Amerika Veriore: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 38: Rreshti 38:


==Etimologjia==
==Etimologjia==
Në përgjithësi pranohet se Amerika Veriore dhe Jugore u emëruan sipas eksploruesit [[Italia|Italian]] [[Amerigo Vespucci]] nga kartografi [[Gjermania|Gjerman]] [[Martin Waldseemüller]]. Vespucci, i cili kishte eksploruar [[Amerika Jugore|Amerikën Jugore]] mes viteve [[1497]] dhe [[1502]], ishte [[Evropa♀4Evropiani]] i parë që sugjeroi se [[Amerikat]] nuk ishin [[Inditë]] (grupe ishujsh në [[Azi]]), por një tokë tjetër e panjohur më parë pë [[Evropa|Evropianët]]. Më [[1507]], Waldseemüller prodhoi një [[Harta e botës|hartë të botës]], në të cilën ai vendosi fjalën "America" në [[kontinenti]]n e [[Amerika Jugore|Amerikës Jugore]], në mes të [[Brazili]]t të sotëm. Ai shpjegoi logjikën për këtë emër në librin e tij ''Cosmographiae Introductio'',
Në përgjithësi pranohet se Amerika Veriore dhe Jugore u emëruan sipas eksploruesit [[Italia|Italian]] [[Amerigo Vespucci]] nga kartografi [[Gjermania|Gjerman]] [[Martin Waldseemüller]]. Vespucci, i cili kishte eksploruar [[Amerika Jugore|Amerikën Jugore]] mes viteve [[1497]] dhe [[1502]], ishte [[Evropa|Evropiani]] i parë që sugjeroi se [[Amerikat]] nuk ishin [[Inditë]] (grupe ishujsh në [[Azi]]), por një tokë tjetër e panjohur më parë pë [[Evropa|Evropianët]]. Më [[1507]], Waldseemüller prodhoi një [[Harta e botës|hartë të botës]], në të cilën ai vendosi fjalën "America" në [[kontinenti]]n e [[Amerika Jugore|Amerikës Jugore]], në mes të [[Brazili]]t të sotëm. Ai shpjegoi logjikën për këtë emër në librin e tij ''Cosmographiae Introductio'',


:''ab Americo inventore ... quasi Americi terram sive Americam'' (nga zbuluesi Americus ... si të ishte toka e Americusit, pra Amerika).
:''ab Americo inventore ... quasi Americi terram sive Americam'' (nga zbuluesi Americus ... si të ishte toka e Americusit, pra Amerika).

Versioni i datës 11 nëntor 2008 00:23

Amerika Veriore

Sipërfaqja 24,709,000 km2
Popullsia 523,736,000 (est. Korrik 2007)
Dendësia 21.2/km²
Shtete 23
Varësi 18
Denonimi Amerikan verior, Amerikano-veriorë
Gjuhët Anglisht, Spanjisht, Frëngjisht, dhe shumë të tjera
Zonat Kohore UTC (Danmarkshavn, Grenlandë) tek UTC -10:00 (Aleutianet perëndimore)
Qytetet
më të mëdha(2005)
Mexico City
New York City
Los Angeles
Çikago
Miami[1]

Amerika Veriore (ang.: North America, lexo: Noth Amerika) është një kontinent[2]Hemisferën Veriore dhe PerëndimoreTokës. Ajo kufizohet në veri nga Oqeani Arktik, në lindje nga Oqeani Atlantik, në juglindje nga Deti Karaib, dhe në jug dhe perëndim nga Oqeani Paqësor; Amerika Jugore shtrihet në juglindje. Amerika veriore mbulon një sipërfaqe prej rreth 24,709,000 kilometra katrorë, ose 4.8% të gjithë sipërfaqes së planetit ose 16.5% të sipërfaqes tokësore. Nga Korriku 2007, popullsia ishte vlerësur të ishte rreth 524 milion banorë. Ajo është kontinenti i tretë për nga sipërfaqja, pas Azisë dhe Afrikës, dhe është e katërta për nga popullsia pas Azisë, Afrikës, dhe Evropës. Amerika Veriore dhe Amerika Jugore njihen bashkarisht si Amerikat.

Etimologjia

Në përgjithësi pranohet se Amerika Veriore dhe Jugore u emëruan sipas eksploruesit Italian Amerigo Vespucci nga kartografi Gjerman Martin Waldseemüller. Vespucci, i cili kishte eksploruar Amerikën Jugore mes viteve 1497 dhe 1502, ishte Evropiani i parë që sugjeroi se Amerikat nuk ishin Inditë (grupe ishujsh në Azi), por një tokë tjetër e panjohur më parë pë Evropianët. Më 1507, Waldseemüller prodhoi një hartë të botës, në të cilën ai vendosi fjalën "America" në kontinentin e Amerikës Jugore, në mes të Brazilit të sotëm. Ai shpjegoi logjikën për këtë emër në librin e tij Cosmographiae Introductio,

ab Americo inventore ... quasi Americi terram sive Americam (nga zbuluesi Americus ... si të ishte toka e Americusit, pra Amerika).

Për Waldseemüllerin, askush nuk duhet të kundërshtoj emërimin e tokës sipas zbuluesit. Ai përdori verzioni e Latinizuar të emrit të Vespuccit (Americus Vespucius), por në formën femërore "America", duke ndjekur shembujt "Europa" dhe "Azia".

Më vonë, kur kartografë të tjerë vizatuan Amerikën Veriore, ata shtuan emrin arigjinal gjithashtu: më 1538, Gerard Mercator përdori emrin America për të gjithë hemisferën perëndimore në hartën e tij të botës.[3]

Janë propozuar edhe teori tjera mbi emërimin e kësaj toke, por asnjë nga to nuk ka arritur përkrahje të gjërë.

Disa sugjerojnë se tradita ishte që tokat e reja të mernin mbiemrin e zbuluesve, kështu që "Amerigo Vespucci" do të ishte problematik.[4] Ricardo Palma (1949) propozoi një rrjedhje nga Malet "Amerrique" të Amerikës Qendrore -- Vespucci ishte i pari që zbuloi Amerikën Jugore dhe malet Amerique, të cilat lidhën zbulimet e tij me ato të eksploruesit Christopher Columbus.

Alfred E. Hudd propozoi një teori në vitin 1910 sipas të cilës kontinenti u emërua pas një tregtar mbretëror Uellsian i quajtur Richard Amerike nga Bristoli, i cili besohet se ka financuar udhëtimin e John Cabotit nga Anglia tek Newfoundland1497. Një teori ende më pak e përkrahur thotë se Amerika u emërua sipas një detari Spanjoll që mbante emrin e lashtë Visigothik 'Amairick'. Një tjetër sugjeron se emri rrjedh gjuha e vendasëve të Amerikës.[3]

Historia

Skeda:Chichen-Itza El Castillo.jpg
Chichen Itza

Shkenctarët kanë disa teori në lidhje me prejardhjen e popujve të parë në Ameikën Veriore. Popujt vendas të Amerikës kanë shumë mite, me anë të të cilave ata pretendojnë të kenë qenë të pranishëm në Amerikën Veriore qysh nga krijimi i saj.

Para kontakteve me Evropianët, vendasit e Amerikës Veriore ndaheshin në sisteme të atëhershme politike, nga bandat e vogla të përbëra prej disa familjeve e deri tek perandoritë e mëdha. Ata jetonin në disa "zona kulturore", që relativisht i përshtaten zonave gjeografike dhe japin një indikim të mirë për gjallesat që banonin aty ose me çka mirreshin njerëzit (p.sh. gjahtarët e Bizonve e fushave të mëdha, ose fshatarët e Mezoamerikës). Grupet vendase mund të klasifikohen gjithashtu nga familjet gjuhësore (p.sh. Gjuhët Atabaskane ose Gjuhët Uto-Aztekane). Është e rëndësishme të thuhet se popujt me gjuhë të ngjajshme nuk kishin gjithmonë kulturën e njëjtë materiale as nuk ishin gjithmonë aleatë.

Shkenctarët besojnë se popujt Inuitë nga Arktiku erdhën në Amerikën Veriore shumë më vonë se grupet e tjera vendase, siç vërtetohet me zhdukjen e kulturës Dorset dhe artifakteve nga regjistrat arkeologjikë, dhe zëvendësimin e tyre me popujt Thule.

Shih dhe këtë

Burimet

  1. ^ List based on 2005 figures in Table A.12, World Urbanization Prospects: The 2005 Revision, Department of Economic and Social Affairs, Population Division, United Nations. Accessed on line January 1, 2008.
  2. ^ http://unstats.un.org/unsd/methods/m49/m49regin.htm#ftnb United Nations Statistics Division- Standard Country and Area Codes Classifications (M49)
  3. ^ a b The Naming of America: Fragments We've Shored Against Ourselves. By Jonathan Cohen
  4. ^ The Book of General Ignorance - New countries or continents were never named after a person’s first name, but always after the second…