Uça
Uçë | |
---|---|
Fshat |
Uçë është një vendbanim në komunën e Burimit, Kosovë.
Shtrihet rreth 16 km në lindje të Istogut, rrëzë maleve. është vendbanim kodrinor-malor, i ndarë në lagje. Sipërfaqja: 1866 ha, 66 ari, 32 m. Lagjet: Sylajt (Ymeraj, Hysenaj, Haxhijaj);Ferataj,Alidemaj(Fekaj,Haxhijaj,Haziraj,Muzliukaj,Mustafaj,Januzaj,Sejdijaj,Demiraj Hasanaj,Alijaj),Saliizlamaj(Hetemaj,Kajtazaj,Kamberaj,Arifaj, Myrtaj,Sadikaj,Ramaj ), Selmanaj, Behlulaj, Muzlijaj,Ramaj,Hajzeraj, etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Maja e Madhe, Kroni i Bardhë, Kroni i Ftoftë, Kroni i Mehmet Demës, Kërshat e Verdhë, Kroni i Shejtit, Jezeri që flet, Jezeri me ujë, Përroni i Moknës, Kodra e Keqe, Kroni i Rupës, Krojet e Kqëqija ( Krojet e Bekë Salihit), Kërshi, Lipa, Kroni i Lipës, Kurilla, Kërshi i Sharraxhive, Kërshat e Blinave, Fuha e Madhe, Arat në Bria, Arat mi katun, Arat e Gata, Fanxhe, Smonica, rrahina, Vorret e Mëdha, etj. Mbi katund janë disa varreza shumë të mocme që nuk dihet se të kujt janë, as të cilës kohë janë.
Në dokumentët e shkruara përmendet në kartën e mbretit Urosh I Nemanja e lëshuar në mes viteve 1254 e 1264. në dokumentin soman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 përmendet ky vendbanim me 15 shtëpi e 3 beqarë. Me emrin Uca është i regjistruar ky vendbanim në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 dhe të vitit 1900. Nga barbaritë serbe ky vendbanim ka pësuar shumë. Në dimrin e vitit 1912 bandat e Miliq Kërstiqit me xhandarë, kanë tubuar 28 vetë të zgjedhur të rrethit të Istogut dhe i kanë ngujuar në mullirin e Gjuriqit në Istog. Këta shqiptarë të zgjedhur i kanë rrahur deri në vdekje, madje edhe ua kanë gërryer kokën për gurë të mullirit, deri në vdekje. Në mesin e tyre ka pasë edhe burra të Ucës. Më 17 korrik të vitit 1920 serbët moren 9 vetë dhe i mbyllen në një kullë ku i djegun për së gjalli, pastaj kanë djegur dhe plackitur fshatin. Si është rikthyer Serbia në Kosovë, më 1918 ka ndodhur krime të reja. Kështu. “ Kosova “ e Konstancës së Rumanisë, më 1932 ka shkruar: “ Në katundin Ucë serbët kapen më 15.7. 1920 Murat rexhep Selmanin me 8 shokë dhe i dërguan në një kullë në Kovragë. Masi i lidhen këmbë e duer i mbyllen mbrenda dhe ia vunë zjarrin kullës duke i djegur për së gjalli. Pastaj janë kthyer dhe e kanë djegur e plackitur fshatin”. Në vitin1923 u kolonizua një familje kolonësh me 5 anëtarë, familjet tjera serbe kishin ardhur, njëra nga Rakoshi me prejardhje nga Kurshumlia, e tjera më 1953, ka ardhur nga Kolashini i Ibrit. Gjatë kësaj kohe e deri në mbarim të dhunës komuniste e partizane nga fillimi i viteve ’60, nga ky vendbanim kanë pësuar më se 70 persona. Nga dhuna e pushtetit serb, nga ky vendbanim shumë familje janë shpërngulur për të Shqipëri e Turqi. Më 1924 familja Halitaj është nisur për në Shqipëri me 25 anëtarë, gjysma kanë vdekur rrugës. Ajo është e vendosur në Katundin e Ri, afër Durrësit. Familja e ferat Bardhit në vitin 1920 poashtu shpërngulet në Rroshbull të Shqipërisë, familja e Sali Idrizit ka shkuar në Shqipëri në vitin 1918. në Shqipëri në atë kohë kanë shkuar e vendosur edhe familjet e ramadan Hysenit dhe Ibish Talit. Tre vëllezër të familjes Smajlaj në vitin 1956 shpërngulen në Turqi. Shënime statistikore: Sipas udhëpërshkruesit J.Muller , në vitin 1838 Uça kishte 10 shtëpi me 50 banorë, në vitin 1918 kishte 60 familje shqiptare me 700 banorë, në vitin 1948 - 83 shtëpi me 725 banorë, në vitin 1981 – 124 shtëpi me 1160 banorë ( 1147 shqiptarë, 13 serbë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 ky vendbanim kishte 17 serb. Në fillim të vitit 1999 kishte rreth 150 shtëpi. Agresori serb ka djegur e shkatërruar të gjitha shtëpitë bashkë me objektet ndihmëse, kanë shpëtuar vetëm shkolla dhe xhamia e fshatit, që janë dëmoluar. Dy persona janë djegur, një dëshmorë që është vrarë në Koshare. Para lufte, në mbrojtje të shkollës shqipe, më 31 janar 1992 janë vrarë tre banorë të këtij fshati. Më 27 mars 1999 popullata e ka braktisur fshatin, është vendosur në Fushë të Madhe, disa ditë kanë ndjejtur aty, pastaj kanë shkuar për në Rozhajë, e prej aty në Ulqin dhe në Shqipëri. Disa kanë ndjejtur në bjeshkët e Vojdollit.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Banja | Banjica | Belica | Bellopoja | Caralluka | Cerkolezi | Cerrca | Drenusha | Dragoleci | Dreja | Dubova e Vogël | Dubrava | Gjurakoci | Istogu i Poshtëm | Kaliçani | Kashica | Kërnina | Koshi | Kovraga | Lubova | Lubozhda | Lluga | Llukaca e Begut | Llukaca e Thatë | Mojstiri | Muzhevina | Orobërda | Osojani | Polana | Prekalla | Prigoda | Rakoshi | Saradrani | Serbobrani | Sinaja | Studenica | Suhogërlla | Shalinovica | Shushica | Tomoci | Trubuhoci | Tuçepi | Uça | Veriqi | Veriqi i Ri | Vrella | Zabllaqi | Zallçi | Zhakova
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |