Dobrolishti
Appearance
Dobrolisht
Καλοχώρι | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Dobrolishtas |
Dobrolisht (greqisht: Καλοχώρι/Kalokhóri) është fshat në qarkun i Kosturit, Greqi. Përpara vitit 1926, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Δοβρόλιτσα/Dovrólitsa.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Dobrolishti kufizohet me Çetirokun, nga jugu me Zelegozhdin, nga lindje me Tikvanjin dhe nga perëndimi me Oshanjin.
Toponimet të fshatit Dobrolisht:(Para vitit 1923)[2]
- Alevicë/a - mal, majë mali, në J.
- Ara e Bathëve - ara, në L.
- Ara e Derrit - arë ku i zoti i saj pati vrarë një derr kur po i bënte dëm në arë, në P.
- Ara e Laraskës – arë, në V.
- Ara e Kupos - arë, në VP.
- Arat e Klishës - sot kullotë, në P. Kanë qenë dikur prona të Kishës.
- Bredhi i Bubës - bredh shekullor, në P. Këtij bredhi nuk i afrohej kush nga frika duke besuar se atje ishte një bubë e madhe (lloj kuçedre) që të hante.
- Bredhi i Vetëm - bredh shekullor i vetëmuar nga të tjerët, në P.
- Bumballë/a – breg, në J.
- Burim i Dhive - burim ku pinin ujë kopetë me dhi, në V.
- Çukë/a - ara, në J.
- Fush/a e Burrave - shesh ku mblidheshin burrat për të kuvenduar, afër qendrës.
- Guri i Gjarpërit – shkëmb, në P.
- Hije e Shëmitrit - kodër e vogël e veshur me pyll, në J.
- Hijet - kodër e veshur me ah në mal, në J.
- Jamje/a – ara, në P.
- Këmba e Plakut - pllajë, në P.
- Klishë/a - në L.
- Kodër e Borrovigjës - kodër, në P.
- Kodër e Gjatë - kodër, në P.
- Kodër e Thimes - kodër mbi fshat, në J.
- Kok’e Malit - majë mali, në J.
- Koria e Kolë Qorrit - kodër me lisa, në J.
- Koria e Syl Kamanit - kodër e veshur me lisa, në P.
- Koria e Xhemkës - breg me kroie, në L.
- Koria e Ysit (Hysit) - kodër me kroie, në P.
- Kroi i Bardhë - krua, në L.
- Kroi i Bekulit - krua, ara pyll që mbajnë këtë emër, në L.
- Kroi i Birbilit - krua, në L.
- Kroi i Çoçorit – krua, në lagje.
- Kroi i Fshatit - krua, në qendër.
- Kroi Kulluar - krua, në fshat.
- Kroi i Starës - burim që del nga toka poshtë, në P.
- Livadhet e Sterrës - kullota e ara, në V.
- Luadhet e Shapatinës - ara e kullota, në JP.
- Lum i Belicës – lum i cili vjen prej Gramozit dhe kalon nga Kosturi.
- Mirosana - ara, në J.
- Rruga e Çetirokut - rrugë e ara në drejtim të Çetirokut, në L.
- Rruga e Shënedjellit - rrugë e ara në drejtim të Shënedjellës, në V.
- Stena e Begollit - shpellë që strehon bagëti, në P.
- Shapatinë/a - ara e kullota, në JP.
- Shtegu i Ujkut - shteg kodre, në J.
- Shur i Bardhë - kodër e madhe e bardhë, në P.
- Ura e Zypit - urë prej druri mbi lumin e fshatit, në qendër.
- Vër e Ariut - shkëmb me shpellë, në V.
- Xhamia - xhami në qendër.
- Zadra - kodër e ara, në P.
- Zimbik e Alitit - kodër, në JP.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Dovrólitsa - Kalokhóri
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 494-495. Tregoi: Feti Xhafer Jupe nga Dobrolishti, sot me banim në Tiranë. Tiranë, qershor 1970.