Karadaku (mal)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Karadak)
Malet e Karadakut
pamje nga Mali i Zi i Shkupit
pamje nga fshati Kokaj

Karadaku (maqedonisht dhe serbisht: Скопска Црна Гора Skopska Crna Gora "Mali i Zi i Shkupit") të cilat njihen shpesh si Karadaku i Shkupit, shtrihen nga Gryka e Kaçanikut, gjegjësisht nga lumi Lepenc në perëndim e deri te Gryka e Konçulit tek lumi Morava e Binçes në jug-lindje, me një gjatësi prej rreth 50 km, ndërmjet Anamoravës në veri, Luginës së Preshevës në jug-lindje dhe fushës së Shkupit në jug.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Struktura e relievit është mjaft e copëtuar. Këtë e bëjnë luginat e lumenjve si pjesët më të ulëta dhe majat e maleve si pjesët më të larta të relievit. Sedimentet e reja në pjesën perëndimore, mesozoike në pjesën e mesme dhe ato të vjetra të paleozoikut në lindje tregojnë një larmi në ndërtimin gjeologjik. Në formimin e relievit kanë ndikuar rrjedhat e lumenjve që i kanë dhënë kësaj pjese një strukturë të copëtuar. Ata, duke zbritur prej zonave të larta, kanë thelluar shtratin e tyre dhe kanë kanë bartur material të gërryer me vete. Lumenjtë më të rëndësishëm të kësaj krahine janë: Golemareka, Letnica, Karadaku, Lashtica, Pasjani, Llapushnica etj. Të gjithë këta derdhen në Moravën e Binçës.

Relievi i lartë i kësaj zone pengon depërtimin e masave të nxehta të jugut, ndërsa ndaj veriut ai është i hapët. Zona e Maleve të Zi e Karadakut të Shkupit ka një izotermë vjetore 9 °C ose 10 °C ndërsa reshjet mesatare vjetore janë ndërmjet 700 e 800 mm.

Kushte të tilla natyrore kanë ndikuar në fizionominë e pejsazhit. Sipërfaqet më të mëdha janë pyjet, të cilët përfshijnë më shumë se gjysmën e territorit të trevës. Sipërfaqet e shfrytëzuara nga bujqësia përfshijnë 31% të territorit dhe janë sa gjysma e atyre në Drenicë. Kullotat dhe livadhet përbëjnë rreth 11 % të sipërfaqeve të tokave. Një strukturë e tillë e tokave ka kushtëzuar që popullsia të merret me shfrytëzimin e tokave të punës dhe të sipërfaqeve pyjore. Blegtoria është për shkak të bazës së vogël ushqyese më e kufizuar.

Malet e larta janë prej 700 - 1.500 m. Pikat më të larta të tyre janë: maja e Kopilaqës me 1.490 m, maja e Zezë me 1.219 m dhe maja Topan me 1.178 m.

Hapsira e Maleve e Karadakut, si pjesë kaluese në mes zonës kodrinore dhe asaj të ulët të fushës në aspektin e ndërtimit gjeologjik, tregon një shtrirje graduale në ndërtimin e formacioneve gjeologjike.

Në Maleve e Karadakut, sipërfaqe relativisht të mëdha janë me shkëmbinjtë e gnajsit të moshës parakembriane. Këto formacione shtrihen më thellë në luginën e Moravës në perëndim dhe drejt kufirit me Maqedoninë në lindje. Në veri këto formacione shtrihen deri në Domoroc ndërsa kufirin jugor të tyre e formohet nga lokaliteti i Sllubicës.

Në Malet e Karadakut formacionet e paleozoikut shfaqen në dy sektorë: në atë të parin rreth lokaliteteve Binç, Buzovik, Debellde, Mjak dhe atë të dytin në Zhegër, Llashticë, Pisjan, Uglar, Lipovicë, Burincë, Myçybabë, Kokaj dhe Llocë.

Vendbanimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brenda krahinës Malit të Zi i Shkupit (Karadak), vendbanimet qe i takojnë janë:

Komuna e Vitisë: Vitia, Beguncë, Binçë, Buzovik, Debelldeh, Skifteraj, Lubishtë, Kabash, Drobesh, Gërmovë, Goden i Madh, Gërnçar, Letnicë, Mjak, Mogillë, Podgorc, Ramnishtë, Remnik, Sadovinë e Jerlive, Shasharë, Smirë, Stubëll e Epërme, Stubëll e Poshtme, Vërban, Vërnakollë, Vërnez, Vërboc

Komuna e Gjilanit: Zhegër, Uglarë, Bilincë, Kokaj, Lloca, Muçibaba, Pogragja, Burinca, Haxhaj, Selishti, Demiraj, Shurdhani, Stançiqi, Lladova, Sllubicë, Stublinë, Pidiqi, Godeni, Lipovica, Llashticë

Komuna e Kaçanikut: Kaçanik, Begracë, Kaçanik i Vjetër, Stagovë, Nikaj, Kërrbliq, Runevë, Lirishtë, Drenogllavë, Gjurgjedell, Llanishtë, Nikoc, Runjevë,

Komuna e Elez Hanit: Elez Han, Dimcë, Neçac, Paldenicë, Dromjak, Vërtomicë

Komuna e Çuçerit: Banjani, Bllaca, Boreci, Brazda, Breza, Glluva, Gornjani, Kuçevishti, Mirkoci, Pobozhji, Tanusha

Komuna e Likovës: Allasheci, Bellanoci, Dumanoci, Gllazhnja, Goshinca, Hërkoci, Hotla, Izvori, Llojani, Malina, Mateçi, Nikushtaku, Orizarja, Runica, Sllupçani, Strazha, Strima, Vaksinca, Vishtica, Zllakuçani

Komuna e Bujanocit: Letovicë, Gramadë, Verban, Nesalcë, Osllarë, Lluçan, Levosojë, Dobrosin, Konçul, Levosoja

Komuna e Preshevës: Preshevë, Bërçeci, Buhiçi, Bukuroci, Bukoci, Cakanoci, Caravajka, Corrotica, Depca, Garja, Gosponica, Ilinca, Kurbalia, Magjera, Miratoci, Norça, Peçena, Rainca, Ranatoci, Rahovica, Seferi. Staneci, Shoshaja e Epërme, Shoshaja e Poshtme, Tërnava, Zhunica

Komuna e Haraçines: Haraçina, Grushina, Majanca, Orllanca

Komuna e Gazi Babës: Bërnjarca, Bulaçani, Cresheva, Rashtaku, Straçinca

Komuna e Butelit: Lubanca, Luboteni, Radishani

Personalitete[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]