Bubli
Bubli | |
---|---|
Fshat | |
Shteti | Kosova |
Komuna | Malishevë |
Rajoni | Prizren |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 3,8 km2 (15 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 508 m (1,667 ft) |
Popullsia | |
• Gjithsej | 805 |
Targat | 04 |
Bubli është një vendbanim në komunën e Malishevës, Kosovë. Gjendet rreth 8 kilometra në perëndim të qendrës së Malishevës dhe është vendbanim fushor.[1] Shkolla e fshatit gjendet mes fshatrave Bubël dhe Damanek.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëpër këtë vendbanim kanë kaluar rrugët e karavanëve që bartnin mallra nga Vushtrria për në Gjakovë. Kjo dëshmohet me një urë të vjetër - Ura e Rabaxhive, e cila është meremetuar nga familja Kusari në vitin 1758. Popullsia e sotme e këtij fshati janë të ardhur nga fshatrat Panorcë, Zatriq dhe Pagarushë.
Si vendbanim me emrin Bubnja përmendet në Librin e Kujtimeve të Manastirit të Shën Trinës, afër Mushtishtit, i cili ka filluar të mbahet nga viti 1465. Në një hartë austriake të përpiluar në bazë të shënimeve të vitit 1689, është i regjistruar me emrin Bubli. Edhe në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896 dhe 1900 është i regjistruar si vendbanim. Në vendin e quajtur Vakaf, ekzistojnë varrezat e quajtura "Vorret e Mortajës". Mbishkrimet e tyre janë në gjuhën turke osmane dhe janë të vjetra 300-400 vjet, para ardhjes së Bytyçëve nga Panorca.
Pas vitit 1912, një pjesë e madhe e fshatit është djegur nga pushteti serb. Edhe në vitin 1919 janë djegur 4-5 shtëpi. Pas këtij viti, katër familje shqiptare me 50 anëtarë janë shpërngulur në Turqi. Sipas burimeve arkivore, më 1934, pushteti i atëhershëm u kishte konfiskuar pronat 13 familjeve të këtij fshati dhe ua kishte dhënë kolonëve sllavë. Nga ky vendbanim, shumë familje janë shpërngulur në Prizren, Pejë dhe gjetiu.
Koha e Luftës së Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Luftës së Kosovës, pothuajse i tërë fshati është djegur, ndërsa shkolla dhe ambulanca e fshatit janë granatuar. Është vrarë një banor i këtij fshati. Banorët e këtij fshati janë strehuar dhe kanë qëndruar maleve përreth në kohën e sulmeve policore dhe ushtarake serbe.
Lagjet dhe mikrotoponimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lagjet kryesore në Bubël janë: Bytyçi, Kastrati, Morina, dhe Krasniqi. Ndër mikrotoponimet më karakteristike janë: Udha e Rabaxhive, Fushat e Pojatave, Arat e Durakut, Arat pej livadheve, Arat e Lutës, Vrella, Kroni i Moçëm, Ura e Vjetër, Udha e Karavanëve, Kalldërmi, Varret e Murtajës, Kah Ara e Demës, dhe Zabeli Mustafë Agës.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti i regjistrimit | Numri i popullsisë | Numri i shtëpive |
---|---|---|
1879 | - | 17 |
1905 | - | 12 |
1913 | 185 | - |
1918 | 152 | 13 |
1921 | 120 | 12 |
1948 | 247 | 36 |
1953 | 231 | 32 |
1961 | 223 | 27 |
1971 | 257 | 25 |
1981 | 348 | 27 |
1999 | 805 | 69 |
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Osmani, Jusuf (2006). Vendbanimet e Kosovës - Malisheva. Vëll. 19. Prishtinë: Shkrola. fq. 92. ISBN 9951-8658-3-6.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Astrazupi | Balinca | Banja | Bellanica | Berisha | Bubaveci | Bubli | Carrallugë | Carravrana | Damaneku | Dragobili | Gajraku | Garaçeva | Golluboci | Guriqi | Jançishti | Joviqi | Kërvasari | Kijeva | Lubizhda | Lladroci | Lladroviqi | Llapçeva | Llashkadrenoci | Llazica | Magjera | Millanoviqi | Maralia | Mirusha | Mleçani | Ngucati | Pagarusha | Panorca | Pllaçica | Qypeva | Ruda | Seniku | Shkarashniku | Temeçina | Tërpeza | Tërpeza e Poshtme | Turjaka | Vërmica