelli dhe humbja e formës së Interit bënë që skuadra të grumbullonte shtatë pikë në gjashtë ndeshjet e fundit (tre pikë për tre ndeshje, përfshirë një humbje shokuese 3–1 kundër siçilianë të Catanias që ndodhi gjatë kohës që Mourinho ishte i pezulliar), duke bërë që të kritikohet nga mediat. Pavarësisht kësaj, Mourinho arriti atë që ndoshta mund të cilësohej si një nga pikat kryesore të karrierës së tij pas arritjes në çerek–finale në Champions League duke mposhtur ish skuadrën e tij Chelsea në të dyja ndeshjet (2–1 në San Siro dhe 1–0 në Stamford Bridge) [17].

Më 6 prill 2010, José Mourinho u bë trajneri i parë në histori që arrin të çojë tre skuadra të ndryshme në gjysmë–finale të UEFA Champions League (rekodi më pas u barazua nga trajneri i Bayern Mynich Louis van Gaal një ditë më vonë) pasi Interi mposhti në ndeshjen e kthimit 1–0 rusët e CSKA Moscow, me Interin që u kualifikua për në gjysmë–finale me rezultatin e përgjithshëm 2–0. Goli i Wesley Sneijder në minutën e gjashtë bëri që Interi ta luante pjesën e mbetur të ndeshjes i tërhequr në mbrojtje. Kjo ishte hera e parë pas shtatë vitesh që Inter u kualifikua për në gjysmë–finale të këtij kompedicioni [18]. Më 13 prill, Inter vazhdoi sezonin e tij të mirë duke arritur në finalen e Kupës së Italisë, për herë të parë nën drejtimin e Mourinhos, duke mposhtur Fiorentinën 1–0 jashtë fushe (2–0 rezultati i përgjithshëm).

Më 28 prill 2010, José Mourinho arriti finalen e Champions League për herë të dytë në karrierën e tij pasi Inter mposhti kampionët në fuqi Barcelonën me rezultatin e përgjithshëm 3–2, pas humbjes 1–0 në Camp Nou (të cilën Mourinho e cilësoi si "humbjen më të bukur të karrierës së tij"). Inter arriti për herë të parë finalen e këtij kompedicioni për herë të parë pas 38 vitesh (ku u mposhtën nga AFC Ajax) [19]. Mourinho u përfushi në një konflikt të shkurtër me portierin e Barcelonës Víctor Valdés gjatë kohës që po festonte me tifozët e Interit [20]. Mourinho pas ndeshjes deklaroi se "anti-Madridizmi" i kishte ndihmuar tifozët e Barçës, duke sygjeruar se ata do të ishin të friksuar po të arrinin në finale dhe ta fitonin kompedicionin në shtëpinë e rivalëve të tyre. Marca lajmëroi se Mourinho kishte kaluar testet për tu bërë trajneri i ri i Real Madrid, pasi tifozët e tyre kishin festuar eleminimin e Barcelonës [21].

Më 2 maj, pas fitores 2–0 jashtë fushe kundër LaziosRomë, Inter pothuajse e kishte siguruar titullin e Serie A. Më 5 maj 2010, skuadra fitoi Kupën e Italisë, pasi mposhti 1–0 Romën, dhe më 16 maj 2010, Inter mposhti Sienën 1–0 duke fituar titullin e Serie A dhe të dytin për sezonin 2009–10, duke fituar çdo trofe të mundshëm për një trajner në Serie A [22][23].

Më 22 maj 2010, Inter fitoi finalen e Champions Leagues pas mposhti gjermanët e Bayern Munich me rezultatin 2–0, duke bërë këtë, Inter u bë klubi i parë italian që realizoi tripletën, kurse Mourinho personalisht festoi tripletën e dytë në karrierë dhe fitoren e dytë në Champions League [24].

Ditën që fitoi Champions Leaguen, Mourinho tha se kjo ishte "pothuajse ndeshja e tij e fundit me Interin". Ai gjithshtu tha se "nqs nuk je trajner i Realit, ju gjithmon do të keni një boshllëk në karrierën tuaj" [25].

Pas disa ditësh diskutimesh mes Interit dhe Realit, marrëveshja u arrit më 28 maj 2010, dhe Mourinho u lirua nga Interi [26][27].

Më 28 maj 2010, u konfirmua se Mourinho do të zëvëndësonte kilianin Manuel Pellegrini si trajneri i ri i Real Madrid.[28] Tre ditë më pas, Mourinho u prezensua si trajneri i ri i klubit duke firmosur një kontratë katër-vjeçare, duke u bërë trajneri i 11të i Real Madridit në shtatë vitet e fundit.[29] Ai u vendos si trajner sportiv, gjithashtue edhe si trajneri i skuadrës së parë si Galáctico (një term që përdoret për lojtarët yje në vend të trajnerëve) [30].

Mourinho në gusht 2010.

Më 29 gusht 2010, Real Madrid barazoi 0–0 me Majorkën në ndeshjen e parë të Mourinhos në La Liga.[31]

Kur ai u pyet për mundësitë e humbura kundër LevantesLa Liga dhe AuxerreUEFA Ligën e Kampioneve, Mourinho tha: "Një ditë i njëjti rival i dobët do të humbi mundësitë siç i humbëm ne."

Rikthimi te Chelsea

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndeshja e parë zyrtare e Mourinhos pas rikthimit ishte fitorja 2–0 kundër Hull Cityt më 18 gusht 2013.[32]

Më 29 janar 2014, pas barazimit 0–0 në shtëpi kundër West Ham United, Mourinho i përshkroi ata sikur po luanin në "shekullin e 19 të futbollit", duke thënë se "Kjo nuk liga më e bukur në botë, ky është futboll nga shekulli i 19". Unë duhej të sillja një Black & Decker për ta shkatërruar atë mur.[33] Më 19 prill 2014, Mourinho pësoi humbjen e parë si trajneri i Chelseas në shtëpi pas disfatës 2–1 kundër SunderlandStamford Bridge.[34] Chelsea e përfundoi sezonin në vendin e tretë në ligë, katër pikë larg kampionëve të Manchester Cityt.

Statistikat si trajner

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rekordi i trajnerit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rekordi si i pamposhtur në shtëpi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rekordi i dytë si i pamposhtur në shtëpi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ José Mourinho Player Profile Arkivuar 26 prill 2011 tek Wayback Machine. zerozerofootball.com Retrieved on 12 mars 2011
  2. ^ I am no longer the Special One, says Jose Mourinho[lidhje e vdekur]. The Times (3 June 2008). Retrieved on 21 March 2010.
  3. ^ Jose Mourinho 'best manager in the world', says Pep Guardiola. The Daily Telegraph (28 April 2010). Retrieved on 23 August 2010.
  4. ^ «José Mourinho is a ‘phenomenon’», says Arrigo Sacchi. goal.com (2010-10-2). Retrieved on 2 October 2010. Stampa:Pt icon
  5. ^ «Best Coach in the World», says Wesley Sneijder. Soccerlens (11 March 2011). Retrieved on 2011-03-11. Stampa:Pt icon
  6. ^ «Real Madrid's maestro may be the best coach in any sport» Arkivuar 28 qershor 2011 tek Wayback Machine. Sports Illustrated (7 March 2011). Retrieved on 2011-03-07.
  7. ^ "Josè Mourinho joins Inter". Inter. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2012. Marrë më 2 qershor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Inter confirm Mourinho". Sky Sports. Marrë më 2 qershor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Mourinho takes over as Inter boss". BBC Sport. 2 qershor 2008. Marrë më 2 qershor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "E' subito Mourinho-show. "Né speciale, né pirla"". La Gazzetta dello Sport. 3 qershor 2008. Marrë më 3 qershor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Brown, Oliver (2 korrik 2008). "Jose Mourihno Charms the Italians after joining Inter". The Daily Telegraph. Londër. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2012. Marrë më 15 gusht 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Mourinho makes Mancini first major signing". Reuters. 16 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2012. Marrë më 21 tetor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Inter rule out Lampard after Muntari signs". The Independent. Londër. 28 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2012. Marrë më 21 tetor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Carminati, Nadia (1 shtator 2008). "Inter agree Quaresma fee". Sky Sports. Marrë më 21 tetor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Jose Mourinho sent off as Inter Milan are defeated by Juventus". The Guardian. Londër. 5 dhjetor 2009. Marrë më 7 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Jose Mourinho banned and fined over 'handcuffs' gesture". BBC Sport. 22 shkurt 2010. Marrë më 16 mars 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Chelsea 0–1 Inter Milan (agg 1–3)". BBC Sport. 16 mars 2010. Marrë më 16 mars 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Site Map". Tsn.ca. 22 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2012. Marrë më 19 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ ":.: Inter volta à final 38 anos depois – Liga dos Campeões – Jornal Record :.:". Record.xl.pt. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2010. Marrë më 19 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Barcelona No1 Valdes facing UEFA action after amazing Mourinho bust-up | Spanish Football News". tribalfootball.com. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2010. Marrë më 3 qershor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Barcelona's Champions League exit celebrated by Real Madrid – Sid Lowe". Sports Illustrated. 30 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2012. Marrë më 3 qershor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Inter claim first gong of the treble". ESPNsoccernet. ESPN. 6 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2012. Marrë më 24 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Milito strike sets up Treble chance". ESPNsoccernet. ESPN. 16 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2012. Marrë më 24 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Bayern Munich 0 – 2 Internazionale". ESPNsoccernet. ESPN. 22 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 24 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Mourinho admits Inter exit likely". BBC Sport. 22 maj 2010. Marrë më 23 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Moratti e Perez, accordo per Mourinho". inter.it. 28 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2010. Marrë më 28 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Real Madrid to unveil Jose Mourinho as coac". BBC Sport. 28 prill 2010. Marrë më 28 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Gordon Tynan (28 maj 2010). "Mourinho to be unveiled at Madrid on Monday after £7m compensation deal" [Mourinho do të prezantohet në Madrid të hënën pas marrëveshjes kompensuese 7 milion £] (në anglisht). Londër: The Independent. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2019. Marrë më 31 maj 2010.
  29. ^ "Real Madrid unveil Jose Mourinho as their new coach" [Real Madridi prezanton Jose Mourinhon si trajnerin e tyre të ri] (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2010. Marrë më 31 maj 2010.
  30. ^ Lowe, Sid. "Jose Mourinho,Real Madrid (Football club),Champions League,Football,Sport,Champions League 2012–13". The Guardian. London. Marrë më 1 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Sid Lowe (29 gusht 2010). "Real Mallorca subdue Madrid on José Mourinho's Spanish debut" [Majorka ndal Madridin në debutimin spanjoll të José Mourinhos] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 31 janar 2020.
  32. ^ Winter, Henry (18 gusht 2013). "Chelsea 2 Hull City 0". Daily Telegraph. Londër. Marrë më 19 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "West Ham play 19th-century football – Jose Mourinho". BBC Sport. 29 janar 2014. Marrë më 30 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Chelsea 1–2 Sunderland". BBC. 19 prill 2014. Marrë më 20 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]