Muzhevina
Muzhevinë
Muzakaj | |
---|---|
Fshat | |
![]() |
Muzhevinë është një vendbanim në komunën e Burimit,(Istogut) në Rrethin e Pejës dhe në shtetin e Kosovës. Pas vitit 1999 është i njohur edhe me emrin Muzakaj. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 Muzhevina ka rezultuar me 626 banorë.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muzhevina ka dhe shkollën fillore e cila figuron nga viti 1946, kur mësimi së pari kishte filluar nëpër Oda të veçanta të pronarëve të banorve të Muzhevinë-s. Kryesisht ishin dy Oda, njëra e Tahir Sylës, dhe njëra e Rrustem Ukës. Këto shkolla punonin në kuadër të:"Shatëmbëdhjetë Nëntorit". Në vitin 1958 u bë vetëm një shkollë fillore duke punuar akoma po në të njejtin emër. Shkolla kishte dy klasa për nxënës shqiptarë dhe një klasë për të gjith nxënësit e komuniteteve serbe. Shkolla po ashtu kishte koridorin, sallën e mësuesve dhe banesën e ndërtuar veqmas për ndonjë mësues i cili nuk ishte i fshatit që të punonte dhe të jetonte në atë banesë. Në vitet e ardhshme shkolla herë pas here rinovohej dhe numri i nxënsëve po rritej. Në vitin 1990 në Muzhevinë shkolla u rindërtua dhe kishte më shumë klasa dhe kjo shkollë mori emrin e shkollës së mesme së ultë në Istog me emrin, "Bajram Curri". Në vitin 2022 shkolla fillore akoma punon, por kjo shkollë që nga viti 2015 është në mungesë të nxënsve, dhe po thuaj se edhe në prag të mbylljes. Kjo shkollë për tash e ca vite ka shërbyer edhe për Qendër të Votimit dhe shërben akoma.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Banja | Banjica | Belica | Bellopoja | Caralluka | Cerkolezi | Cerrca | Drenusha | Dragoleci | Dreja | Dubova e Vogël | Dubrava | Gjurakoci | Istogu i Poshtëm | Kaliçani | Kashica | Kërnina | Koshi | Kovraga | Lubova | Lubozhda | Lluga | Llukaca e Begut | Llukaca e Thatë | Mojstiri | Muzhevina | Orobërda | Osojani | Polana | Prekalla | Prigoda | Rakoshi | Saradrani | Serbobrani | Sinaja | Studenica | Suhogërlla | Shalinovica | Shushica | Tomoci | Trubuhoci | Tuçepi | Uça | Veriqi | Veriqi i Ri | Vrella | Zabllaqi | Zallçi | Zhakova