Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore

Rezistenca e armatosur e Karadakut në juglindje të Kosovës 1941-1951

Pamje nga Karadaku
Në Vjena, më 11 qershor 1941, u bë ndarja në tre zona:Gjermane, italiane dhe bullgare

Shqiptarët sikur edhe popujt tjerë u gjenden para sfidave dhe shpëtimi nga pushtimi fashist dhe në një koalicioni kundër tyre. Pas që në Vjena, më 11 qershor 1941, u bë ndarja në tre zona: Gjermane, italiane dhe bullgare dhe, me formimin e grupeve të para ilegale të rezistencës së armatosur u radhët edhe shqiptarët në zonën e pushtuar nga bullgaret të Kosovës ushtrohej dhunë e represion gjithmonë e më i madh, prandaj edhe LNÇ-ja, po zhvillohej ne ato zona në përmasa më gjithë përfshirëse. Rrathët e fshatarëve dhe minatorëve po shtoheshin përkrah LNÇ-së, ku pas daljes nga burgu Xheladin Kurbalia, formohet grupi i parë ilegal nga Babush e Kadri Halimi, Kurtesh Agushi, Selami dhe Shemsi Hallaçi, mësuesit nga pjesa tjetër shqiptare : Hasan Dyngjeri, Sadri Mehmeti, Muharrem Çollaku, Malë Beci, Vesel dhe Vehbi Rexhepi.

Në muajt e verës korrikut të vitit 1942, po zgjeroheshin radhët edhe në mes të Gjilanit dhe Dardanës (ish-Kamenica) si në Petroc nga Xheledin Kurbaliu formohet një grup, prej andej përmes Sinan Hasanit një tjetër në Pozhoran dhe nga ana e Ramadan Agushit në Tërpezë të Vitia. Edhe në Preshevë përmes Avdullah Presheva-Krashnicës formohet një grup nga vëllazërit Selami e Shenasi Hallaçi, Riza Selimi, Selim Selimi, Xhemush Bina përmes një lidhje nëpër Karadakun e Shkupit dhe të Kumanovës nga ana e Hazir Hazirit'[1] në zonën e Karadakut të Gjilanit.

Aradha e parë shqiptare partizane e Kosovës

Aradha e parë shqiptare partizane e Kosovës u formua me 28 shtator 1942 në Ramjan te Vitia. Përballja po zinte fill si rezistencë e mos durimit, mbylljes brenda vetëvetës dhe shikimi i horizontit për të qarë këtë rrethimë të hekurt që po ngushtohej ditë e për ditë shtohej edhe më tepër. Kjo po bëhej në mes brigjeve të lumit Morava dhe Bjeshkës së Madhe, Karadakut përmes mësuesve, nxënësve e studentëve nëpër manastire e mejtepe që për herë po shtohej me mësimin anëtarë ndër oda e konakë të kthyera në mësojtore të para si ato fetare edhe laike. Më 28 shtator 1942, pas një konsultimi nga grupet e armatosura antifashiste në një fshat të Ferizajt erdhën deri te marrëveshja që në misrishtën e Ramjanit të mblidhen si një tog ndër ata që bënin bërthamat e para të atyre motmoteve në frymën e luftës çlirimtare, po prini Babushi e Kadri Halimi, Kurti, Selami, Meta, Çollaku dhe Beci.[2] Xheladin Kurbalia sapo ishte kthyer nga burgu me një përvojë të madhe po i mbledh rreth vetës në shtëpinë e tij të marrë për banim prej se ishte ik si muhaxhirë nga anën tjetër që shtypej më fortë nga dajaku e plumbi i Bugarit dytë. Mëhallë më mëhallë po endeshin njerëzit e tyre për t'i bërë mendjet në forcimin e krahëve të tyre, jo vetëm për në punët e mundimshme që bënin nëpër minierat që po grabisin të huajt pasurin e tyre, por edhe nga një krah pushke për të forcuar përballjen përmes një rezistence të pamposhtur, duke u ndërlidhur përmes koriereve nëpër të gjitha shtigjet që çonin drejt një udhe që e shihnin dritën dhe të nesërmen e tyre të lirë. Ata besoni në bindjet e tyre që do ta arrinin me formimin dhe rreshtimin e tyre në aradhen e parë që kishte bërë skeletin e një hierarkie ushtarake komanduese e të ndërlidhur me një front të përbashkët që lidhja mbahej përmes Kokës. Komitetin e Gjilanit e përfaqësonte Xheledin Kurbaliu, sepse një lidhje e tillë serioze ishte mjaftë bindëse e shpresëdhënëse nisi në një cep të Ramajve në drithnajat që po vihej në një bazë të fortë përmes një të dërguari Fadil Hoxha[3]] nga ana tjetër e tokës së Kosovës Juglindore së bashku me Spahiun, Kërpuskën, Gulin, Kaspin, Dejdini dhe Sojevën Kosova IX.

Sulimi i parë i armatosur

Sulimi i parë i armatosur për marrjen e Minierës së Llojanit në mes të Preshevës dhe Kumanovës. Natën e 28 shtatorit të asaj vjeshtës së hershme kishin arritur edhe luftëtarë të tjerë që zgjodhën Xheledin Kurbalën për t'i prirë në aksionin e parë për të liruar nga pushtuesit digat e pasura të minierës, në të cilin aksion prijnë Xheladin Kurbaliu, komandant, Fadil Hoxha, Komisar Kurtesh Agushi, Sinan Hasani, Riza Selimi, Reshat Xhaferi, etj. si dhe Hazir Kokës'[4] dhe pas vrasjes së tij, caktohet Ramiz Cërnica dhe Kurtesh Agushi* [3]. Ata po i mbështeste fuqishëm edhe iu bashkuar edhe nënprefekti i kazasë Rifat Berisha dhe nga anën e Limon Staneci që përbënte karahun tjetër në Kosavë LindoreLidhja e Dytë e Prizrenit të një lidhje gjithandej etnisë.

Sharri: Kufiri Shqiptaro shqiptar

Formimi i aradhës së Sharrit dhe UNÇ të Kosovës

Më pas nis një varg zinxhir i shtrirjes së dhunës përmes një sulimi i parë i armatosur vale të re të arrestimeve, burgosjeve, por edhe vrasjeve sikur që pasoi detyrimisht tërheqjen kah Maja e Sharrit që shoqërohet me një anarki të parnim-dorëzimit në mes forcave të huaja të koalicionit fashist. Nga ana tjetër pas një konflikti të armatosur ka dalë në skenë Mullai i kazasë në mbrojtje të atyre që po u rrezikohej jeta, pasuria dhe lëvizja e tyre nga të ashtuquajtur "Dora e zezë" që vriste e priste natën dhe ditëm drekë, edhe atë në qendër të kazasë së vjetër. Por, secili po arrinte të kuptojë atë që po ndodhë ishte qartësia deh bindja se nuk ka zgjidhje tjetër pos lirimit nga ajo "dorë e zezë" që u sillej kokave të tyre si një murtajë dhe me tehun eskuadronave të vdekjes. Shumë kujt i ra hise që për t'i dalë në krah një grupi të tij që po tërhiqej malit nga një rrethim spontan që po i bëhej atyre se gjoja me veprimet e tyre, fillimisht numëroheshin në kishta dhe po e sertoni e hatroni zullumqari që shfrehej për ti nënshtruar me jetuar ende me logjikën e robit dhe shfrytëzimin e robit deri në asgjësim dhe asimilimin e atyre që po e rezistoni fuqinë e tyre pushtuese. Si embrone të para të LNÇK-së nga viti 1942 në Kosovë u formuan çeta të armatosura partizane: " Zenel Hajdini " ( shtator 1942) çeta e Sharrit ( nëntor 1942), " Emin Duraku (janar 1943 ), e Karadakut ( janar 1943 ), dy bataljionet kosovare dhe Brigada maqedono-kosovare ( shtator 1943). Në prill 1943 u formua Shtabi Kryesor i Ushtrisë NÇ për Kosovë, Në fund të v. 1943 në K. ishin ngritur 81 këshilla NÇ. Pra Komiteti Krahinor i Kosovës dhe Shtabi Kryesor i UNÇ të Kosovës - komandant Fadil Hoxha kanë qenë të pavarura. Gjatë LANÇ të Kosovës, (Fadil Hoxha) as Shtabi Kryesor i Ushtrisë NÇ për Kosovë, në asnjë mënyrë nuk iu është drejtuar Shtabit Suprem të UNÇJ ose Titos si komandant suprem ose Shtabit Kryesor të Serbisë. Bashkëpunimi dhe kontaktet me Shtabin kryesor të UNÇ të Shqipërisë ishin të shpeshta. Brigada e Parë dhe e Katërt e Kosoves dhe Brigada e Tretë dhe e Pestë e UNÇSH-së, çliruan Kosoven dhe Rr.e Dukagjinit. U shkel mbi gjakun e mijëra dëshmorëve dhe vendimeve të sjelura nga Konferenca e Bujanit, e cila u mbajtë pikërisht për ti kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë 29-30 nëntor 1943 ,dhe më 27 koorik 1945, ku këtu ishte vendosur që Kosova dhe viset tjera shqiptare në RPFJ(RSFJ). të mbesin në përbërje të J. si më parë.[4]

The yeard of "Lidhja e Prizrenit".jpg

Krahu Lidhja e Dytë e Prizrenit

Lidhja e Dytë e Prizrenit u mbajt (Lidhja e II-të) në Prizren prej 16-20 Shtator 1943, ku shprëhja gjeografike KOSOVAnuk përfshinë vetem vendet qi përmblidhen mbrenda kufijve administrativ të krahinës, e cila mbanë këtë men dhe ka ruejtë shumë qendermuese e kompakte të banorve shqiptarë, por shi për kët arsye ajo përfaqëson dhe symbolizon edhe të gjitha viset tjera Shqiptare të robnueme nën pushtimin e Jugosllavis. Bruxelles, Me 6 Qershuer 1964Mbështetur në frymën politike të shkrimeve autentike të pjesëmarrësve në Kuvendin themelues, më 16-19 shtator 1943, Lidhja e Dytë e Prizrenit është organizatë politiko-ushtarake kombëtare demokratike shqiptare nga Tahir Zajmi: “Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për brotjen e Kosovës”, Bruksel, 1964].

Liria Lidhjes Dytë të Prizrenit për frontin lindor dhe ushtarak që raportonte nga vijat e para të frontit për luftimet për mbrojtën e trojeve etnike në Kosovën Lindore në gazetën Liria Lidhja e Dytë e Prizrenit. Me 13. IX. kur u hoq pushteti okupues bullgar u zgjodh nënprefekt i nënprefekturës së Preshevës. Ishte edhe sekretar i mulla Idriz Hajrullahut, gjykatës, kryeshef i Rethit të Gjilanit.

Pra, që nga Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit edhe krahu Lidhja e Dytë e Prizrenit[5] në juglindje të Kosovës në krye me Adem Gllavica e Mulla Idriz Gjilani.Beteja Maja e Kikës ishte e parë m‰ 29 qershor 1944, u zhvillua në mes forcave serbo çetnike, Sipas Limon Staneci[6].- i cili raportoi nga fronti i Gjilanit për fitoret e 'Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës më 1944, në fletoren Lidhja e Prizrenitgazeta Liria. Me artikullin 'Një shpartallim i ri i çetave komuniste n'anë të Gjilanit" të datës 9korrik 1944 konstatohej: "Armiku shekullor, lakmues i tokave të huaja i dejun me ideologjina të ndryshme (komuniste, nacionaliste e që të dyja këto formojnë një të tretë: Pansllaviste)" prapë, Limon Staneci me datën 28 qershor 1944, në një numër aproksimativisht 400-500 vetash sulmoi tokat shqiptare, tue kalue kufinin ne vendin e quejtun "Kika", mbasi në afërsinën e katundeve Cfircë e Tugjevc nuk kishte muejtë. Forcat tona te përbame prej ushtrisë të rregulltë dhe fuqisë kreshnike, të komandueme prej oficerave dhe N/oficerave trima, filluen luftën. Gjatë luftës që vazhdoi 12 orë dhe betejës me datë 29.6.1944 grupet -komuniste, Nacional-shoveniste-pansllaviste, u shpartalluen me humbje për ta... Kjo ndeshje me bandat komuniste, që lumnisht përfundoi me fitimin t'onë, u prit me manifestime simpatike nga populli, i cili u betue me ketë rast se do të ndjekin gjurmën e dëshmorvet si kapter Abdi Gjoka, nga mati, Anëtar i Komitetit Komunal të Lidhjes II të prizrenit, Bajram Poliçka e tjerve, që ranë viktimë në ket betejë për lirinë dhe kurr nuk kanë me lanë qi kamba.e anmikut të shkeli tokat t'ana te bekueme...” "Dhe, sikurse për Luftën e Velegllavës të 28 qershorit 1944, sekretari i Komitetit të Lidhjes së Prizrenit për Rrethin e Gjilanit, Limon Staneci raportoi nga linja e zjarrit edhe për Luftën e Kikës, të 26 gushtit 1944, Raporti i tij, si gazetar, ushtar përjetues e komandant i vullnetarëve" "Fronti i Gjilanit, shpartallimi i Dytë i Brigadave Komuniste Drazhiste-Pansllaviste në Rrethin e N .Prefekturës Gjilanit, shquhet për saktësi materiale, gjykim politik të drejtë dhe afirmim të një epopeje kombëtare të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar”. Mulla Idriz Gjilani[7]:Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua për t'u bërë legjendë. Kështu e portretizoi Studuesi Muhamet Pirraku,si udhëheqësin Shpirtëror, Politik dhe Ushtarak të madhin Mulla Idriz Gjilani.

Mulla Idriz Gjilani

Dr. Muhamet Pirraku: Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare eKosovës Lindore, Prishtinë 1995, . Poaty f. 328 / DrMuhamet Pirrakut. Populli ishte mbledhur me krerët e gjitha krahinave juglindore në një besëlidhje për të mos lejuar asnjë trup të trupave të huaja për të kaluar këndej kufirit përgjatë udhës së Frëngut nëpër të cilën udhë lëviznin përmes vijës hekurudhore në juglindje dhe perëndim. Aty bashkohen të gjithë në një fushëbetejë të mbeten të pamposhtur te Beteja e Rekës RaincësGjakut, ku trupat pushtuese u kapën nga forcat vullnetare në një trekëndësh të asaj ngushtice që nisi përpjetë deri kah Maja e Zezë, në Brezës dhe atë të Sharrit, duke iu dhënë një mësim se si luftonin për tokën e tyre, ku me atë rast si ditë feste muarën dhe vendosën Shkabën dykrenare pa kurrfarë nishani tjetër në të gjitha qendrat përgjatë frontit juglindor.Në një copë të vogël tokë, në një cep të saj, po bënë luftë të madhe...

Foto(1943) ulur nga e majta A.Presheva, Limon Staneci, Riza Hyseni(Norqa), Mark Gashi dhe ne kembe Asllani (vëllai i Limonit), Hetë Koka, Xhelili Xhemës (Seferi) Saqip Bukuviku.(Azem pushka) Paria e Kosovës lindore - Paria e Karadakut
Kosova Lindore

Beteja e Myqybabës

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Beteja e Myqybabës.

konfrontimi frontal që pasoi pas Beteja e Rekës Raincës përgjatë udhës Frëngut * E njohur si Betejë te Reka e Gjakut u zhvilluan në rrethinën juglindore të Gjilanit, Kosovë më 30 nëntor 1944 ndërmjet një koalicioni të LNÇ- antifashist të Ballkanit dhe BRSS pro anglo-amerikane. Stampa:Revista"Fjala e jonë":''Dëshmi të Luftës Dytë Botrore...'', N.Ramadani,qershor 1992 Depërtimi i shpejtë i forcave të rreshtuara nga mbeturinat e forcave çetnik serbo-bullgare të Ballkan tronditi parinë politike që i udhëheqete shqiptarët dhe atë të vendeve fqinje, për shkak të ndikimit prorus, karshi boshtit anglo-amerikan të boshtit antifshiast. Me 6 tetor 1944 u formua brigada XVI maqedonase [8]me Glisha Sharanoviqin komandant, që shpejt shtoi radhët e numrin e ushtarëve. Me 14 nëntor, kjo brigadë hyri në Shkup[9] për t`u nisur po atë ditë për në Kaçanik. Vetëm për një muaj e diçka, deri me 14 nëntor 1944 likuidoi rreth 200 shqiptarë. Pas vrasjes se 128 vetave në fshatin Bllacë e Ultë[8], kjo brigadë u nis për në KaradakGjilanit, me atë rast në Stubell masakroi mizorisht tetë shqiptare. Më 30 nëntor të viti 1944, thirrjes së lidhur në Kuvendin e Livadhit të Shehit te Bria e Preshevës një ditë më parë u ishin përgjigjur vetëm vullnetarët e tri fshatrave nga Burica, Lipovica, Kokaj, Llocë, Depcë deri në dhjetra veta, por numri i tyre iu shtuan edhe për disa vetë. Trupat e mobilizuara të komanduara nga Sharanoviqi prej Gjilanit, depërtojnë përmes Pisjanit dhe nëpër Zhegër, duke trupuar lumin Morava e Binçes për ta shkelur Karadakun. Siç dihet pas tri runde bisedimeve të ndërmjetësuara e Abdullah Preshevës, i cili nuk kishte garantuar se Brigada e XVII-të serbo-maqedone do të kalonte pa shkelur "në çdo pëllëmbë toke, duke hyrë edhe nëpër brenda nëpër shpia", nuk ishte arritur marrëveshja për leje kalimin nëpër Karadak, pasiqë edhe para orës para të mëngjesit iu ofruan Myqybabës.[10] Aty i priten rojet vendore. Kolonat pushtuese janë shtrirë përdhe barkas dhe kishin kërkuar leje me kalue për Preshevë. Kjo kërkesë e tyre nuk u pranua, dhe ne ora 10-të filloi sulmi i tyre. Fillimisht, mbrojta e barikaduar mirë i theu mbi tri herë dhe mobilizoheshin prapë me vullnetar tjerë në Pasjan, duke qëndruar deri në mbarmje. Numri i tyre vinte e shtohej gjithnjë, duke u shtuar me serb të katundeve Anamoravë, deri sa ndodhi dhe u plagos komandanti i forcave shqiptare Ymer Myqybaba, i cili përherë ishte në krahun e mbrojtjes së popullatës civile, edhe të serbëve të Pasjanit gjatë pushtimit italo-bullgar dhe, ku shumë kishte të plagosur tjerë e të vrarë. Forcat e koalicionit pro-rus që mësynte prej tri anëve në ora tetë hynë në katund, nga i cili gratë dhe fëmijët ishin larguar në drejtim të Karadakut lindor me kohë dhe ishin vendos ne Kokaj, dhe Llocë. Më vonë pas depërtimeve nga Maja e Curretëve, ku ishte edhe komandant pas që ka marrë plagë vdekjepruese, si edhe një luftëtar nga Llovca, Hetem dhe Ahmet Haziri:ref>Presidentja e Kosovës A. Jahjaga për Ahmet Hazirin si dhe dekoraten për Hetem Hazirin, "Nderi i Kombit""Atdhetar,intelektual,humanist dhe prijes ushtarak,Nepermjet edukimit fetar me fryme atdhetare bashkoi rreth vetes shqiptaret pa dallim feje,luftoi deri ne vdekje per unitetin teritorial te trojeve shqiptare" Nr, Dekretit 89O4 Tirane, me 20.01.2015. Presidenti i Republikës i jep Mulla Idriz Gjilanit – pas vdekjes, dekoratën “Nderi i Kombit”. Atdhetar, intelektual, humanist dhe prijës ushtarak. Nëpërmjet edukimit fetar me frymë atdhetare, bashkoi rreth vetes shqiptarët pa dallim feje, luftoi deri në vdekje për unitetin territorial të trojeve shqiptare. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dekoron Halim Oranën, Mulla Idriz Gjilanin, Esat Berishën, Ymer Myqybabën, Hetem Hazirin dhe Rifat Baftjarin</ref> i cili vdiç më vonë nga plagët e marra. Kah mbrëmja e asaj dite dhe tërheqjes në drejtim të Kokajve në verilindje, fshatit i vihet zjarri shtëpive nga forcat okupuese. Pas plagosjes në anën e majtë nën kraharorë të Ymerit, rezistencën e armatosur e kishte pas mbajtur një grup në tërheqje në krye me Xhemë Lekin, ku i kishte pas veti njësitin e vëzhguesve në prapavijën e luftës barikadohet në Llapushnicë, ku derdhet proi i Hardhisë në shpatin e Kokajve, po atë ditë ditë pas Shën-Mitrit të vitit 1944, pasdite një luftë ballë për ballë me forcat armike që ia kishini vënë zjarrin Myqybabës.

Komandantet lokal ia kishin mbajtur krahun perëndimor në Komitetin për mbrojtjen e trojeve etnike nga aneksimi i dhunshëm serb, për t’ia prerë vijën hyrjeve të forcave të huaja, përmes enklavave, te lumi Morava të Brigadës XVI-të serbo-bullgare dhe asaj të XVI-të maqedone, kur u bë një rezistencë e armatosur nga vullnetarët për ta mbrojtur prakun e shtëpive të tyre të prirë nga Komandant Ymer Saqipi (Myqybaba) dhe pas plagosjes në anën e majtë nën kraharorë të Ymerit, rezistencën e armatosur e kishte pas mbajtur një grup në tërheqje, ku i kishte pas veti njësitin e vëzhguesve në prapavijën e luftës barikadohet në Llapushnicë, ku derdhet proi i Hardhisë në shpatin e Kokajve, po atë ditë ditë pas Shën-Mitrit të vitit 1944, pasdite një luftë ballë për ballë me forcat armike që ia kishini vënë zjarrin Myqybabës. Atë ditë në vijën e frontit siç dihet kishte mbet i plagosur për vdekje Ymer Myqybaba sa ishte në tërheqje në drejtim të Kokajve, si edhe një luftëtar nga fshati Llovcë i lagjes së Hazirajve, Hetem Haziri[11], plagoset dhe pas dy javësh vdes më vonë nga plagë e marrë vdekjepruese me 14 dhjetor 1944.

Kokajt

Vija frontale e Betejës ishte nga Kotliana e deri te Gryka e Lerajve e deri te Maja e Curretëve.

Në tërheqje disa luftëtar me Xhemë Lekin u fortifikuan në një shpellë guri dhe vranë togun e diversant të armikut, për ti dhënë leksion atyre që kishte mësy me shkel në Karadakun. Disa prej tyre i kish pas nxënë taksiroti, e vriten aty, 6-të të parët mbetën të vrarë, dhe ma vonë përforcimet pati tjera që arritën të kapen dhe mbahen rob nga ana e çetnikëve, dy të rinjët, Jashari e Kadri Koka pasiqë i lidhën për pushkatim, i liruan sa për ti bartur me gomar për t'i ngarkuar të vrarët në Llapushnicë, ndërsa të tjerët e vrarë anës tjetër të vendi i quajtur te Qafa e Lekit në mes Buricës, Lipovicës e Myqybabës, të cilët i përcollën me çerret të mbushur përplot me trina pkah Pasjani. Të vrarët në fund të prrot të katunishtës që bie në lumin Llapushnicë, një nga një lidhur si ngarkesa me dry, dhe i kishin ngarkuar me një gomar, por një prej kufomave që ishte më i leht ia mërrte anën dhe, prej tyre e kishin lidhë në paragon të samarit deri te laku, te Mullini i Kokajve. Aty në lakesën për ballë Birës së kaçakëve u kishte rrëshitur njeri prej tyre e u kishte ra me kokë përtokë. Këtë e paguan me nga një të rënie të kondaktit të pushkëve, Arifi i Myqybabës, Jashari me Kadriun e Kokajve, dhe nuk iu nda fare stupci deri sa ishin varrosur te vendi i quajtur varret e huaja në kodër të Kokaj. Plaku Sali Koka i kishte pritur te vendi i quajtur Rup, partizanet e revoltuar të cilëve u kumtua në emër të fshatit Kokaj se, pos fëmijëve deri 13 vjeç dhe pleqve e grave e të sëmurëve nuk kishte njeri tjetër në Kokaj dhe nuk do të ketë rezistencë të armatuasur, ndërsa burrat janë larguar nga paniku se mund të ju ndodh ndonjë e keqe, pasi që ishin dëgjuar të shtëna me armë dhe shkëmbim zjarri në Myqybabë dhe Llapushnicë.

Një batalloni duke kaluar kishte hasur në një zgurë lisi të fshehur te Mëhalla e poshtme e Kokajve, plakun Sinan Burica[12] , plakë 70 vejçar të cilin e kishin vrarë me gjakftohtësi nga afërsia te Kokajt e poshtëm, i cili ishte ardh si nip i Kokajve me bajoneta të pushkës, në zgurin e një lisi, tregojnë ata me të cilët kishte udhëtuar deri te lisi i Rrahit të Kokajve të poshtmepas.Nuk kaluan shumë ditë dhe prapë u kthyen të paftuar ashtu siç kishin ardhur pas tri javë - Shën-Mitrit për t'i marrë eshtrat e atyre që ishin vrarë për tokën e huaj. Halla Duda te Kokajt që kishte qëlluar rastësisht ti bie aty pari në arën e saj, ku ishin varrosur, kishte dalë njëri nga ata që drejtonte ceremonialin e zhvarrimit për ti kërkuar asaj nëse, u kishte mbetur borxh për tokën që kishin varrosur aty. Sot e atë ditë vendi quhet vend i vakafit. Kjo është quajtur këtu prej atëherë si hanë e donë si vakaf, ku janë varrosur e zhvarrosur asqeria e huaj, secili prej atyre që u vranë i kanë mbledhur eshtrat, thonë pjesëmarrës të asaj lufte pas kthimit të tyre nga mali, të cilët ishin vullnetar në vijën frontale te Qafa e Myqybabës.

Kuvendin e Livadhit të Shehut te Karadaku lindor i Preshevës

30 nëntor të viti 1944, thirrjes së lidhur në Kuvendin e Livadhit të Shehut te Bria e Preshevës një ditë më parë u ishin përgjigjur vetëm vullnetarët e tri fshatrave ; Buricë, Lipovicë, Kokaj, Llocë, Depcë deri në dhjetëra veta, por numri i tyre iu shtuan edhe për disa vetë.

Pamje e Preshevës

Forcat tjera shqiptare të prirë nga Ali Syla ishin në krahinë tjetër te Përroni Vaçka Ilicës, ndërsa Mulla Idris Gjilani, po kalonte me truprojën te Ura e Budrikës, sikur edhe trupat e komanduar nga Hysen Tërpeza në gjendje gatishmërie për mbrojtje të popullatës civile. Limon Staneci- ish-sekretar në nënprefekturën e Gjilanit, Ibrahim Kelmendi në përcjellje të situatës te Prroni i Kokajve të poshtëm, dhe pastaj kalojnë në anën e Sllubica përkarshi, ndërsa Adem Stançiqi, kishte bërë thirrje: për organizim dhe vetëmbrajtje të organizuar e të armatosura, deri sa të jetë e mundhsme"'[13].

Rezistencën e armatosur në Kosovën lindore si Betejën e udhës së Frengit afër Preshevës, më 18-19 shtator 1944, në të cilën luftë të armatosur dhe të organizuar nga Fronti I I Teritoreve të Çliruara etnike shqiptare, pikërisht në natën e Bajramit, kur forcat çetnike serbo-bullgare të mobilizuar janë përleshur me forcat vullnetare shqiptare, në mbrojtje të kufirin, të njofur për udhë të Frengit, ku trimfalisht fitohet beteja kundër atyre forcave çetniko të modifikuara si Brigada çlirimtare serbo-bullgare si partizane, të cilat po tentonin të depërtonin në territorin e Kosovës, ku patin humbje mbi 273 të vrarë e të plagosur karshi forcave nga Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore . Pasi që filloi mobilizimi i vullnetarëve takimi te Livadhi i Shehit, afër Preshevës, si dhe u caktuan komandat e zonave mbrojtëse, në vijën hekurudhore Kumanovë-Preshevë Bujanoc, të udhëhequr nga njerëzit me ndikim si Xheladin Kurbalia, Hoxhë Lipovica, Sylë Hotla etj. Sipas kronologjisë së ngjarjeve pas kapitullimit të Bullgarisë fashiste, më 9 shtator 1944, forcat e rezistencës kombëtare, konformë urdhëresës së KQ të Lidhja e Dytë e Prizrenit, fronti LIndor I udhëhqur nga Adem Gllavica në viset e çliruara, u themeluan organet politiko-ushtarake edhe për nënprefekturën e Preshevës, nënprefekt u zgjodh Limon Staneci, komandant i xhandarmerisë Ali Staneci, kurse komandant i forcave të rezistencës u zgjodh Ibrahim Kelmendi. Në muajin shtator 1944, i është besuar detyra e komandantit të trupave vullnetare-balliste në luftë kundër partizanëve në frontin e Preshevës dhe atë në sektorin Rainca- Corroticë, ku edhe ishte aktiv në luftë, dhe ku më 19 shtator 1944-në ditën e Bajramit, në atë sektor janë vra mbi 100 dhe janë zënë rob 206 të tjerë. “Pas kapitullimit të Bullgarisë më thirri nënprefekti i Gjilanit Hamit Kroj dhe kërkoj nga unë që të tuboj sa më shumë vullnetarë, dhe të kontaktoj me Limon Stanecin-nënprefekt i Preshevës, Limoni kërkoi nga unë që ta formoj shtabin për luftë kundër sulmeve të forcave partizane në sektorin Corroticë-Rainca, ku edhe kam qëndruar afër dy muaj”(mr>Aliriza Selmani, historian). Kurse Hysen Tërpeza-atdhetar i shquar, kur bënë fjalë për Luftën e Preshevës, mes tjerash thotë: “...Ishte ditë bajrami...kur arritëm në Preshevë e kuptuam se ishte ndalur lufta, në të cilën pati shumë të vrarë...Atëherë pash se në Preshevë kishin arritur edhe Mulla Idriz Gjilani me një fuqi, Ramiz Cernica- kryetar komunës sëi Parteshit, Sylë Hotli nga Kumanova, të tubuar rreth Mulla Idriz Velekincës, zëvendskomabdant Sylë Hotli, Sylë Zarbicës dhe Ramiz Cernica .

Terrorizmi serbo-bullgar dhe Fronti Lindor

Pasojat e kësaj ditë, ku në vijën e frontit siç dihet kishte mbet i plagosur për vdekje Komandanti Ymer Saqapi në tërheqje në drejtim të Kokajve, ku dhe vdesë dhe varroste te varrezat e mëhallës së poshtme. Edhe një luftëtar nga fshati Llovcë i lagjes së Hazirajve, Hetem Haziri, plagoset dhe pas dy javësh vdes më vonë nga plagë e marrë vdekjepruese me 14 dhjetor 1944. Të plagosur dhe të vrarë në radhët e luftëtarëve shqiptar pati në istikamet në Lipovicë-Buricë, si dy bijtë e Mulla Isuf Baftjari[14] - Lipovicës, Rifati që vdiç aty dhe Selimi i plagosur vdesë në shpatin e Llapushnicës gjashtë javë më vonë nga plagët e marra, si dhe pati edhe të tjerë si dy djemtë i axhë Baftjar Depcës, të cilët janë strehuar në mes të fshatit Llovcë dhe Kokaj te Livadhet e Kishës me vetëm nga një bombë në kokë, të cilët i shpëtuan ekspeditës pushtuese serbo-bullgare. Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore, Komandanti Ymer Saqipi-Myçybaba i plagosur u transferua në fshtin Kokaj, te proi i Kokajve, ku pas ishte me plagë vdekjepruese ndërroi jetë dhe u vorros në varrezat e Mëhallës së poshtme të Kokajve. Djegeja e 73 shtëpive, hambarëve dhe plemeve të Muçibabës u bë me 30 nëntor 1944 dhe fillim të dhjetor 1944, duke mobilizuar serbët lokal, dhe trupat dezertuar çetnike për t'iu vërsulur drejt territorit të Karadakut lindor të Gjilanit dhe Preshevës, kinse për ti ndihmuar brigadën XVI të Serbisë, të cilat bëjnë plojën në Iseukaj, ku u masakruan 93 veta, 33 veta në Gosponicë, 13 veta në Sllubicë, në Kokajt 5 dëshmorë e martir të asaj lufte, sikur gjithandej tjerët në trojet e liruara të Kosovës lindore. Komandanti, Ymer Saqip Myqybaba kishte mbajtur krahun perëndimor në Komitetin për mbrojtjen e trojeve etnike nga aneksimi i dhunshëm serb, për t’ia prerë vijën hyrjeve të forcave të huaja, përmes enklavave, te lumi i Morava e Binçës, të Brigadës XVII maqedono-kosovare, poi vinte në ndihë Brigadës XVI serbe të shpartalluar gjat depërtimit në malësi të Karadakut dhe Gollakut përgjat vijës frontale prej Majës Kikës e përtej vijës hekurudhore udhës frëngut e gjer të Reka e Raincë dhe të Brezës nga Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore .

Brigada në fjalë vazhdoi rrugëtimin për të kaluar në Gollak, ku fati i një batalloni të saj ishte shkatërruar në mes të Qarrit, Vriçecit dhe Gurit të zi, nga kishin arritur të shpëtojnë vetë gjashtë veta kanë arritur të gjallë në Vranjë, arkivi rajonal Gjilan, LNÇ. Tefik Shehu (1912 - 1975), .[15]

Fronti i Kosovës lindore

Njeri nga shumë propozimet e kursit të kufinjve e Shqipërisë natyrale

Në rajonin e Gjilanit në mbarim të '44-tës vepronin çetat e Shyt Marefcit, Shaban Smires, Lote Vakes, Hetë Kokës (udhëheqës i forcave shqiptare nënprefekturën e Gjilanit)[16], Hasan Kabashit-Vitia, Hasan Remnikut, Hajriz Kajollit, Ajet Kosovices, Ali Stanecit, kapiten Bajrush Xhaklit, Hoxhe Lipovices; Hajdar Tugjefcit, Hysen Terpezes, Mulla Idriz Gjilanit etj.[17] 17 dhjetor 1944, rreth 1000 burrave nën armë, të Malësisë së Bujanocit në Zarbincë, dhe të KaradakutPreshevës u mbajt Kuvendi i themelues u zgjodh Shtabit Drejtues të Rezistencës Shqiptare për Kosovën Lindore, nën udhëheqjen e Mulla Idriz Gjilanit,Mulla Idriz Gjilani - Mbrojtja kombëtare për Kosovë lindore. i cili u zgjodh edhe komandant i Forcave vullnetare shqiptare të krahut Lindor dhe sekretar Muharrem Fejza, zëvendëskomandant Sylë Zarbinca, kurse për anëtarë u emëruan komandantët e njësive (guerile) : Shefki Hajdini-Desivojca, Ajet Rainca, Lam Breznica, Ajet Kosovica, Xheladin Kurbalia, Lotë Vaku, Hoxhë Isuf Lipovica, Faik Tairi dhe Sulë Hotla. Komandanti i çetave të armatosura balliste për krejt viset e Kumanovës edhe në rolin e anëtarit të Shtabit të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore, edhe në rolin e promotorit për organizimin e Komiteteve të Rinisë Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës në viset e Kumanovës, Sulë Hotla, ndërsa në rajonin e Karadakut të Kumanovës vepronte Batalioni i Karadakut nën udhëheqjen e Sulë Hotlës, sipas urdhrave që vinin nga Mulla Idriz Gjilani, respektivisht prefektura e Gjilanit dhe Shtabi Suprem për Mbrojtjen e Tokave të Liruara Shqiptare të Kosovës Lindore.[18]. Pas kapitullimit të Bullgarisë më thirri nënprefekti i Gjilanit Hamit Kroj dhe kërkoj nga unë që të tuboj sa më shumë vullnetarë, dhe të kontaktoj me Limon Stanecin -nënprefekt i Preshevës, Limon Staneci kërkoi nga unë që ta formoj shtabin për luftë kundër sulmeve të forcave partizane në sektorin Corroticë-Rainca, ku edhe kam qëndruar afër dy muaj|Isuf Baftjari alias Hoxhë Lipovica, sikur edhe Sherif Maliqi Malisheva[19] [20] Limon Staneci për një kohë pas përfundimit të luftës ka qëndruar në Malet e Karadakut, por pas shtypjes së rezistencës për Lirimin e Tokave Shqiptare, dorëzohet më 20 mars të vitit 1947. Për shkak të akuzave të shumta nga dëshmitarët serbë siç thuhej, për mbi 20 vrasje e shumë internime, si dhe nga disa aktivist komunist pas Luftës së Dytë Botërorer në Gjilan, të cilët e akuzonin Limoni Stanecin për internimin e tyre(por ai vetë deklarohet se qëndron besnik ndaj veprimtarisë së tij atdhetare dhe nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, në krye me rusin Zaharije Orrginikdze më 10. 06. 1947. Limon Stanecit i shqiptohet dënimi me vdekje-pushkatim. Mirëpo Presidiumi i Kuvendit RFPJ-së, më 13.08.1947, vendimin me vdekje ia shëndrrojnë në 20 vjet burg të rëndë.[21]|[22][23] Luftën e Raincës-Preshevës, më 18-19 shtator 1944, ku në natën e Festa e Bajramit, janë përleshur forcat vullnetare shqiptare, në mbrojtje të kufirin, me ato çetniko-partizane, të cilat po tentonin të depërtonin nëpërmes Kosovës lindore, ku pati shumë të vrarë e të plagosur.Sipas librit në fjalë, në faqen 96, thuhet se në këtë betejë, forcat vullnetare janë udhëhequr nga atdhetari Ramiz Cernica. Ndjej për obligim që për hir të objektivitetit shkencor historike, t’i bëj disa sqarime rreth asaj se kush ishte komandant kryesor, i forcave vullnetare në këtë betejë, ku ngadhënjyen forcat vullnetare shqiptare. Pas kapitullimit të Bullgarisë fashiste, më 9 shtator 1944, forcat e rezistencës kombëtare, konformë urdhëresës së KQ të Lidhja e Dytë e Prizrenit, në viset e çliruara, u themeluan organet politiko-ushtarake edhe për nënprefekturën e Preshevës.Nënprefekt u zgjodh Limon Staneci , komandant i xhandarmerisë Ali Staneci, kurse komandant i forcave të rezistencës u zgjodh Ibrahim Kelmendi. Filloi mobilizimi i vullnetarëve dhe u caktuan komandat e zonave mbrojtëse, në vijën hekurudhore Kumanovë-Preshevë Bujanoc, të udhëhequr nga njerëzit me ndikim si Xheladin Kurbalia, Hoxhë Lipovica, Sylë Hotla etj, thuhet në deklaratë Hoxhë Lipovica në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, më 11.12.1946, lidhur me pjesëmarrjen e tij në luftën e Preshevës, (Kërkesë e Zaharije Orgjinikidtze-kryetar i Gjyqit të Qarkut në Gjilan, K. nr. 88/47, dërguar Gjyqit të Rrethit-Nish, më 11 shtator 1947, lidhur me deklaratën e mëparshme të Ramiz Cernicës sipas historianit mr. Aliriza Selmanit.

Ramiz Hoxha - Cërnica

Ramiz Hoxha - Cernica mori pjesë aktive në luftë-fillimisht i’u bashkua Lëvizjes kombëtare të atyre viteve në Frontin antifashist, nga marsi i 1943, ishte lidhja kryesore e Lëvizjes së atyre viteve nëpër Karadakun e Shkupiit, ku posaqërishtduke shpetuar nga një rrethim i Aradhës së parë të UNÇK- Zenel Hajdini-pastaj asaj të Sharrit, ku me autoriteti i tij, bëri që të mobilizohen shumë vullnetarë të kësaj ane, të cilët ndihmuan vëllezërit e tyre në luftë, për mbrojtjen e kufirit të Kosovës Lindore. Kjo ndriçon veprën madhore të Ramiz Cernicës, patriotizmi i të cilit ka arritur piedestalin në Kuvendin Prizrenit, në 27 korrik 1945, me fjalët që e bëjnë të pavdekshëm:

  • Me Serbin Jo, me Shipninë Po!.

Më 27 korrik të vitit 1945, Ramizi si delegat i rrethit të Gjilanit mori pjesë në Konferencën famëkeqe të Prizrenit, ku edhe formalisht po zyrtarizohej aneksimi i Kosovës nga ana e Serbisë. Në këtë konferencë haptas do të deklarojë se: ""...është kundër aneksimit të Kosovës nga ana e Serbisë", duke shprehur njëkohësisht vullnetin e popullit të Kosovës për bashkim me Shqipërinë. Kjo paraqitje e Ramizit në këtë konferencë shkaktoi një tollovi dhe një tërbim të egër të udhëheqësve të Kosmetit, sidomos të Ali Shukriut, kështu që Ramizit ia ndërprenë fjalën dhe kryesia e punës dha një pushim, ndërprerje të shkurtër të punës, sepse u pa se pas Ramizit, të inkurajuar nga fjala e tij, i ngrenë duart për të marrë fjalën edhe ca delegatë të tjerë. Ky deklarim i hapur e i guximshëm i kushtoi shumë shtrenjtë Ramizit. Pas pak ditësh pushteti antishqiptar në Gjilan e dënoi me 20 vjet burg të rëndë. “-Sot jemi mbledhur ne të deleguarit e popullit të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit për të shprehur vullnetin dhe dëshirën e popullit (shqiptar) të kësaj Krahine.Unë jam i deleguar i popullatës së rrethit të Gjilanit. Këtu sot do të vendoset për fatin e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Ai ishte për bashkim me Shqipërinë. Ramizi:”Unë jam për t’iu bashkuar Kosmeti Shqipërisë, sepse me këtë po shpreh dëshirën e popullit.Kjo dëshirë e popullit për bashkim me Shqipërinë është shprehur e shkruar edhe në Rezolutën e Konferencës së Bujanit. Gjatë luftës në këtë drejtim e kuptim i kemi folur edhe popullit tonë. Domethënë fjalët i kemi pasur ndryshe, e sot na doli krejt e kundërta.Nuk dua që brezat e rinj të më mallkojnë përjetë, prandaj po them, me Serbinë –JO!, me Shqipërinë – PO! (Sipas Mehmet Halimit)Ramizi: ... m’u afruan Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani dhe duke më marrë ndërmjet tyre, së bashku me ta morëm rrugën drejt Sheshit të Shadërvanit të Prizrenit. Këta dy në bisedë e sipër i kishin thënë Ramizit: Ramiz, deri këtu e deri më tash sa kemi mundur të kemi ruajtur, kurse tash e mbas nuk mund të mbrojmë më. Ruaju se është droje që mund të vrasin serbomalazezët që tash në rrugë. Pasi shpëtoi nga vrasja e atypëratyshme, Ramizi udhëtoi për në Gjilan, pa përfunduar mbledhja. Mirëpo, në Gjilan menjëherë e burgosën dhe e dënuan me 20 vjet burg të rëndë, kurse prokurori Gorolub Popoviqi me këmbëngulje kërkonte dënim me vdekje. Nuk bëri para as deklarata e dhënë me shkrim për gjykatën nga ana e Fadil Hoxha për ndihmë që 'Ramizi i kishte dhënë Aradhës së parë shqiptare partizane Zenel Hajdini me Fadilin në krye, të rrethuar nga italianët në malet te Livoçi i Epërm, Gjilan në pranverë të vitit 1943 Gjykata ushtarake e Shtabit Opertiv në Prishtinë ia dënoi me vdekje edhe djalin, Raifin, dënim të cilin më vonë ia zëvendësuan me 20 vjet burg të rëndë. Raifin e dënuan për arsye se si komisar i Batalonit Partizan të Rinisë në Drenicë, me tërë batalionin e vet kishte kaluar në anë kah Shaban Polluzha dhe përse kishte organizuar likuidimin e Shtabit të Brigadës në Prekaz.

Rezistenca e armatosur me grupin e Hasan Alisë

Mësuesi Mustafë Hetë Koka

Rezistenca e armatosur me grupin e fundit Hasan Alisë e mësuesit Mustafë Koka.

PËRBALLJA E MËSUESIT MUSTAFË KOKA ME UDB-në

Në fund të muajit maj 1951, të fillimit të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, dy oficerë të lartë të UDB-së e ndjekin hap pas hapi. Ardhjen e UDB-së në fshat e parandiente mësuesi Mustafë Koka si kob i rikthyer nga ajo ditë që kishte përcjellë për në burg, babanë, axhën dhe vëllain. Kah gjysma e atij muaji i trokasin në derën e banesës së tij në Remnik. Sipas Arif Sylës, sekretar nëinstancat komunale të arsimit, tregon sot me rastin e 57 vjetrit të atyre ngjarjeve se, "Mustafa ishtei ri dhe nuk mund ta duronte ma maltretimin dhe zullumin e UDB- ashëve, të cilët e merrënin të premteve pas mësimitdhe deri të hënëve nuk e lëshonin, kur një ditëpara se tëkthehej mësuesi nga një mbledhje e katundit, i cili i kishte kërkuar që të vihen në lidhje me Hasanin sepse nuk mund tëqëndronte në ilegalitet, kur kërkohej që ta dorëzonin njeriun e fundit të ilegales. Lila dhe Voja, futen të paftuar nëbanesën e tij, kinse për ta kaluar natën, por, qëllimi i tyre,ishte që ta dëbojnë atë për tej bjeshkëve. Pasi kërkoi ta lejonin të shkonte për të fjetur te shërbëtori i shkollës, sepse aty ishte ngushtë ai e kishte lënë një revole, “pallaber” i gjermanit për ta ruajtur kokën. Në mëngjes kuru kthye nuk patën kohë për t'u përshëndetur sepse u kthyen për ta përcjellë ardhjen e UDB-së. Andaj vendosi t'i kthehet malit, tjetër udhë nuk pati. Merr revolen “beretë”, që e kishte amanet nga babai dhe ju kthehet "mysafirëve" në odën etij për ta dërguar amanetin e etërve në vend. Me të hyrë në derë, i gjen duke luajtur shah, por në vend se t'i luante figurat e shahut për t'i nxënë në mat, nxjerr revolen dhe zbrazi në ta. Duke dalë jashtë me nxitim, e pa gruan e axhës Ahmet në oborrin e shtëpisë së tij. Përballja kundër atyre pushtuesve po zinte fill si rezistencën e mosdurimit, mbylljes brenda vetvetes dhe shikimi i horizontit për të qarë atë rrethim të hekurt që po ngushtohej ditë e për ditë shtohej edhe më tepër. Ajo po bëhej në mes brigjeve të lumit Morava dhe Bjeshkës së Madhe, Karadakut përmes mësueseve, nxënësve e studentëve nëpër manastire e mejtepe që përherë po shtohej me mësimin amtar ndër oda e konake të kthyera në mësojtore të para fetare dhe laike, siç u veprua me rastin e mësuesit Mustafë, cili mbante në një sistem strukturën e një lëvizje ilegale që po shtohej në radhët e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë që kishte filluar mbi atë Lëvizjen Çlirimtare që për shqiptarët. Mustafa kaloi shtëpi më shtëpi, mal më mal e gur më gur, deri në jatakun më të sigurt. Më vonë ra në lidhje me Hasan Alinë, të cilët vendosën të largohen nga atje, për shkak se ishte shtuar zullumi mbi jatakët e tyre. Kah fillimi i vjeshtës shkuan në anën tjetër të Arbërisë së lirë. Ata nuk arritën ta kapërcejnë malin për të dalë përtej gardhit, bënte mjegull dhe binte shi vazhdimisht. Ishte një mot i lig që mbahet mend më gjatë se hereve tjera. Por papërkulshmëria dhe lufta e vazhdueshme, edhe pse i kanë zvogëluar në masë, nuk kanë arritur asnjëherë të na zhdukin. Udha e këputur në mes të kufirit shqiptar - Një ditë vjeshte, derisa po priste lidhjen në Kokaj, kishte vendosur të rrezikonte: do të qëndronte në kullën e vet. Mustafa po i qëndronte në besë nënës, se nuk do t'i bie në duar UDB-së për të pësuar si ishe keq e më keq, ashtu siç i ndodhi babait të tij, edhe pas amnistisë së premtuar. Mustafa e nuhati i pari tradhtinë dhe nuk e lëshonte nga tyta e armës I.Z. që kishte marrë përsipër për t'i përcjell matanë gardhit. Iu kujtua edhe vrasja e dhjetë vjet më parë buzë kufijve të gardhit të thurur me zapti edheaty, ku kurrë nuk e patën vendin. Edhe pas lënë me fjalë të varrosët në mezhde të kufirit për të cilin kishte luftuar gjithnjë para se ta lëshonin në mënyrë kolektive tokën te Molla e Kuqe, për t'i shpëtuar shfarosjes. Sipas planit të marrë nga UDB-ja e dinte se Hasan Alia do të goditët në gjoks, Mustafën në Kokë, ndërsa Agush Bresalci të pritët me breshëri, derisa do ta kalonte lumin me gruan e tij në shpinë. Mustafa e mbante përkrahu gruan Rabën. Ai mbante edhe armë të gjatë edhe një revole “beretë” që e kishte amanet nga vëllai i tij Jeta. Beretën e mbante në brez. Pas kësaj, duke kaluar me hapa të shpejtuar nëpër një rrafshinë, për herë të parë, pas gjithë asaj lufte, po i tradhtonte mendja. Në këtë heshtje shkrepen dy armë. Menjëherë pas kësaj u ndezën kandilat e turpit për ta ndritur terrenin, derisa Mustafa me Agushin ai prenë dritat me rafalët e tyre, me qëllim që ta mbulonin terrenin me terrin e asaj nate të pabesë, që ishte improvizuar si në skenë të teatrit, te vendtakimi në Dri. Dritat e kthyera në drejtim të tyre, së bashku me sirenën e trupave pushtuese fare pranë tyre, po e ndriçonin ujin e Drinit të përgjakur prej tre burrave dhe dy grave. Ndërsa një ushtar i ri po i përgjigjej zërit të gruas së Agushit, Qibrijesë, për t'i dhënë një pikë ujë me grusht. Këtë e ndaloi komandanti Kristë, duke ia sharë nënën shqiptare... "Do t'iu vrasim të gjithëve!". Lama e miellit të kazasë po i priste në agun e parë qëkur ranë. As në emër të katundit nuk ua dhanë kufomat, as të mësuesit të vrarë bashkë më bashk- ëshorten e tij, dhe as të tre kaçakëve të tjerë. Familja e ngu- shtë e mësuesit kishte mbetur në gra e fëmijë. Nëna mallk- onte edhe në ditën e tretë që ishin ekspozuar te pazari i Lamës. Asnjë gjëmë, asnjë pikë lot nuk i kishte dal asaj 31 burrëreshe, as para masës së dalë te Lama e millit. Nëna e Mustafës, Habibja, e kishte rritë për krenarinë e sotme. Pas vrasjes, trupi i tij u ekspozua në Gjilan më 11 tetor 1951, si formë represive dhe mënyrë për të frikësuar banorët e kësaj ane të Kosovësshpresojnë se kanë gjetur eshtrat e Hasan Alisë dhe luftëtarëve të tij

MASAKRAT NE FSHATRAT E KARADAKUT TË KOSOVËS LINDORE

Në Gjilan me rrethinë janë vrarë...7854 shqiptarë...Dhjetor 1944-janar 1945

Masakrat 1941/51

Të vrarë, të plagosur dhe të internuar: Idriz Rashit-Koka, lindur më 1908 në familjen Rushiti të fshatit Kokaj ishta vëllai i pasë Hetës, Muharremi dhe Destanit, pas pushtimit bullgar të anës moravës dhe Kardakut, kalon me banim në Gjilan. Idrizi ishte plagosur nga bullgarët në një konflikt të armatosur dhe shkëmbim zjarri te vendi i quajtur Drum të bujashkat e Magjerës, ku ishte edhe Stanica e bugarëve te Seferët përkarshi në pranverën e vitit 1942. Së fundi nga plagët e marra vdekjeprurse ishte plagosur gjatë luftimeve për mbrojtjen e trojeve etnike në hyrje të Lluqanit me 28 gusht 1944 në vijën e frontit te Maja e Kikës dhe përgjat udhës së frengit me 1944, vdesë rrugës për Gjilan në hyrje të Dobëqanit(Mireshit) dhe varroset në varresat e Gjilanit, ku jetonte me nderime qytetare si dëshmor i asaj lufte. Idrizikishte lënë një djal, Ismajlin dhe tre vajza në jetë. Nga Familja Rashiti vëllai i Idrizit, Muharrem Rushit dhe Hetem Rushiti(Hetë Koka) në gusht të vitit 1947 u burgosën në Gjilan dhe u dënua me 13 vjet burg, i mbajti 7 vjet. Muharremi, porsi vëllai Hetemi i denura me 35 vjetë burg, vdiq në burgun e Nishit, si përgjegjës i forcave shqiptare nënprefekturën e Gjilanit, ku ndodhi vrasja dhe arrestimet e grupit në Livoçë pas depërtimit nga Serebia në vitin 1943. Të burgosur. 7. Ajet Rushiti në tetor të vititi 1946 u dënua me 13 vjet burg në Mitrovicën e Sremit, i mbajti 10 vjet burg. Jetoi nga viti 1975 në fshatin Leran. 8.Vehbi Hetë – Kokaj më tetor të vitit 1946 u dënua 6 vjet burg në Prishtinë. I mbajti 1,5 vjet në Prishtinë, kurse 1 vit në Mitrovicë. Me moshë ishte 17 vjeç. Jetoi pas Aksionit të Armëve i shpërngulur në Kumanovë (Sipas kujtesës së Vehbi Etem Rushitit, i lindur më 2 shtator 1929 në fshatin Kokaj, jetoi në Kumanovë që nga viti 1971, i cili rrëfeu për ekzekutimet dhe torturat e rënda fizike ndaj familjes Rushiti). Të vrarë, burgosur dhe vdekur në burgjet serbe 9.Mustafë Hetem Rashiti pas një përleshje më dy udbash gjatë arrestimit të tij në Remnik që shkuan ta burgosnin. Por, Mustafa i vrau të (dy udbashët) dhe doli në mal me Hasan Alijën e Remnikut. Ata u vranë me tradhti në vendkalimin kufitar te Bistrica të Prizrenit. Mustafa ishte 21 vjeç i shkolluar në Tiranë. Varri nuk i dihet. 9.Rabije (shoqja e Mustafës) Kokaj, më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u masakrua nga UDB`ja bashkë me të shoqin Mustafë Etemin. Ishte 20 vjeçe. Varri nuk i dihet. Hasan Alija-Remniku më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u kap dhe u vra nga UDB`ja mashkë me Mustafën dhe Rabijën. Me moshë ishte 48 vjeç. Varri nuk i dihet.Të vrarë me atë aksion kanë mbetur edhe. Agush Metaj Bresalci u bra në shtator 1951 në Zhur të Prizrenit së bashku me personat e lartpërmendur. Me moshë 35 vjeçar. Qibrije Agush Bresalci u vra nga UDB`ja në shator të vitit 1951 në vendkalimin kufitar te lumi Bistrica të Prizrenit. Koka; Mustafa i Hetës dhe i Habibës, kishte lindur më 1931 në Kokaj të Gjilanit. Katër klasë gjimnaz dhe një kurs ushtarak i kishte kryer në Tiranë, kurse kursin e pedagogjisë në Prizren. Punoi mësues në Uglar, Lubishtë dhe Remnik. Në Remnik është martuar me Rabien, e cila vdes shtatzënë bashkë me burrin dhe grupin e Hasanit, më 1951. Sipas V. Bullaiqit:"Prita në Bistricë", në natën e 9-10 tetorit 1951, ishte vetëm një manovrim ushtarak për të manifestuar "aftësinë" e UDB-së para popullit, kinse për të treguar aftësitë e tyre për luftimin e grupeve të ndryshme dhe njëkohësisht për të frikësuar popullin që të heqin dorë nga veprimet e tilla, sepse sigurimi jugosllav është shumë efikas dhe i vendosur për të likuiduar çdo kundërshtar dhe rezistencë shqiptare ndaj Jugosllavisë. Hazir Haziri-Kokaj Në mars 1943, në vendkalimin kufitar bullgaro-italian në vendin e quajtur Suka – Capar vritet në pusi, Hazir Haziri -Kokaj) lidhja kryesore e LNÇ Gjilan-Karadak-Preshevë pas formimit të aradhës së pare shqiptare të komanduar nga Xheladin Kurbalia, komisar Fadil Hoxha dhe Avdullah Presheva, varroset në Caparë dhe bashkë me të plagoset edhe bashkëfshatari i tij Hajredin (Halit) Haziri. 2.Daut Dauti Rrahmani, ka lindur në fshatin Kokaj me 1910, ishte udhëheqës i fshatit, pjesëmarrës i Luftës i rezistencës së armatosur përgjat udhë frengit të Kosovës lindore. Në vijen e frontit të asaj lufte marrë plagë vdekjeprurse dhe është bartur në shpinë nga Isahu i Haxhi Mustafë Kokajve nga vija e frontit në Raincë të Preshevës deri në Cërraticë me 28 gusht 1944 plagoset nga kisha serbe në fshatin Bilaq, ku nga plagët e marra edhe vdes pas pakë ditësh. Varroset në fshatin Kokaj . 4.Rifat Qazim Ismajli i bashkohet Batalonit kosovar të Rinisë pas shpërbërjes së rezistencës ë armatosur në Frontin Lindor të Kosovës juglindore. Rifati ishte djali i tretë i Qazimit Ismajlit ~ Kokajve(kaçak i njohur) i lindur me 1926 në fshatin Kokaj. Ai, gjatë pushtimit italian- (në ditët e Shqipënisë 1941-1943), kishin ikur nga fshati i tij prej zulllumit të pushtuesëve bullgar, ku ishte pushtimi e shtypja më i egër dhe vendosën në Domorocë të Kamenicës. Rufati me formimin e Batalonit të Rinisë Kosovare, skur shumë atdehtar të tjerë antifashist iu bashkua rradhëve vullnetare. Rufat pati fatin e këtij bataloni që shumë prej tyre mbeten të vrar nga forcat çenikepartizane serbe. Ai u vra më nëntor 1944, me 6 pjesëtarë tjerë të Batalonit kosovar të Rinisë në moshën 27 vjeçare, mbase vrasja e tyre, duke i nxjerrë nga ana e një pjesëtari serb për t'i pushkatuar pastaj, do të iritonte luftëtarët e këtij bataloni që qoi deri te shpartallimi i plotë dhe bashkangjitja me Shaban Polluzhen. Varri nuk i dihet. 5.Rrustem Dalip Rrustemi, i lindu në Kokaj, njëri nga djemtë e Dalipit të Rrustemit, pasi që pushtohet fshati i tij nga forcat serbo-bullgare të Brigadës së XVII-të Maqedone, ishte arratisur për t'iu bashkuar më pastaj forcave shqiptare të tërhequra kah Karadaku lindor. Mirëpo fati i tij ishte tragjik më 28 nëntor 1944, kur në fshatin Gosponicë, kishin hyrë forcat e mobilizura serbe të Brigadës III të Preshevës, Rrustemin, këto banda kriminale e vran sa ishte mysafir së bashku me 33 banorë të Gosponicë dhe Bukurocës keqe dhe tjerë viktima të terrorit të ushtruar ndaj popullatës së pafajshme të këtyre lokaliteteve nga bandat serbo-bullgare nëntor 1944, varoset në vendin varezën masive në Gosponicë të Preshevës.

MSAKRAT NE FSHATRAT E KARADAKUT

  • Fshati Bugarinë, të likuiduar
  • 1. Ibish Qerimi u vra në nëntor të vitit 1944 në Pçinjë. Varri nuk i dihet. (Sipas kujtesës së Qerim Qerimit, i lindur më 24 gusht 1928 në fshatin Bugarinë, tani jeton në fshatin çerkez të Kumanovës që nga viti1965, i cili rrëfen në rrethanat e krijuara në fshatin Bugarinë pas Luftës së Dytë Botërore. Të rënë në Frontin e Sremit 1. Aziz Ismaili ra dëshmor në prill të vitit 1945 në Shid, Fronti i Sremit, në moshën 30 vjeçare.
  • Fshati Muhaxhieret Ranatoc
  • Të vrarë
  • 1. Daut Rrahmani Kokaj , u fra në afërsi të hekurudhes në vijen frontale me 28 gusht 1944- (Sipas kujtesës së Mihrije Rahim Rrahmanit, e lindur më 10 shkurt 1922 në fshatin Strezovc, jeton në çerkez që nga viti 1965, e cila rrëfen për sjelljet barbare të regjimit sllavo-komunist.
  • 2.Shaban Haliti u vra më 25 nëntor 1944 afër fshatit Maxhere në moshën 53 vjeçare.Fshati Bukoc
  • I likuiduar
  • Haki Emini (Sipas kujtesës së nënës Sadije Emini e lindur më 22 prill 1910 në fshatin Nasalcë jeton në çerkez që nga viti 1963 e cila rrëfen për regjimet që ushtruan presion ndaj popullatës shqiptare) i lindur më 1939 u vra më 10 gusht 1961 në Podgoricë, në moshën 22 vjeçare sa kohë ishte në shërbim ushtarak.
  • Shushaja e poshtme
  • Të likuiduar
  • Mustafë Agushi u vra në nëntorë të vitit 1944 në rrugën Kumanovë – Vranjë, në moshën 24 vjeçare. Thuhet se atë e masakroi Kira i Shkupit. Varri nuk i dihet (Sipas kujtesës së Naxhije Maliqit, e lindur më 1923 në fshatin Shushaja e poshtme rrethi i Preshevës, kurse prej vitit 1977 jeton në Kumanovë, e cila rrëfen për vrasjet dhe burgosjet e fshatrave të Shushajës) (Sipas kujtesës së Elmi Nevzad Osmanit, i lindur më 15 shtator 1915 në fshatin Shushaja e Poshtme, i cili rrëfen për regjimin sllavo-ortodoks dhe për presionin e tij për çrrënjosjen e elementit shqiptar në këto troje).
  • Fshati Bilincë, Lagja Kukaj
  • Të likuiduar
  • 1. Shaban Ramadani i njohur Ramë, u vra më 20 nëntor 1912 në Berçec ( në mal) në moshën 50 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Fejzulla Kukaj u vra më 3 nëntor 1913 te lagja Kukaj në Selishtë, 25 vjeçar. Varri nuk i dihet. 3. Qahil Rexhepi u vra më 24 mars 1945 në Split. Varri nuk i dihet. 4. Rrahim Murtezi u vra më 26 tetor 1912 në Bilincë, në moshën 40 vjeçare. Varri nuk i dihet. 5. Xhemail Rexhepi u vra me fëmijën në dorë më 12 dhjetor 1944 te Lama e Mehes, lagja Kukaj në moshën 35 vjeç.
  • Të Plagosur
  • Iliaz Bislimi më 25 nëntor 1944 në Muçibabë, 32 vjeç. Të Burgosur Me pretekst se janë marrë më kontrabandën e arit, shefi i UDB`së Jova Gariq kapi një grup qytetarësh të cilët në stacionin policor i rrahte deri në alivanosje dhe i keqtrajtonte Trifko Tankosiqi. Këta ishin: 1. Hamid Kukaj, i cili arrestua më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 2. Isa Limani, i cili u burgos më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 3. Idriz Bilalli, në moshën 40 vjeç. 4. Halit Arifi, 36 vjeç. 5. Demir Rexhepi, 45 vjeç. 6. Halil Jahija, lagja Muhaxher, 27 vjeç. 7. Hamid Kukaj, 25 vjeç. 8. Qerim Sylejmani, lagja Pograxhë, 35 vjeç. 9. Banush Sulejmani, 35 vjeç. 10. Ahmet Rashiti, 32 vjeç.
  • Fshati Peçenë
  • Të vrarë
  • 1. Avdi Demiri, lagja Zubve u vra më 6 nëntor 1944 në fshatin Sefer nga ana e pjesëtarëve të PSKçK`së në moshën 52 vjeçare. 2. Bajram Demiri, lagja Zubve u vra më 22 nëntor 1944 në malin Buçuvinë në moshën 45 vjeçare. Avdiu dhe Bajrami vëllezër. 3. Kadri Asllani u vra më 22 nëntor 1944 të hekurudha e Preshevës në moshën 50 vjeçare (Sipas kujtesës së Nuhi Avdiut, i lindur më 4 janar 1939 në fshatin Peçenë – lagja Zubve, jeton në Kumanovë që nga viti 1961, i cili rrëfimin e vet e mbështet në kujtesën e gjyshit të tij dhe rrëfen për djegjen e familjes së tij në fshatin Peçenë). Fshati Peçenë, që ka lagjën e Zubve, të Bulloshve dhe të Haxhve gjendet 20 km në perendim të qytetit të Preshevës. Përkujtojmë tragjedinë e një familjeje në vitin 1916-1917, kur ky vend ishte i okupuar nga okupatori bullgar. Pas vendosjes së administratës bullgare, u rekrutuan shumë të rinj dhe u dërguan në Bullgari. Këta nuk ishin ushtarë të rregulltë, por të ashtuquajtur Trudakë, dhe maltretoheshin në mënyrat më të ndryshme. Prej lagjës Haxh ishte rekrutuar një djalosh më emrin Zija. Prej maltretimeve të mëdha që i bëheshin u detyrua të ikte nga ushtria bullgare në shtëpi. Pas ikjes së tij, bullgarët lëshuan flet arrestimin për zënien e tij (me qëllim të kthimit të tij në ushtrinë bullgare). Administrata ushtarako – policore një ditë kishe dërguar bullgarë të veshur me uniforma në lagjën e Zubve për të marrë kryeplakun e fshatit që së bashku me të të shkonin te shtëpia e Zijait dhe ta arrastonin. Për fat të mirë kryeplaku nuk kishte ndodhur në shtëpi prandjaj në vend të tij morën një fshatar tjetër që quhej Islam Bilalli. Ky shkoi në lagjën Haxh deri te shtëpia e Zijait, hyri brenda dhe i tha nënës së Zijait: A ka ardhur Zijai nga Bullgaria, sepse po e kërkojnë bullgarët. Nëna e Zijait u përgjigj se nuk ka ardhur, edhe pse Zijai ishte fshehur afër shtëpisë, në mal. Bullgarët duke dyshuar se nëna gënjente filluan ta rrihnin në oborr. Zijai duke parë se po i rrihnin nënën shtiu me pushkë në bullgarët me qëllim që ti trembte. Ata filluan të iknin dhe u kthyen në stacionin e tyre. Me të arritur ata treguan se ç`kishte ndodhur. Por u shërbyen edhe me genjeshtrëa. Ata thanë se Islami i kishte thënë Zijajit: Merre pushkën dhe vriti bullgarët, sepse kanë ardhur të të arrestojnë. Komanda bullgare urdhëroi menjëherë një grup prej dhjetë vetash (ushtarë) dhe u tha që të shkonin në lagjën e Zubve dhe të bënin çka të donin me Islamin dhe familjen e tij. Bullgarët arritën në këtë lagje, e thirën Islamin dhe e urdhëruan që të shkonte me ta. Ai u nis, por i kërkuan që edhe familja e tij të shkonte me ta. Kështu pas bullgarëve shkuan Islami, nëna e tij, gruaja me katë fëmijë. Në të dalë nga lagja, bullgarët biseduan njëri me tjetrin se çtë bënin me ta. Njëri kishte propozuar që t`i pushkatonin, tjetri që ti therrnin, kurse i treti kishte propozuar që ti hudhnin në zjarr. Islami kur i dëgjoi këto fjalë ( ai e dinte gjuhën bullgare) kishte bërtitur me sa të që kishte: O ju fshatarë, të ma bëni hallal, se unë e pata me gjithë familjen time ! Bullgarët e dërguan Islamin me familje në mal aty afër ku kishte togje dushku, i përgaditur si ushqim dimëror për kafshët. Aty e lidhën për një dru stogut të dushkut ia dhanë zjarrin. Kur zjarri mor hov të madh, bullgarët filluan t`ia hudhnin në zjarr fëmijët me rradhë një nga një, pastaj nënën dhe gruan dhe më në fund pasi kishte përa këtë skenë të tmerrshme u hodhën edhe atë. Prej atëherë ky vend quhet vendi ku është djegur Islami me familje. Këtë ngjarje tragjike e kanë kallëzuar edhe shumë fshatarë të tjerë gjë që tregon se ajo është përcjellë prej brez në brez, por edhe fshatrat përreth e mbajnë ende të freskët në kujtesë këtë ngjarje. Për fat të keq, dëshmitar që kanë parë këtë ngjarje nuk ka sepse ajo ka ndodhur në vitin 1916-1917.
  • Fshati Gruhali
  • Të vrarë
  • Rashit Saqipi u vra më 25 nëntor 1944 në vendi Gruhali.Fshati Buhiç
  • Të likuiduar
  • Fazli Rama u vra më nëntor të vitit 1944 ne vendin të Urat me moshë 60 vjeç. Varri nuk i dihet.
  • Të rënë në fronit e Sremit
  • Etem Emini ra dëshmorë më 12 prill 1945 në frontin e Sremit. 19 vjeçar. Varri nuk i dihet.
  • Të plagosur
  • 1 Haqif Halimi u plagos më 16 tetor 1944 në Bujanoc në moshën 36 vjeçare. 2. Ragip Halimi u plagos më 11 qershor 1944 në vendin Hodonovc në moshën 31 vjeçare.
  • Të burgosur
  • Raqip Halimi u gjykua në Prishtinë në vitin 1947 dhe u dënua me 20 vjet burg, por i mbajti 5 vjet në Sremska Mitrovicë. Vdiq më 1988 në Kumanovë (Sipas kujtesës së Rufat Halimit i lindur më 6 gusht 1929 në fshatin Buhiç, prej vitit 1956 jeton në Kumanovë i cili rrëfen për likuidimet vrasjet dhe plagosjet e popullatës shqiptare në Buhiç).
  • Fshati Norçe
  • Të likuiduar
  • 1. Destan Jashar Agushi, i njohur me emrin Destan Norça, i lindur më 1898 u masakrua në fshatin Mateç në moshën 49 vjeçare. Destanin e gdhendën si gdhendet druri, ia nxorrën sytë dhe ia prenë gjymturët. Atë e masakruan Gjerasim Stankoviqi, farkëtarë i njohur me emrin Dajço, Sllavko Dimitrijeviq dhe vëllai i tij Stanimir Dimitrijeviq të tre piroqanë që si kolonistë jetonin në fshatin Mateç të Kumanovës. Destanin e likuiduan më 22 nëntor 1947 së bashku me çefin e Likovës në vendin te Prroni i Vorreve, nja 700 metra larg fshatit Mateç, mu te Dardha e Shaqirit, në rrugën që shpie nga Mateçi për në fshatin Llopat. 2. Hafëz Nuredini i lindur më 1905 u masakrua më 7 dhjetor 1944 te Kafeneja e Tozës në Preshevë. 3. Faik Selimi u likuidua në nëntorë të vitit 1944 në Surdulicë në moshën 30 vjeçare. 4. Halil Esatin e likuiduan më 1945 jashtë Preshevës. Me moshë ishte 22 vjeçar. Varri nuk i dihet.
  • Të vrarë
  • 1. Xhavit Nuredinin e vranë më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës në moshën 32 vjeçar. Hafëzi dhe Xhaviti ishin vëllezër. 2. Ali Etemi u vra më 22 nëntor 1944 mbi Gere, në moshën 47 vjeçar. 3. Mustafë Saqipi u vra më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës kishte 45 vjeç. 4. Ejup Eminin më 3 shtator 1944 e mbytën më dru në shtëpinë e vet në moshën 41 vjeç. Të rënë në frontin e Sremit Riza Miftari u vra më 12 prill 1944 në Frontin e Sremit në moshën 21 vjeç.
  • Të plagosur
  • 1. Muharrem Sabedini u plagos më 12 shator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, 50 vjeçar. 2. Halim Qazimi u plagos më 4 shator 1944 të Guri i Zi, në moshë 38 vjeç. 3. Vesel Hasani u plagos më 6 nëntor 1944 të Guri i Zi në moshë 36 vjeç.
  • Të burgosur.
  • 1. Xhavit Saqipi më 1945 u dënua 15 vjet burg. E keqtrajtuan fizikisht në mënyrë brutale dhe e likuiduan në Nish, duke fajësuar kinse kishte vrarë një partizan. Në moshë ishte 30 vjeç (Sipa kujtesës së Gani Nuredinit i lndur më 22 shator 1928 në fshatin Norçe rrethi i Preshevës, i cili rrëfen për masakrën e babait të tij Hafëz Nuredinin në kafenenë e Tozës).
  • Fshati Ilincë
  • Të likuiduar
  • 1. Selim Demi Selimi u vra më 1 maij 1945 në Vinkovc në moshën 23 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Ejup Rexhepi – Selimi u vra më 16 nëntor 1944 në Preshevë te kafeneja e Tozës. Me moshë ishte 25 vjeçar. Varri nuk i dihet.
  • Të vrarë
  • 1. Adem Ademin e vranë më 25 nëntorë të vitit 1945 në Ilincë në moshën 40 vjeçare. 2. Rushit Hajrizin e vranë më 25 nëntor të vitit 1945 në Ilincë në moshën 42 vjeçar. 3. Hajdin Salihun e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 50 vjeçare. 4. Ramë Dalipin e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 55 vjeçare. 5. Belul Feratin e vranë më 22 shtator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, në moshën 51 vjeçare. E vranë me bomë pjestarë e PSKçK`së. 6. Hajredin Eminin në nëntorë të vitit 1947 në fshatin Ilincë e mbytën me dru në shtëpinë e vet. Me moshë 60 vjeçar. 7. Rexhep Zymberi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Sllubicë, 33 vjeç. 8. Bajram Bislimi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Caravajkë në moshën 21 vjeçare. Të plagosur Maliq Maliqi u plagos në tetor të vitit 1944 në fshatin Vërban në moshën 40 vjeç.
  • Të burgosur
  • Më 25 nëntor të vitit 1944 i morën gati të gjithë fshatarët e Ilincës dhe i futën në xhami në të cilën i mbajtën 5 ditë. Pastaj i dërguan në stacionin hekurudhor të Preshevës ( në barakë) ku i mbajtën 60 ditë dhe ku u ra tifoja, kurse të tjerët i dërguan në Vranjë. Prej kësaj sëmundjeje të rëndë në barakën e stacionit hekurudhor të Preshevës vdiqën. 1. Xhafer Ademi, 16 vjeç 2. Hetë Azem Ademi, 16 vjeç 3. Sherif Ademi, 65 vjeç dhe 4. Ismajl Zymberi, 45 vjeç Në barakë qëndruan të burgosur 60 ditë këta persona: 1. Zair Selimi, 53 vjeç 2. Zeqir Selimi, 48 vjeç 3. Qail Selimi, 22 vjeç ( Zairi dhe Zeqiri ishin vëllezër kurse Qaili kusheriri i tyre) 4. Isuf Dalipi (hoxhë) u njohur me emrin Cuf, 55 vjeç 5. Hajrush Ademi, 56 vjeç 6. Selman Beluli, 52 vjeç 7. Fuat Beluli, 49 vjeç (Selmani dhe Fuati ishin vëllezër) 8. Riza Kadriu, 18 vjeç 9. Sinan Ramadani, 21 vjeç 10. Fazli Xhelili. 24 vjeç 11. Shaip Emini, 32 vjeç 12. Hamdi Emini, 28 vjeç 13. Rexhep Maliqi, 58 vjeç 14. Faik Elezi, 55 vjeç Në burgun e Vranjës u dërguan: 1. Hamid Shaqiri, 55 vjeç 2. Shaban Ademi, 45 vjeç 3. Ramiz Miratoca, 50 vjeç (nga Miratoca) 4. Ruzhdi Haliti, 40 vjeç 5. Hajrulla Miratoca, 36 vjeç 6. Sulejman Zhunica, 60 vjeç nga fshati Zhunicë 7. Jakup Zhunica, 59 vjeç, nga Zhunica e vranë në Tabanoc 8. Vebi Derri, 50 vjeç, nga Presheva e vranë në Tabanoc 9. Haki Derri, 37 vjeç ( nga Presheva, kusheriri i Vebi Derrit) 10. Adem Kamberi, 60 vjeç (nga Miratoca jeton në Preshevë) 11. Qemajl Presheva, 20 vjeç nga Presheva dhe 12. Qail Corrotica, 36 vjeç nga Corrotica Të gjithë këta persona që u dërguan në burgun e Vranjës UDB`ja i likuidoi dhe asnjërit nuk i dihet varri. Këtë e vërteton edhe Shaban Arifi, i cili shpëtoi rastësisht.
  • Ata që i shpëtuan plumbit: 1. Sejdi Selimi, 24 vjeç nga fshati Ilincë 2. Hamid Shaqiri, 55 vjeç nga Ilinca 3. Shaban Arifi, 47 vjeç nga Ilinca 4. Xhemail Presheva, 60 vjeç nga Presheva 5. Rexhep Xhemaili, 24 vjeç nga Presheva 6. Jonuz Doda, 62 vjeç nga Presheva 7. Nazmi Jonuzi, 30 vjeç nga Presheva 8. Riza Maliqi, 26 vjeç nga Presheva 9. Zymber Kurbalia, 16 vjeç nga fshati Kurbali 10. Habi Seferi, 15 vjeç nga fshati Raincë (Sipas kujtesës së haxhi Sejdi Selimit, i lindur më 25 mars 1920 në Ilincë, tani jeton në Kumanovë që nga viti 1956)
  • [24]

Gazetën Lidhja e PrizrenitLIRIA|{{LISTA:Organet udhëheqëse të Lidhjes së Dytë të Prizrenit botuan edhe organin e vet, gazetën Liria “Lidhja e Prizrenit”, e cila përmes rrjetit të gazetarëve të vet botoi shkrime rreth aktivitetit luftarak të popullsisë së Kosovës, andaj botoi edhe shkrime nga aktiviteti i Komitetit të Gjilanit. Në këtë sferë nga rajoni i Gjilanit kontribut dhanë:Sylejman Ashkiu, Limon Asllan Staneci dhe Faton Gashi.Nga ajo që është shkruar në këtë gazetë, sekretari i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Tahir Zajmi, në librin e vet “Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit shqiptar në mbrojtjen e Kosovës”, e botuar në Bruksel në vitin 1964, hartoi edhe një listë për të vrarët dhe të masakruarit gjatë kësaj lufte në territorin e Komitetit të Gjilanit. Në vazhdim do të lexoni këta emra, ashtu siç i ka shkruar në libër [[[Tahir Zajmi]]|[25]|[26]Limon Staneci-raportoi nga fronti i Gjilanit për fitoret e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës më 1944, në fletoren Lidhja e Prizrenit. Me artikullin "Një shpartallim i ri i çetave komuniste n'anë të Gjilanit" të datës 9korrik 1944 konstatohej: "Armiku shekullor, lakmues i tokave të huaja i dejun me ideologjina të ndryshme (komuniste, nacionaliste e që të dyja këto formojnë një të tretë: Pansllaviste)" prapë, Limon Staneci me datën 28 qershor 1944, në një numër aproksimativisht 400-500 vetash sulmoi tokat shqiptare, tue kalue kufinin ne vendin e quejtun "Kika", mbasi në afërsinën e katundeve Cfircë e Tugjevc nuk kishte muejtë. Forcat tona te përbame prej ushtrisë të rregulltë dhe fuqisë kreshnike, të komandueme prej oficerave dhe N/oficerave trima, filluen luftën. Gjatë luftës që vazhdoi 12 orë dhe betejës me datë 29.6.1944 grupet -komuniste, Nacional-shoveniste-pansllaviste, u shpartalluen me humbje për ta... Kjo ndeshje me bandat komuniste, që lumnisht përfundoi me fitimin t'onë, u prit me manifestime simpatike nga populli, i cili u betue me ketë rast se do të ndjekin gjurmën e dëshmorvet si kapter Abdi Gjoka, nga mati, Anëtar i Komitetit Komunal të Lidhjes II të prizrenit, Bajram Poliçka e tjerve, që ranë viktimë në ket betejë për lirinë dhe kurr nuk kanë me lanë qi kamba.e anmikut të shkeli tokat t'ana te bekueme...” "Dhe, sikurse për Luftën e Velegllavës të 28 qershorit 1944, sekretari i Komitetit të Lidhjes së Prizrenit për Rrethin e Gjilanit, Limon Staneci raportoi nga linja e zjarrit edhe për Luftën e Kikës, të 26 gushtit 1944, Raporti i tij, si gazetar, ushtar përjetues e komandant i vullnetarëve" "Fronti i Gjilanit, shpartallimi i Dytë i Brigadave Komuniste Drazhiste-Pansllaviste në Rrethin e N .Prefekturës Gjilanit, shquhet për saktësi materiale, gjykim politik të drejtë dhe afirmim të një epopeje kombëtare të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar”.|Muhamet Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe --Gramos 30 nëntor 2011 21:39 (CET)Mbrojtja Kombëtare te Kosova Lindore “Prej Kumanove, shkova në katundin Mateç, siç pata mësue gjindej Sylë Hotla me 150 vetë të armatosun. Përveç këtyne, ai kishte edhe tjerë shokë që kishin armë, dhe më tha se në rast nevoje edhe ata mund të vijshin. Për ketë plak të sinqertë, trim dhe me dinjitet, shokët e tij dhe të gjithë shqiptarët e rrethit të Kumanovës kishin respekt. Pa ndonjë vështirësi, ky plak kreshnik dhe unë u muarëm vesh me i luftue partizanët, se sa këta tentojshin me kalue hekurudhën, e cila ndan shumicën shqiptare prej shumicës serbo-maqedone. Me 11 shtator 1944, u ktheva në Preshevë...” sipas memoareve e prof. Ibrahim Kelmendi-Aliu*[16], përshkruar gjendjen e para fillimit të luftimeve për mbrojtjen e Preshevës dhe kufijve etnikë. Lidhjes së Dytë të Prizrenit, të udhëhequra nga Xhafer Deva, i cili në shënimet më të reja bibliografike thuhet se në një kuvend burrash, në fillim të vitit 1944, Sulë Hotla do të zgjidhet për komandant të çetave të Ballit Kombëtar për krejt viset e Kumanovës. Në të vërtetë, pas tërheqjes së Bullgarisë fashiste, në shtator të vitit 1944, me iniciativë të Sulë Hotlës, në Mateç mbahet një tubim i madh me flamuj kombëtar, ku marrin pjesë mbi 2000 veta dhe kreu më i lartë i rezistencës shqiptare nga kjo anë si Ali Syla, Mulla Hajdari, Mulla Dulla, Iljaz Hoxha, Ferat Efendija, Xhemail Hoxha, Destan Kumanova, Ramadan Qazimi etj. Me këtë rast, Mulla Dulla i Hotlës (Abdulla Ebibi 1904-1944) zgjedhet nënprefekt i prefekturës së Mateçit, Sulë Hotla komandant i forcave ushtarake, ndërsa Mulla Hajdari i Orizarës zgjedhet komesar politik, me detyrë që të furnizojë ushtrinë me ushqim dhe armatim. Prej kësaj periudhe deri kah mesi i nëntorit forcat shqiptare që numëronin rreth 3.600 ushtarë, arritën t’i përballojnë të gjitha sulmet ushtarake që vinin nga ana e divizionit të Kumanovës, që përfshinin Brigadën XVI dhe XVII-të të LNÇ-së maqedone. Këto brigada u krijuan po në këtë kohë, ndërsa shumica e tyre ishin çetnikë të Drazha Mihajlloviçit dhe ushtarë të ish-ushtrisë fashiste bullgare. Jataku i Kaçakëve - |Në një dokument të 23 nëntorit 1944, thuhet se “forcat reaksionare në rajonin e Karadakut të Shkupit numëronin rreth 3000 veta”, kurse në një dokument të 21 dhjetorit, thuhet se “vetëm në Gjilan kjo shifër është në rreth 2000 ballistë”. Më tej në dokumentet e udhëheqësisë sllavo-komuniste thuhet se këto forca shqiptare filluan t’i sulmojnë njësitë e LNÇ-së në Maqedoni dhe ta pamundësojnë punën e organeve të “pushtetit popullor”.|Lajmi mbi masakrat e filluara të ushtrisë sllavo-partizane mbi popullatën e pafajshme shqiptare të Preshevës, edhe atë mu në natën e Bajramit të madh, në vjeshtën e vitit 1944, Sulë Hotla dhe Mulla Idriz Gjilani, me njësitë e tyre të armatosura dhe me mendjehollësinë e prof. Ibrahim Kelmendit, Sami Sh. Arizare, Ali Syla (Staneci), Hamëz Ballanoci, Kamber Xhagaduri - Miratoca do të bëjë pushkën një me preshevarët, dhe pas 12 orë luftimesh do të thyhen keq. | “Më e komplikuar situata është në Kumanovë. Atje edhe pse janë kryer burgosje të një pjese jatakësh, përsëri deri te informacionet e sakta nuk kemi mundësi të vijmë”, ai thekson : Popullata shqiptare ka besim të plotë ndaj Sulës dhe disa anëtarëve të këshillit Popullor, kështuqë secili çoban apo fshatar dijnë për lëvizjen e bandave, mirëpo nuk i tregojnë pushtetit. Ata ndaj Frontit dhe pushtetit qëndrojnë anash, citat i nxherë nga kryeshefi i OZNA-s për qarkun e Shkupit, në një takim me kreun e Byrosë Politike të PKM-së. “Menjëherë pas çlirimit u mor aksioni për ta stabilizuar vendin, duke ju dhënë të drejta pakicës shqiptare. Me këtë u krijuan kushte për formimin e partisë, në rrethin e Dibrës dhe Kërçovës më 1945, ndërsa në rrethet e tjera kryesisht aty ka vitet 1947 dhe 1948. Mirëpo edhe përkundër asaj që është arritur stabilizimi politik, menjëherë duhet pranuar fakti se te masa shqiptare në atë moment nuk u arrit diferencimi politik dhe klasor. Mu për këtë edhe sot në qarkun e Tetovës dhe Gostivarit, grupi më i madh i popullatës ankohen për humbjen e banditëve në kohën e pastrimeve, dhe konsiderohet si një grusht kundër shqiptarëve, për t’ua marrë të drejtat e tyre. Në Kumanovë ende për Sulë Hotlën mbretërojnë legjendat dhe nuk besohet se ai është likuiduar. Edhe më tutje ai jeton në memoaret e tyre, kjo po vërehet në fshatrat : Hotël, Sllupçan, Mateç, Orizare etj...” [27] |[28] |[29] [17]|[30] Me 1947 komunës së Preshevës i bashkëngjiten edhe këto fshatra| Staneci, Seferi, Caravajka, Peçena, Depca, Maxherja dhe Renatoci, të cilat i takonin komunës së Gjilanit. [31] RIPUSHTIMI I KOSOVËS- Burim i të dhënave *Sipas dokumenteve të botuar Historiku i Preshevës përmbledhje shkrimesh,[32]

REFERENCAT

  • Lapidari i dëshmorëve të rënë 2000-2002
  • Bulleted list item[33]
  • Dr. Muhamet Pirraku, Monografia, “Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore”, 1995'* Lufta e II Botërore, si dhe dëshmitarëve të pjesëmarrësve të gjallë të atyre ngjarje, Flaka e Revulucionit, pjesa e IX, *Skender Latifi- "Lugina e Preshevës...",Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, Prishtinë, 1978. Mr.Aliriza Selmani | Gjilani me rrethinë 1908-1912. Prishtinë 1998 small>*[34] ,ngjarjet paraprake- përshkruar gjendjen e para fillimit të luftimeve për mbrojtjen e Preshevës dhe kufijve etnikë.* Tkurrjet (ngushtimi) në lindje të vendit si : Depcë, Caravajkë, Staneci, ElezBalia, Kruhalia, Buhiqi, Ilica, Ranatoci-Muhaxhirët e Kokajve, Maxhere ishin nisur kaherë të parapërgatiten për aneksim me anë të vrasjeve të hapura dhe misterioze, përmes likudimeve, arrestimeve, dëbimeve, maltretimeve, varfërisë, mbjelljes së frikës.
  • Zvogëlimi i territoreve patë filluar me njëherë pas Luftës serbo-turke (1876-1878) në territorin e Karadakut vendoset një numër i shqiptarëve (muhaxhirëve) të ikur nga trevat e Vranjës dhe të Toplicës.

[35]

  1. ^ Dr.Fehmi Rexhepit, historian dhe dokumenteve arkivore të arkivit rajonal të Gjilanit, Shkupit, Kumanovës të arkivuara nga Selim Norça, Kurtesh Agushi, Hoxhë Ibrahim Capari, si dhe të bashkëpunëtorëve e dëshmitarëve të atyre ngjarjeve të Karadakut 1941-1943, të botuara edhe në librin "Flaka" (pjesa e V-IX) nga Autobiografia.
  2. ^ LNÇ në rethinëne Gjilanit nga dr. Fehmi Rexhepi
  3. ^ {[1]Kurtesh Agushi jetonte në Shkup, ishte një ish-student i Beogradit, dhe njeri kyq i LNÇ-së në rajonin juglindor të Kosovës, i cili në vitin 1936 kishte marrë pjesë në demonstratat e studentëve dhe të komunistëve të Beogradit për të kërkuar armë që të shkonte e të luftonte në Spanjë, dhe kryetar komune në Kamenicë(Dardanë
  4. ^ [2]
  5. ^ artikulli i Fadil Hoxhës në gjuhën serbo-kroate dhënë gazetës “Sloboda”, tetor 1943. Të botuar në “Zbornik dokumenata I podataka o narodnooslobodilackom ratu jugoslovenskih naroda-Vojno istorijski institut, Tom I, knjiga 19-Borbe na Kosovu 1941-1944, Beograd…Për këtë shih Dr. Muhamed Kesetovic “Kontrarevolucija na Kosovu-pokusaj I sprecavanje” faqe 193. Beograd 1984
  6. ^ [https://sq.wikipedia.org/wiki/Limon_Staneci%7CSekretar dhe zëvendës nënprefekturën e Gjilanit, ishte Sekretar i Komitetit Qarkor të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, sekretar dhe nënprefekturën e Gjilanit. Ishte gazetar dhe përgjegjës për informim në kuader të organit|Liria" Lidhjes Dytë të Prizrenit për frontin lindor dhe ushtarak që raportonte nga vijat e para të frontit për luftimet për mbrojtën e trojeve etnike në Kosovën Lindore në gazetën Liria “Lidhja e Dytë e Prizrenit”. Me 13. IX. kur u hoq pushteti okupues bullgar u zgjodh nënprefekt i nënprefekturës së Preshevës. Ishte edhe sekretar i mulla Idriz Hajrullahut, gjykatës, kryeshef i Rethit të Gjilanit
  7. ^ [http://2lonline.com/category/lajmet/article-page.php?id=10649%7CREPUBLIKA E SHQIPERISE-PRESIDENTI I REPUBLIKES
    i jep
    MULLA IDRIZ GJILANIT-pas vdekjes
    Dekoraten "Nderi i Kombit"
    "Atdhetar,iintelektual,humanist dhe prijes ushtarak,Nepermjet edukimit fetar me fryme atdhetare bashkoi rreth vetes shqiptaret pa dallim feje,luftoi deri ne vdekje per unitetin teritorial te trojeve shqiptare"Nr,Dekretit 89O4 Tirane, me 20.01.2015Presidenti i Republikës i jep Mulla Idriz Gjilanit – pas vdekjes, dekoratën “Nderi i Kombit”. Atdhetar, intelektual, humanist dhe prijës ushtarak. Nëpërmjet edukimit fetar me frymë atdhetare, bashkoi rreth vetes shqiptarët pa dallim feje, luftoi deri në vdekje për unitetin territorial të trojeve shqiptare. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dekoron Halim Oranën, Mulla Idriz Gjilanin, Esat Berisha, Ymer Myqybabën, Hetem Hazirin dhe Rifat Baftjarin
  8. ^ a b Ndër masakrat që tmerruan opinionin shqiptarë e më gjerë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, gjithsesi ishte masakra e kryer në fshatin Bllacë të Shkupit, ku sipas dëshmive të zbuluara në kohë të fundit, forcat partizane të Brigadës XVI jugosllave vranë 111 civil shqiptarë, kufomat e të cilëve ngelën me ditë të tëra pa u varrosur Qerim LITA
  9. ^ Për sa u tha më sipër, shihet qartë se masakra e Bllacës, është kryer me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të LNÇM-së, përkatësisht të Divizionit të Kumanovës, ku si ekzekutor ishte caktuar krimineli, përkatësisht çetniku i konvertuar në partizan, Gligorije Sharanoviq. Këtë e shohim në depeshen e tij të 16 nëntor 1944, dërguar Shtabit të Divizionit të Kumanovës, ku veç tjerash në të thuhej: "Posa ta rregullojmë njësinë me fuqinë, do të nisemi për fshatin Bllacë dhe me ta do të sillemi ashtu siç do të rrjedhin ngjarjet, respektivisht nëse bëjnë edhe një rezistencë më të vogël, tërë fshatin do ta eliminojmë, në rast të kundërt do të bëjmë likuidimin e familjarëve të atyre kriminelëve".
  10. ^ dëshmitarë okullar pjesemarres të saj:Januz dhe Qahil Haziri të Kokajve
  11. ^ Jam i nderuar që si luftëtar i UÇK-së dhe luftëtar i rezistencës kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, jo për veten time, por për Lumin tim, babën tim Emrush Hazirin, gjyshin tim të dekoruar nga presidenti Nishani, Hetem Hazirin, stërgjyshin tim Rrustem Haziri (bashkëluftëtar i Idriz Seferit), për bashkëluftëtarin Ibrahim Uruqi – Hushi (dëshmor i kombit), për Avdullah Tahirin (heroin e Kosovës) me të cilin isha bashkëburgosur dhe për qindra mijëra dëshmorë e viktima të Gjilanit dhe Kosovës. Në përkujtim të luftës kolosale për Pavarësi (1912-1944) dhe në 70-vjetorin e Kryengritjes së Gjilanit (1944-1945) ne meritojmë respektin e Kosovës për hirë të gjakut të martirëve të Karadakut! Lut (Emrush, Hetem) Haziri, deklaroi nipi i tij, Lutfi Haziri, Kryetar aktual i KK së Gjilanit, me rastin e nderimit ndarjes së dekoratës nga Presideni shqiptar Bujar Nishani
  12. ^ Januz dhe Qahil Haziri të Kokajve}} pjesëmarrës të atyre ngjarjeve
  13. ^ Nijazi Ramadani
  14. ^ Baftjari nga Aliriza Selmani
  15. ^ Tefik Shehu (1912 - 1975), zë vend të merituar në Lëvizjen për Clirim Kombëtar dhe Shqipërinë e bashkuar, përkrah burrave patriotë shqiptarë në rrethin e Gjilanit. Tefik Shehu, si student i Medresesë së Gjilanit, në kohën e monarkisë jugosllave, bashkë me Sherif Mehmet Zarbincën dhe studentë tjerë shqiptarë, organizuan rrymën politike-patriotike në Medresë, e cila veproi ilegalisht në përhapjen e idesë së çlirimit të Kosovës dhe aspiratën e Shqipërisë së bashkuar. Gjatë pushtimit nazifashist, ai veproi përkrah forcave kombëtare për çlirimin e trojeve tona të pushtuara nga monarkia shoviniste serbe. Me instalimin e regjimit kryesisht antishqiptar të Tito-Rankoviqit,Tefik Shehu vazhdoi përpjekjet liridashëse kundër regjimit të egër tito-rankoviqian, derisa i ranë në gjurmë OZNA e pastaj UDB-ja duke e dënuar me burg të rëndë. Herën e fundit u burgos më 1968, i cili doli hapur në mbrojtje të demonstratave të nxënësve dhe studentëve Kosovës.
  16. ^ Hetë Koka ishte një nga udhëheqësit e forcave shqiptare nënprefektura e Gjilanit, përgjegjës për zonën kufitare rreth lumit Morava, në zonën e Lluqanit, ku plagosët vëllai i tij, Idriz Rashiti, i cili vdesë gjatë tërheqjes në Mireshi dhe varroset në Gjilan, ku jetonte me familjen e tij, dëshimi nga aktgjykimi rreth rastit të likudimit të grupit të Bujana..., në Livoç i Ultë me denim prej 35 vjetë burg të vujatura në Burgun e Nishit, vllaun e tij, Muharremin me 25 vjetë, dhe dy djemtë ajetin me 12 vjetë dhe Vehbiun me 4 vite heqje lirie, të vuajtura. Hetë Koka ku vdes në rrethana misterioze së bashku me të vëllain Muharremin, pasi që kishte marrë një paket ushqime nga dikush pa adres, se kinse kishte ardhur nga familja e tij, por familja kurrë nuk i dërgonte me postë, dhe rregullisht vizitohej nga vajza e Muharremit, se e kishte bijë të vetme dhe qëndronin mire ekonomikisht, deklaron Ismajli Idriz Rashiti , i cili si fëmijë e kishte shoqëruar shpesh Remzijen vajzen e xhaxhait të tij (Muharremit) dhe mësuesin Mustafë(djalin e vogël të Hetës)
  17. ^ Tahir Zajmi: “Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për brotjen e Kosovës”, Bruksel, 1964
  18. ^ e Bllacës dhe çetniku Sharanoviq Ndër masakrat që tmerruan opinionin shqiptarë e më gjerë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, gjithsesi ishte masakra e kryer në fshatin Bllacë të Shkupit, ku sipas dëshmive të zbuluara në kohë të fundit, forcat partizane të Brigadës XVI jugosllave vranë 111 civil shqiptarë, kufomat e të cilëve ngelën me ditë të tëra pa u varrosur Qerim LITA
  19. ^ Sherif Maliqi i lindur me 10.02.1914 -13.02.1995 Malishevë-Gjilan. Burgoset me 19.02.1945 në Gjilan. kurse ne Ferizaj në publik ku dënohet me 20 vjet burgim,me 13.08.1945 me ankesë të prokurorit dënohet me vdekje. Me 02.12.1945 lirohet prej dënimit me vdekje në 20 vjet burg. Pas vendimit të plotëfuqishëm e transferojnë në burgun e Pozharevacit. Në burgun e Posharevacit e merr lajmin e zi se vëllau tjetër Agush Maliqi edhe atë e kanë vrarë,pas lajmit të marrur me 13.08.1947 merr vendimin për të ikur prej burgut të Pozharevacit dhe për 31 ditë në këmbë arrin të kthehet në Kosovë(shtëpi)-Malishevë. Ku në shtëpi e ka pasur të përgaditur bunkerin e mëhershëm ku kanë qëndruar vëllezërit dhe ai. (Foto 1.Bunkeri) ku ka qëndruar plot 3 vite në sezonën e dimrit.Foto 2.Vendimi i burgosjes së Sherif Maliqit dhe 5 anëtarëve të familjes,pas 65 viteve gjenden vendimet e burgut ne arhivin komunal Gjilan.dhe ate. Nëna| Nazife Maliqi,gruaja Nafije Maliqi,vajza e vëllaut Hanumshahe Rasim Maliqi,vajza e vëllaut Sofije Agush Maliqi dhe djali katër vjeçar Ramadan Sherif Maliqi në burgun e Gjilani,plotë 18 muaj famijlen e mbajtën në burg. Foto 3.Është foto e vitit 1969 në Malishevë. Foto 4.arratiset në Shqipëri ku është fotografuar ne vitet (1950) '50-ta në Tiranë ku ka qëndruar plotë 3 vite. Foto 5.Është foto e vitit 1977 në Malishevë. Me 23.01.1953 lirohet prej burgut..
  20. ^ Hysen Tërpeza - atdhetar i shquar, kur bënë fjalë për Luftën e Preshevës, mes tjerash thotë: “...Ishte ditë bajrami...kur arritëm në Preshevë e kuptuam se ishte ndalur lufta, në të cilën pati shumë të vrarë...Atëherë pash se në Preshevë kishin arritur edhe Mulla Idrizi me një fuqi, Ramiz Cernicaish- kryetar komunës sëi Parteshit, Sylë Hotli nga Kumanova, të tubuar rreth Mulla Idriz Gjilani Velekincës, zëvendskomabdant Sylë Hotli, Sylë Zarbicës dhe Ramiz Cernica Edhe Ramiz Cërrnica, në shqyrtimin kryesorë kundër tij,
  21. ^ (AK.F.GJQGJ-P.K.17.AK.F.GJQGJ-P.K.17.(AK.F.GJQGJ-P.K.17, Nga dosja për Limon Stanecin)
  22. ^ Mustafë Xhemajli|Hysen Tërpeza, një legjendë për Kosovën, Biseda/intervista nga Mustafë Xhemajli]
  23. ^ [www.koha.mk/lajmi_dites/18587.html|Nov_5_2012| Qerim LITA|Qerim Lita, autor Brigada XVI maqedone dhe terroi mbi populaten civile të Bllacës]
  24. ^ në malësin e Karadakut
  25. ^ e të vrarëve në masakren e Gjilanit
  26. ^ /VRASJA DHE MOBILIZIMI I SHQIPTARËVE NGA UNÇJ (1944-1945). Në të tri komunat, deri vonë, janë shënuar tregues të lartë të natalitetit, mortalitetit dhe shtimit natyror, me tendenca të rënies graduale. Serbia, për ndryshimin e përbërjes etnike-demografike në Kosovë dhe viset e tjera etnike shqiptare, përpiloi projekte dhe programe kolonizuese, asimiluese dhe shfarosëse, të cilat çuan në luftërat e armatosura të fundshekullit XX. Luftërat sollën çlirimin përfundimtar të Kosovës nga Serbia, ndërsa konfliktet e armatosura në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës ia bënë të njohur faktorit ndërkombëtar gjendjen e rëndë të popullsisë shqiptare. Gjeografi serb Jovan Cvijiq, në punimet e tij përpiqet të mohojë autoktoninë e popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës duke i paraqitur shqiptarët si të ardhur nga krahinat e Shqipërisë Veriore. Ai i vlerëson shqiptarët si njerëz të vrazhdë, jo tolerantë, gjysmë barbarë dhe plaçkitës e uzurpues të pronave të huaja. Më tej, në mënyrë të hapur, Cvijiq pretendon aplikimin e metodave maltusianiste për të penguar rritjen demografike të popullsisë shqiptare. Shkrimet e Cvijiqit, Garashaninit, Çubrilloviqit etj. mbi shqiptarët në Ballkan, rrjedhimisht edhe në Luginën e Preshevës, shprehin idetë dhe aspiratat hegjemoniste të Serbisë për pushtimin e tokave shqiptare, me qëllim zgjerimin territorial deri në daljet në dete. Këto ide përcillen edhe nga pseudoshkencëtarë të mëvonshëm serb.Serbia, për ndryshimin e përbërjes etnike-demografike në Kosovë dhe viset e tjera etnike shqiptare, përpiloi projekte dhe programe kolonizuese, asimiluese dhe shfarosëse, të cilat çuan në luftërat e armatosura të fundshekullit XX. Luftërat sollën çlirimin përfundimtar të Kosovës nga Serbia, ndërsa konfliktet e armatosura në Maqedoni dhe Luginë i bënë të njohur faktorit ndërkombëtar gjendjen e rëndë të popullsisë shqiptare.
  27. ^ [Citat i Kërste Cërvenkovski, funksionari i lartë nga një raport i drejtuar Byrosë Politike të PKM-së dhe PKJ-së]| Kolonel Fuad Dibra pas mbajtjes së një takimi me kryetarët e komunave të nënprefekturës së Gjilanit (në fillim të nëntorit) ishte i urdhëruar nga Komanda Supreme e Ushtrisë Mbretërore që ta lëshojë frontin te Kosova Lindore dhe të tërhiqte ushtrinë brenda Shqipërisë londineze. Fuad Dibra nga Gjilani doli me 14 nëntor 1944, me dy kamionë dhe u drejtua “për Shqipëri !”. Njësisë së kolonel Fuad Dibrës, gjatë tërheqjes do t’i prehet rruga diku midis Prizrenit e Krakushtës (Dragashit) dhe në luftë me njësitë partizane të Shqipërisë do të vriten shumë ushtarë, kurse Kolonel Fuad Dibra do të kapet rob. Ai, më vonë do t’i dorëzohet Shtabit të AP të UNÇ të Kosovë e Metohisë, dhe sipas dëshmive të disidentit Hysen Tërpeza, Kolonel Fuad Dibra do të pushkatohet. (Shih Dr. Muhamet Pirraku| Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore , fq.125).
  28. ^ Në vitin 1945 komuna e Preshevës në mënyrë arbitrare, pa vullnetin e popullit shqiptar dhe me qëllim të asimilimit dhe ngushtimit të truallit etnik, u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, për t`u vënë në lidhje kontrolli nga lartë, hërë nga Rrethi i Vranjës e herë nga ai i Leskocit. Ne rrethin e ketushem kanë hyrë gati 3.000 frymë shqiptarë te emigruan nga tokat nën kontrollin bullgar.(Ne një shkrese te këtillë dërguar Inspektorisë së Tokave të Liruara (Nr.412.d30, f.1 -48/74, rez. Gjilan) ne Prizren me 25 Korrik 1942 nga nënprefekti i Gjilanit Rifat Berisha pos te tjerash thuhet: Këta kanë ardhë pa pru kurgjo me vedi. Jetojnë mizorisht, kanë mbete pa strehe e banojnë përjashta nder hajate, kopshte e fushaBerisha
  29. ^ UNÇ e Kosovës:Nga viti 1942 në Kosovë u formuan çeta të armatosura partizane: " Z. Hajdini " ( shtator 1942) çeta e Sharrit ( nëntor 1942 ), "E. Duraku (janar 1943 ), dhe aradha e Karadakut ( janar 1943 ), dy bataljionet kosovare dhe Brigada maqedono-kosovare ( shtator 1943). Në prill 1943 u formua Shtabi Kryesor i Ushtrisë NÇ për Kosovë, që ushtronte të njejtat funksione me shtabet ushtarake të krijuara në viset e tjera të RPSJ. ..... Në fund të v. 1943 në K. ishin ngritur 81 këshilla NÇ. Komiteti Krahinor i Kosovës dhe Shtabi Kryesor i UNÇ të Kosovës - komandant Fadil Hoxha kanë qenë të pavarura. Gjatë LANÇ të Kosovës, F. Hoxha as Shtabi i UNÇK në asnjë mënyrë nuk i'u është drejtuar Shtabit Suprem të UNÇJ ose Titos si komandant suprem ose Shtabit Kryesor të Serbisë....Ndërsa bashkëpunimi dhe kontaktet me Shtabin kryesor të UNÇ të Shqipërisë ishin të shpeshta. Brigada e Parë dhe e Katërt e Kosoves dhe Brigada e Tretë dhe e Pestë e UNÇSH-së, qliruan Kosoven dhe Rr.e Dukagjinit. Gjaku i mijëra dëshmorëve dhe vendimet e Konferenca e Bujanit, e cila u mbajtë pikërisht për ti kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë 29-30 nëntor 1943 , ku këtu ishte vendosur që Kosova dhe viset tjera shqiptare në RPSJ. të mbesin në përbërje të RSFJ.
  30. ^ Ramizi udhëtoi për në Gjilan, pa përfunduar mbledhja. Mirëpo, në Gjilan menjëherë e burgosën dhe e dënuan me 20 vjet burg të rëndë, kurse prokurori Gorolub Popoviqi me këmbëngulje kërkonte dënim me vdekje. Nuk bëri para as deklarata e dhënë me shkrim për gjykatën nga ana e Fadil Hoxha për ndihmë që Ramiz Cërnica i kishte dhënë Aradhës Partizane me Fadilin në krye, të rrethuar nga italianët në malet e Livoçit të Epërm në pranverë të vitit 1943|Gjykata ushtarake e Shtabit Opertiv në Prishtinë ia dënoi me vdekje edhe djalin, Raifin, dënim të cilin më vonë ia zëvendësuan me 20 vjet burg të rëndë. Raifin e dënuan për arsye se si komisar i Batalonit Partizan të Rinisë në Drenicë, me tërë batalionin e vet kishte kaluar në anën e Shaban Polluzhës dhe përse kishte organizuar likuidimin e Shtabit të Brigadës në Prekaz. Në këtë Konferencë mori pjesë edhe Ramiz Cërnica, i cili gjatë mbledhjes pati guxim që në fjalën e vet ta thotë hapur e troç se është kundër aneksimit të Kosovës nga Serbia, duke shprehur vullnetin e popullit shqiptar për bashkim me nënën Shqipëri. Për këtë Jo të madhe pësoi pasoja – u dënua me 20 vjet burg të rëndë. |Ja se ç’thotë 88 vjeçari Ilaz Hajdin Brahimi, anëtar i Rojës Partizane në Sojevë dhe korrier i Komitetit të Rrethit në Ferizaj| Prizren (në 27 korrik 1945). -Votova për Tiranën, thoshte Ramizi.Veprova ashtu siç ishim marrë vesh dhe siç i kishim premtuar popullit. Kjo për mua dhe për djemtë e mi do të ketë pasoja. Isha dhe jam i vetëdijshëm për këtë, por pasojat e politikat janë të përkohshme, burrëria dhe atdhetaria janë të përhershme, të pavdekshme. |Në burg më ra në sy një burrë rreth 45-vjeçar, me shtat të mesëm. Në dukje të parë,dukej sikur tërë qenia e tij ishte e rrethuar me një oreol të shenjtërisë dhe përhapte urtësi, mençuri,dashuri, mirëkuptim e durim[18].|E pyeta Abdullah Musliun (gjithashtu i burgosur) se kush ishte ky burrë. Më tha se është Ramiz Cernica, tribun i nderuar dhe udhëheqës militant i paepur i popullit shqiptar.. Jo-ja e Ramiz Cernicës , më 1945 kundër bashkimit të Kosovës me Serbinë e ka pasur, e ka dhe do ta ketë peshën dhe rëndësinë e vet historike kombëtare e botërore; ka qenë, është dhe do të jetë simbol i trimërisë dhe i guximit në analet e historisë, në të kaluarën e në të tashmen se si një patriot duhet t’i mbrojë interesat kombëtare e t’i kundërshtojë tendencat shfarosëse të armikut.
  31. ^ Pas përgjakjes së Gjilanit, më 29 dhjetor 1944 mbahet një takim i ndërmjetësuar nga Tahir Zhegoci i cili mbahet në shtëpin e tij në Zhegoc të ndëmjertsuar nga [[Hysen Tërpeza në mes Mulla Idriz Gjilanit me përfaqësuesin e UNÇSH’së Shefqet Peçin. Sipas të dëshmive të atdhetarit Ramiz Cërnica, takimi midis Mulla Idris Gjilanit dhe Shefqet Peçit u mbajt, në malet midis fshatrave Livoç, Ponesh, Gumnishtë dhe Pasjak të Gjilanit. Mulla Idrisin në këtë takim e kanë shoqëruar rreth 20 bashkëluftëtarë, kurse Shefqet Peçin e shoqëroi komandanti i Brigadës VII të kosmetit Shaban Haxhia nofka ”Përzha”, me një grup partizanësh nga njësia përcjellëse e shtabit. Në këtë takim sipas dëshmitarit tjetër Tahir Zajmi, Shefqe Peqi ka arritur ta bind Mulla Idrisin që të heq dorë nga rezistenca e mëtutjeshme. Shefqet Peçi, me këtë rast Mulla Idrisit i ka thënë Pse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi porsa të stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjithë viset shqiptare të Jugosllavisë pa tjetër do të bashkohen me Shqipni, gja për të cilën mund të jeni fare të sigurt... ? 5/6 Zhvillimet e mëvonshme, në Kosovë dhe në trojet tjera etnike shqiptare, që mbetën padrejtësisht nën administrimin e Jugosllavisë së Titos, dëshmuan të kundërtën e premtimeve të Shefqet Peçit.
  32. ^ si dhe libri Ibrahim Kelmendit- Aliu "Presheva-...Ibrahim Osmani-Kelmendi,dr. Fehmi Rexhepi Lufta Nacional Çlirimtare në rrethinën e Gjilanit, trajtes shkencore, ",Mustafë Xhemajli: Hysen Tërpeza, një legjendë për Kosovën, Biseda/intervista, dr.Muhamed Pirraku:"Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombëtare për Kosovë lindore...", Anamorava e Kosovës në revulucion 1941-1945|Grup autorësh, artikujt nga autori Nijazi Ramadani: Revista "Fjala jonë", Prishtinë, 1996, "Dëshmi mbi luftën në përfundim të Luftës Dytë Botrore"}}
  33. ^ MASAKRA E BLLACËS - AKT GJENOCIDIAL I BRIGADËS XVI MAQEDONASE|Translated Title:THE MASSACRE AT BLLACA – AN ACT OF GENOCIDE BY THE MACEDONIAN XVI BRIGADE|Publication:Albanological Research - Historical Sciences Series (36/2006)|Author Name:Pirraku, Muhamet|Language:Albanian|The Albanian village of Bllacë belongs to the ethnographic province of Shkupi’s Montenegro, in the border with Hani i Elezit. In the first days before the village fell under occupation of Yugoslav partisan army, the Macedonian XVI Brigade, known as Bloodthirsty (sanguinary) Macedonian Brigade, under the command of the Serbian Albano - phobic Glisha Sharanoviq, who organised a raid (ragging) of genocide against the village.Order for the ragging carried out the commander Nikodin Urdarevski, from the village Çiçer of Shkupi’s Montenegro, who commanded a unit of 300 soldiers.Serbian – Vlachos and Bulgarian – Macedonian partisans shot and massacred 109 Albanians from Bllaca, expulsed (displaced) all the inhabitants, plundered all personal estates and set on fire (burned) whole village, except the house of one of their confident (spy).In the memory from the day of burial, on November 22nd, 1944 are evidenced 128 shot and throat-cut: 1 on November 15th, 119 on November 16th and 8 on November 17th. The martyrs, whose names are not known, belonged to the villages of Illirida (Western Macedonia).Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindorɛ
  34. ^
  35. ^ Rasti informbyroisti

Lidhje të jashtme

  1. |Kumtesë nga Konferenca shkencoreLugina e Preshevës dhe viset tjera shqiptare në ishJugosllavi në fund të Luftës së Dytë Botërore|autorit Nijazi Ramadani
  2. | e Dytë e Prizrenit
  3. |IDRIS GJILANI - SHEJTI I KOMBIT|Prof. Dr. Muharrem Pirraku
  4. |e Dytë e Prizrenit nga Tahir Zajmi
  5. |jistorike|Issue no.1-2 /2007
  6. |Keçmezi-Basha| Reagimet e forcave kombëtare në Kosovë ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit (1945)
  7. Sheradin Berisha|Veprimtaria politike ilegale në Kosovë në vitet 1945-1999
  8. |[politike që kanë në thelb nacionalizmin në Gadishullin e Ballkanit si duket kanë marrë dimension tjetër. Pas ngjarjes së 14 Tetorit 2014 në Stadiumin “Partizani” të Beogradit që Shqiptarët arritën të valvisin mbi kokat e Serbëve Flamurin e Shqipërisë Etnike, solli debate të mëdha në politikën Rajonale dhe Europiane. Mediat Kroate sot kanë publikuar një Hartë Etnike të tyre që përfshinë dhe Shqipërinë tonë Etnike. Me sa shikohet në Ballkan po fryn një erë e re dhe zgjerim i ashpër diplomatik)./LajmeOnline/]
  9. |kombëtare| Prof. Ymer Berisha
  10. |Oroshi
  11. |Mr.Aliriza Selmani:Beteja e Rekës Raincës
  12. |[[5]]
  13. |Qeriqi-Luginë e Preshevës apo Kosovë lindore
  14. |Alia me grupin e tij|Ramadani A. oviqit_2.05.08.htm|Burgosjet]
  15. |Emin Fazlija
  16. |Oroshi
  17. |Speciale| Skender Latifi| Studim mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
  18. |Xhemaledin Salihu| Përfaqësimi i shqiptarëve të rrethit të Preshevës në organet dhe institucionet partiake e shtetërore në vitet |1945-47|
  19. |Cërnica
  20. |Nijazi Ramadani|Fjala jonë|nr.3/1995|Gazeta |Bujku/Rilindja| shtator 1995
  21. |Nijazi Ramadani|Revista Paqja| shtator 2008
  22. |evat-bislimin-kund%C3%ABr-decentralizimit-dhe-p%C3%ABr-bashkimin-komb%C3%ABtar/gjat%C3%AB-vit%C3%ABve-1945-1990-shqiptar%C3%ABt-n%C3%AB-ish-jugosllavi-kaluan-n%C3%AB-burgje-666-shekuj-/198657806837624/|XHEVAT BISLIMI
  23. |[6]
  24. *|[7] KaradakuGjilani
  25. |[8]Kokajt.com
  26. *|e të vrarëve në masakren e Gjilanit
  27. *[9]

shih edhe