Kisha e Shën Spasit (Prizren)
Kisha e Shën Spasit (Shëlbuesit) | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Prizren, Kosovë |
Koordinatat | 42°12′29,08″N 20°44′36,37″E / 42.20000°N 20.73333°E |
Ndërtuar | Mesjetë |
Emri zyrtar: Monument / Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 1598/48 |
Nr. i referencës | 2855 |
Kisha e Shën Spasit (Shëlbuesit) është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 1598/48.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha e Shën Spasit ndodhet në zonën historike të qytetit, respektivisht në pjesën juglindore të Nënkalasë. Në bazë të një burimi shkrimor (Hrisobulla e Dushanittë vitit 1348) kisha është ndërtuar mes viteve 1333-1335[2].
Teknika e ndërtimit të kishës është me Klausonazhë (kombinimi i rendeve të tullës me gur) në gjithë planimetrinë e saj. Elementet e terakotës në kupolë, rreth dritareve, në arkitraje dhe harqe gjysmë-rrethore të dritareve vazhdojnë skemën e njëjtë dekorative si në fasadë. Afresket janë vizatuar në dy faza. Afresket në shenjtore janë ekzekutuar së pari, gjatë dekadës së katërt të shek. XIV. Kurse pjesa tjetër e afreskeve janë pikturuar në vitin 1348.[2]
Në vitet 1953-63 është bërë konservimi i kishës, ndërsa gjatë viteve 2010 - 2011 nga ana e UNESCO-s është bërë restaurimi i kishës, me ç'rast janë restauruar strukturat e mureve, kulmi dhe enterieri.[2]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ a b c "Kisha e Shën Spasit (Prizren)". http://dtk.rks-gov.net/. http://dtk.rks-gov.net/. Marrë më 19 gusht 2016.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|publisher=
dhe|website=
|language=
(Ndihmë!)