Gjurakoci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gurrakoc
Fshat

Gjurakoc është një vendbanim në komunën e Burimit, Kosovë. Emri i vërtetë i vendbanimit është Gurrakoc (emër me origjinë shqipe), mirëpo pushtimi serb ndërroi emrin e këtij vendbanimi në Djurakovac, andaj sot njihet si Gjurakoc.

Gjurakoci ka pozitë të mirë gjeografike, pasi është urëlidhëse e komunës së Pejës, Klinës, Istogut dhe rajonit të Mitrovicës. Ky vend veçohet me ujërat nëntoksore ku trekëndëshi Gjurakoc - Vrellë - Banjë është më i pasuri në Kosovë[1]

Popullsia është kryesisht shqiptare, por banojnë edhe minoritete si: serbë, boshnjakë, ashkalinjë e romë.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Lindita Bushati - Monitorimi i Ndotjes Mikrobike dhe Kimike". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2020. Marrë më 16 nëntor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]