Sinaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sinaja është vendbanim në komunën e Burimit, Kosovë. Pas vitit 1999, fshati është i njohur edhe me emrin Syne.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sinaja shtrihet rreth 4 km në lindje të Istogut. Sipërfaqja: 4142 ha, 60 ari, 46 m. Mikrotoponimet më karakteristike: Rudesh, rrafshi, Pavlaqët, Kodra e Bardhë, Bregu, Lugu i Madh, Kodra e Krekcit, Cuka e Madhe, Kungullari, mali i Rrallë, Rudina, Qerepi, Vekshi, Rudina e Vogël, Ruishta, Gropa e Egër, Llokva, Vuqa, Kërshi i Sokolit, Guri i Shiut, Bregu i Madh, Lugu i Gatë, Bunari i Kadrisë, varret e Kuqit, kroni i Shelgjes, kroni i Imerit, Kroni i Mihanës, Shkalla e Madhe, Shkalla e Vogël, Qelijat, Lugu i Madh, prroni i Keq, Lugu i Hanit, Lugu i Hulit, Balushat, etj.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këtu shtrihet vendbanimi i lashtë iliro-dardan, është gjetur një sopatë bronzi, e periudhës rreth 1500 vjetë para e Re. Në lokalitetin e Çukës së Madhe janë gjetur mbeturinat e një kështjelle të madhe, në lagjen Dushkaja, në lokalitetin Selishtë – katunishte, ose Kujë, janë gjetur fragmente të qeramikës.

Demografia dhe Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e car Dushanit lëshuar më 1348 manastirit të Shën Gabrielit dhe të Mihajlit, afër Prizrenit, si Sinainci, me 33 shtëpi, prej tyre 17 bashkësi të mëdha familjare, si katund blegtoral vlleh. Me emrin Sinaj me Guraga është regjistruar në dokumentët e Vilajetit të Kosvës të vitit 1896. Banorët e sotëm Avdijaj të fisit Krasniq, janë të ardhur nga Toplica, ndërsa, sipas vendësve, serbët vendali, janë të fisit Shalë, Krasniqe e Berishë, që do të thotë se janë ortodoks të sllavizuar. Këta të parët kanë lidhje me Shaljanët e Isniqit.

Sipas një burimi tjetër, thuhet se këto familje kanë ardhur në shek. XVIII nga Mali i Zi dhe më 1904-n një familje ka ardhur nga Cerrca. Një familje shqiptare më 1948-n është zhvendosur në Shkozet të Shqipërisë, në Durrës. Shënime statistikore: në 1921-shin kishte 53 shtëpi me 302 banorë, në vitin 1948 - 63 shtëpi me 510 banorë, në vitin 1981 -77 shtëpi me 549 banorë (189 shqiptarë, 356 serbë, 1 malazez 2 të tjerë).

Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 kishte 236 serbë. Në vitin 1999 kishte 36 shtëpi shqiptare dhe mbi 40 shtëpi serbe, janë shkatërruar gjatë luftës së fundit pothuaj të gjiha shtëpitë, një herë ato shqiptare, e më vonë edhe ato serbe. Popullata shqiptare, ditën e Bajramit, më 28 mars 1999 është dëbuar në Bjeshkë të Jabllanicës, pastaj në Dragë e Rozhajë e prej aty në Ulqin e në drejtim të Shqipërisë.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sëpata në Sinajë